Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Refugjatët, mediat greke: Shqipëria po bën lojra, kërkon të përfitojë Empty Refugjatët, mediat greke: Shqipëria po bën lojra, kërkon të përfitojë

2nd March 2016, 20:57
Refugjatët, mediat greke: Shqipëria po bën lojra, kërkon të përfitojë Rama-g10
Refugjatët, mediat greke: Shqipëria po bën lojra, kërkon të përfitojë

Deklaratat kontradiktore të Kryeministrit Edi Rama dhe disa ministrave nëse Shqipëria do të pranojë refugjatët e bllokuar në Greqi, ka bërë që mediat greke të shkruajnë sërish për Shqipërinë.

Një nga portalet e Greqisë së veriut, ‘Epirus Post’ ka bërë një artikull me temë: “Shqipëria bën lojra me refugjatët”. Kjo media shkruan se Shqipëria përfiton nga situata e krijuar në Greqi dhe në Ballkan duke u përpjekur për të negociuar me BE-në për të përfituar ndihmë ekonomike.

“Kjo mund të shpjegojë deklaratat kontradiktore nga ministrat dhe nga vet Kryeministri Edi Rama”, vazhdon artikulli i kësaj media.

Disa ditë më parë, Kryeministri Rama deklaroi se Shqipëria nuk do të pranojë refugjatë, kurse ministrat Tahiri dhe Bushati thanë të kundërtën. Në Greqi kanë mbetur të bllokuar mijëra refugjatë, pasi Maqedonia ka mbyllur kufirin dhe ekziston frika që emigrantët t’i drejtohen kufirit shqiptar.

Nga ana tjetër, vendi ynë ka dërguar 450 efektivë të FNSH në pikat kufitare të Shqipërisë me Greqinë dhe Maqedoninë për të mos lejuar kalimin e refugjatëve nëse BE nuk jep mbështetje financiare për vendin tonë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi