Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Fllad
Fllad
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 995
Points : 53
Reputacioni : 53
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Obama President i SHBA Empty Obama President i SHBA

5th November 2008, 23:09
Obama fiton zgjedhjet historike


Obama tha se Amerika përballet me sfida të mëdha
Senatori demokrat, Barack Obama është zgjedhur presidenti i parë me ngjyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
"Pritej prej kohësh, por sonte...ndryshimi ka arritur në Amerikë," tha z. Obama para mbështetësve të tij mes një atmosfere festive në mitingun e fitores në Çikago.

Rivali i tij, John McCain e pranoi humbjen dhe tha: "Unë e admiroj dhe e vlerësoj thellësisht".

Korrespondenti i BBC-së, Justin Webb thotë se rezultati do të ketë pasoja të mëdha në SHBA.

Ai thotë se populli amerikan ka bërë dy deklarata të fuqishme për veten: se ata janë thellësisht të pakënaqur me status quo-në dhe se po ia mbyllin derën të shkuarës raciste të vendit.

Z. OBama doli bahskë me familjen e tij dhe kandidatin e tij prë zëvendspresident, Joe Biden, para një turme dhjetëra mijëra vetësh në Çikago.

Shumë nga mbështesit e tij në mes të turmës, e shoqëruan me të qara fjalimin që ai mbajti para tyre.

"Nëse ekziston ende dikush që dyshon se Amerika është një vedn ku gjërat janë të mundshme, që ende pyet nëse ëndrra e themeluesve tanë është ende e gjallë në kohën tonë, që ende e vë në dyshim fuqinë e demokracisë sonë, sonte e mori përgjigjen," tha ai.

Ai tha se kishte marrë një telefonatë "jashtëzakonisht të hijshme" nga z. McCain.

Ai e lëvdoi ish-të burgosurin e luftës në Vietnam si "udhëheqës trim dhe vetëmohues".

Z. Obama tha fjalë të ngrohta për familjen e tij dhe u tha të bijave: "Sasha dhe Malia, ju dua më shumë sesa mund ta imagjinoni, dhe ju e keni merituar qenushin që do të vijë me ne në Shtëpinë e Bardhë".

Por ai shtoi: "Edhe ndërsa festojmë sot, ne e dimë se sfidat që do të sjellë e nesërmja janë më të mëdhatë e kohës sonë- dy luftëra, një planet në rrezik, kriza më e rëndë financiare e shekullit.

"Rruga përpara do të jetë e gjatë. Ngjitja do të jetë e vështirë. por Amerikë-asnjëherë nuk kam patur më shumë shpresa sesa sonte se do t'ia dalim".

Nga e kuqja në blu

Z. Obama fitoi në shtetet kryesore ku u zhvillua beteja për vota, pensilvani dhe Ohio, para se të siguronte 270 votat e duhura të kolegjit elektoral në orët e para të së mërkurës, kur rezultatet paraprake treguan se ai kishte fituar dhe në kaliforni dhe në disa shtete të tjera.

Pastaj u njoftua se ai kishte fituar në Florida, Virginia dhe kolorado, shtete këto që në vitin 2004 kihsin votuar për republikanët.

Para disa orësh njoftohej se z. Obama kishte fituar 52 përqind të votës popullore, ndërsa z. McCain kishte fituar 46.7 përqind.

Disa shtete njoftuan për pjesëmarrje të madhe në votim. Parashikohej se 130 milionë amerikanë, ndoshta më shumë, do të votonin, numri më i madh i pjesëmarrjes në zgjedhje që nga zgjedhjet e vitit 1960.

Shumë vetë thanë se kishin votuar në zgjedhje historike dhe për shumë afrikano-amerikanë, ato ishin shumë domethënëse.



GJITHASHTU
Obama fiton zgjedhjet historike
Fitore për demokratët dhe në Kongres
Lohan komenton përfundimet e raportit
Rama: "Të ardhmen ta ndërtojmë përtej kufijve partiakë"
virusi
virusi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
Regjistruar : 26/12/2007
Postime : 1662
Info : Sigurisht
Points : 568
Reputacioni : 44
Medalje Medalje2 Medalje3

Obama President i SHBA Empty Re: Obama President i SHBA

7th November 2008, 03:18
deri me 9 janar shume gjera mund te ndryshojne
Fllad
Fllad
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 995
Points : 53
Reputacioni : 53
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Obama President i SHBA Empty Re: Obama President i SHBA

7th November 2008, 23:06
a virus virus obi CAN
Sponsored content

Obama President i SHBA Empty Re: Obama President i SHBA

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi