Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Musafir
Vizitor

SEKRETI I LUMTURISË Empty SEKRETI I LUMTURISË

19th March 2008, 16:21


· Pse dikush është i pafat e dikush i lumtur? Pse dikush është gazmor e i pasur, ndërkaq dikush i mjerë dhe i varfër? Pse dikush është frikacak dhe i pasigurt e dikush për- plot besim? Pse dikush trajtohet si gjenial në punën që kryen e dikush, ndonëse me përpjekje mbinjerëzore,nuk mund të arrijë kurrfarë rezultatesh? Pse dikujt i shkon përdore të shërohet nga të ashtuquajturat sëmundje të PASHËSHRUESHME e dikush, pa asnjë sëmundje, është i sëmurë? Pse disa femra jetojnë për mrekulli, kurse motrat e tyre jetojnë në mjerim? Pse...
Anonymous
Musafir
Vizitor

SEKRETI I LUMTURISË Empty Re: SEKRETI I LUMTURISË

19th March 2008, 16:21


Thuhet: njeriu i ka një milion probleme. Jo. Njeriu është krijuesi i problemeve të veta, prandaj, ndihmoje njeriun të qendërzohet – problemet shuhen e tejkalohen.

Moti është thënë se:

1) Nuk ka jetë pa VUAJTJE;

2) Nuk ka vuajtje pa SHKAK;

3) Nuk ka shkak që nuk mund të TEJKALOHET.
Anonymous
Musafir
Vizitor

SEKRETI I LUMTURISË Empty Re: SEKRETI I LUMTURISË

19th March 2008, 16:22
Pse nuk ka jetë pa vuajtje dhe cilët janë shkaktarët e vuajtjes?

Të gjitha ligjet e natyrës punojnë për të mirën e njeriut, vetëm njeriu punon kundër vetvetes. Pse? Njeriu me lindjen e tij e fiton të drejtën të jetojë i shëndetshëm, shumë i pasur, i hareshëm dhe shumë i lumtur. Këto janë gjendje normale. Ndërkaq, sëmundja, varfëria, mërzia dhe mjerimi janë gjendje abnormale, SËMUNDJE MENTALE, që ia shkakton njeriu vetes, me mendime negative. (Humbolti ka thënë: do të vijë dita kur edhe sëmundja do të jetë turp, sepse të gjitha sëmundjet bazën e kanë në mendimet negative).

Të gjitha librat e vjetra të besimeve fetare thonë: mos iu friko Zotit, frikoju vetes tënde. Pse? Sepse Zoti - (mençuria universale, fara hyjnore apo fuqia e natyrës – thoni qysh të doni) - njeriut ia ka dhënë TË GJITHA, pra, ia ka dhënë të drejtën të zgjedh e të merr çka të dojë dhe sa të dojë nga jeta e vet!


Të gjitha krijesat të tjera në planetin tokë e kanë skicën gjenetike, janë esenca të fikësuara – janë të detyruara ta ndjekin vetëm skicë gjenetike dhe asgjë tjetër nuk mund të ndryshojnë: zogu duhet të jetë vetëm zog; lulja vetëm lule; peshku vetëm peshk; molla vetëm mollë dhe asgjë tjetër.

Njeriu e ka LIRINË e madhe – dhuratë hyjnore: prej SHËMTIE deri në SHËNJTRI. Në pëlhurën e bardhë të jetës, me dëshirën tënde, me dorën tënde, mund ta shkruash fjalën MJERIM dhe tërë jetën do ta kesh të mjerë dhe, poashtu, në pëlhurën e bardhë, me dorën tënde, me dëshirën tënde, mund ta shkruash fjalën LUMTURI dhe tërë jetën do ta kesh të lumtur. Kjo është dhurata më e shtrenjtë e hyjnores për njeriun që, njeriu i gjorë, nuk DI ta përdorë.

Prandaj nuk ka jetë pa vuajtje, sepse në njeriun gjenden shkaktarët e vuajtjes. E ku gjendet, atëherë, mundësia për tejkalimin e shkaktarëve të vuajtjes? Përgjigjen do ta them në vazhdim.
Anonymous
Musafir
Vizitor

SEKRETI I LUMTURISË Empty Re: SEKRETI I LUMTURISË

19th March 2008, 16:23


CILËT JANË FAKTORËT QË IA MUNDËSOJNË NJERIUT ECJEN NË

RRUGËN E BUKUR TË LUMTURISË?



FAKTORI I PARË dhe FAKTORI themelor i jetës është: BESIMI me BINDJE të thellë, që përshkon tërë qenien e njeriut.

(Shihni veçantitë e individit. T'i marrim vetëm tri veçanti që i ka pranuar hetuesia botërore: gjurmët e gishtit, nënshkrimin dhe aromën e trupit. Secili njeri që merr letërnjohtim, kudo në botë, duhet t'i le gjurmët e gishtit. Mbi 6 miliardë banorë i ka bota dhe askund nuk mund të gjenden dy njerëz të njëjtë, me veçantitë identike. Të gjithë i takojnë gjinisë njerëzore, por asnjë nuk është i njëjtë. Ky është argumenti i parë se secili njeri ka ardhë në botë – jo të bëhet kopje e dikujt, sepse bota s'ka nevojë për dy njerëz të njëjtë, por të jetë vetë origjinali, ta kryejë një detyrë madhore dhe të shndërrohet në bjeshkë krenare të suksesit e të lumturisë).

E pse nuk bëhemi bjeshkë krenare të suksesit e të lumturisë, por dështojmë dhe hamë për drekë e darkë vuajtje e dështim? Sepse na mungon besimi i thellë me bindje të plotë.

(Edhe derisa po i lexoni këta rreshta, ju po mendoni më vete: kjo që po thotë ky njeri, mos është tepër e bukur për të qenë e vërtetë?)

Prapë pse?

Trupi i njeriut përbëhet mbi 75% nga uji. Vlera e njeriut varet nga temperatura e brendshme e përbërësit kryesor të trupit të njeriut. Pra: nga temperatura e ujit në njeriun. Kjo është një alkimi e brendshme që, patjetër, duhet ta kuptojmë sa më thellë që të mundemi.

GJENDJA E PARË: Kur temperatura e ujit është nën zero, uji shndërrohet në akull, njeriu është i vdekur. Në polin e veriut, në akullnaja, nuk ka jetë ose është një jetë e pavlerë. Kjo është gjendja pa jetë e njeriut me temperaturë nën zero.

GJENDJA E DYTË: Kur njeriu gjendet me temperaturë të rëndomtë, pra në gjendjen e ujit të zakonshëm, (e kjo është GJENDJA jonë e përgjithshme), ligji themelor i ujit të zakonshëm është: të rrjedh teposhtë, të mbushë zbazëtësirat dhe t'i nivelizojë ato. Pikë për pikë sipas këtij ligji vepron edhe njeriu që ka temperaturën e ujit të zakonshëm: me shumë dëshirë ecë teposhtë, si uji; me shumë dëshirë bën punë të lehta e të liga; me shumë dëshirë i beson të keqes e të shëmtuarës; madje gëzohet kur të tjerët bëjnë punë të liga dhe, atyre shëmtive, iu beson dhe ato i nderon, sepse ecja teposhtë është shumë e lehtë; nuk BESON ME BINDJE në asgjë, sepse po të besojë do të detyrohet të merr rugën e mundimshme, thikë përpjetë, që, natyrisht, është rrugë që kërkon impenjim.

GJENDJA E TRETË: Kur rritet temperatura e ujit mbi 100 shkallë, uji vlon dhe shndërrohet në AVULL. Avulli nuk e ka rrugën e ujit – teposhtë, por ka drejtim tjetër: me lehtësi shkon thikë përpjetë. Por, kur shtohet temperatura edhe më shumë, uji i shndërruar në avull ka fuqi ta vejë në lëvizje edhe lokomotivën e trenit dhe të tërheq edhe shumë vagona të rëndë. Kjo gjendje arrihet me besim të vërtetë, me BESIM E BINDJE çilen qendrat e energjisë. Këto qendra e shtojnë energjinë, temperaturën e motivimit dhe, nga dy gjendjet e mëparshme krijohet gjendja e tretë, kryesorja, kur thjesht e shkurt: arrihen caqet më të larta të qëllimeve në jetën njerëzore në tërësinë e saj.

NË KËTO TRI GJENDJE uji dhe njeriu janë të njëjtë: edhe akull, edhe ujë, edhe avull është e njëjta përbërje: H2O! Por CILËSIA dhe FUQIA e tij ndryshojnë tërësisht:

prej gjendjes së ngurtë, të pajetë, deri në gjendjen kur edhe trenin e ve në lëvizje.

Përmes kësaj alkimie të brendshme qartësohen gjendjet kur: dikush ecë zbathur nëpër prush me 800 gradë temperaturë dhe nuk digjet; kur dikush (në rast rreziku) këcen murin e lartë dy metra e të nesërmën habitet me vetveten; kur dikush, në aksidente të ndryshme, ka arritur të mbahet vetëm me dy gishta, dhe, ata dy gishta, kanë pasë forcë ta mbajnë tërë trupin; kur dikush i kundërvihet gravitacionit dhe e sfidon (rasti i fundit: para Shtëpisë së Bardhë në Amerikë, njeriu qendronte në meditim me orë – një metër mbi tokë, pa asnjë mbështetje, në ajër).

Më këtë alkimi qartësohen edhe sukseset mahnitëse të studentëve, të aktorëve, të sportistëve, të shkenctarëve, të shkrimtarëve, të piktorëve... e, sidomos, fitimet materiale të biznismenëve ose më saktë: të aristokracisë ekonomike, që prekin kufijtë e të pabesueshmës si Rokfeleri, Karnegia, Sorosi e të tjerë.

Apo kur sëmundjet e ashtuquajtura të pashërueshme, me një mashtrim të vogël të falltorit -shërohen si në lojë. (Çka përdorë falltori për shërim: dhe të varrit, flokë, thonjë, plumb e hiçgjëra të tjera. Merrni këto heçgjëra që njëmend janë një hiç, dhe dërgoni në laborator: a përmbajnë vitamin C, a janë antibiotikë? Janë ZERO vlerë. E, megjiatë, dikënd e shërojnë. Kush e shëron? Vetëm besimi dhe asgjë tjetër.)

Këto tri gjendje, pa asnjë mësues e metodë speciale, në formë të natyrshme krijohen vetvetiu në tri raste dhe, këto raste i keni përjetuar shumica prej jush: tek të DASHURUARIT (a ka pengesë që e ndalë në rrugë të dashuruarin për të arritur tek caku?), në rast rreziku nga VDEKJA (mijëra raste, sidomos gjatë luftës, kur fuqitë e panjohura në njeriun kanë bërë mrekullinë); dhe në rast të FRYMËZIMIT të fuqishëm (te shkrimtarët e mëdhenjë, tek humanistët, luftëtarët dhe sidomos tek shkencëtarët krijues).

Anonymous
Musafir
Vizitor

SEKRETI I LUMTURISË Empty Re: SEKRETI I LUMTURISË

19th March 2008, 16:23

Njeriu nuk e ka vetëm një mendje, por shumë mendje. Mendjet e njeriut janë sikur retë në qiell: në asnjë moment nuk kanë një trajtë, një gjendje. Prandaj edhe bëhet një shpenzim enormë i energjisë, sidomos në dy lëvizjet: në kujtime dhe në shpresa. Të dyja janë ZERO dhe nuk i duhen njeriut. Dielli i ditës së sotit nuk rrezon as në DJE as në NESËR.
Anonymous
Musafir
Vizitor

SEKRETI I LUMTURISË Empty Re: SEKRETI I LUMTURISË

19th March 2008, 16:24


PRA:



FAKTORI I PARË: ËSHTË: BESIMI ME BINDJE TË THELLË!



NDËRTOJE BESIMIN ME BINDJE TË THELLË SE TI KE TË DREJTË TË

JETOSH NË LUMTURI TË PLOTË.



FAKTORI I DYTË: F J A L A



...dhe ishte në fillim FJALA..., thuhet në librat e vjetër të besimeve fetare.

Liria e njeriut për jetësimin e lumturisë apo të mjerimit, pas besimit me bindje të thellë, realizohet me FJALË. Njeriu nuk është esencë e fikësuar, si krijesat të tjera, prandaj posedon mjetin më të rëndësishëm për realizim të synimit jetësor që quhet FJALË.

Në Amerikë është zhvilluar një shkencë e fuqishme që quhet AFIRMIMET POZITIVE, e cila, (prej A deri në ZH) - bazohet në fjalë.

Teoria aksiomatike e fjalës është: çdo gjë lindë në shpirt, në xixën e parë lindë IDEA, pastaj idea formësohet në MENDIM, mendimi shprehet me FJALË, fjala krijon ENERGJI, energjia rrënon ose ndërton JETËN.

Shembujt, nga studimet e instituteve amerikane, thonë: ATË DËSHIRË QË E SHPREHË ME FJALË, kur fjala thuhet me besim e bindje të plotë, ajo dëshirë bëhet përvojë në jetën tënde.

Studimet e para janë bërë me nxënës të fillores. Mësuestë kanë regjistruar dëshirën e shprehur të nxënësve të tyre që, në lojë, SINQERISHT, ia kanë thënë njëri-tjetrit. Nxënësi që ka thënë: unë do të bëhem mësues i fillores, me gjithë kundërshtimet e prindërve – ai nxënës - mësues filloreje është bërë.Tjetri që ka thënë se do të bëhem pilot,kështu ka ndo- dhë; profesor universiteti, shkencëtar, biznismen...e të tjera. Këto studime janë bërë kështu: njëherë janë regjistruar në kartotekat e instituteve, pastaj janë përcjellë këta nxënës dhe – kur është realizuar dëshira e tyre, është nxjerrë konstatimi shkencor që: fjala e thënë me besim e bindje, sinqerisht, JETËSOHET.

Studimet të tjera kanë pasë të njëjtin qëllim, por në pista të tjera:

Njeriu që ka thënë unë jam shumë i pasur (Xhorxh Sorosi, Karnegia etj), jeta e tyre njëmend është bërë shumë e pasur. (Sorosi i ka të ardhurat 4 mijë dollar në minut).

Tjerët që gjithnjë janë ankuar dhe kanë thënë se jeta ime është vuajtje, se jeta ime është e varfër, se pleqëria do të më vie e varfër – vërtet kështu edhe iu ka ndodhë.

Eksperimentet janë bërë edhe në pista të shkurtëra: nëse thua se kur pi kafe në mbrëmje nuk më merr gjumi – gjumë nuk do të kesh. Nëse e ndërron këtë hartë negative dhe thua: unë pi kafe në mbrëmje dhe bëj gjumë të qetë, kështu edhe do të ndodhë. Merrni me mendë: i njëjti njeri, e njëjta substancë: dje pa gjumë, sot gjumë të qetë.

Pse, ku janë qartësimet e këtij ligji? Nënvetdija, mendja shërbëtore, mendja kujdestare, nuk mendon, nuk analizon, nuk tallet, ajo i zbaton urdhërat që i mer nga vetëdija. Si toka. Ia hedh farën e misrit tokës, nuk mund ta mashtrosh se i ke hedhur farë gruri, tallu sa të duash, ajo misër ta bën.

DËSHIRA QË THUHET ME FJALË, por me bindje e besim të plotë, lirëshëm, pa sforcime, me gëzim e dashuri, ajo dëshirë PLOTËSOHET.

T'i shohim eksperimentet shëndetësore:

Pas ekzaminimit medicinal të dorës plotësisht të shëndoshë, thuaj asaj dore se është e sëmurë, po thuaj me bindje e besim, shihe, pastaj, a do të gjendet mjek kund në botë që ta shërojë dorën që ishte e shëndosh, por u sëmurë me fjalë.

Njëqind të sëmurët nga kanceri në spitalin izraelit i ndanë në dy grupe: grupi i parë (50) i dërguan në tretman normal medicinal; grupi dytë (50 të tjerët) përveç tretmanit medicinal e patën edhe fjalën për ndihmë: iu thanë familjarëve të tyre që t'i thërrasin nga disa herë në ditë dhe t'u thonë: ti je i mirë për ne, ne të duam, ti ke fuqi të shërohesh etj. Dhe, çka ndodhi? Nga grupi i parë nuk mbijetojë ASNJË, nga grupi i dytë mbijetuan 35 të sëmurë. Trajtimin e patën të njëllojtë, por grupi i dytë e kishte në ndihmë FJALËN.

Rasti i fundit i shërimit të këtillë është Kryetari slloven, Janez Dërnovsheku, tri librat e të cilit do të botohen në Prishtinë.

PRANDAJ: ASNJËHERË FJALË NEGATIVE, VETËM AFIRMIME POZITIVE QË T'I CAKTON MËSUESI (për secilin inivid të veçanta), PA NEGACION DHE PA KUNDËRTHËNIE DHE – GJITHNJË: NË KËTU E NË TASH.
Anonymous
Musafir
Vizitor

SEKRETI I LUMTURISË Empty Re: SEKRETI I LUMTURISË

19th March 2008, 16:24


FAKTORI I TRETË: JETA NË KËTU E NË TASH



Në jetën e rëndomtë njihen tri kohë: e kaluara,e tashmja dhe e ardhmja. Në jetën shpirtërore ekzsiton NJË kohë: E TASHMJA. E kaluara është KUJTIME, e ardhmja është SHPRESA. Kohë e vërtetë, reale është vetëm e tashmja, NË KËTU e NË TASH.

Eksperimentet shkencore kanë dëshmuar se 99% të njerëzimit jetojnë në dje ose në nesër. Të kalurën e njohin, për të ardhmën shpresojnë. Vetëm 1% e njerëzimit jetojnë jetë të vërtetë, në këtu e në tash. Por këta janë më të mençurit dhe më të lumturit.

Çka do të thotë të jetosh në këtu e në tash? Do të thotë: PRANIM. Do të thotë se ti E DI DHE E PRANON se në këtë çast e në këtë momenet ÇDO GJË në tërë universin është duke u zhvilluar me saktësi kompjuterike: planetet lëvizin,sillen dhe frymojnë pikërisht ashtu siç duhet të jetë; se era fryen ashtu siç duhet, shiu bie ashtu siç duhet; oksigjeni prodhohet aq sa duhet; dielli rrezon ashtu siç duhet, shkurt: çdo gjë është në rregullin e përkryer universal dhe, BRENDA rregullit universal, edhe jeta njerëzore zhvillohet pikë për pikë ashtu si duhet.
Anonymous
Musafir
Vizitor

SEKRETI I LUMTURISË Empty Re: SEKRETI I LUMTURISË

19th March 2008, 16:25


JETOJE SECILIN MOMENT TË JETËS NË KËTU E NË TASH.



Njeriu nuk e ka vetëm një mendje, por shumë mendje. Mendjet e njeriut janë sikur retë në qiell: në asnjë moment nuk kanë një trajtë, një gjendje. Prandaj edhe bëhet një shpenzim enormë i energjisë, sidomos në dy lëvizjet: në kujtime dhe në shpresa. Të dyja janë ZERO dhe nuk i duhen njeriut. Dielli i ditës së sotit nuk rrezon as në DJE as në NESËR.

Mençuria supreme është MEDITIMI DINAMIK. E ç'është meditimi dinamik?

Çkado që bën, me çfarëdo pune të mirresh, p.sh. Prenë dru, merr ujë, shëtit, vrapon, lanë pjata, hekuros, vozitë makinën, punon në kopjuter, mëson, pushon – cilëndo punë që ta bësh – gjithnjë të jesh 100% në KËTU në TASH.

Çdo gjë që prekë, ta përjetosh prekjen; secilin hap që e bënë – ta përjetosh ecjen; secilën gotë të ujit që pi – të jesh këtu, ta përjetosh. Kur je 100% në këtu e në tash nuk të ndodhë e keqja:nuk merr në thua,nuk lëndohesh,nuk bën aksident,nuk bën gabime. Kurrë.

NJERIU QË NUK ËSHTË NË KËTU E NË TASH – nuk është njeri, por kufomë e gjallë që merr frymë. Në çdo moment bën gabime, lëndohet, shkakton aksidente, asnjëherë nuk arrinë sukses dhe, lumturia për të është VETËM emër kuptimi.

Kur je në këtu e në tash nuk je jetim, pjesë e shkëputur, ishull i vetmuar, por i takon tërësisë, universit dhe mëshira hyjnore të vie nga të gjitha anët, përnjëherë.

PSE NJERËZIT NUK E APLIKOJNË KËTË MËNYRË TË JETËS?

Sepse nuk është aspak e lehtë dhe kërkon USHTRIME E USHTRIME nën mbi- këqyrjen e Mësuesit. Vetëm pas ushtrimeve serioze, pas metodave e teknikave më të ndryshme të ushtrimeve, njeriu fillon ta ndiejë, ta vërejë dhe ta përjetojë MREKULLINË që të dhuron jeta në këtu e në tash dhe, vetëm atëherë, secili individ mund ta përjetojë tërësisht SECILIN MOMENT të jetës.

Në qoftë se mësohesh ta përjetosh secilin moment të plotë - në secilin hap të jetës, atëherë, mund të thuhet se në dorën tënde gjendet çelësi i LUMTURISË së vërtetë.

Kjo është liria e njeriut. Nëse do të jetosh në fatkeqësi, në dhimbje e në mjerim – zgjidhe jetën në HARRIM. Nëse do të jetosh me suksese, me lehtësi, me gëzim - zgjidhe jetën e VETDËDIJËSIMIT të plotë: jeto në tash e në këtu.



KY ËSHTË FAKTORI I TRETË: JETOJE TË PLOTË SECILIN MOMENT.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

SEKRETI I LUMTURISË Empty Re: SEKRETI I LUMTURISË

19th March 2016, 12:35
Sekreti lumturis esht ta jetosh jeten, ashtu sic te vij pa e vrar mendjen shum
Sponsored content

SEKRETI I LUMTURISË Empty Re: SEKRETI I LUMTURISË

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi