- Amelia
- Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Idrizi gjithnjë e më larg Ramës, kreu i PDIU: Para Shqipërisë nuk mund të vendosim partinë
26th March 2016, 15:33
Idrizi gjithnjë e më larg Ramës, kreu i PDIU: Para Shqipërisë nuk mund të vendosim partinë
Kryetari i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka kritikuar ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati për adresimin e çështjes çame gjatë vizitës së tij të fundit në Greqi.
Duke folur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PDIU ku do të mbahen zgjedhjet për të gjitha strukturat, Idrizi tha se Bushati është i zhgënjyer nga vizita e Bushatit në Athinë. Sipas Idrizi, është për t’u vlerësuar fakti që ministri e ngriti çështjen gjatë bisedimeve me zyrtarët grekë, por duhet ta kishte diskutuar edhe publikisht në deklaratën për mediat me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Kotzias.
Shpëtim Idrizi thumboi edhe Partinë Socialiste sa i përket debatit të nxitur nga Ben Blushi, nëse partia është më e rëndësishme se Shqipëria. Duke folur për kauzën e partisë që ai drejton, atë të çështjes çame, Idrizi u shpreh që nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre që kanë lidhje me këtë çështje, atëherë do të largohen nga qeveria, pasi kauzat për Shqipërinë janë më të rëndësishme se partia.
“Nëse ne nuk na duan, ne nuk kemi më dilemë. Përpara Shqipërisë nuk mund ta vendosim dot partinë”, u shpreh kreu i PDIU, njëkohësisht dhe nënkryetari i Kuvendit, Shpëtim Idrizi.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi