SHKRIMTARI DHE POETI PETRO DUDI (KAVALIERI)
17th April 2024, 10:05
VEPRA TË AUTORIT PETRO DUDI, SHKRIMTAR DHE POET BASHKËKOHOR
(Fitues i disa çmimeve ndërkombëtarë)
1. Udha për në zemër (Poezi)
2. I pafat që kërkon fat (Poemë në shqip, ribotim anglisht,
rusisht)
3. Dritë (Poezi)4. Qielli habitet (Poezi)
5. S’di ç’të bëjë me mendjen njeriu (Poemë në shqip, ribotim greqisht)
6. Për të bërë Shqipërinë (Poemë)
7. E nesërmja është foshnja (Poezi)
8. Dashuri - Mister - Intrigë (Poezi)
9. Princesha Argjiro (Libret opere)
10. Shtegtim nëpër mjegull (Neoroman)
11. Ishulli i epshit (Tregim)
12. Costelacion (Anglisht - Poezi, prozë, urtësi)
13. Simfoni aerodromi
14. I çuditshmi
15. Shkëmb i gjallë (Poezi të zgjedhura)
16. Doktor!... Doktor!... (Poemë shqip, anglisht, italisht)
17. Tallja dëfrehet (Tregime)
18. 1021 urtësi
19. Fajkoi i fushës (Poemë)
20. Përse qau Stela (Poemë shqip, anglisht)
21. Feniks i dashur lamtumirë (Profile të aviacionit)
22. Zoti SHOK (Enciklopedi humoristike, satirike)
23. Lidhja e artë
24. Kërkuesi i perlave të habive
25. Shuarja e mitit (Për një sistem të ri shoqëror, botëror -
shqip, anglisht)
26. Asketi (Poemë shqip, anglisht)
27. Rrënja e Diellit - Mëma (Poemë shqip, anglisht)
28. Thërrmijëza diellore (Aforizma shqip, anglisht)
29. Përqeshja e kafkave (shqip, anglisht)
30. Legjendari i mohuar (Poemë)
31. Zogu i lotit (Poemë shqip, anglisht)
32. Çarku i fatit (Poemë, ribotim shqip, anglisht)
33. Sos!... Sos!... Sos!... (Poemë shqip, anglisht)
34. I harruari (Poemë)
KY JAM UNË
(Autobiografi)
Stërgjyshit Koto Dudi, i thoshnin dhe Koto Lira - bosmen
i Stambollit. Edhe babai i tij, xhepin e kishte buçko.
Basho Kotua ishte goxha pjellor. Kishte dhjetë fëmijë. Gjashtë djemtë e tij, i shkolloi me arsim të lartë në Paris, tre mjekë dhe tre juristë, rreth gjysmës së dytë të shekullit XIX. Kjo përkujdesje brilante prindërore, nuk u shfaq në brezat e mëvonshëm. Djemtë e Kotos, si zogjtë e dallëndyshes: Sevo Dudi - mjek, u mbyt në det duke u kthyer nga Franca në atdhe; Kito Dudi - jurist, Janinë; Anastas Dudi - farmacist, Athinë; Petro Dudi - mjek, Shqipëri (Libohovë, ...); Nik Dudi dhe Gjik Dudi - juristë, Stamboll.
Basho Kotua ishte një lloj mëkatari, se ishte mërgimtar.
Në vendlindje, mbetën qypat bosh të florinjve, dheu bosh… dhe krijimi popullor: NË DIVAN TE KOTO DUDA (Në vitin 1872, në Qestorat të Gjirokastrës - vendlindja, u bastis nga hajdutët shtëpia e tij)
Gjyshit, Petro Koto Dudi, në djalëri i thoshnin dhe Petro
Levendi. Ishte mjek dorëçpuar. Pasionant i gjahut.
Mbahet mend biblioteka e madhe e tij, që e përlau zjarrmia e Luftës së Dytë Botërore, 8 Shkurt 1944. E deshi vendlindjen. Tërë jetën shërbeu në atdhe. Iku nga jeta me borxhe.
Jani Petro Dudi - përkthyes, zotëronte 7 gjuhë, një nga yjet e Stambollit. Iu pre jeta në moshën 27 vjeçare, nga “gripi”, në 1914, në Përmet.
Babait, Pano Petro Dudi, i thoshnin dhe Pano Shakatari.
E deshi vendlindjen deri në mahnitje. Aty jetoi, e aty prehet përjetësisht. Iku me gotë në dorë. Si poet, e kam zili lamtumirën e babait.
Unë jam Poeti - Petro Pano Dudi, Petro Libri. Jam më i pasuri në breza - DASHURIA PËR NJERËZIT.
Erdha në jetë me emër të vënë. Njëzetë e gjashtë vjet, u mbushën me gjëmimet e aerodromit,… sot jehonë e
përmallshme. Jam krenar që kam qenë bolshevik i aerodromit.
Kalova një jetë, duke ndjerë në shpirt pëshpërimën e një ylli, pranë Yllit të Agimit.
Vazhdoj me zell SHKOLLËN E GALILESË. Me ballin puth tokën, me zemër puth Qiellin. Dashuria për njeriun, alfa dhe omega e misionit të jetës sime.
*
Njeriu dhe jeta,… Meditimet e mia, i kam shprehur në poemën S’DI Ç’TË BËJË ME MENDJEN NJERIU!
E di që si gjithë të tjerët do të iki dhe prap çuditem si mor,
do të iki? Jam një HIÇ, do të jem ASGJË?!...
Sa do dëshiroja ta jetoja zbardhëllimin e një mijë vjetshit të APOKALIPSIT!...
Shpesh kujtoj vargun e Edgar Allan Poes: “Thotë korbi kurrë më!” “Kurrë më”, thotë korbi, po krijmtaria mbetet. Prirjes sime i vura frymëzimin, punën, cilësinë, punën, përkushtimin, punën, përgjegjësinë, punën, pasionin, punën, durimin, punën, për një krijmtari me nivel, e në dobi të njerëzve.
Veprimtarinë artistike, e kam nisur nga “DËSHTIMI”. Shkruaj e shuaj, e për njerëzit I HUAJ. Kam çarë një mijë e një vështirësi i paepur.
Jam nderuar me disa çmime ndërkombëtarë. Jam mirënjohës që poetë, shkrimtarë, studiues e lexues dashamirë e të kualifikuar, në Shqipëri dhe në Botë, më kanë vlerësuar.
*
Pas dyzetekatër vitesh, studimesh, hulumtimesh, zhbirimesh, e punimesh, (1970-2014), shpika SHOQËRINË HUMANE, shoqërinë e së ardhmes, pushtetin e vërtetë të popullit: PUSHTET PA PUSHTETARË, PUSHTETARË PA
PUSHTET, shprehur në veprën time: SHUARJA E MITIT
(PËR NJË SISTEM TË RI SHOQËROR BOTËROR), botuar
në Tiranë, 2015, në shqip dhe në anglisht.
Një intelektual, pasionant i artit, tha: “Ti, o zotëri, hyn në yjësinë e panjohur të superyjve, sepse s’ka sesi BABO MURRUA, të lavdërojë armikun e tij”.
*
Në vitin e largët 1983, një “parashikuese”, në një shteg “profetizoi”: “Ai (unë) tërë jetën shkruaj e shuaj, e s’do fitojë asgjë”.
*
Libri për mua, është fëmija i shpirtit, që lind me dhimbje të mëdha të xhepit.
Lajtmotivi im, ka qenë dhe është, që krijmtaria ime të zhvillohet mbi themelin shkëmbor të humanizmit me bekimin e Qiellit, si një kontribut dhe vlerë për prosperitetin e shoqërisë njerëzore.
Kurrë s’jam prirur nga lavdia dhe interesi.
Një misionar i agimeve, e ngjyen penën, në dritën e agimeve që vijnë.
- "POETI" Nga PETRO DUDI (kushtuar poetit Arben Duka)
- “Unë urdhrat i marr nga zemra”.... përsiatje për poetin e talentuar, zënjohur, Petro Dudi(Kavalieri) nga Prof. Kristaq F. Shabani
- Dy Mbretërit: Eoli i Erërave dhe Poeti i Vjershave (vreshtave) poemave " nga Petro Dudi poet
- Brerorja – “MAJA ÇAJUPIANE” Nga Petro Dudi, shkrimtar, poet
- "DIALOG ME POETIN" nga PETRO DUDI (Marrë shkas nga vëllimi poetik ” GIJOTINA E SYRIT” (EYE GUILLOTINE) i Kristaq Fori Shabanit)
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi