- feneriVizitor
Poezi nga Edmond Shallvari
18th March 2008, 21:26
Sh-Lodhja ime
Kam dashur te shlodhem sa her
Me lodhjen kontrate te beja
Mes pikash s'u morrem kurre vesh
"S'te le", me thosh, "te behet tendja!"
Dhe timja kursesi nuk u be
Kontrate me hileqare s'kam pare
Gjekundi syri shlodhjen nuk te ze
Me lodhjen nis-mbaron cdo fjale.
As vete s'di si e firmosa
As vete vulen s'di si e vura
Me lodhjen mengjeset i zgjoja
Dhe mbremjet me lodhjen i mbyllja.
Kam dashur te shlodhem nje dite
E kote, se rastin nuk e gjeta
Vendosa, do shlodhem njeher e mire
Atehere kur te shlodhet vete jeta!
Kam dashur te shlodhem sa her
Me lodhjen kontrate te beja
Mes pikash s'u morrem kurre vesh
"S'te le", me thosh, "te behet tendja!"
Dhe timja kursesi nuk u be
Kontrate me hileqare s'kam pare
Gjekundi syri shlodhjen nuk te ze
Me lodhjen nis-mbaron cdo fjale.
As vete s'di si e firmosa
As vete vulen s'di si e vura
Me lodhjen mengjeset i zgjoja
Dhe mbremjet me lodhjen i mbyllja.
Kam dashur te shlodhem nje dite
E kote, se rastin nuk e gjeta
Vendosa, do shlodhem njeher e mire
Atehere kur te shlodhet vete jeta!
- feneriVizitor
Re: Poezi nga Edmond Shallvari
18th March 2008, 21:26
Fshirja
Vazhdon avaz i mocem i fshirjes
Me fshesen e fshesarit ne rruge
Dhe plehrat-rebele mblidhen
Ne gojen e koves me ngut.
Aty me kot bejne naze
Kush eshte plehra me e bukur
Aty jane corba me e madhe
Ne stomakun e koves pertypur.
Ne rreze trotuaresh ca plehra
Shpetuar nga fshirja e fsheses
Miss-pleher ju duket vetja
Inatin shkarkojne ne njerez.
"S'me deshen, se barkun e ngopen
Me felat e majme te mishit
Me shtypen, me vrane, me hodhen
Me dhane vleren e hic-it!"
"Po mua, ne fundin e pjates
S'me ngjyen, s'me preken hic fare
Ata qe ngriheshin mesnates
Te shuanin urine e madhe!"
"Me mua, c'paten, aman
Cfare vendi ju zija ne veglat
Vidhushke e vockel jam
Pa mua roitin dhe nervat!"
"C'te bejme tani ne ket' bote
Askush s'na i var, s'na perfill
Me mire me shoqet ne kove
Se rreze trotuaresh-MISS!"
Vazhdon avaz i mocem i fshirjes
Me fshesen e fshesarit ne rruge
Dhe plehrat-rebele mblidhen
Ne gojen e koves me ngut.
Aty me kot bejne naze
Kush eshte plehra me e bukur
Aty jane corba me e madhe
Ne stomakun e koves pertypur.
Ne rreze trotuaresh ca plehra
Shpetuar nga fshirja e fsheses
Miss-pleher ju duket vetja
Inatin shkarkojne ne njerez.
"S'me deshen, se barkun e ngopen
Me felat e majme te mishit
Me shtypen, me vrane, me hodhen
Me dhane vleren e hic-it!"
"Po mua, ne fundin e pjates
S'me ngjyen, s'me preken hic fare
Ata qe ngriheshin mesnates
Te shuanin urine e madhe!"
"Me mua, c'paten, aman
Cfare vendi ju zija ne veglat
Vidhushke e vockel jam
Pa mua roitin dhe nervat!"
"C'te bejme tani ne ket' bote
Askush s'na i var, s'na perfill
Me mire me shoqet ne kove
Se rreze trotuaresh-MISS!"
- MusafirVizitor
Re: Poezi nga Edmond Shallvari
18th March 2008, 21:27
Klonimi
Sillmeni mikrocopra
Nga gjarperi, peshkaqeni
Nga me te egrat kafshe
Qe ne bote do gjeni!
Klonimin do bej
Krijese te re do nxjerr
Do permbledh ne nje
Ate qe Zoti s'permbledh!
Prisni, te paduruar
Klonimi po ndodh
Dicka ka krijuar
Po fundi s'vjen dot!
Amalgame qeniesh
Ne harmoni dhe egersi
Diku zgerdheshje dhembesh
Diku dinakeri!
Diku, s'po e marr vesh
Me trurin c'po ndodh
Eshte tru peshkaqen
Apo tru oktapodh!?
Diku c'u ngaterruan
Gjymtyret e shumte
Me thonj draperuar
Me puter-mamuthe!
Me ndalni, ju lutem
Se s'mund te duroj
Surratin s'i mbushet
Me shqisat-ciklop!
C'i hyra kesaj pune
O Zot, pse me le
Ne kondra natyre
Dhe qeniesh mbi dhe?
He, he, nenqesh Zoti
Me tej, nje psheretime
Ai, njeriun krijoi
Njeriu-cmendurine!!!
Sillmeni mikrocopra
Nga gjarperi, peshkaqeni
Nga me te egrat kafshe
Qe ne bote do gjeni!
Klonimin do bej
Krijese te re do nxjerr
Do permbledh ne nje
Ate qe Zoti s'permbledh!
Prisni, te paduruar
Klonimi po ndodh
Dicka ka krijuar
Po fundi s'vjen dot!
Amalgame qeniesh
Ne harmoni dhe egersi
Diku zgerdheshje dhembesh
Diku dinakeri!
Diku, s'po e marr vesh
Me trurin c'po ndodh
Eshte tru peshkaqen
Apo tru oktapodh!?
Diku c'u ngaterruan
Gjymtyret e shumte
Me thonj draperuar
Me puter-mamuthe!
Me ndalni, ju lutem
Se s'mund te duroj
Surratin s'i mbushet
Me shqisat-ciklop!
C'i hyra kesaj pune
O Zot, pse me le
Ne kondra natyre
Dhe qeniesh mbi dhe?
He, he, nenqesh Zoti
Me tej, nje psheretime
Ai, njeriun krijoi
Njeriu-cmendurine!!!
- MusafirVizitor
Re: Poezi nga Edmond Shallvari
18th March 2008, 21:28
Pertej dashurise
Humnere, apo mal
Boshllek, apo ngurtesi
Buze tyre nje prag
Ku ndal nje dashuri.
Kush ju afrua pragut
Dhe shkeli kete ndalje
Rra pre e qoftelargut
Dhe tragjedise fatale.
Atehere penat renden
Te bejne historira
Ku dashuri nuk gjeten
Trilluan tragjedira.
Atehere dhe dashuria
E zhveshi virgjerine
Se lindi cmenduria
Te haje njeiu-njerine.
Keshtu vitet kaluan
Kalojne dhe do kalojne
Homeret e verberuar
Do shkruajn' cfar' s'shikojne!
Humnere, apo mal
Boshllek, apo ngurtesi
Buze tyre nje prag
Ku ndal nje dashuri.
Kush ju afrua pragut
Dhe shkeli kete ndalje
Rra pre e qoftelargut
Dhe tragjedise fatale.
Atehere penat renden
Te bejne historira
Ku dashuri nuk gjeten
Trilluan tragjedira.
Atehere dhe dashuria
E zhveshi virgjerine
Se lindi cmenduria
Te haje njeiu-njerine.
Keshtu vitet kaluan
Kalojne dhe do kalojne
Homeret e verberuar
Do shkruajn' cfar' s'shikojne!
- MusafirVizitor
Re: Poezi nga Edmond Shallvari
18th March 2008, 21:29
C'u be???
C'u be pik e rendeses
Ndryshoi gje gravitacioni
U corientuan rrahjet e zemres
Roiti tokesori-Globi?
C'u be ndjesia njerezore
Ndryshoi gje ADN-ja
Mos duhet rilindur nje NOE
Apo nisur gjithshka nga asgjeja?
C'u be ajo qe s'po behet
Roiti gje gjithesia
Mos valle dhe Perendia po cmendet?
NJERI, behu vete Perendia!
C'u be pik e rendeses
Ndryshoi gje gravitacioni
U corientuan rrahjet e zemres
Roiti tokesori-Globi?
C'u be ndjesia njerezore
Ndryshoi gje ADN-ja
Mos duhet rilindur nje NOE
Apo nisur gjithshka nga asgjeja?
C'u be ajo qe s'po behet
Roiti gje gjithesia
Mos valle dhe Perendia po cmendet?
NJERI, behu vete Perendia!
- MusafirVizitor
Re: Poezi nga Edmond Shallvari
18th March 2008, 21:29
Besoj
Besoj pertej besimit njerezor
Ja qe te tille e kam besimin
Pertej kishes, Muhametin shikoj
Dhe pertej xhamise, Krishtin.
Te dy per qiellin s'mbajne meri
Ne copra me vete s'i ndane yjesite
Bashke degjojne hoxhen mbi xhami
Dhe bashke sigurisht, kembanen mbi kishe.
Te dy njelloj e kane besimin
Me njeri-tjetrin s'i shoh te grinden
Te dy njelloj leshojne renkimin
Se per njeriun, njelloj ndjejn' dhimbjen.
Besoj pertej besimit njerezor
Ja qe te tille e kam besimin
Pertej kishes, Muhametin shikoj
Dhe pertej xhamise, Krishtin.
Te dy per qiellin s'mbajne meri
Ne copra me vete s'i ndane yjesite
Bashke degjojne hoxhen mbi xhami
Dhe bashke sigurisht, kembanen mbi kishe.
Te dy njelloj e kane besimin
Me njeri-tjetrin s'i shoh te grinden
Te dy njelloj leshojne renkimin
Se per njeriun, njelloj ndjejn' dhimbjen.
- MusafirVizitor
Re: Poezi nga Edmond Shallvari
18th March 2008, 21:30
Alergji...
Alergji nuk kam per mjekren
Se dhe vete mjeker mbaj
Alergji kam per genjeshtren
Kur qulloset brenda saj.
Alergji nuk kam per priftin
Prift dhe une mund te isha
Alergji kam per mashtrimin
Qe shpesh psalltet neper kisha.
Alergji nuk kam per luksin
Jete luksi kam provuar
Alergji kam vec per priftin
Fukara te pasuruar.
Alergji nuk kam per fene
Sic e predikoi Krishti
Po per ta qe vila ngrene
Mjekeroshe me rase prifti!
Alergji nuk kam per mjekren
Se dhe vete mjeker mbaj
Alergji kam per genjeshtren
Kur qulloset brenda saj.
Alergji nuk kam per priftin
Prift dhe une mund te isha
Alergji kam per mashtrimin
Qe shpesh psalltet neper kisha.
Alergji nuk kam per luksin
Jete luksi kam provuar
Alergji kam vec per priftin
Fukara te pasuruar.
Alergji nuk kam per fene
Sic e predikoi Krishti
Po per ta qe vila ngrene
Mjekeroshe me rase prifti!
- MusafirVizitor
Re: Poezi nga Edmond Shallvari
18th March 2008, 21:30
Llotaria e jetes
Dikush e "fitoi" llotarin e jetes sone
Me te beri c'deshi, aq sa shpirti ju ca
Ne mbetem ne kazinon e prishur, butone
Qe gishta te tjere, te na shtypnin dhe ca.
Nga shtypja u kalluam ne dhe jo gishtat
Aq sa u mesuam cuditerisht me ket' fat
Lojtare te rinj na u duken ish-at
Ata prap fitonin, si te vjetrit lojtar.
Atehere vendim i dhame vetvetes
Te provoje fatin ne llotarine e saj
Mes kodesh pa fund, pikash e presjes
Prisnim pa fund, kombinimin e madh.
Oh, c'kombinim absurd i fituar
Trajektoresh levizese me ligj e pa ligj
Llotaria-meteor na leviz shpejtuar
Shkelqimesh verbuese, krateresh pa drit!
Dikush e "fitoi" llotarin e jetes sone
Me te beri c'deshi, aq sa shpirti ju ca
Ne mbetem ne kazinon e prishur, butone
Qe gishta te tjere, te na shtypnin dhe ca.
Nga shtypja u kalluam ne dhe jo gishtat
Aq sa u mesuam cuditerisht me ket' fat
Lojtare te rinj na u duken ish-at
Ata prap fitonin, si te vjetrit lojtar.
Atehere vendim i dhame vetvetes
Te provoje fatin ne llotarine e saj
Mes kodesh pa fund, pikash e presjes
Prisnim pa fund, kombinimin e madh.
Oh, c'kombinim absurd i fituar
Trajektoresh levizese me ligj e pa ligj
Llotaria-meteor na leviz shpejtuar
Shkelqimesh verbuese, krateresh pa drit!
- MusafirVizitor
Re: Poezi nga Edmond Shallvari
18th March 2008, 21:31
Forca e dashurise
Ju luta syrit: Devijo shikimin
Ndryshe nga dashuria do mbetesh i verber!
Ju luta zemres: Kujdes me ritmin
Ndryshe do mbetesh pa zemer!
Por syri qenka me tamaqar se mua
Lakuriqesise tende, a mund t'i fshihej?
Zemra gjithashtu, per pak m'u zemerua
Mbi zemren tende, e harlisur dridhej.
Ma kthehu syri: Me mire i verber
Me imazhin e saj, erresiren do ndris!
Ma kthehu zemra: Me mire pa zemer
Se prap do rrah, nga forc' e dashuris!
Ju luta syrit: Devijo shikimin
Ndryshe nga dashuria do mbetesh i verber!
Ju luta zemres: Kujdes me ritmin
Ndryshe do mbetesh pa zemer!
Por syri qenka me tamaqar se mua
Lakuriqesise tende, a mund t'i fshihej?
Zemra gjithashtu, per pak m'u zemerua
Mbi zemren tende, e harlisur dridhej.
Ma kthehu syri: Me mire i verber
Me imazhin e saj, erresiren do ndris!
Ma kthehu zemra: Me mire pa zemer
Se prap do rrah, nga forc' e dashuris!
- MusafirVizitor
Re: Poezi nga Edmond Shallvari
18th March 2008, 21:32
Shpirti shqiptar
Shqiptarlleku me thote:S'kam nevoje per elozhe
Mbame, qofte e me pak, nga c'te mbaj une ty.
Ngado qe te ropatesh, gerxheve te kesaj bote
Mjafton qe te kam dhe me ke, aty!
Aty ku askush tjetersim s'mund te beje
Me blloqe kartash dhe vula identiteti.
Aty ku as Zoti me dore s'mund te vere
Se shpirti i tij, ne shpirtrat tona mbeti.
Aty cdo materie nje fjale do te thote
Fjalen qe qumeshti i nenes na dha
Aty cdo fjale e shperndare neper bote
S'do tradhtoje kurre, shpirtin shqiptar!
Shqiptarlleku me thote:S'kam nevoje per elozhe
Mbame, qofte e me pak, nga c'te mbaj une ty.
Ngado qe te ropatesh, gerxheve te kesaj bote
Mjafton qe te kam dhe me ke, aty!
Aty ku askush tjetersim s'mund te beje
Me blloqe kartash dhe vula identiteti.
Aty ku as Zoti me dore s'mund te vere
Se shpirti i tij, ne shpirtrat tona mbeti.
Aty cdo materie nje fjale do te thote
Fjalen qe qumeshti i nenes na dha
Aty cdo fjale e shperndare neper bote
S'do tradhtoje kurre, shpirtin shqiptar!
- MusafirVizitor
Re: Poezi nga Edmond Shallvari
18th March 2008, 21:33
Aah, maska!!!
Kur e vure ne fytyrë
Zë të njëjtë prap' dëgjova
Nuk të morra për të dytë
Të dallova, mor, të dallova!
Po kur shpirtit i vure maskë
S'i besova surratit tënd
Ndryshe brenda e ndryshe jashtë
Mbamë o Zot, mos luaj mendsh!
Kur e vure ne fytyrë
Zë të njëjtë prap' dëgjova
Nuk të morra për të dytë
Të dallova, mor, të dallova!
Po kur shpirtit i vure maskë
S'i besova surratit tënd
Ndryshe brenda e ndryshe jashtë
Mbamë o Zot, mos luaj mendsh!
- MusafirVizitor
Re: Poezi nga Edmond Shallvari
18th March 2008, 21:33
Çfarë!!??
"U bë i kamur me djersën e ballit"
Me çfarë llogarie e nxjerr, or mik
Mos shtove gjë fuqinë e lapsit
Apo veprimin e pestë matematik?
"Kush diti e vërtiti", më thua
Po ç'është or mik vërtitja
Kjo botë ësht' për ty e për mua
Na vërtit të gjithve, na takon e gjitha!
"U bë i kamur me djersën e ballit"
Me çfarë llogarie e nxjerr, or mik
Mos shtove gjë fuqinë e lapsit
Apo veprimin e pestë matematik?
"Kush diti e vërtiti", më thua
Po ç'është or mik vërtitja
Kjo botë ësht' për ty e për mua
Na vërtit të gjithve, na takon e gjitha!
- MusafirVizitor
Re: Poezi nga Edmond Shallvari
18th March 2008, 21:34
Diku....
Nuk erdhëm nga asgjëkundi
Në asgjëkundi sigurisht s'do shkojmë
Nga diku kemi ardhur sigurisht
Sigurisht për diku vazhdojmë....
* * *
Nuk erdhëm nga asgjëkundi
Në asgjëkundi sigurisht s'do shkojmë
Nga diku kemi ardhur sigurisht
Sigurisht për diku vazhdojmë....
* * *
- MusafirVizitor
Re: Poezi nga Edmond Shallvari
18th March 2008, 21:34
Tejlodhje
Kufijte i kam harruar
Me nuk i njoh kufijte
Nuk di ku fillon lodhja
Dhe ku shteren fuqite.
Njetrajtshmeri kudo
Fillesa ne mbarese
Mbaresa c'me mundon
Fillesa c'me jep shprese!
Kufijte si labirinthe
Me labirinthojne trupin
Nuk di kembet ku shpie
O Zot, shpetome trurin!
Kufijte i kam harruar
Me nuk i njoh kufijte
Nuk di ku fillon lodhja
Dhe ku shteren fuqite.
Njetrajtshmeri kudo
Fillesa ne mbarese
Mbaresa c'me mundon
Fillesa c'me jep shprese!
Kufijte si labirinthe
Me labirinthojne trupin
Nuk di kembet ku shpie
O Zot, shpetome trurin!
- MusafirVizitor
Re: Poezi nga Edmond Shallvari
18th March 2008, 21:35
I dola botes
I dola botes per se prapthi
Se boll e pashe se mbari
Se prapthi prape thuhej llafi
Njelloj vazhdonte halli.
Njelloj nga syte rrodhen lotet
E qara prape njelloj
Si mbare e prape qenkan botet
Apo vec Toka jon'?
I dola botes per se prapthi
Mos ish aty e mbara
Njelloj te lodhshem hodha hapin
Njelloj te keqen shava!
I dola botes per se prapthi
Se boll e pashe se mbari
Se prapthi prape thuhej llafi
Njelloj vazhdonte halli.
Njelloj nga syte rrodhen lotet
E qara prape njelloj
Si mbare e prape qenkan botet
Apo vec Toka jon'?
I dola botes per se prapthi
Mos ish aty e mbara
Njelloj te lodhshem hodha hapin
Njelloj te keqen shava!
- MusafirVizitor
Re: Poezi nga Edmond Shallvari
18th March 2008, 21:36
Kush je ti?
Kush je ti qe kete nate
Neper vargje me terheq?
Une ne dhome, yjet jashte
Ti si Heneze ne mes.
Gjumi iken nder te tjere
Mua qepallat nuk m'i ul
Era fryn, troket ne dere
Ti si ere vjen tek une.
Me flladit ti ne fytyre
Kete nate plot ere e yje
Era jashte le te fryje
Une te pres i ngazellyer.
Ndoshta fle ti aq e qete
Kurse une sot s'kam gjume
Shkruaj vargje neper flete
Sepse ty te dua shume!
Kush je ti qe kete nate
Neper vargje me terheq?
Une ne dhome, yjet jashte
Ti si Heneze ne mes.
Gjumi iken nder te tjere
Mua qepallat nuk m'i ul
Era fryn, troket ne dere
Ti si ere vjen tek une.
Me flladit ti ne fytyre
Kete nate plot ere e yje
Era jashte le te fryje
Une te pres i ngazellyer.
Ndoshta fle ti aq e qete
Kurse une sot s'kam gjume
Shkruaj vargje neper flete
Sepse ty te dua shume!
- MusafirVizitor
Re: Poezi nga Edmond Shallvari
18th March 2008, 21:37
Unë dhe gjumi
E shty, apo më shtyn gjumi, nuk e di
Të dy hamë inat, me njëri-tjetrin
Ndërsa gjysma e vetes, më thotë, "Fli!"
Gjysma tjetër veç zgjuar kërkon qejfin.
S'e di kujt t'ja prish e ndreq sot
Tërhequr dy polesh të mesnatës
Mes tyre unë dhe gjumi rendim tok
Në ndjekje si në garë gjahtarësh.
Më duket se e "vrava" unë gjumin
Atij keshtu i duket, gjithashtu
Mos vallë vetëm fitojmë e nuk humbim?
Vazhdofshim atëherë, kështu!
E shty, apo më shtyn gjumi, nuk e di
Të dy hamë inat, me njëri-tjetrin
Ndërsa gjysma e vetes, më thotë, "Fli!"
Gjysma tjetër veç zgjuar kërkon qejfin.
S'e di kujt t'ja prish e ndreq sot
Tërhequr dy polesh të mesnatës
Mes tyre unë dhe gjumi rendim tok
Në ndjekje si në garë gjahtarësh.
Më duket se e "vrava" unë gjumin
Atij keshtu i duket, gjithashtu
Mos vallë vetëm fitojmë e nuk humbim?
Vazhdofshim atëherë, kështu!
- MusafirVizitor
Re: Poezi nga Edmond Shallvari
18th March 2008, 21:37
I verberi dhe une
I verberi me shikon cfar une s'shikoj
Me ndjen gjithshka qe une nuk e ndjej
Me thote gjithshka qe une s'e them dot
Me prek gjithshka qe une dot s'e prek.
Une pengohem, kur i sigurt ai ec
Nevrikosem, kur ai esht' vete qetesia
Verbohem, kur ai diellin e sheh
Mos valle vuaj une nga verberia?
I verberi me shikon cfar une s'shikoj
Me ndjen gjithshka qe une nuk e ndjej
Me thote gjithshka qe une s'e them dot
Me prek gjithshka qe une dot s'e prek.
Une pengohem, kur i sigurt ai ec
Nevrikosem, kur ai esht' vete qetesia
Verbohem, kur ai diellin e sheh
Mos valle vuaj une nga verberia?
- MusafirVizitor
mond
18th March 2008, 21:47
Krenaria ime
Nuk kerkova krenarine
Rrugeve te botes
As e mbajta permbi shpine
Si reklame te kohes.
Nuk e mbura krenarine
Me rrahjet e gjoksit
As rrefeva historine
Me gjuhe te Ezopit.
Nuk e fsheh krenarine
Pa cka se ma shajne
Une vazhdoj qe shqiptarine
Ta kem meme e ate
Nuk kerkova krenarine
Rrugeve te botes
As e mbajta permbi shpine
Si reklame te kohes.
Nuk e mbura krenarine
Me rrahjet e gjoksit
As rrefeva historine
Me gjuhe te Ezopit.
Nuk e fsheh krenarine
Pa cka se ma shajne
Une vazhdoj qe shqiptarine
Ta kem meme e ate
- MusafirVizitor
Re: Poezi nga Edmond Shallvari
18th March 2008, 21:48
Degjon, o bir?
Degjon, o bir?
Renkoi babaj
Dicka ne shpirt
Si vajti mbar.
Kupton, o bir?
Babaj u prek
Dhe zemra e tij
Dhimbshem rreh.
E di, o bir
Rendesen e fjales?
Ajo eshte perendi
Po dhe djalli vrases.
Megjithate, o bir
Babaj di te fale
Per te je FEMIJE
Dhe GEZIMI I PARE.
Degjon, o bir?
Renkoi babaj
Dicka ne shpirt
Si vajti mbar.
Kupton, o bir?
Babaj u prek
Dhe zemra e tij
Dhimbshem rreh.
E di, o bir
Rendesen e fjales?
Ajo eshte perendi
Po dhe djalli vrases.
Megjithate, o bir
Babaj di te fale
Per te je FEMIJE
Dhe GEZIMI I PARE.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi