Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net
17032008
E dua, e dua, e dua... atë çantë

E dua, e dua, e dua... atë çantë Canta10Janë unike, janë të famshme, janë të shtrenjta, janë të paarritshme. Prandaj i duam aq shumë dhe do bënim sakrificat më të paimagjinueshme për të pasur në dorë një çantë Hermes, ose Louis Vuitton, ose Prada, ose...



Çfarë sakrificash duhet të bëjë një grua për të blerë një çantë të markës “Miu Miu”, punuar me lëkurë të butë, me dizenjo të hatashme, por që kushton, as më shumë e as më pak, por plot 720 euro? Me siguri që sakrifica në këtë rast do të ishte pak a shumë nja një vit tryezë e varfër, e varfër e varfër, që më në fund ajo çantë të tundet krenare në krahun e saj. Në fakt, çantat e kushtueshme, për të cilat femrat do të bënin sakrifica nga më të jashtëzakonshmet, nuk janë objekte dëshirash vetëm për supermodelet apo femrat VIP.

Në kohët tona, të gjitha gratë me një punë që i siguron pavarësinë ekonomike, dëshirojnë t’i shpenzojnë paratë për të blerë çanta firmato. Madje, nuk është çudi që ato të preferojnë t’i shpenzojnë paratë më mirë për të blerë një çantë të shtrenjtë sesa të shkojnë për pushime apo për të blerë një makinë. Dhe, më pas, këtë “dëshirë” të kushtueshme rreken t’ia tregojnë gjithë botës.

Këto lloje çantash kanë më tepër rëndësi sesa veshjet që mund të reklamohen në pasarelat më të rëndësishme të botës. Vlera e tyre u rrit sidomos pas fushatës publicitare për çantat Longchamp. Ato reklamohen nga modelja Kate Moss, e cila është shtrirë në bregdet krejt lakuriq, duke mbajtur vetëm një çantë të kësaj marke. Mesazhi është i qartë: Mund të bësh fare mirë pa rroba, por pa çantë... kurrsesi!



Po cila është arsyeja e këtij pasioni të marrë për çantat? Pjesërisht sepse ato janë treguesi i parë i statusit të një gruaje, shijeve, si dhe pushtetit ekonomik të saj. Prandaj përhapja e madhe e tyre në këto 100 vitet e fundit tregon rritjen e pavarësisë ekonomike të femrave që mbajnë në duar çanta të tilla. 200 vjet më parë, roli i një gruaje kishte të bënte vetëm me kujdesin për shtëpinë, prandaj gjërat e veta personale mund t’i mbante fare mirë edhe brenda një kulete të qepur në formë xhepi brenda rrobave të saj.

Por udhëtimet e ndryshme me tren apo anije ishin shkaktarët e parë të domosdoshmërisë për të pasur valixhe, të cilat ishin gjithashtu tregues i modës së fundit, dhe që i paraprinë përdorimit të çantave të lëkurës.

Jo më kot, disa nga markat më të famshme të çantave, si: Louis Vuitton, Gucci, Prada, Hermes etj. i kanë fillesat në fund të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX, kohë në të cilën udhëtimet u bënë një dukuri e zakonshme. Me kalimin e viteve, me rritjen e pavarësisë ekonomike të gruas, filloi edhe rritja e industrisë së prodhimit të çantave.



Ikonat

Aktorja Grace Kelly ishte një nga të parat femra, e cila i vuri emrin linjës së çantave të saj Hermes Kelly në vitin 1956.

Në ditët tona, nga shitja e çantave unike, si LVMH (Louis Vuitton Moet Hennessy), nxirren miliona para në vit. Por ndjesia e të pasurit një çantë të tillë ka të bëjë me shumë më tepër sesa thjesht zotërimi i një aksesori në të cilin mund të futësh gjërat personale.

Kjo ndjesi konsiderohet si mjaft intime për të zonjën e çantës, ndoshta sepse lidhet me prejardhjen e saj, e cila në fillim konsiderohej si një veshje intime. Ky përkufizim përdorej deri në kohën kur, për herë të parë, në fund të shekullit XXIII u krijua prototipi i parë i çantave që mbaheshin në dorë. Ato kishin madhësinë e një kulete, por pak më të madhe, e punuar në një copë damasku, që zbukurohej edhe me disa qëndisma. Këto lloj çantash përdoreshin për të mbajtur sende kozmetike, një freskore për të flirtuar, aromatikë të ndryshëm, kartëvizitat. Por ato nuk sfumonin në asnjë rast fustanet elegante, që derdheshin deri në fund të këmbëve e që ishin fjala e fundit e modës atyre viteve. Veçse, asokohe, ekspozimi i sendeve personale të një gruaje në një “xhep” të jashtëm, që mund ta shikonin të gjithë, për disa konsiderohej si një skandal i vërtetë, po aq sa do të konsiderohej e tillë nxjerrja në pah e të brendshmeve. Prandaj, përkohësisht, këto lloj çantash u cilësuan si qesharake dhe madje si sende seksuale.

Në ditët tona, megjithëse çantat e kanë humbur nocionin e “gjërave intime dhe të turpshme”, vazhdojnë të kenë të njëjtin sex appeal e madje të koleksionohen ndër sendet intime të një femre. Në fakt, brenda çantës së një gruaje mund të gjesh gjithçka: që nga tamponët, kutitë e grimit e deri te piastrat, laptopët, prezervativët e ndonjë veshje tjetër (sidoqoftë, duhet për çdo rast). Prandaj, miti vazhdon të jetë i njëjtë: burrat nuk duhet ta cenojnë kurrë privatësinë e çantës së një gruaje, ndaj edhe nuk guxojnë të shohin se ç’fshihet brenda saj.



Me siguri e keni provuar atë ndjesinë e të dalit nga shtëpia pa çantë: njësoj si të kesh dalë lakuriq në rrugë. Ndërsa rrobat vijnë gjithnjë duke u thjeshtuar dhe minimizuar, çantat janë shndërruar në aksesorin e vetëm, që ju bën të dalloheni mes një turme njerëzish.

Kjo tendencë ka rritur në mënyrë të jashtëzakonshme industrinë e prodhimit të çantave në dekadën e fundit. Sipas një raporti të vitit 2006, numri i çantave të shitura ishte dy herë më i lartë se i rrobave. Por tani kanë dalë një numër i pafund çantash i markave më të mira, e cila është karakteristika kryesore që e bën një çantë të dallojë nga një tjetër. Atributi kryesor i jepet një krijimi që bie në sy. Një çantë e tillë dallohet menjëherë, sepse është një copë unike ose sepse rripi i saj përbëhet nga zinxhirët prej ari - të cilët e bëjnë të dallueshme një çantë të markës Chanel nga një tjetër - apo sepse është një dryn, që dallon një Chloè nga një markë tjetër.



Prodhuar për herë të parë në vitin 1935, rëndësinë e vërtetë një çantë e fitoi pas vitit 1956, kur Princesha Grace Kelly pozoi për kopertinën e revistës “Life”. Ajo ka përdorur një çantë të markës Hermes për të mbuluar barkun e fryrë nga shtatzënia.

Kritikët e modës ishin të sigurt se identifikimi i çantës (që u etiketua çanta Kelly) me yllin e Hollivudit dhe princeshën e Monakos, nënkuptonte një çantë klasi dhe të kushtueshme, dy elementë për ta shndërruar në një objekt tejet të dëshirueshëm.

Një tjetër çantë, që do të fitonte reputacionin e të qenit unike, është Lady Dior, sepse është mbajtur nga Lady Diana, kur ajo sapo ishte divorcuar nga Princi Çarls.



Një kombinim joshës i një valixheje të kushtueshme dhe luksoze tregon qartë se femra që e mban është serioze, e sofistikuar dhe njëkohësisht rrezaton sharm.

Kohët e fundit, një valixhe e tillë, e tërhequr nga ikona e modës, Kate Moss, bëri që femrat të shpenzonin në mënyrë të jashtëzakonshme për të blerë modele të këtij lloji. Sigurisht, kuptohet lehtë se marketingu luan një rol të rëndësishëm për t’i shndërruar çantat nga aksesorë luksi në një must have. Por, nëse Kate Moss mund t’ia lejojë vetes një çantë kaq të kushtueshme, kjo është më pak e mundur për një femër që bën një jetë të zakonshme. Ama, konkurrenca e madhe mes femrave ka për qëllim blerjen e çantave të markave më të mira. Në vitin 2005, stilisti i njohur Alexander McQueen rriti në maksimum kërkesat e blerësve, kur lançoi markën e re të çantave “Novak”, të cilat morën emrin e Kim Novak, aktores së njohur të kinemasë (që interpretoi në filmin “Vertigo”, i konsideruar si kryevepra e Alfred Hitchcock).

Këto çanta u prodhuan në një numër të kufizuar (vetëm 200 copë), prandaj çmimi i tyre, nga 550 euro, arriti një shifër rekord prej 6000 eurosh, për të pasur një Novak në versionin luks, e punuar me lëkurë krokodili. Çantat u shitën sa hap e mbyll sytë, para se të bëhej një listë e blerësve. Në fakt, prodhuesit e çantave e kuptuan shumë shpejt se sa më shumë të rrisnin çmimin, aq më shumë do të shtonin dëshirën e grave për t’i blerë ato.

Stuart Vevers, një prej dizenjuesve më të njohur të çantave, krijuesi i një numri të madh çantash unike të markave Mulberry, Bottega Veneta, Louis Vuitton Givenchy..., shpjegon: “Sa herë që mendoj se ka edhe një limit për të shpenzuar mbi aksesorët apo çantat, gjithmonë ky limit tejkalohet. Menduam se një çantë nuk mund të shitet me një çmim mbi 700 euro, por ja ku jemi; çmimi i disa çantave ka kaluar mbi 1500 euro dhe kjo shifër mund të tejkalohet akoma më shumë”.

Çantat ikonë, jo vetëm që janë lehtësisht të dallueshme, por ato e tejkalojnë kohën në të cilën janë krijuar, si për shembull çanta legjendare Chanel 2.55, e cila u krijua në vitin 1955 (emri i saj është vendosur sipas muajit dhe vitit në të cilin është krijuar). Çanta të tjera, që i kanë rezistuar viteve, janë: Hermes Kelly, Baguette, Fendi e së fundmi Marc Jacobs's Stam, YSL Muse e la Mulberry Roxanne. E përbashkëta mes tyre është linja e veçantë, asgjë e tepruar dhe sidomos kombinimi i shkëlqyer i një çante funksionale dhe luksoze. Prandaj, një çantë unike e meriton plotësisht këtë status, jo sepse ka arritur deri këtu duke përdorur një strategji të zgjuar marketingu, por sepse ajo e ka origjinën në një traditë të shkëlqyer të prodhimit, ndërthurjes së cilësisë me mjeshtërinë e punimit, që bën të mbetet po aq e famshme sa shumë dekada më parë.
Share this post on:reddit

Komentet

Mary
17th March 2008, 13:15Mary
Edhe une vdes per canta dhe kur me fiksohet ndonje gje, veshtire se ze rehat deri sa ta kem....si gjithmone ne femrat jemi te fiksuara per keto gjera... Laughing
XgirlX
19th March 2008, 14:14XgirlX
Kur te fiksohet 1gje..eshte keq Very Happy
Monroe
28th March 2016, 08:11Monroe
Nfakt un fiksohem pas Xhinseve edhe Xhubokseve Smile
epanjohura
28th March 2016, 09:23epanjohura
E kame fiksim kete>

E dua, e dua, e dua... atë çantë Canta-300x286
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi