· GEZUAR DITELINDJEN, GJIGANTI I LETRAVE SHQIPE PROF, KRISTAQ F. SHABANI!
26th June 2024, 00:51
=AZUTvYqkfsi3yXIbiiqJoEOlkuvgx6zwyMfm0BWhvrDT4QhGbgCaeJT860HRct9HQcqtvTaL_6ZzTnB-xhHekGiM2lmNGy5BjXtGd6eKNLDot2lUCfJUTc-2IIzJ5LYYNz-3dqJGGChS2A-CIMnLtyBDE_lsm50nxSn8P7H7EbfoUXBsngTEe6gIcHL8eDuNYyqGSPcyu4RAwFOXo_d1-36M&__tn__=<%2CP-y-R]

·
GEZUAR DITELINDJEN GJIGANTI I LETRAVE SHQIPE PROF KRISTAQ F. SHABANI!
E shoh të nevojshme të them, sesa mirë ndjehem, që nisa të shkruaj pak rreshta, ndoshta të pamjaftueshëm refleksioni, për një intelektual dhe krijues, me jashtëzakonishmërinë e vet karakteristike: përherë i freskët, fisnik, i gjallëruar dinamik, i përkushtuar guximshmërisht, një gurrë krijuese letrare, ky burrë që quhet: Kristaq F. Shabani.
Është moment i vështirë në jetën time shkrimore të shkruaj e të bëj publike një mirënjohje shpirtërore shqiptarçe, më saktë labërishte, për një nga brilantët e letrave shqipe, për poetin, shkrimtarin, studiuesin, publicistin, estetin e njohur ndërkombëtarisht, në mjaft vende të botës, si një dhuratë modeste për ditëlindjen e tij.
Një prejardhje nga një familje përplot tradita të ndriçuara të dijes
I lindur në Lliar të Zagorisë, më 25 qershor, Kristaq F. Shabani, me prejardhje nga një familje plot tradita të ndriçuara të dijes, kulturës, atdhetarizmit dhe krijimtarisë letrare kombëtare. Vendlindja, vendrritja dhe vendkrijimtaria e Zagorisë, atje ku buroi, gjallëroi dhe përmbushësoi krijimtaria e Kristaqit, ka një prejardhje origjine AND-je, jo vetëm fisnore, por krahinore. Është vendlindja e Çajupit të madh dhe e mjaft njerëzve të shquar të kombit tonë, të cilët, jo vetëm me penën e tyre shumëngjyrëshe e shumëgjinish, por së pari, me shpirtin atdhedashësh e zemër shqiptarizmi, zgjuan, gjallëruan ndritësuan në rrugëtimin e zgjidhjes së mjaft halleve problemore të zhvillimit të jetës, kulturës e historisë shqiptare.
Nuk besoj se gabohem, të paktën momentalisht, asnjëherë, që jetën-krijimtari dhe përkushtimin jetësor e kulturor, plot vlera rrezatuese mbarë kombëtare e ndërkombëtare të Kristaq F. Shabanin, t’ia bashkoja maleve çajupiane, në nismat dhe punën e pareshtur, për të prekur majat më të larta.
Jeta e Kristaqit i ngjan poezisë në prozë, nisur me gjuhën e stërgjyshërve e gjyshërve patriotë e luftëtarë, ndërthurur me të tashmen përkushtimore të tij, në gjakun e lëvizjes, shqetësimet dhe problematika social-ekonomike, kulturore, historike e artistike e shoqërisë shqiptare. Për Kristaqin, gjithçka e shkruar apo e thënë, nuk mjafton me predikimin e vlerave, por u ka dhënë jetë dhe mundëson transformimin e tyre në dobi të shoqërisë shqiptare.
Fëmijët mësojnë duke parë e kopjuar prindërit e tyre në shtëpi. Këto vlera, për Kristaqin, zhvillohen e janë pasuruar në shkollë dhe në bashkësinë ku jetohet. Vlerat ruajnë familjen dhe Kristaqi është për familjen e fortë, të cilat i ka çimentuar nëpërmjet dashurisë dhe përkushtimit për artin, letërsinë, kulturën për vendlindjen, për Shqipërinë.
Ptrof. Kristaqi, si djalë i një pedagogu me shumë nivel, Forit, i cili studimet e mesme dhe të larta i kishte kryer në Greqi (Korfuz, Athinë) dhe më vonë në Shqipëri, qysh në fillesë u shqua si një nxënës i suksesshëm dhe i talentuar. Shkollë shtatëvjeçare e kreu respektivisht në Sofratikë (shqip, greqisht), në Picar dhe Dhoksat, duke u përfaqësuar dhe ndikuar nga kulturat e ndryshme të zonave përkatëse; Lunxhërisë dhe Labërisë. Nuk është aspak rastësi, që dhe vajza e tij, Majlinda Shabani, një talent krijuese në poezi dhe letërsi, një përkthyese e zonja në disa gjuhë, si në anglisht, italisht, greqisht.
Karriera e jetës krijuese të Kristaqit, ngjall një veçanti të kohës. Pas përfundimit të shkollës së mesme, Teknikumi Bujqësor Delvinë, ai mbaroi shkëlqyeshëm Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve, Tiranë, si dhe më vonë, përfundoi studimet universitare për Gjuhë-Letërsi, pak më vonë dhe për Histori-Gjeografi, si dhe kursin e lartë të Filozofisë estetike në Athinë, Greqi. Kudo shkëlqeu. Kristaqi të zakonshmen e bëri të jashtëzakonshme, mbi atë të veçantë rrezatuese, rebeluese dhe vlerëpromovuese, në jetën dhe veprimtarinë e tij krijuese të heshtur dhe pa lëvdata: një nder dhe krenari kombëtare.
Kristaqi udhëton pa frikë dhe s’ka as ngutje. Ai shkon atje ku kërkohet, atje ku e dërgonin. Në çdo vend karizmi dhe intelekti i tij kanë shkëlqyer, duke u bërë një me respektin dhe konsideratën e komunitetit. Rreth 14 vite shërbeu në rrethin e Tropojës, deri në vitin 1985, e mandej, në rrethin e Gjirokastrës, deri në vitin 1993. Pjesëmarrja e tij aktive në shoqata artistike, kulturore e në rrethet letrare krijuese kanë qenë ushqimi dhe kënaqësia shpirtërore e pandërprerë.
Në parimet e jetës së tij, të renditura në udhëtimin krijues e iniciues gjejmë optimizëm, besim dhe guxim për ndërmarrje të mëdha këmbëngulëse, dritëshprese në arritje kulturore krijuese për kombin tonë.
Pas viteve 1993, si shumë intelektualë të tjerë, të braktisur nga qeveritë dhe politika djallëzore, intelektuali me përvojë pune dhe krijuese shkoi drejt migrimit në Greqi. Gjatë qëndrimit në Athinë, prej vitit 1992 deri në vitin 2000, Kristaqi mori kontakt me shkrimtarin, publicistin greko-gjerman Efthimios Haxiioanu, botues dhe redaktor në Shtëpinë botuese “Attika Grammata”, i cili ishte redaktor i librit të tij të suksesshëm, “Seli në qiejt”, në gjuhën greke. Gjatë kësaj periudhe u kujdes për shkëmbimin universal të vlerave, duke përkthyer në greqisht librin, “Jam një notë mbi pentagram”, si dhe duke shkruar e botuar poezi në disa revista letrare. Gjithashtu, mori pjesë aktive në zgjimin letrar të emigrantëve në Greqi, duke vijuar me intensitet krijimtarinë e tij.
Periudha e migrimit, mundësi për avancim të mëtejmë.
Gjatë këtyre viteve që ishte në emigrim, Kristaqi u njoh me personalitete të shumta të inteligjencës, kulturës dhe historisë greke, si dhe me shumë shkrimtarë e poetë. Vlen të theksohet kontaktimi dhe bashkëpunimi i pandërprerë me studiuesin e madh, Aristidh P. Kolja, dhe si bashkime në pjesëmarrjen aktive në Shoqata atdhetare si Shoqata “ARBËRIA”, shoqata kulturore, në botime të disa veprave të tij në shqip e greqisht, anglisht nga Shtëpia Botuese “Thamiris”, duke dhënë pa reshtur e pa u lodhur, një kontribut kombëtar e ndërkombëtar me veprat poetike e letrare, si dhe me mjaft botime, shkrime, reportazhe, studime dhe ese,shkrime etike dhe estetike në disa gazeta dhe revista greke; mori pjesë aktive si lider në ideimin, organizimin dhe zhvillimin e mjaft Manifestimeve kulturore – artistike (Athinë, Kretë) me objektiv e synime për kulturën, arsimin, gjuhën, letërsinë dhe Artin shqip.
U shqua sidomos për librin poetik “Pulsi i Dhimbjes”, i cili u konsiderua si një nga librat poetikë të suksesshëm, të shkruar me një stil origjinal, me një aftësi të madhe filozofike dhe me një figurim stilistik të ndritshëm,i cili vinte pas dy “ndalimit ” të vëllimit poetik “Frymëmarrja e Njeriut” viti 1974 dhe novelës “Medaljoni i shndritshëm” 1979 , ku u kritikua për hermetizëm e surrealizëm . Mendime për këtë libër janë dhënë edhe në revistën “ARVANON” nga studiuesi Aristidh P. Kolja. (Ky libër tashmë është i përkthyer në italisht, greqisht, dhe po vijon përkthimi i tij i plotë në anglisht,portugalisht e spanjisht). Poezi të veçanta nga ky libër janë përkthyer në spanjisht (Alejandra Craules Breton, Meksikë dhe në turqisht nga Instituti Letrar Turk i poetit Tozan Alkan në Ankara (Revista letrare e këtij Instituti) italisht (“POMEZZIA NOTIZIE”, Romë, Domenico Defelice) si dhe në anglisht e tjerë .
Gjatë qëndrimit në Athinë shkroi parreshtur mjaft artikuj problemorë për lidhësitë midis dy vendeve Shqipëri, Greqi, si dhe përfundoi një libër gjithëgjinish “ NJERIU , PRONË E TRE SHTETEVE” për ndërlidhësinë me shtetin fqinj, Greqinë, dhe Turqinë.I fokusuar Profesori shumë dimensional Filip Shabani krijuesi i Ligës së Miqësisë Greqi- Shqipëri. Kulmin e arriti në botimin e librit “ SELI NË QIEJ” botuar në shqip, greqisht, qysh në vitin 1998 dhe më pas përkthyer në disa gjuhë si: portugalisht, spanjisht, gjermanisht, serbisht, filipinezçe e tjerë nga përkthyesë me nivel. Po kështu, në Greqi, duke qenë pranë studuesit Aristidh P. Kola dhe Shtëpisë botuese “THAMIRIS” dha kontribut në redaktimin dhe botimin e mjaft veprave të talenteve të rinj shqiptarë të emigruar në Greqi si dhe në korrektimin mjaft veprave letrare. Në vitin 1999, në shtëpinë botuese “THAMIRIS” botoi romanin e suksesshëm “KRYEFJALA FATALES” , një roman “ndryshe” në stil dhe kompozicion, duke çelur rrugën e shprehësisë së individualitetit në një letërsi të mirëfilltë bashkëkohore si dhe poemën e papërsëritshme “Vilarët e verdhë” (poemthi i kufijve ) në shqip me recensë të madhit Aristidh P. Kola, një guxim i madh i autorit dhe botuesit për atë kohë, në atë vend.
Duhet të përmenden, në këtë periudhë, dhe njohja me shumë poetë, shkrimtarë të talentuar grekë si dhe organizimi i disa Fjalëve artistike për poezinë dhe prozën në shqip si dhe i një konference gjuhësore për gjuhën shqipe; takimi në Athinë me shkrimtarin Ismail Kadare (Rruga “Sina” 32 viti 1998, organizuar nga Akademia Franceze) e tjerë. Gjatë kësaj kohe, u krijua dhe grupimi i poetëve dhe shkrimtarëve shqiptarë në Athinë.
Prof. Kristaq F. Shabani është një poet, shkrimtar, studiues dhe botues me mjaft përvojë dhe vlerësime kombëtare e ndërkombëtare. I obliguar për t’i shërbyer letërsisë, ai hodhi idenë e krijimit në Shqipëri të një Shoqate letrare me emrin “PEGASI” , e cila kishte filluar të vepronte aktivisht, në formë të grupuar, që në vitin 1995, por regjistrimi i saj u bë nga Gjykata e Faktit Gjirokastër , më 23 korrik 1998, me numër vendimi 161, ku Kristaqi ishte themeluesi dhe Presidenti i saj. Me kalimin e viteve, falë dhe zgjerimit të veprimtarisë në sferë globike u kthye në LNPSHA “PEGASI” ALBANIA. Në këtë Lidhje u anëtarësuan shkrimtarë, poetë, studiues, gjuhëtarë, artistë nga shumë vende të botës.
Si president i Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve, “PEGASI” Albania, botues i Lidhjes së Krijuesve “PEGASI”, falë prezencës krijuese, analitiko-studiuese, organizmit të Konferencave, Simpoziumeve, konferencave e deri në Kongres letërsie, botimeve të shumta në mjaft gjini, është anëtar nderi i disa lidhjeve shkrimtarësh dhe akademive të shumë vendeve të tjera të Botës. Madje, ai brenda Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve , Shkrimtarëve dhe Artistëve Ndërkombëtarë, bashkë me bashkëpunëtorët e tij të spikatur e të përzgjedhur, ideoi dhe vuri në funksionim AKADEMINË ALTERNATIVE PEGASIANE, në të cilën marrin pjesë profesorë, akademikë, studiues, artisë me nivel dhe të spikatur në Trojet shqiptare dhe nga Bota. Kjo Akademi ka degë të saj aktive në disa vende, ku vlen të përmendet Brazili e tjerë.
Lidhja, duke funksionuar me sistemin e koordinatorëve, ka një organogramë shumë solide dhe Akademia ka marrë përsipër zhvillimin e shumë veprimtarive shumëplanshme dhe dimensionale globalisht. Anëtarët e Akademisë japin kontribut në veprimtaritë pegasiane, me kontribut direkt apo me kumte, referenca, refleksione, risi e prurje të reja, për shkëmbim universal vlerash e organizim botimesh e konkursesh e tjerë.
Prof. Kristaqi është një enciklopedi krijuese me mbi 100 vepra te botuara. Veprat e tij të shumta, të pasura dhe të vlerësuara ndërkombëtarisht. Deri më sot, bibliotekat dhe libraritë kombëtare e ndërkombëtare, në vendet më të shumta, kanë në lexim dhe qarkullim keto vepra të botuara, në studime, poezi, romane, monografi, antologji për fëmijë, publicistikë, antologji poetike, peomtha, skicime historike, referenca, kumte, tregime, novela e neoromane, analitikë, refleksione, hajk paradoksal, antologji poetike universale, kalendarë poetikë, vepra sudimore letrare dhe historike , revista letrare e mjaft të tjera. Gjithashtu është duke përfunduar dhe janë në shtyp, pesëmbëdhjetë vepra të tjera të gjinive të ndryshme, madje me përsjellje e prurje të reja gjinore dhe larmi tematike.
Dinamika e veprimeve pegasiane është përmbledhur në një kolanë prej 35 vëllimesh të quajtur “DITAR I ENGJËJVE KREATIVË”, e cila do të botohet, duke qenë një kontribut i madh i letërsisë shqiptare e kësaj periodhe. Rrezatimi i mendimit të tij të lirë dhe kreativ ka gjetur pasqyrim në mbi 21 gazeta dhe revista të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Kristaqi eshtë redaktor i suksesshëm i qindra vëllimeve letrare dhe qindra librave të gjinive të ndryshme, të shoqëruara me paraqitje e analitika të nivelit bashkëkohor , sipas parimiteteve të plurimendimit. Gjeografia e tij redaktuese është e një hapësire të gjerë në kontinente.
Një jetë aktive dhe e pandërprerë rrezaton veprimtarinë krijuese. Pjesëmarrës në shumë veprimtari kombëtare dhe ndërkombëtare, lektor në këto veprimtari me materiale të mirëfillta letrare dhe zbërthime të përgatitura shkencore, një gurrë rrjedhëse me mbi dy mijë ligjërime, kumtesa, përsiatje, referenca mbi letërsinë, artin, historinë e të tjera.
Iniciues i rreth 10.000 veprimtarive letrare me objekt dhe i njëmbëdhjetë Simpoziumeve Ndërkombëtare, të dokumentuara dhe me objekt, si dhe një i një Kongresi letërsie( I vetmi Kongres i zhvilluar në këto tri dekada të plurimendimit shqiptar, me nivel e pjesëmarrës ndërkombëtarënga shumë vende të Botës). Këto veprimtari janë pasqyruar në librat që botohen së shpejti “PEGASIADA” 2, 3 . Po përgatit së bashku me nje grup pune profesoresh e studiuesish nga Shqiperia, Kosova, Shtetet e Bashkuara te Amerikes, nga Brazili etj, veprën madhore “ENCIKLOPEDI E SHKRIMTARËVE SHQIPTARË “ (1492-2020). Pra një arkiv kombêtar.
Në to gjejmë optimizëm, kritikë të drejtpërdrejtë, besim dhe guxim për ndërmarrje dhe përgjegjësi të mëdha.
Për Kristaqin, në jetë asgjë nuk është e pamundur, sa duket në pamje të parë, gjithçka mund të arrihet, prandaj ai kurrë nuk ka hezituar, guxoi, ndaj dhe arriti atë që guxoi.
Ai është promotori dhe hartues i programimit pegasian të LNSHPA “PEGASI” dhe i Projekt-Programit Perspektiv të tij; impulsator i talenteve të rinj në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Lugina e Pershevës dhe në disa vende të botës, si në Greqi, Zvicër, SHBA, Itali, Angli, Brazil, Belgjikë, Turqi, etj., redaktor letrar dhe shkencor i shumë veprave të autorëve të LNPSHA “PEGASI” dhe mjaft të autorëve të tjerë nga vendi dhe bota. Shkrimet e tij janë botuar në shumë revista letrare dhe gazeta me ndikim ndërkombëtar. Mund të përmenden disa prej syresh: “Keleno” në Greqi, “Pomezzia“ në Itali, në Kore, Brazil e tjerë.
Ai është fitues i shumë çmimeve letrare dhe tituj jashtë vendit në konkurse ndërkombëtare të organizuara nga ABI (SHBA), IBC (Angli). Intervistat e tij për letërsinë, poezinë dhe artin kanë pushtuar faqet e internetit në shumë vende të botës, po kështu dhe pjesë nga botimet e tij dinjitoze. Po përmendim vetëm disa:
Në vitin 2011 nga ABI (Instituti Biografik Amerikan) u shpall “ NJERIU I VITIT 2011”me motivacionin për shquarje në arritje në Letërsi dhe Arsim …(31 Dhjetor 2011).
Madje dhe në vitet pasardhëse jo vetëm nga ABI, por edhe nga IBC (Instituti Biografik i Kembrixhit) u nominua për tituj të mëdhenj botërorë, e drejtë ekzkluzive e këtyre Instituteve. Nga ABI u ftua qysh në vitin 2011 për të hyrë në Dhomën e Famës Amerikane si dhe për t’u bërë pjesë e të dy instituteve këtij Instituti.
Në vitin 2014 është shpallur “Redaktori më i mirë i vitit”, nga IWA (SHBA); Në vitin 2015 i është uruar nga IWA mirëseardhja në shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit nga Presidentja e IWA, për veprën e tij “Lodrimi i madh i vdekjes”, neoroman; po në vitin 2015, Antologjia poetike Universale “Korsi e Hapur” 3 (“Open Lane” 3); në njëzet gjuhë, e cila përmbledh 396 poetë të mëdhenj nga afërsisht 100 vende, është konsideruar si një nga Antologjitë Poetike më të mira në botë.
Sukses i madh është dhe “Antologjia Poetike Universale “ Korsi e hapur” 4 (“Open Lane”) 4, botuar në viti 2019, e cila vijon shumëgjuhësinë e prezencës, shqipërimin dhe shkëmbimin universal të vlerave. Në këtë Antologji marrin pjesë poetë dhe poete me shumë nivel nga 105 shtete të Botës dhe nga mendimi kritik , shkrimet e botuara për të , e nxjerrin si një nga Antologjitë më të suksesshme.
Në15 janar të vitit 2017, nga IWA (SHBA) iu propozua INSTITUTIT “NOBEL” për Paqen Norvegji si kandidat për Çmimin “NOBEL” për paqen, duke evidentuar kontributin e tij në plan global. Kandidimi i tij u përkrah nga qindra poetë e poete, shkrimtarë, artistë, botuesë, studiues, mendimtarë e kritikë arti nga mbi 120 vende të Botës.
Prof. Kristaq F. Shabani është lideri aktual në publikimin e letërsisë shqipe, shumë vepra letrare të gjinive të ndryshme, duke qenë prezent në shumë veprimtari kombëtare dhe ndërkombëtare letrare, shkencore, gjuhësore, brenda dhe jashtë vendit. Iniciues dhe botues i shumë gazetave periodike si dhe i gazetës dhe revistës letrare “PEGASI” Albania, “PEGASI BUKURIA DHE SHËNDETI” si dhe revistës letrare, kulturore, artistike “POLEART”, e cila është mjaft e kërkuar nga poetët, shkrimtarët , lidhjet, akademitë letrare shoqatat, klubet letrare në botë.
Ka iniciuar veprimtari të frytshme në gjallërimin e shoqërisë civile të trevave të jugut të Shqipërisë dhe më gjerë.
“PEGASI” Albania, me disa degë e nëndegë të trojet shqiptare
E ritheksojmë se Shoqata Letrare “PEGASI” Albania, me disa degë e nëndegë të trojet shqiptare dhe në disa vende, ku jetojnë dhe punojnë shqiptarë, është embrionizuar qysh në vitin 1996, ku Kristaqi me krijuesit, poetët dhe shkrimtarët e emigruar në Greqi, organizoi mjaft veprimtari letrare, duke dhënë shkëndija të një vrulli të madh letrar. Në këtë kontekst, pati lidhësi me botuesin e Shtëpisë Botuese “Thamiras“ në Greqi, studiuesin Aristidh P. Kolja, ku botoi një sërë veprash në këtë ciklim si: “Pulsi i Dhimbjes”; “Seli në qiejt“, (shqip, greqisht); “I vij rrotull Pomonës”; “Kryefjala e fatales”, roman; “Virtyti i thyer”, shqip, greqisht dhe “Asfiksia e Shembsave”. Këto dy të fundit u ribotuan në vitin 2003 në “Virtyti i Gënjyer” Gjashtëtip, Antologji vetiake poetike, ku përmblidhen tetë libra: “Era e mënjanimit”, analitikë; ”Asfiksia e Shembsave”, skica dhe tregime; “Atje ku homazhojnë dallëndyshet”, skicim historik; “Gënjeshtra me Unazë”, kritikë; “Livadhi i Nuseve”, pragnovelë; “Virtyti i Thyer”, poezi; “Epigrami i mortuar” dhe “Kërcimi i ëndrrës”, vëllim poetik; “Gëzimi i vjeshtës”, poemë; “Autumn Joy” a poem; “Horoskopi sipas Shenjave zoodiakale të Yjeve të Dijes”, ese, etj. Duhet theksuar se Kristaqi ka krijuar gjini të reja e modele të reja si gjashtëtip, pragnovelë, hajk paradoksal e tjerë.
Unanimisht- anëtar i IWA (Ohajo SHBA)
Më datën 25 Nëntor 2005, nisur nga një analizë analitike e veprave të tij, me nivel të lartë letrar, bashkëkohor dhe kontributit në letërsi, pranohet unanimisht si anëtar i IWA (Ohajo SHBA) midis 1289 poetëve, shkrimtarëve nga 112 vende të botës, në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve Ndërkombëtarë, ku marrin pjesë krijues të talentuar duke përfshirë shumë Nobelistë, si i vetmi anëtar përfaqësues nga Shqipëria. Teresinka Pereira, Presidente e IWA, Dimitri Kraniotis, Presidenti i WPS, Aristidh P. Kolja, Nadia Cella Pop, Panagiota Zaloni, Dinos Koubatis, Kuldeep K. Srivastava, Kurt F. Svatek, Giovanna Li Volti Guzzardi (ALIAS), Magna Aspasia Fontenelle (Brazil), Ajsa Zahirovi (Bosnjë Herzegovinë),Michael Rothenberg ( Florida), Zhan Zhing (Kinë), Baek Han – Yi (Kore e Jugut) Begzad Baliu, Zymer Neziri (Kosovë), Xhevat Limani,Bexhet Asani (Maqedoni e Veriut), Hadaa Sendoo (Mongoli) , Jan Erik Vold ( Norvegji) , Ethel David (Filipine) Dariusz Pacak (Poloni), Doc Pen Pen (Filipine) Luiz Aranzio (Kili), Arliete Piedade (Portugali), Adolf Shvedchikov (Rusi), Shi Ying (Singapor), Ëendy Mary Lister (Skoci), Sllavica Pejovic (Serbi), Miguel Oscar Menasa (Spanjë- Argjentinë), Tomas Transtromer (Suedi), Derek Wolcott (St. Lucia), Coi Laisheung (Hong Kong), Tozan Alkan (Turqi), Florentin Smarandche (SHBA), Cynthia Atkins (SHBA), Patrick Sammut (Maltë ), Ashok Chakravarthy Tholana(indi), Leta Kucohera (Greqi) e tjerë dhe shumë shkrimtarë dhe poetë të mëdhenj bashkëkohorë nga mbi 120 vende të Botës kanë lidhje letrare të pandërprerë me të.
Në prill të vitit 2012, përgatiti dhe organizoi Kongresi e Parë Ndërkombëtar për Letërsinë Bashkëkohore; “Muza Poetike “PEGASI” Internacional 2012”, katërditor, prill 2012, në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Krujë, Kukës, Prizren, Pejë, Prishtinë, ku morën pjesë poetë, shkrimtarë, studiues, gjuhëtarë, akademikë nga vendet e Ballkanit, Evropës dhe Botës. Ky kongres vinte, pas katër simpoziumeve ndërkombëtare të zhvilluara radhazi, në vitet 2008, 2009, 2010 dhe 2011, me objekt: “Universialiteti i vlerave në letërsi dhe në artin bashkëkohor”.
Gjuha Shqipe, gjuha e Perëndive.
Inicime të ndryshme problemore, të shumta dhe për çdo vit, kanë pasur jehonë dhe vlerë paraqitëse reflektimi kombëtar e ndërkombëtar në fushën e letërsisë, artit, kulturës dhe historisë. Disa nga të cilat, si lëvizje të mëdha, mund të përmendim: “Për një mendim të konsoliduar në fushën e letërsisë, artit dhe të kulturës për progresivin e botës…”; ”Gjuha Shqipe, gjuha e Perëndive” . “Plejada“, “Festaniada e Titujve”.
Manifestime poetiko-letrarë-kulturorë dhe artistikë ndërkombëtarë, me objekte të përcaktuara, të përvitshëm të zhvilluar në muajin dhjetor të çdo viti, ku rëndësi i jepet vlerësimit kontribuativ shumëplanësh e dimensional, në të gjithë hapësirën vepruese të Lidhjes “PEGASI” Albania, për të gjitha fushat, në të cilat kanë spikatur shkrimtarët, poetët, artistët, studiuesit, biblioteka e tjerë.
“Poetët dhe artistët manifestojnë poetikisht dhe artistikisht sot në ditën e 30 shtatorit për një botë ndryshe”, iniciuar dhe realizuar për çdo vit, në muajt shtator e tetor në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut,Itali, Angli, Manila, Nju Xherzi,Greqi e tjerë, parë si një mundësi e konceptimit të ndryshimit dhe nisjes për realizimin më të qartë të ndjenjave e shpirtit, muzës e intelektit inteligjent. Manifestim kombëtar e ndërkombëtar: “Poetët Apelojnë”; një manifestim i zërit të lirë dhe i karakterit shkencor, letrar e kulturor i zhvilluar në Shqipëri, Kosovë, Shkup dhe dhjetë vende të tjerë.
Poetët e Botës për Ndryshim
Manifestimi mbarëbotëror: “Poetët e Botës për Ndryshim”, lëvizje botërore e poetëve, artistëve, shkrimtarëve, e cila zhvillohet me një program të veçantë që nga viti 2011, i përvitshëm, në fund të muajit shtator (e shtuna e fundit), bashkëiniciues dhe bashkëorganizator për një dekadë me Poetin, gazetarin Michael Rothenberg, Florida, manifestim poetik ky, ku “PEGASI” i ka organizuar manifestime të tilla në 20 shtete të ndryshme, ku ka organogramën e vet, ndërsa në Shqipëri ka zhvilluar manifestime të tilla: Gjirokastër, Tepelenë, Sarandë-Delvinë, Vlorë, Fier, Kolonjë (Ersekë), Durrës, Tiranë, Shkodër, Pogradec etj.; në Kosovë: Prishtinë, Gjakovë, Klinë, Pejë, Podujevë; ndërsa në Maqedoni: Strugë, Shkup, Tetovë, etj. “Java e Kalit fluturues”, “PEGASI” Ndërkombëtar Albania, Festa e Muzës Pegasiane në Shqipëri, trojet shqiptare dhe në botë; Gjirokastër, Sarandë, Tepelenë, Përmet, Fier, Durrës, Tiranë, New Yersey, Gjakovë, Shkup, Athinë, Berlin, Sheffild, Manila, San Paolo, në çdo vit, 18 –25 korrik, etj.
Simpoziume Ndërkombëtare: “Muza poetike, “PEGASI”, “Proza bashkëkohore“, (maj 2008); “Poezia Bashkëkohore”, (prill 2009); “Magjia e përkthimit, Letërsia bashkëkohore dhe shkëmbimi universal i vlerave“, (nëntor 2010); “Lirizmi në Letërsi, rrugëtim profil”, (prill 2011), “Për Folklorin dhe Letërsinë folkloristike, (këngë popullore dhe tradita)“, (gusht 2016); “Magjia e dritës“, (shtator 2016); “Magjia e Aktrimit”, (prill 2016); “Magjia e Këngës“, (gusht 2016); “Apel për gjuhën shqipe edhe për arbëreshët, për arvanitasit e tjerë”, me pjesëmarrje të poetëve, shkrimtarëve, artistëve, studiuesve nga Shqipëria, Kosova, Trojet shqiptare, diaspora, nga Ballkani, Evropa dhe Bota.
Veprimtari Ndërkombëtare si: “Gjetje dhe dinamikë shumëplanëshe e LNPSHA “PEGASI” Albania, (Rrugëtim Profil “Pegasi” Internacional nga 120 vende të botës); ”Ditët Çajupiane” dhe Konferencë shkencore për “Poetin e Madh Kombëtar Andon Zako Çajupi”; “Migjeni, kryepoeti i paraqitjes dhe analizës logjike”, Mjerimit”, (tetor, 2013); “Ditët e Dilenjve“, (fokusuar së bashku me Ila Dilo Sheperi, autori i “Gramatikës dhe Sintaksës shqipe”), maj 2017); ”Kreatorët e plurimendimit në Shqipëri, karakteristika e veçanësi” ; organizimi i një sërë konferencash shkencore letrare si: “Letërsia, Arti, Kultura dhe Paqja universale”; ” Letërsia, Arti, Kultura dhe Humanizmi njerëzor “; “Analitika , një metodë racionale me shumë elementë deduksionalë” (poetika, gjinia e romanit, fabula, epigrami në fokus”; “Arti i fjalës dhe kreatori”, “Ekzitenca jonë gjallon Universin… Jemi shpirti i Universit ”; “Për një mendim të konsoliduar në fushën e Letërsisë, Artit dhe të Kulturës për progresimin e Botës”. Këto rrokin një periudhë pesëvjeçare (2013-2018).
“Ekzistenca dhe gjuha… Gjuha pellazge, gjuha e Perëndive” 17 -20 gusht 2017 Manastir, Maqedoni e Veriut e mjaft të tjera.
Kristaqi është organizator dhe iniciues në nismën për inkurajimin e talenteve të rinj në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë, në bashkëpunim të pandërprerë me disa shkolla të arsimit të mesëm, në veprimtari për Letërsinë, Artin, Kulturën, Paqen Universale, Kreativitetin, Librin, Të drejtat njerëzore, Gjuhën, Konceptin modern për fenë në Maqedoni, etj.
Mjaft veprimtari pegasiane kombëtare dhe ndërkombëtare me theks: “Perandoria e Fjalës së shkruar”; “Perandoria e Filmit”; “Guha e shpirtit kreativ, Arti kreativ“; “Pemnaja e Artit të bleruar”; “Nderimi i mësuesit, nderimi i gjuhës, i arsimit dhe i kulturës”; Shfaqe e poemës dramatikë të dramaturgut, regjisorit dhe aktorit shqiptaro-amerikan, Xhevat Limani, në Shqipëri, Kosovë dhe Greqi, në kuadrin e 550 vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut.Po kështu, po në këtë vit, mbajti disa kumtesa në Konferenca shkencore të organizuara për Heroin Kombëtar në Nju Xherzi SHBA (janar 2018): “Kryetipika e një kryekrenarie kombëtare” dhe “Skënderbeu, një histori politike”; si dhe kumtesën për Karnavalet ilire në konferencën shkencore të Tetovës , 10 mars 2018 e tjerë. Kontribut studimor është libri me bashkautor “ Koha mban mend” (shqip, anglisht)”.
Libri “Pemnajë e Artit të bleruar” (shqip, anglisht) është konsideruar si libër model për analitikën dhe mendimin kritik letrar . Lidhja “PEGASI” Albania, nën drejtimin e Kristaqit, ka organizuar shumë Akademi Përkujtimore ndërkombëtare. Përmendim këtu Akademinë Përkujtimore, mbi bazën e neoromanit dramë “ Lodrimi i madh i vdekjes” në 24 maj 2016 në Gjakovë, “Fenomeni i gjakmarrjes” “( në Gjirin e Lalzit qershor 2013), panaire ekzpoze gjatë gjithë viteve të ekzistencës dhe, në këtë kuadër, LNPSHA “Pegasi” ALBANIA ka pasuruar me libra të autorëve pegasianë bibliotekat e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Greqisë, Italisë shumë vendeve të tjera të Botës. Mund të përmendim: SHBA, Kanada, Brazil, Angli, Francë, Zvicër, Suedi, Norvegji, Filipine, Mongoli e tjerë.
Në këtë kuadër, është zhvilluar dhe konferenca “ Libri, njohës i botës dhe nxitës i energjisë pozitive” në maj 2013.
Lëvizja e letrare: ”POLEART, “PEGASI” Internacional, me objekt studimin, paraqitjen, analitikën për poezinë, poemën, prozën poetike, tregimin e shkurtër, gjininë e romanit, fabulën, hajkun, epigramin, paradoksalizmin, inteligjencën kreative, kyçin e suksesit, energjinë pozitive, mendimin kritik profesional, artet figurative, pikturën, skulpturën, etikën kreative, turizmin e tjerë, një lëvizje e madhe problemore dhe gjithëpërfshirëse në trevat shqip-folëse. Gjithë kjo veprimtari është e shoqëruar me mjaft botimeve si “Pegasiada”, “Ditari i Ëngjëjve kreativë”, “Sfilatë e mendimit kritik” “Prozëpoetika Universale” , pronë e mendimit intelektual të vet Kristaqit, por edhe nën idejimin dhe kujdesin e tij dhe të poetëve nga vendet e tjera janë realizuar bashkëpunime letrare, duke sjellë shqipërime të kujdesshme, prej tyre. Rëndësi e veçantë i është kushtuar dhe njohjes universale të kreatorëve shqiptarë me botimet në Antologjitë dhe revistat letrare të simotrave në anglisht, italisht, greqisht, portugalisht, spanjisht, gjermanisht, rumanisht e tjerë.
Në planin individual poeti dhe shkrimtari Kristaq F. Shabani ka marrë pjesë në dhjetar antologji poetike të botuara në shumë vende të botës. Janë për t’u evidentuar dhe dy nisma të guximshme: Botimi i Antologjisë Poetike “ Poetika në xixëtimë “ (Kalendari Poetik i vitit 2019) një trajtë e re antologjike, ku sillen në gjuhën shqipe poetë e poete nga shumë vende të botës, por e rëndësishme është se në këtë klandar poetik janë përfaqësuar gjithe poetët më me zë të Shqipërisë duke filluar me Naimin e deri te Arapi e tjerë.. Një kombinim i bukur në këtë prezantim të veçantë. Dhe së dyti ka filluar përgatitja e një Antologjia në gjuhën portugeze “ Korsi e Hapur” (“Open Lane” 5) bashkëpunim me Akademinë e Letrave dhe Arteve të Brazilit.
Fitues i çmimit: “Pena e Artë e vitit 2018”, në Brazil.
Po kështu ai është iniciues i veprimtarisë së madhe : “DITA E LETËRSISË SË MIRËFILLTË BASHKËKOHORE GJITHWGJINISH” , e cila festohet çdo 23 korrik në shumë vende të Botës, ku “PEGASI” zhvillon veprimtarinw e tij dimensionale. Kjo veprimtari e gjerë, shumëplanëshe dhe e pandërprerë e kanë bërë Kristaq F. Shabanin një personalitet nderi dhe vlerësues në mbarë botën shkrimore dhe artistike, një nder i merituar i letërsisë dhe artit shqiptar, një nder dhe krenari kombëtare. Ai është fitues i çmimit: “Pena e Artë e vitit 2018”, në Brazil, nga FEBACLA (Federata Braziliane e Akademisë së Shkencës, Letërsisë dhe Arteve. Fitues i titujve: “Doctor Honoris Causa em Literarture”, Brazil 2019; “Kalorësi i Shkëmbimit të Vlerave Universale në Letërsi dhe Art”, FEBACLA; Libri më i mirë i përkthyer në Brazil, viti 2019, përkthyer nga Prof. Magna Aspasia Fontanella, Brazil; Ambasador i Paqes Universale nga ”Federata e Paqes Botërore” , fitues i shumë titujve dhe çmimeve të tjerë në Greqi, Itali, SHBA e të tjerë.
Ai lypset të ketë egon dhe personalitetin e tij si njeri. Në sytë e njerëzve që e njohin atë dhe bashkëpunëtorëve të tij, ai përditë e më tepër lartësohet, besnik i bindjeve dhe qëndrimeve të tij, debatues dhe ballafaques brilant kundër faktorëve pengues, sidomos kur janë shfaqur në nivele të tilla ku vendoset për çështje parimore jetësore dhe ku ndërtohen vizionet dhe e ardhmja e kulturës dhe artit kombëtar. Nihilistët dhe mosbesuesit me dyshimet e tyre, asnjëherë skanë mundur të frenojnë jetën dinamike, ndryshimin, zhvillimin dhe risitë e tij.
Një Nderi i Kombit Shqiptar, një përfaqësues dinjitoz ndërkombëtar
Ai është për guximin kreativ njerëzor dhe duket se ai, në këtë aspekt, e ndjen veten pjesë të guximit dhe mendimit të pavarur, të dinamizmit dhe të mentalitetit të lirë krijues dhe intelektual kombëtar dhe, si vetë ajo, ai ngelet përherë në kërkim, gjithmonë i pakënaqur, por gjithmonë me shpresë dhe optimist për të ardhmen.
Gjithë jeta e tij provoi se ai është dhe mbetet i tillë. I pëlqen të ketë nën kujdes dhe gjërat e vogla, kur vjen puna te niveli bashkëkohor i poezisë dhe prozës. Asnjëherë nuk ka pëlqyer përvetësimin dhe zgjedhjet e të tjerëve, duke pëlqyer shumë qetësinë dhe bujarinë, optimizmin, si një shumëfishues force dhe energjie, përherë i lirë dhe energjik në debatet që kërkojnë moral, vlerë dhe kreativitet letraro-artistik.
Kristaqi beson në suksesin dhe se ai nuk ka ndonjë sekret. Suksesi i tij është rezultati i përgatitjes, vizionit, risisë, i punës dhe i të mësuarit nga debatet dhe zhvillimi njerëzor. Kristaq F. Shabani ngelet një Nderi i Kombit Shqiptar, përfaqësues dinjitoz ndërkombëtar, nder dhe lavdi kombëtare.
Në këtë përvjetor të ditëlindjes, i urojmë jetë sa më të gjatë, shëndet dhe forcë për kapërcime dhe përkushtim të mëtejshëm në këto momente që shoqëria ka shumë nevojë për rrugëdrejtim të orientua.

=AZUTvYqkfsi3yXIbiiqJoEOlkuvgx6zwyMfm0BWhvrDT4QhGbgCaeJT860HRct9HQcqtvTaL_6ZzTnB-xhHekGiM2lmNGy5BjXtGd6eKNLDot2lUCfJUTc-2IIzJ5LYYNz-3dqJGGChS2A-CIMnLtyBDE_lsm50nxSn8P7H7EbfoUXBsngTEe6gIcHL8eDuNYyqGSPcyu4RAwFOXo_d1-36M&__tn__=-UC%2CP-y-R]Dr. Hekuran Rapaj

- "POETIKA E FAN S. NOLIT"nga Prof. Kristaq F. Shabani
- “Rrugëtimi në Orbitën e fjalës” (Pulsanti i Mendimit) nga Prof. Kristaq F. Shabani, IWA, WPS, AOM, “Njeriu i Vitit 2011” ABI , USA
- Një himn për Nderin e Heshtur të Kombit, Prof.Kristaq F. Shabani Nga Dr. Hekuran A. Rapaj
- MOS NDOSHTA JEMI AFËR DITËS … Hapje e siparit pyetësor nga Prof.Kristaq F. Shabani
- “Poezia është sentencë figurative” nga Prof. Kristaq Shabani I.W.A, AOM, W.P.S LNPSHA “PEGASI”ALBANIA
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi