Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
albx
albx
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 104
Points : 1
Reputacioni : 1
Medalje2 Medalje3

Shkarkohen gjeneralet e kreu i SHIU-t Empty Shkarkohen gjeneralet e kreu i SHIU-t

11th May 2008, 17:53
Shkarkohen gjeneralet e kreu i SHIU-t
Rozeta Rapushi
E Shtune, 10 Maj 2008


Shkarkohen dy ushtaraket e larte te Forcave te Armatosura, te pyetur ne Prokurorine e Pergjithshme mbi tragjedine e Gerdecit. Gjeneral Major Shpetim Spahiu dhe Gjeneral Brigade Zija Bahja u liruan dje me dekret nga Presidenti Bamir Topi, pas propozimit te bere nga Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa. Ministri sqaroi se gjeneralet kane shkelur aktet normative ne fuqi dhe nuk kane ushtruar me perpikmeri dhe pergjegjesi detyrat e ngarkuara mbi funksionin qe ata kryenin, gje qe solli dhe tragjedine e Gerdecit. Nderkohe qe po dje Kryeministri Berisha, me propozim te ministrit Oketa ka shkarkuar kreun e SHIU-t, nenkolonel Hysni Gjergjin.

"Gjeneral Major Shpetim Spahiu, deri tani me detyre komandant i Forces se Bashkuar, shkarkohet nga kjo detyre dhe del ne lirim. Gjeneral Brigade Zija Bahja, deri tani me detyre komandant i Komandes Mbeshtetese, shkarkohet nga kjo detyre dhe del ne lirim", firmosi dje Presidenti i Republikes, Bamir Topi. Ne njoftimin e Presidences thuhet se shkarkimi i dy ushtarakeve te larte FA erdhi menjehere pas propozimit te bere nga ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa. Ne njoftimin e Presidences nuk behen te ditura detaje te tjera mbi shkarkimin e gjeneraleve. Por te dy, si Shpetim Spahiu dhe Zija Bahja tashme te liruar nga detyra kane deshmuar ne Prokurorine e Pergjithshme mbi tragjedine e Gerdecit, e konkretisht per fabriken e demontimit te armeve, ku ndodhi tragjedia. Burimet nga presidenca e pohojne se lirimi nga detyra per dy gjeneralet lidhet direkt me shperthimin qe u mori jeten 26 personave ne Gerdec. Menjehere pas dekretit te Presidentit per shkarkimin e dy gjeneraleve, ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, dha arsyet e kerkeses se bere prej tij per largimin nga detyra. "Kane shkelur aktet normative ne fuqi dhe nuk kane ushtruar me perpikmeri dhe pergjegjesi detyrat e ngarkuara mbi funksionin qe ata kryenin, gje qe solli dhe tragjedine e Gerdecit", shprehet ministri Oketa, duke i bere keshtu pergjegjes per tragjedine qe u mori jeten 26 vetave dhe u plagosen qindra te tjere. Sipas njoftimit te bere nga zyra e shtypit te Ministrise se Mbrojtjes, keto masa merren ne vijim te analizes se thelle te ndermarre ne Ministrine e Mbrojtjes per evidentimin e shkaqeve, piketimin e pergjegjesive administrative dhe marrjen e masave per te gjithe ato persona, ushtarake apo civile, te cilet, nese do te kishin ushtruar me perpikmeri dhe pergjegjesi detyrat e ngarkuara nga aktet normative ne fuqi, mund dhe duhet te kishin parandaluar ngjarjen tragjike ne fshatin Gerdec, te Bashkise Vore, me 15 mars 2008.



Kreu i SHIU-t

Kryeministri Berisha, me propozim te ministrit te Mbrojtjes, Gazmend Oketa, ka nenshkruar sot shkarkimin e drejtorit te Sherbimit Informativ te Ushtrise, nenkolonel Hysni Gjergjit. Lajmin e beri dje te ditur zyra e shtypit te Keshillit te Ministrave dhe ne njoftim nuk jepen me shume detaje ne lidhje me shkarkimin e kreut te SHIU-t nga ana e Kryeministrit Berisha. "Mos informim ne kohe te strukturave perkatese lidhur me aktivitetin qe zhvillohej ne punishten e demontimit te municioneve ne Gerdec", shprehen burimet ne lidhje me motivin e shkarkimit te kreut te SHIU-t mbreme. Nderkohe qe akuzat kane pasur nje trajektore me te gjere, vetem pak kohe pas tragjedise, ku strukturat e sherbimit sekret te ushtrise dhe ne vend, SHISH-it.

Mediu beri pergjegjes ushtaraket per Gerdecin

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka bere pergjegjese ushtrine per ate qe ndodhi me 15 mars ne Gerdec, duke u shprehur se "ceshtjet ushtarake i takojne ushtrise", duke permendur faktin se Gerdeci eshte miratuar me vendim qeverie. "Te gjitha shkresat qe kane ardhur nga ministria kane ardhur nga strukturat e meposhtme. Ligji i ri per prokurimet e perjashton Ministrine e Mbrojtjes nga prokurimet, por edhe precedentet e meparshem kane kaluar me vendim qeverie", ka deklaruar Mediu. Gjithashtu, ai kembengul ne faktin qe nuk ka pasur asnjehere kontakt me Mihal Delijorgjin dhe dijenine se ai merrej me demontime. Sipas tij, zgjedhja e Gerdecit si zone per t'u bere demontimi eshte bere pasi ka marre nje leter nga MEICO per heqjen e municionit dhe pas kesaj memoje, ministri i Mbrojtjes ka bere shenimin per te marre mendimin nga shefi i Shtabit te Pergjithshem. "Kompania qe erdhi ka kaluar nje proces analize perreth 1 vit e gjysme para se te nenshkruhej kontrata. MEICO ishte kompania e vetem qe merrej me demontimin dhe me pas une vendosa duke marre mendimin e shefit te Shtabit. Ministri nuk mund t'i njohe te gjitha aspektet ushtarake, pasi nuk i njeh. Une veproja me stafin tim civil dhe ushtarak", sqaroi ish-ministri i Mbrojtjes, duke perfshire keshtu si pergjegjes Shtabin e Pergjithshem per tragjedine e ndodhur ne Gerdec.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi