- FlladAnëtar i vjetër
- Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 995
Points : 53
Reputacioni : 53
Vargje nga M.Hoxha
4th June 2008, 00:30
MOS MA PREKNI MELIN
Le t’i shkundin djemte pemet,frutat le t’i vjelin
Vetem melin mos ta prekin,mos ta trembin melin,
Mos t’i presin rruen melit,syrin mos tia shkelin,
Mezi pres t’i skuqen faqet qe ti kepus belin.
Molla,qe kuqon ne dege,pret qe te keputet
Po e le mollen ne peme krimbi do t’i futet,
Vetem melin mos e prekni,lereni te skuqet
Ia njoh une nazet melit.vetem une ia di huqet!
Meli shetit neper kopshte,varet neper dege,
Aty merr nje kokerr ftua,me tutje nje shege.
Lereni t’i ngrohet gjiri,malli ta djege,
Se akoma eshte e vogel,qethet me shelege.
Le te bredhe neper vreshte,lere te vrapoje.
Le ta pjeke melin vjeshta,mos i fol me goje,
Le t’i skuqe buzet pjeshka,lere ta shijoje.
Le te qeshe pellumbesha,lere te gezoje.

Re: Vargje nga M.Hoxha
4th June 2008, 00:30
Sme the as lamtumire
Ti mund te gjesh nje mike tjeter,
Dashnori im i marre,
Po s’e shkul dot mallin e vjeter
Te dashurise se pare.
Pse u largove,c’te merziti?
S’me the as lamtumire,
Te fala ty trupin e shpirtin.
Cka kisha me te mire.
Dhe ti me fale lumturine,
Kur binte embel mbremja,
Atje te arra ne lendine,
Ku na pergjonte hena.
Ne rrinim bashke,gjer ne te gdhire,
S’e ndjenim acarin,
Atje ku ne qendronim shtrire,
S’e njomte vesa barin.
Ne ndaheshim,kur zbardhte dita,
Te arra permbi are
Ne syte tane buronte drita
E dashurise se pare.
Une syrin e mberthej pas teje
Dhe kemben e heq zvarre,
E di qe prape do vish pas meje
Dashnori im i marre.
Ti mund te gjesh nje mike tjeter,
Dashnori im i marre,
Po s’e shkul dot mallin e vjeter
Te dashurise se pare.
Pse u largove,c’te merziti?
S’me the as lamtumire,
Te fala ty trupin e shpirtin.
Cka kisha me te mire.
Dhe ti me fale lumturine,
Kur binte embel mbremja,
Atje te arra ne lendine,
Ku na pergjonte hena.
Ne rrinim bashke,gjer ne te gdhire,
S’e ndjenim acarin,
Atje ku ne qendronim shtrire,
S’e njomte vesa barin.
Ne ndaheshim,kur zbardhte dita,
Te arra permbi are
Ne syte tane buronte drita
E dashurise se pare.
Une syrin e mberthej pas teje
Dhe kemben e heq zvarre,
E di qe prape do vish pas meje
Dashnori im i marre.
- FlladAnëtar i vjetër
- Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 995
Points : 53
Reputacioni : 53
Re: Vargje nga M.Hoxha
4th June 2008, 00:31
Ti i perngjet mikes qe pata
Pse u shtange?
Pse habitesh?
Ne i treta syte pas teje,
Nje kujtim i shkuar vitesh
Me erdhi si flake rrufeje.
Ne te pashe,t’i ngula syte
Me nje mall e me nje endje,
Si nje mjegull neper site,
Syte e saj po sjell ne mendje.
Syte e saj,ata dy sy,
Qe me shihnin pergjeruar,
Zoti t’i ka falur ty,
Qe te dukem i shemtuar!
Syte e tu i shoh prej mallit,
Se ia kam puthur thellezes.
Nuk i shoh me syte e ballit,
Por i shoh me syte e zemres.
Pse u shtange?
Pse habitesh?
Ne i treta syte pas teje,
Nje kujtim i shkuar vitesh
Me erdhi si flake rrufeje.
Ne te pashe,t’i ngula syte
Me nje mall e me nje endje,
Si nje mjegull neper site,
Syte e saj po sjell ne mendje.
Syte e saj,ata dy sy,
Qe me shihnin pergjeruar,
Zoti t’i ka falur ty,
Qe te dukem i shemtuar!
Syte e tu i shoh prej mallit,
Se ia kam puthur thellezes.
Nuk i shoh me syte e ballit,
Por i shoh me syte e zemres.
- Edmond ShallvariAnëtar
- Regjistruar : 18/03/2008
Postime : 95
Points : 26
Reputacioni : 9
Re: Vargje nga M.Hoxha
4th June 2008, 15:08
Urime per poezite, M. Hoxha. I lexova me kenaqesi.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi