Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Seda
Seda
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 06/06/2008
Postime : 132
Points : 3
Reputacioni : 3
Medalje2 Medalje3

Legjenda Empty Legjenda

7th June 2008, 01:09
Epika popullore mund të ndahet, përveç përrallave, anekdotave dhe fabulave, edhe në dy grupe të tjerë të mëdhenj:
në 1) Epikën legjendare dhe 2) Epikën historike. Në epikën legjendare hyjnë këngët e ndryshme legjendare (duke përfshire këtu edhe Ciklin e Kreshnikëve), ndërsa në epikën historike hyjnë këngët që na fiasin per ngjarje e personalitete të ndryshme të historisë sonë, duke nisur nga Skënderbeu dhe duke ardhur deni në ngjarjet më të fundit historike.

Është e udhës ndërkaq, që para se të nisim nga studimi i këngëve legjendare, të ndalemi te vetë lëgjendat.
Legjendat, ose gojëdhënat janë tregime disi të çuditshme nga të cilat ngjarjet që mund të kenë një bazë historike deformohen nga.imagjinata popullore. Ka legjenda që janë lidhur me emra vendesh, lumenjsh, bimësh etj. Ka raste, pra, që nuk kemi këngë, por tregime të thjeshta për shpjegimin e një emri apo toponimi. Legjenda të tilla, që thuhen në prozë, ka shumë në popullin tonë, megjithëse ato janë mbledhur ende pak. Këto legjenda është bërë zakon të ndahen në

1) legjenda të metamorfozës (legjenda kozmogonike, mitike) dhe në
2) legjenda historike.

Legjendat e metamorfozës na flasin për zanafillën e shumë dukurive apo objekteve të realitetit. Këto, pa dyshim, janë nga legjendat më të vjetra, dhe mjaft prej tyre, janë të lidhura me fazat, më të hershme të njerëzimit, me paganizmin e parapaganizmin. Të tilla legjenda për nga natyra e tyre të kujtojnë së tepërmi "Metamorfozat" e Ovidit. Ashtu si dhe te metamorfozat e Ovidit edhe këtu gjejmë
origjinën e ndonjë shpendi, luleje etj.
Kështu, psh, S.Dineja te "Valët e Detit jep legjendën e qyqes dhe të Gjonit. Qyqeja kishte qenë një vajzë e varfër. Vëllai i saj quhej Kuku ose Kuko. Një ditë vëllai u largua nga shtëpia e vajti në kurbet e nuk u kthye më. Motra u bë si e çmendur dhe iu lut Zotit që ta bënte zog në mënyrë që të fluturonte e të kërkonte vëllanë. Dhe Zoti e bëri zog e ajo fluturon pyll më pyll duke kërkuar të vëllanë : "Kuku!Kuku!" Kur duan ta bëjnë që të pushojë, atëhere i këndojnë qyqes këto vargje që kanë qartas trajtën e një yshtjeje : "Qyqe, qyqe, mana qyqe,/ç'e bëre zonë tët vëlla/që ta therë posi ka,/gjaknë ia pinë me lugë,/mishnë ia prenë me thikë ?" E tillë është edhe legjenda e Gjonit, po këtë radhë është një nënë e cila i lutet Zotit ta bëjë zog dhe ajo bredh duke kërkuar djalin :"Gjon! Gjon!"
Të shumta janë edhe legjendat për lulet megjithëse nuk janë mbledhur thuajse fare. Vetëm te Nikolla Lako "Legjenda lulesh të florës shqiptare "(Tiranë, 1960) gjejmë disa syresh, por mbledhësi ka qene një botanist dhe legjendat e mbledhura i ka cënuar duke vënë dorë mbi to e duke u prishur vende-vende vërtetësinë. Megjithatë ne arrijmë të marrim vesh disa legjenda, si psh legjendën e Lules Ah-Jane (Myositis silvatica Hofm) mbledhur te arvanitët e Greqisë, legjendën e Lule Frosos, (Nymphaea Alba), legjendën e Lules Sapun-Qyqe (Saponaria officinalis L.), legjendën e Lules Honinë (Convolvus sepium L.), legjendën e Lules Thundër Mushke (Tussilago Farfara L.) etj.
Legjenda e Lules Sapun Qyqe është kjo: Një nuse mbahej pis, nuk lahej dhe atëhere vjehrra e mallkon dhe ajo bëhet qyqe, ndërsa sapuni me të cilin ajo nuk lahej, u bë lule. Kurse Lulja Thundër Mushke ka këtë legjendë: Skëndërbeu ia kishte hipur një mushke të cilën e kishte stolisur me ar. Në një fard vendi, një flori këputet nga freri dhe bie në tokë. Skënderbeu nxjerr shpatën dhe do që ta ngrejë nga dheu, por mushka vë këmbën përsipër floririt dhe e fundos. Që atëhere floriri u bë një lule e verdhë. Me figurën e Skënderbeut lidhen edhe legjenda të tjera të metamorfozës, që me sa duket, kanë qënë më të vjetra dhe më pas i janë atribuar atij. Kështu për shembull legjenda e burimeve të fshatit Shkretë të Krujës e tillë duhet të jetë. Sipas legjendës që tregohet sot, Skënderbeu, në një nga manovrimet e tij, për t'i shpëtuar ndjekjes së hordhive osmane, bariste mal më mal. Kur erdhi në fushën e Shkretës, ushtria nuk dëgjoi të ecte më tutje : ishte korrik a gusht dhe ushtarëve u ishte tharë buza për një pikë ujë. Atëhere Skenderbeu hiqet
mënjanë, bie në gjunjë dhe i lutet Zotit. Kur ai ngrihet, nga vendi ku ishin mbështetur gjunjët e tij, buron ujë dhe kështu ushtria piu ujë dhe u freskua. Edhe sot e kësaj dite ato burime quhen të Skënderbeut.
Për Skënderbeun, që është pa tjetër figura me kryesore e shumë legjendave tona, tregohen shumë ndodhi që nën rrobën legjendare na flasin për shtegtimet, luftërat dhe personalitetin e tij.Para së gjithash këto legjenda historike na japin të kuptojmë se prirja e popullìt për të idealizuar udhëheqësit e vet, për t'i legjendarizuar ata, duket e qartë edhe me këtë hero. Këtë na e tregojnë shumë legjenda. Dihet psh , "Kroi i vashës" në malin e Bushkashit, i cili quhet kështu sipas gojëdhënës, mbasi Skënderbeu, i mahnitur nga bukuria e një vajze që po mbushte ujë, e ndali ushtrinë aty dhe priti deri sa vajza mbushi ujë. Në rrethin e Kurbinit mund te hasësh Kroin e Skënderbeut, Gurrën e Mamicës etj. Në Rrajcë të Elbasanit gjen "Shkambin e Skënderbeut", në Pishkash gjen "Tryezën e Skënderbeut', kurse në vise të tjera "Gjurmën e kalit të Skënderbeut". Skënderbeu shikohet si "evliha","shenjt" dhe për këtë bekimet apo mallimet e tij janë me pasoja.
Legjenda të ndryshme hasen edhe për ditët e fundit të marsit që ngrin plakat, për yllin e karvanit, për Bistricën, per vijat e malit të Shpiragut që, sipas legjendës, janë blana të plagëve që bëri në trup të këtij vigani, vigani tjetër, Tomori, kur këta të dy u ndeshën etj. Të tilla legjenda shihet qartë që kanë të bëjnë me elemente të kozmogonisë dhe nuk ka dyshirn që këto kanë qenë më të shumta, por dora-dorës janë harruar dhe nuk janë mbledhur dot.
Një mitologji e ruajtur pak a shumë mirë është ajo që haset në veri të vendit tonë dhe që del si në Ciklin e Kreshnikëve si dhe në përrallat e mbledhura sidomos në këtë zonë. Orët, shtojzavallet, zanat (Zërat e Jugut) Gërzheta etj, janë pa dyshim mbetje të një mitologjie të lashtë e pagane. Disa prej tyre janë personazhe të përcaktuara mirë dhe me një karakter original që nuk ngatërrohet me karakteret e të tjerëve.
Te arbëreshët e Italisë hasim legjendën e së Bijës së Diellit, të Bijës së Hënës etj, ashtu si gjejmë praktikën legjendare për t'i përfunduar shpesh heronjtë e vdekur apo të vrarë të legjendave si bimë që mbijnë në varr të tyre (apo dhe si trupa të vdekurish që metamorfozohen në bimë). Kështu, kënga e famshme "Shumë u desh trimi me vashën", përfundon :"Trimi bëhet qiparis/vasha një hardhi". Po qiparis e hardhi bëhen edhe te këngët "Kur leve, leve ti vashë", "Valla e Engjëlinës" të mbledhura nga De Rada.
Seda
Seda
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 06/06/2008
Postime : 132
Points : 3
Reputacioni : 3
Medalje2 Medalje3

Legjenda Empty Re: Legjenda

7th June 2008, 01:10
Rozafa
Krenare ngrihet mbi Bunën e gjerë dhe mbi qytetin e Shkodrës kështjella e lashtë e Rozafatit.
Kur është hedhur guri i parë i në themelet e kësaj
kështjelle? S'dihet . Historia e saj humbet në mjegullën e lashtësisë ilire, banorëve të mocëm të kësaj mënge. Një gjë dihet mirë e qartë ; atë e kanë pasur dikur labeatët dhe pastaj Ardianët, që ishin fise të forta ilire.Në atë kohë tërë bregu i këtejshëm i Adriatikut, gjer në Tergesten e bujshme apo Triesten e ditëve tona, ishte breg ilir. Më vonë u derdhën këtej romakët pastaj sllavët, normanët, venetikët turqit e shumë popuj të tjerë të huaj. Gjatë shekujve ata krepat e thatë nën muret e Rozafatit, si dhe vetë muret e kështjellës , janë lagur me përrenj gjaku të atyre që e kanë sulmuar dhe atyre që e kanë mbrojtur. Të huajt erdhën dhe shkuan kurse populli ynë mbeti ngulur në këtë tokë ilire.Ndërtimi i Rozafatit ka një gojëdhënë të bukur por dhe të hidhur që ka ardhur nga lashtësia deri në ditët tona. Ja c'thotë kjo gojëdhënë.........

I ra mjegulla Bunës dhe e mbuloi të tërë . Kjo mjegull mbeti aty tre ditë e tre netë . Pas tri ditësh e tri
netësh fryu një erë e hollë dhe e lartoi mjegullën. E lartoi dhe e shpuri gjer në kodrën e Valdanuzit. Aty majë kodrës punonin tre vëllezër. Ndërtonin një kështjellë. Murin që e bënin ditën u prishej natën dhe kështu nuk e lartonin dot . Na shkon aty një plak i mirë.
- Puna e mbarë , o tre vëllezër.
- Të mbarë paç o plak i mirë . Po ku e sheh ti të mbarën tonë.
Ditën punojmë , natën prishet . A di të na thuash një fjalë të mirë .
C'të bëjmë që të nbajmë muret në këmbë ?
- Unë di - u thotë plaku - po e kam për mëkat tua them .
- Atë mëkatë hidhe mbi kryet tona , se ne duam që ta qëndrojmë më këmbë këtë kështjellë..
Plaku i mirë mendohet e pyet :
- A jeni të martuar o trima ? A i keni ju të tre vashat tuaja ?
- Të martuar jemi - i thonë ata - edhe të tre i kemi vashat tona.
Na thuaj pra ç'të bëjmë që ta qëndrojmë këtë kështjellë ?
- Në doni ta qëndroni , lidhuni me besa besë : vashave mos u rrëfeni , në shtëpi mos kuvendoni për fjalët që do t'u them unë . Atë nga të tri kunatat që do të vijë nesër t'ju sjellë bukën , t'a merrni e t'a muroni të gjallë në mur të kështjellës . Atëherë keni për ta parë se muri do t'u zërë vend e do t'u qëndrojë për jetë e mot.
Tha kështu plaku , pastaj shkoi ; tani u pa , pastaj s'u pa.
Vaj !
Vëllai i madh e shkeli besën e fjalën : ia tregoi të gjitha vashës së vet kështu e kështu , i tha të mos
vinte atje të nesërmen . Edhe i mesmi e shkeli besën e fjalën : ia tregoi të gjitha vashës së vet . Vetëm i vogli e mbajti besën , fjalën : nuk kuvendoi në shtëpi , nuk i tha gjë vashës së vet .
Në mëngjes ata të tre ngrihen shpejt e shkojnë në punë . Cekanët godasin , gurët coptohen , zemrat rrahin , muret lartohen...
Në shtëpi nëna e djemve s'di gjë . I thotë së madhes:
- Moj nuse e madhe , mjeshtrit duan bukë e ujë ; duan kungullin me verë.
Nusja e madhe ia kthen:
- Besa nënë , sot s'mund të shkoj se jam sëmurë.
Kthehet i thotë së mesmes:
- Moj nuse e mesme , mjeshtrit duan bukë e ujë : duan kungullin me verë.
- Besa nënë , sot s'vete , se do shkoj tek fisi për të bujtur.
- Nëna e djemve i kthehet nuses së vogël .
- Moj nuse e vogël...
Nusja e vogël brof në këmbë:
- Urdhëro zonja nënë !
- Mjeshtërit duan bukë e ujë; duan kungullin me verë.
- Besa nënë unë shkoj , po e kam djalin të vogël. Druhem se do gji të pijë e qan.
- Nisu , shko se djalin ta shikojmë ne e s'ta lëmë të qajë - , i thonë të kunatat.
Ngrihet e vogla, e mira, merr bukë e ujë, merr kungullin me verë, puth djalin e vogël në të dy faqet,
niset e bie në Kazenë; që aty ngjit kodrën e Vladanuzit, i afrohet vendit tek punojnë të tre mjeshtrit: dy të kunetërit dhe i shoqi.
- Puna mbarë , o mjeshtër !
Po c'është kështu? Cekanët ndalen e s'godasin, po zemrat rrahin fort e fort. Fytyrat zbehen. Kur e sheh i vogli të shoqen, hedh cekanin nga dora, malkon gurin e murin.
E shoqja i thotë:
- Cke ti im zot ? Pse mallkon gurin e murin ?
Hidhet kunati i madh:
- Ti paske lindur në ditë të zezë , moj kunata jonë . Ne e kemi bërë me fjalë të t'murojmë të gjallë në mur të kështjellës.
- Shëndoshë ju o tim kunetër. Po unë do t'ju lë një porosi:
kur të më muroni në mur, synë e djathë të ma lini jashtë, dorën e djathtë të ma lini jashtë, gjirin e djathtë të ma lini jashtë. Se djalin e kam të vogël. Kur të nisë të qajë - me njërin sy do ta shikoj , me njërën dorë do ta ledhatoj, me njërën këmbë do ti tund djepin e njërin gji do t'ia jap të pijë. Gjiri im u muroftë, kështjella qëndroftë, djali im u trimëroftë, u bëft mbret e mbretëroftë !
Ata e marrin nusen e vogël dhe e murojnë në themel të kështjellës. Dhe muret ngrihen, lartohen nuk shemben më si më parë. Po reth tyre gurët janë dhe sot të lagur e të myshtë, sepse vazhdojnë të pikojnë lotët e nënës për birin e saj...
Dhe i biri u rrit , luftoi e trimëroi .
Seda
Seda
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 06/06/2008
Postime : 132
Points : 3
Reputacioni : 3
Medalje2 Medalje3

Legjenda Empty Re: Legjenda

7th June 2008, 01:11
Bija e Hënës dhe e Diellit
Ish një nënë, kish një djalë. Të vetëm e kish. E donte me përgjëratë. Djali dilte për gjah. Nëna e porositi:
- Bir, bir. Gjithë maleve të gjuash, veç në mal të kuçedrës mos gjuaj. Se kuçdra është shumë e keqe bir, të ha të përpin. Atje kanë shkuar shumë trima e nuk janë kthyer prapë...
Djali nuk e dëgjoi nënën por e dëgjoi vashën e zemrës.
Ajo i tha:
- Trim, në më do mua, në asnjë mal të mos gjuash, vetëm
në mal të kuçedrës të gjuash!
Trimi e donte shumë vashën e bukur e nuk ia shkelte kurrë fjalën. Pra, u ngrit e shkoi të gjuante në mal të kuçedrës. Sapo u ngjit atje lart, zuri të lëkundet dheu, me gjithë gurë e drurë. Na i doli përpara kuçedra e madhe me shtatë krerë dhe shtatë brirë, me sytë si pishtarë të ndezur, me gojën sa një shpellë, me flatra në kurriz si krahët e lakuriqit të natës, po shumë të mëdha. Nxirrte tym e flakë të verdha nga goja. Kjo flakë digjte e përvëlote barin, lulet, shkurret. Përpoqi tri herë bishtin dhe u bë tërmet i madh. Djali nuk u tremb: vuri shigjetën në hark. Shigjeta u nis, fërshëlleu po nuk i bëri asgjë kuçedrës. I ra me shtizë, por as shtiza nuk i bëri gjë. Nxori shpatën, po kucedra lëshoi një grahmë kaq të fortë sa shpata i ra nga dora. Kështu trimi mbeti përballë kuçedrës pa shigjeta, pa shtizë, pa shpatë. Kucedra qeshi me të shtatë gojët, iu afrua, e përcëlloi me flakë dhe i tha:
- Tani unë do të ha o djalë se ti shkele malin tim. Nuk ke dëgjuar ti se ai që shkel këtë mal nuk mbetet i gjallë? Këtu kanë ardhur shumë trima të tjerë përpara teje dhe të gjithë i kam ngrënë. Edhe ty do të ha, bëhu gati.
- Moj kuçedër stërkucedër, unë e shoh se ti do më hash. Me të vërtetë qënke shumë e fortë. Të lutem vetëm për një gjë: më lër të shkoj gjer në shtëpi që ti kërkoj nënës uratën e vdekjes. Pastaj do të kthehem këtu që të më hash.
- Cdo të më japësh ti mua po të të lë të shkosh?
- Do të të jap besën time!
- Mirë, nëma besën e shko.
Djali i dha besën kucedrës, zbriti malin, shkoi drejt e në shtëpi e i tha nënës:
- Zonja mëmë, mua më zuri kuçedra në malin e saj tek po gjuaja e tani do më hajë. Unë i dhashë besën se do të kthehem dhe ajo më lëshoi. Tani falmë uratën e vdekjes se do shkoj të më hajë. Nëna lëshoi kujën: qau, bubutiu:
- Bir, o bir! C'tu desh të shkoje në mal të kuçedrës?
Pse s'më dëgjove mua? Mos shko!
- Jo nënë do shkoj se i kam dhënë besën kuçedrës.
Trimi buzëqeshi hidhur e u përgjunj që nëna t'i japë uratën e vdekjes: ai i puthi dorën, ajo i fali uratën, u vesh me të zeza, u mbyll në shtëpi...
Djali shkoi tek vasha e zemrës e i tha:
- Të falem moj e bukura ime! Kam ardhur të të lë lamtumirën se unë do të shkoj e nuk kthehem më. Do të më hajë kuçedra se më zuri tek gjuaja në malin e saj. Shigjeta nuk i bëri gjë, shtiza nuk e preku, shpata më ra nga dora kur u mata ta qëlloj. I dhashë besën se do kthehem prapë të më hajë. Pra mbeç gëzuar moj e bukur!
Vasha vuri buzën në gaz.
- Të vjen keq që do të të hajë kuçedra?
- Jo moj e bukur. Ti më ke falur kaq ngazëllime me bukurinë tënde e me buzëqeshjen tënde sa shkoj në vdekje pa asnjë pengesë. Qofsh e lumtur e rri me shëndet, se dua të arrij sa më shpejt, më pret kuçedra.
- Prit djalë se do të vij dhe unë në mal me ty..
Djali i vrenjt.
- Mos eja moj e bukura ime se atje tunden gurët dhe drurët: kuçedra është shumë e keqe, të ha të përvëlon, të përpin.
- Unë nuk vij po të rrish dhe ti me mua përngaherë.
- Nuk mund moj vashë, i kam dhënë besën kucedrës dhe nuk e shkel dot... Më mirë i vdekur së besëshkelur.
- E bukura qeshi dhe i tha:
-Do të vij me ty!
Vasha i hipi një kali të bardhë, trimi i hipi një kali të zi e ia morën përpjetë malit të kuçedrës. Vasha dukej si e veshur me dritë. Djali e shikonte dhe drithërohej. Thosh me vete: "Qysh t'a hajë këtë bukuri kuçedra? Ah sikur të kisha tre jetë... Do t'ia falja të tria kucedrës që ta linte vashën të kthehej në shtëpi dhe të jetonte e lumtur".
E bukura e vuri re se ai diç bluante në mendje dhe e pyeti:
- Cmendon ti o trim?
Ai tha cmendonte:
- Të kisha pasur moj e bukur, tri jetë, do t'ia falja të tria kuçedrës që ti të shpëtoje e të ktheheshe përsëri në shtëpi e të rroje e lumtur.
Ajo e vështroi tërë gaz.
- Edhe pa ty?
- Qoftë edhe pa mua...
- Kaq shumë më do?
- Shumë...
Ndërkaq bubulloi tërë mali, u tundën gurët dhe drurët. Doli kuçedra me shtatë krerë dhe ia mori këngës:
- Lumja unë e lumja! Kisha një mu bënë dy! Po më vjen një vashëz e njomë. Do ta ha t'a përpij"
Vasha e bardhë qeshi e ia ktheu:
- Mjerë ti mjerë moj kuçedër! Kishe një e s'ke asnjë. Dhe ti vetë do hysh në fund të dheut, se ky mal është i njerëzve dhe do jetë i njerëzve.
Vasha e trimi iu afruan kuçedrës. Kjo zuri të mprehë dhëmbët e të lëshojë zjarr nga goja. Po me një të shikuar vasha e mbërtheu në vend. Kuçedra u tremb, u mundua të prapset.
- Cila je ti moj vashë e bardhë, që më kall të ngjethura në shtat? C'është kjo dritë që të furfurin në
fytyrë? C'është ky zjarr që po më djeg kështu?
- Jam bija e hënës dhe e diellit, jam pika e qiejve që bie kudo, në male e fusha, mbi kryet e të liqve për të mirën e të mirëve për shpëtimin e njerëzve.
- C'e ke ti këtë trim moj vashë e bardhë?
- E kam shoqin e jetëve.
- Vashë mbi vashëzat e dheut, - i tha kucedra - kthehu e gëzuar. Trashëgofsh të ritë tënd me trimin e zgjedhur. Paski qënë të dy të besës e më mundët.
- Po ti moj kuçedër e stërkuçedër, çdo të bësh tani ? - e pyeti bija e hënës dhe e diellit, që mbante në dorë një shigjetë drite: pikë e qiellit.
- Meqë ti më munde, unë s'kam vend në këtë botë: do të hyj në fund të dheut e nuk do të dal kurrë më.
Dhe kuçedra u zhduk e nuk doli më: ndofta u dogj u bë hi, ndofta u fut në fund të dheut.
Ata të dy - vasha e bardhë dhe trimi i besës - rruan e trashëguan jetë pas jete. Edhe në mal të kuçedrës gjahtarët zunë të venë për gjah si në gjithë malet e tjerë. Atje zunë të kumbojnë këmborë koperash dhe sëpatë druvarësh.
Seda
Seda
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 06/06/2008
Postime : 132
Points : 3
Reputacioni : 3
Medalje2 Medalje3

Legjenda Empty Re: Legjenda

7th June 2008, 01:13
Besa e Kostandinit
Gjashtë e gjashtë dymbëdhjetë,
Doruntina trembëdhjetë !...
Ish njëherë e një mot një nënë shumë e mirë i kish dymbëdhjetë bij të hijshëm. Të trembëdhjetën kishte një bijë të bukur mbi shoqet të gjitha, që ia thoshin Doruntinë .
Vasha u rrit e u bë për tu martuar. Mirëpo nga bujarët e atij vendi askush nuk e gëzoi. Të gjithë e dëshironin askush s'guxonte ta zërë nuse, sepse nuk e ndjente veten të zotin për ta marrë për shoqe. Atëherë na vjen një trim i largët; i mirë, i hijshëm, i fisëm dhe nis dërgon shkesë dallëndyshen që t'a
kërkojë Doruntinën nuse. E ëma dhe të njëmbëdhjetë vëllezërit e mëdhenj nuk donin t'ia jepnin, sepse trimi ndonëse i mirë e i fisëm, ishte nga një vend shumë i largët. Vetëm i vogli, Kostandini donte.
- T'ia japim zonja mëmë - thosh ai - se trimi është i mirë. Më ka hyrë në zemër.
- Kostandin biri im, cfarë po thua ti kështu? - ia kthente e ëma. Aq larg do ma shpiesh Doruntinën time? Se në e daça për gëzim, për gëzim nuk do t'a kem; se në e daça për helm, për helm nuk do t'a kem.
- Të jap besën zonja mëmë, se kur t'a duash ti Doruntinën, qoftë për gaz qoftë për helm, vete unë e
t'a sjell!.
Mëma dhe të njëmbëdhjetë vëllezërit u bindën: e vluan dhe e martuan Doruntinën me trimin e largët. Bënë dasmë nëntë ditë. Të dhjetën trimi mori nusen e shkoi tek dheu i tij i largët. Mëma e vasha qanë me lot kur u ndanë ...

... Shumë luftra u luftuan atë mot te dheu ynë, se kish ardhur i huaji t'a shkelte e t'a pushtonte. Të
dymbëdhjetë vëllezërit dolën të luftojnë për vendin e tyre dhe u vranë një pas një të gjithë.
Kur iu vra djali i parë, mëma psherëtiu e tha:
- Biri im unë nuk kam helm e nuk do të të qaj, sepse ti re për dheun tënd e më mbeten dhe njëmbëdhjetë bij të tjerë për luftë.
Kur iu vranë gjashtë, që të gjashtë trima e të dashur, ajo derdhi vetëm nga një lot për secilin e bëri vetëm nga një vajtim. Po kur nisën t'i vriten dhe të tjerët, mëmës iu këput zemra dhe lëshoi një psherëtimë të madhe sa uturoi tërë vendi:
- Mjerë unë, ç'helm i madh të mos kem Doruntinën pranë në këtë zi që më mbuloi shtëpinë!.
Kur u vra djali i fundit, Kostandini, mëma shkuli leshrat e bardha e thirri:
- Bobo, ç'vdekje, e nëmosura vdekje! Ti më more dymbëdhjetë bij e tani kush mund ta dijë a s'ma ke
marrë edhe bijën time të vetme, bijën time të dëshiruarën!
Kur u gdhi e shtuna e të vdekurve, mëma vajti te varret e të bijve. Dymbëdhjetë djem kish pasur,
dymbëdhjetë varre kish tani... Mbi çdo varr ndezi nga një qiri e bëri një vajtim, po mbi varr të Kostandinit ndezi dy qirinj dhe bëri dy vajtime, qau me ngashërime dhe thirri tre herë:
- O biri im! O biri im! O biri im!...
Edhe tri herë të tjera:
- O Kostandin! O Kostandin! O Konstandin!
Pastaj u shemb përdhe, pushtoi gurin e varrit e u trua:
- Kostandin, o biri im, ku është besa që më dhe, se do ma sillje Doruntinën, tët motër? Besa jote vdiq bashkë me ty e kalbet në varr të zi!
Kështu tha dhe e lau gurin me lotët e syve.
Në mesnatë Kostandini u ngrit nga varri. Guri i varrit u bë kalë i zi si nata. Edhe dheu i zi u bë shalë e zezë si nata. Rrotulla që mbante gurin u bë fre i argjendtë. Trimi i hipi kalit, u përkul përpara, uli kryet dhe i ra me shporet. Kaptoi si frymë male e fusha, hodhi lumenj e përrenj, la prapa katunde, kodra , pyje...
Kostandini arriti te shtëpia e motrës kur kish dalë dielli. Ajo ndodhi ditë e kremte. Në shesh, përpara shtëpisë, gjeti të bijtë e të motrës, nipërit e tij, që loznin e vraponin pas dallëndysheve, I pyeti:
- Bij të zemrës, ku është zonja, mëma juaj?
- Kostandin, o zoti lalë, - i thanë ata - mëma jonë po hedh valle në fshat, atje tek bëhet dasmë.
Kostandini shkoi shpejt tek vallja e parë, pa një luzmë vashash të bukura tek këndonin e vallonin dhe tha me vete : "Të bukura jeni, moj vasha, por për mua nuk jeni, sepse unë s'jam nga kjo botë...". Dhe u afrua të pyesë:
- Gëzuash, o vasha të bardha! A është me ju Doruntina, motra ime?
- Shko përpara trim, se do ta gjesh tek kërcen hareshëm veshur me petk të ndritshm kadifeje.
Kostandini vajti tek vallja e dytë dhe u mat të pyesë përsëri, po Doruntina e pa vetë dhe i thirri:
- Kostandin, o im vëlla!
Dhe iu afrua e përqafoi.
Kostandini i tha:
- Doruntinë, motra ime! Eja të shkojmë. Të do zonja mëmë në shtëpi!.
Më thuaj vëlla, si të vij unë atje? Po të më dojë për gaz , do të vete të marr stolitë më të mira, por po të më dojë (mos qoftë e thënë) për helm, do vete të vishem me të zeza.
- Eja motër, ashtu si je!.
E mori në vithe të kalit. Kali ikën si shakullimë. Ata kapërcejnë si në ëndërr male e fusha, pyeje e kodra, lumenj e përenj. Hëna e yjet kanë shtangur lart e shikojnë me të drojtur.
Gjatë udhës, motra e pyet vëllanë:
- Kostandin, vëllai im, përse shpatullat e gjëra të janë mbushur me myk?
- Doruntinë, motra im , shpatullat mi ka mbuluar tymi i shkluhave në luftë. Se në vendin tonë u bënë luftra të mëdha, erdhën armiq të na shkelin dhe ne të gjithë dolëm të luftojmë.
- Kostandin, vëllathi im, përse flokët e derdhura i ke gjithë pluhur?
- Doruntinë motra ime, gjatë udhës kishte shumë pluhur dhe mi pluhrosi flokët.
-Kostandin vëllathi im, përse vëllezërit e mi të bukur si drita, s'kanë dalë përpara të na presin?
- Doruntinë, motra ime, ndoshta janë në lodër e s'presin të vemi sonte.
- Kostandin vëllathi im, përse dritaret e shtëpisë janë mbyllur sot krejt?
- Doruntinë motra ime, i kemi mbyllur se fryn erë e fortë e dimrit nga deti.
Kur arrinë pranë kishës, Kostandini i tha motrës:
- Ti shko përpara se unë dua të hyj të përgjunjem!
Kostandini shkoi e hyri prapë në varr të zi. Kali u bë prapë gur, shala u bë dhè dhe freri i argjendtë u bë rrotullë. Dhe përsëri reth e qark zotëroi heshtja e vdekjes.
Ndërkaq Doruntina ngjiti shkallët dhe trokiti gazmend në derë.
- Mëmë hapma derën!
- Kush je ti që trokëllin aty tek dera?
- Hapma zonja mëmë - Jam jot bijë Doruntina.
- Ikë tutje nga ke ardhur o vdekje e shkretë. Ti mi more të dymbëdhjetë bijtë e tani ke ardhur të më
marrësh dhe mua që të mos e shoh më Doruntinën time!
- C'po thua ashtu zonja mëmë? Nuk ma njeh zërin? Besa zonja mëmë, jam unë vetë, Doruntina jote.
- Ngul gishtin tek vrima e kycit që të ta shoh e të t'a njoh.
Doruntina nguli gishtin e vogël tek vrima e kycit - atë gisht të hollë e të bardhë. Mëma ia njohu sakaq e i hapi derën.
- Kush të solli këtu, o zemra ime?
- Më solli Kostandini, im vëlla.
- Cili Kostandin, moj bijë? Kostandini im ka vdekur bashkë me të njëmbëdhjetë vëllezërit e tjerë. U vranë në luftë...
Dhe si rinin të dyja,
njëra tek praku e tjetra në derë,
plasën si qelqi me verë...
Seda
Seda
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 06/06/2008
Postime : 132
Points : 3
Reputacioni : 3
Medalje2 Medalje3

Legjenda Empty Re: Legjenda

7th June 2008, 01:14
Ymer Agë Ulqini
YMER AGË Ulqini ishte djalë në lule të moshës. Të sotmen u martua të nesërmen i erdhi kartë nga mbreti: "Ti Ymer agë Ulqini të nisesh e të shkosh në luftë se po na sulmon armiku ... "Kjo kartë ishte e zezë, e hidhur se ndante trimin nga vasha. Po Ymer Aga ishte ushtar nuk e bëntë fjalën dysh. U ngrit, shaloi balashin, ngjeshi armët, shkoi u la shëndenë miqve, shokëve, nënës e atit, pastaj vajti e ia tha vashës: Moj vasha ime, mua më dërgon mbreti fjalë të shkoj në luftë e duhet të nisem.
- Merrmë dhe mua me ty Ymer Agë -, i thotë vasha.
- Jo vashë nuk të marr dot, se atje i thonë luftë e lufta është për burrat. Unë dua të më japësh besën se nuk do të martohesh e do më presësh derisa të kthehem.
Më thuaj sa do të më presësh ti mua moj vasha ime ?
- Do të të pres nëntë ditë
- Nëntë ditë janë pak moj vashë, udha ime është e gjatë dhe lufta është e gjatë, se kjo luftë bëhet në dhe të largët. Në më do siç të dua të më presësh nëntë vjet e nëntë ditë. Si të shkojnë të nëntë vjetët e të nëntë ditët e unë të mos kthehem ti vashë martohu e trashëgohu se kështu qënka thënë, atëherë unë s'do të jem gjallë.
Vasha psherëtiu
- Mirë Ymer Agë do të të pres nëtë vjet e nëntë ditë.
Kështu e lidhën fjalën ata të dy. Ai të shkojë në luftë, ajo të presë nëntë vjet e nëntë ditë. Ymer Aga i la shëndenë vashës, i hipi balashit e shkoi me zemër të ngrohtë në luftë. Kali ikte e linte prapa një re pluhuri që ngrihej në udhë. Kalorësi nxitonte të arrinte sa më shpejt në luftë. Trim ishte Ymer Agë Ulqini por armiku ishte i madh e i shumtë. Që në përpjekjen e parë të tij iu turrën mizëri kalorësish
të veshur me hekur. E qarkuan dhe e qëlluan me shpatë, Ymer Aga luftoi si burrë, shtriu përdhe shumë burra, plagosi shumë të tjerë po në luftë e sipër i vranë balashin. Sa ia vranë balashin Ymer Aga luftoi në këmbë gjersa iu thye shpata. E zunë rob e hodhën në burg brenda në kështjellë. Qarkuan nga të katër anët me gurë mure të lartë dhe e mbajtën derë për nder se kishte qënë trim dhe trimi nderohet kudo. Aty në dhe të huaj në burg shkojnë ditët e bëhen javë, shkojnë javët e bëhen muaj, shkojnë muajt e bëhen vjetë. Një dy, tre, më shumë...
Mirëpo Ymer Agë Ulqini e ka zemrën të ngrohtë sepse vasha i ka dhënë fjalën ta presë në shtëpi nëntë vjet e nëntë ditë. Ai ha bukë, pi verë, qesh, ju jep zemër shokëve i bie ciftelisë. Dëgjon bija e mbretit të huaj e çuditet.
C'është ky njeri - thotë - që s'tutet se është burg brenda në burgun e kështjellës.
- Eshtë Ymer Agë Ulqini - i thonë.
- Të fortë e paska zemrën.
- Të fortë e të ngrohtë se është shqiptar, me fjalën e tij e me këngën e tij i forcon e i ngroh edhe të tjerët, shokët. Po në të vërtetë Ymer Aga e ka zemrën të ngrohtë e syrin zjarr. Pret që mbreti i tij të dërgojë shpërlblesë, ose shkëmbesë që ta lirojë. "Domosdo" - thotë Ymer Aga - "mbreti do të dërgojë të më lirojë se unë kam luftuar kaq vjet për të. Ia kam dëgjuar gjithnjë fjalën, ku më ka dërguar kam vajtur, ku ka dashur kam luftuar..."
Po Ymer Aga nuk di se mbretërit i harrojnë njerëzit që u kanë bërë shërbime. Edhe mbreti i tij e ka harruar fare. Atij si bëhet vonë se ka e s'ka Ymer Aga në këtë botë. Se Ymer Agën e pret vasha në shtëpi, se Ymer Aga kalbet në burg. Mbreti bën kokrrën e qejfit në sarajet mëdha buzë detit, ha e pi e ndërron gratë, dërgon të tjerë në luftë që të vriten e të bien rob. Hajde, hajde na shkojnë të nëntë vjetët. Afrohet dita e zezë. Pas nëntë ditësh do të martohet vasha e Ymer Agës, siç e kishin lidhur fjalën bashkë. Atëherë Ymer Agës i ftohet zemra, i shuhet syri, nuk ha më bukë, nuk pi më verë, nuk i bie ciftelisë . Cuditen gjithë shokët e pyesin çka e pse rri i mekur . Ai nuk përgjigjet , qëndron në heshtje kokëvarur i pikëlluar. E bija e mbretit që s'ia dëgjon më këngën pyet njerëzit:
- C'ka Ymer Aga që s'po i ndihet zëri ?
Ymer Aga i thonë - ka ditë që s'po ha e s'po pi, s'po vë gjumë në sy e s'po i bie ciftelisë.
- Ma thërrisni këtu Ymer Agën!
I vete Ymer Aga së bijës së mbretit.
- C'ke ti Ymer agë ? - e pyet e bija e mbretit . Pse s'ha bukë e pse s'pi verë, pse si bie ciftelisë.
Ymer Aga pëshon e ia kthen:
- Nuk ha dot e nuk pi dot, moj bijë e mbretit, as ciftelisë nuk i bie dot. Kam parë një ëndërr të keqe.
- C'ëndër ke parë Ymer Agë?
- Kam parë shtëpinë të nxirë e të shembur, babanë të vdekur e të harruar, nënën gjallë por të verbuar. Edhe kam parë se vasha ime po martohet. Unë veç një natë kam ndenjur martuar me vashën time, të nesërmen më erdhi kartë të nisem për luftë. U nisa, luftova e rashë rob. Ne kemi bërë me besa besë që vasha të më presë nëntë vjet e nëntë ditë. Si të shkojnë nëntë vjetët e nëntë ditët ajo të martohet e trashëgohet. Të nëntë vjetët shkuan, tani po shkojnë dhe të nëntë vitet. Të falem moj bijë e mbretit, a nuk i thua babait të më lëshojë për ca ditë, të shkoj në shtëpi sa të flas me vashën e pastaj të khehem prapë në burg.
- I them Ymer Agë por im atë, mbreti, kërkon nëntë qese aspra që të lëshojë.
- E ku ti gjej unë këto nëntë qese moj bijë e mbretit.
Unë kam nëntë vjet që jam rob i zënë ...
- C'më lë ti peng mua o Ymer Agë që të të lë të shkosh ?
- Të le besën time o bijë e mbretit .
E bija e mbretit e di se Ymer Aga është shqiptar dhe se shqiptari vdes dhe nuk e shkel besën. i Thotë:
- Ngrihu Ymer Agë, shalo kalë dorinë e për tri ditë arri në Ulqin.
Shokët e Ymer Agës fillojnë e qajnë:
- Mjerë ne Ymer Agë po shkon e na le vetëm!
Ymer Aga kthehet e u thotë:
- C'keni o shokë që po qani? Në qofsha gjallë do kthehem prapë. Këtu një orë e më parë do presim bashkë si ta kemi të thënë. Të mirëmbetshi.
- Udhë e mbarë Ymer Agë, dalsh faqebardhë!
Shalon ai shpejt kalë dorinë, i hip e merr vrapin drejt për në Ulqin. Kali ikën si shigjetë , lë pas një
vrazhdë pluhuri që ngrihet lart. Mbetën prapa male e fusha, dalin përpara male të tjera, fusha të tjera.
Vrapo dori që të arrijmë të bukurën përpara se të martohet. Ik e ik e ditë e natë me shkumë të kuqe në gojë ... Doriu është i këputur, Ymer Aga është i drobitur. Veshët i buçasin por të dy shkojnë e
shkojnë ... Për tri ditë e tri net shkojnë në vend. E ja tek zbardh Ulqini i bukur shqiptar, buzë detit
tonë ...
- Ah, Ulqin, Ulqin tërë jetën të kam pasur në zemër. Nëntë vjet të kam parë natë përnatë në ëndërr. Nëntë vjet kam dashur që të puth dheun. Valët thyhen njëra pas tjetrës në breg. Era fryn e fortë. Përsipër fluturojnë pulëbardhat... Ja tek nxin shtëpia e Ymer Agës. Ai shikon si nëpër gjumë. Jam a s'jam këtu, i është tharë gjuha për një pikë ujë. Qëndron në një krua që të lahet e të pijë, aty gjen të ëmën plakë. Ai e njeh ajo se njeh.
- Mirë se të gjej o e mira nënë!
- Mirë se vjen o rob i zënë!
- Ku më di ti se jam rob i zënë?!
- Nga flokët e gjata që të varen supeve. Nga na vjen ti o rob i zënë?
- Vij nga ajo e zeza Spanjë!
- A mos e ke parë Ymer Agën tim? A mos ke dëgjuar ndonjë fjalë për të? E kam parë sot e tri javë moj e mira nënë. Ymer Aga u vra, vetë e lava, vetë e qava e të shtatëzën ia ndava. Plaka nis vajin e vajton, Ymer Aga e bën zemrën gur e nuk i rrëfen të vërtetën. i thotë:
- C'jan ata njerëz që nxijnë tej moj e mira nënë? C'janë këta topa që po bien kodrave?
- Janë krushqit e atij qenit Veli Pashës që kanë marrë nusen e po shpien në shtëpi. Topat që bien janë topat e dasmës.
- C'nuse kanë marrë moj e mira nënë?
- Nusen e tim biri , të Ymer Agës ...
Ymer Aga i bie kalit e u del krushqve përpara.
- Mirë se ju gjej o krushq dasmorë
- Mirë se vjen , o rob i zënë. Nga na vjen ti , o rob i zënë?
- Nga ajo e zeza Spanjë
- A mos e ke parë Ymer Agën apo mos ke dëgjuar ndonjë fjalë për të?
- Kam tri javë që e kam parë. Ymer Aga u vra. Vetë e lava e vetë e qava e të shtazan ia ndava.
Krushqit gëzohen, qeshin; nusja qan nën duvak ...
Ymer Aga hidhet e thotë:
O krush o dasmorë! Ymer Aga më ka lënë një amanet: t'i them nja dy fjalë kësaj vashe.
- Thuj tri e sa të dush, o rob i zënë
Ymer Aga i afrohet koçisë dhe pyet nusen:
- A e njeh Ymer Agën, moj vashë?
- Si ta njoh e mjera unë e mjera nje natë të fjetur, nëntë vjet pa pjekur .. Ajo e zeza nënë me pat thënë se ka një shenjë në llërën e djathtë, që ia ka kafshuar kali Ymer Aga përvesh llërën e djathtë e i tregon shenjën. Nusja e njeh, gëzohet. I zbret koçisë, hedh mbi krye duvakun e nusërisë e u thotë krushqeve:
- udhë e mbarë, o krush bujarë, se unë po marr burrin e parë! Ky është Ymer Aga im. Burrë e kisha e burrë e kam për jetë e mot!
Ymer Aga e hedh në vithe të doriut edhe shkon drejt në shtëpi. Kthehet pastaj edhe sjell nënën.
Të nesërmen i hip prapë doriut edhe merr udhën e Spanjës. "Ti, dori, të më zbardhesh faqen, se i kam dhënë fjalën bijës së mbretit! "Ulqini i bukur shqiptar mbetet persëri prapa. Kali vrapon ditë e natë...


Po ç'na ndodh andej, në atë të zëzë Spanjë? Mbreti se dëgjon e se sheh Ymer Agën. Pyet e i thonë se Ymer Agën e ka lëshuar e bija që të kthehet në vendin e vet. Ai thërret sakaq të bijën e i shfyen:
- ç'u bë Ymer Aga robi ?
- E lëshova unë o im atë, që të takohet me vashën e tij se do t'ia merrte dikush tjetër. Më dha besën: për tri ditë vjen prapë. Sot mbarojnë të tri ditët e do të kthehet. mbreti zemërohet.
- Jo të gënjeu nuk do të kthehet!
Jep urdhër t'i presin kokën së bijës në krye të shkallëve.
Prit o im atë, gjersa të ngryset, se Ymer Aga do të kthehet medeomos. Ai se shkel besën
- Jo, kush shkon nuk vjen prapë. Është si zogu i kuvlisë: posa ia hape, iku...
Do të kthehet se me ka dhënë besën.
- Besa është një fjalë, dhe fjalën e merr era. Atë e shkelin dhe mretërit.
- Mbretërit e shkelin, Ymer Agë shqiptari nuk e shkel, o im atë... Në atë çast dukej tej një kalorës që vjen vrapë, duke lënë mbrapa një fashë pluhuri. Sa të mbyllesh e të hapësh sytë, kalorësi hyn në portë të kështjellës. I zbret kalit të shkumëzuar dhe i falet së bijës së mbretit:
- Rrofsh e qofsh, moj bij' e mbretit! e mbajta besën. Unë vajta e u ktheva. Rob isha, rob jam prapë.
Mbreti e shikon i çuditur nga kryet e shkallëve e thotë
- Ymer Ago shqiptar , ti paske qënë me të vertetë burrë i besës! Të lumtë!
pastaj kthehet e u jep urdhër rojeve:
Ymer Agën ta lironi të shkojë ku të dojë. Burrë qënka e burrë qoftë! Lëshoni dhe të nëntë shokët që ka.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Legjenda Empty Re: Legjenda

27th February 2014, 15:27
Kulti i gjarprit

Gjarpri, ky zvarranik me aftësi të çuditshme, ka luajtur një rol të rëndësishëm në religjionin dhe mitologjinë ilire. Kulti i gjarprit, është evident edhe te shumë popuj të botës që nga Azia Lindore e deri në Amerikë. Shumë e njohur dhe e famshme është legjenda e Gjarprit Hitit, emri i të cilit ishte Illurjanka, që për disa autorë shërben si burim nga rrjedh edhe emri ilir. Autorë të këtij mendimi janë: gjermani O. Gruppe dhe filologu slloven K. Oshtiri.
Në aspektin kohor, simbolika e gjarprit në trevën shqiptare gjendet përtej kufirit të formimit të etnosit ilir. Ky kult është prezent edhe sot në përralla, legjenda e tregime të ndryshme, brenda gjithë hapësirës etnike shqiptare. Kulti i gjarprit, në rrafshin botëror, daton prej kufirit paleolitik dhe vjen deri në ditët tona, ndërsa në trevat ilire ai evidentohet qysh nga koha e neolitit. Megjithatë, nga epoka e neolitit e deri në epokën e hekurit, arkeologët ende nuk kanë zbuluar një simbolik të qartë të këtij kulti. Ky fakt arkeologjik i ka shtyrë studiuesit albanologë të mendojnë se fizionomia e plotë e këtij kulti i takon periudhës së hekurit, shek VI - V para e.s. Rruga mitologjike e kultit të gjarprit fillon në Mesopotami, përcillet në Azinë e Vogël dhe këtej në botën mediteranease, nga ku egjeanët dhe fenikasit tregtarë e përcollën në Perëndim. Por, sipas analitikës sonë, edhe një rrugë tjetër duhet të jetë ndjekur. Bëhet fjalë për popujve kurganë, të cilët iu drejtuan Ballkanit, në vitet 2700 – 2500 p.e.s. Studiuesit janë të mendimit se lëvizja e popullit pellazgjik bëri të mundur edhe përhapjen e kulteve, për të cilët ata ishin bartës të tyre.
Shumë sinjifikative është legjenda, të cilën na e ka përshkruar Apolodori. Sipas tij: “Kadmi, pasi kërkoi dhe nuk e gjeti të motrën Evropën, që e kishte rrëmbyer Zeusi, u vendos në Tebë dhe u martua me Harmonin, e cila ishte e bija e perëndisë së luftës, Aresit, dhe e perëndeshës Afërdita. Me urdhër të perëndive Kadmi shkoi në mbretërinë e Enkelejve dhe u bë mbret i tyre. Në mbretërinë Enkelease ata lindën një djalë, i cili në momentin e lindjes u mbështoll nga gjarpri mistik. Djalit ia vunë emrin “Ilir” nga rrjedh edhe emri i Ilirisë. Në kohën e pleqërisë Kadmi dhe Harmonia u shndërruan në gjarpërinjë të shenjtë”.
Kulti i gjarprit respektohej edhe prej familjeve mbretërore. Kështu Olimpia, bashkëshortja e Filipit dhe nëna e Aleksandrit të Madh të Maqedonisë, e cila ishte e bija e mbretit të Epirit, disa herë ishte parë të mbështillte rreth trupit gjarpërinj të gjallë.
Autorët antikë dhe kujtesa popullore na ofrojnë edhe legjenda të tjera për gjarprin, prej të cilave po veçoj legjendën e gjarprit të Bistricës. Në zonën e Delvinës në lashtësi ishte një gjarpër i madh (Kuçedra), i cili ishte bërë tmerri i zonës, sepse, jo vetëm kishte zënë burimet, por edhe hante çdo gjë, madje edhe njerëzit. Tentativat për ta vrarë gjarprin kishin dështuar, por funksionoi plani i një plaku. Plaku ngarkoi një gomar me eshkë dhe qymyr. Kur përbindëshi ishte në gjumë, plaku e shpuri gomarin në vendin ku flinte dhe ndezi një eshkë. Gjarpri, pasi e hetoi gomarin e hëngri, por eshka vazhdonte të digjej nga frymëmarrja e gjarprit dhe bashkë me të edhe gjarpri. Meqenëse nuk i duronte dot dhimbjet i kërkoi ndihmë perëndisë së detit dhe Bistricës.
“Ku je, o nëna ime Bistricë dhe ti motra det?”. Bistrica nxori 18 burimet e Syrit të Kaltër, por kjo nuk i mjaftonte gjarprit, i cili e kuptoi gabimin dhe thirri: “Ku je, nëna ime det dhe ti motra Bistricë?”. Deti erdhi deri në Finiq, por nuk arriti ta shuante. Që të shpëtonte nga dhimbjet gjarpri lëvizi me shpejtësi në shpatin e malit mbi Devinë.
Nga lëvizja u formua një vijë e drejtë, ku nuk mbin bari. Këtë vijë vendasit e quajnë: “rruga e gjarprit”, atje, ku sot, gjendet një dukuri komplekse natyrore me origjinë gjeologjike, në të dyja anët e së cilës ka mbirë valanidh. Me kockat e gjarprit, u ngrit, thotë legjenda, manastiri i Mesopotamit. Në muret e poshtme të manastirit të Mesopotamit, gjendet një gur i madh në faqe të së cilit, është gdhendur një gjarpër, i cili është ndoshta dragoi shqiptar.
Albanologu Robert Elsie, në veprën “Leksiku i kulturës popullore shqiptare, besime, mitologji, fe, doke, rite, festa dhe veçori kulturore”, thekson: “Gjarpri ka qenë simbol i fuqishëm i ilirëve të lashtë, sidomos i atyre të Ballkanit jugor. Në periudhën romake, në Dardani, kishte altar kushtuar gjarpërinjve Drakon dhe Drakaena”.
Forma e gjarprit gjendet në shumë figura, skulptura, objekte zbukurimi e stoli të ndryshme, varëse në përmendoret e periudhës romake etj. Në pjesën e poshtme të murit të manastirit të Mesopotamit, në Delvinë, gjendet një gjarpër i gdhendur në gur, me krahë dhe me bisht të përdredhur, i cili mendohet e motivohet edhe si dragoi shqiptar.
Në luginën e Vjosës, gjarpri është prezent në skulpturën e një femre, e cila është gjendur në fshatin Qesarat të rrethit të Tepelenës. Skulptura është prej guri gëlqeror dhe ka një lartësi 0.98 m. Në të paraqitet një femër me një shportë të mbushur me fruta në dorën e majtë, rreth së cilës është mbështjellë një gjarpër, koka e të cilit drejtohet për nga frutat në shportë. Arkeologët shqiptarë, H. Ceka dhe S. Anamali, janë të mendimit se këtu gjarpri simbolizon bollëkun e prodhimit. Të njëjtin mendim e shpreh edhe M. Xhaxhiu, kur thekson: “Një rëndësi të veçantë ka pasur te ne roli i gjarprit në çështjen e pjellorisë së tokës, si forcë vepruese për mbarësi dhe bollëk të prodhimeve bujqësore, si dhe për lindjen e gruas,”- shton ai. Gjarpri ishte një figurë, i cili adhurohej shumë në gjithë luginën e poshtme të Vjosës gjatë antikitetit. Ai është prezent edhe në monedhat e Bylisit, Amanties dhe Apolonisë. Aleksandër Stipçeviç jep këtë shpjegim për figurën e cjapit, që është në luftë me gjarprin, skenë, e cila gjenden në monedhat e kolonisë greke të Farit: “Cjapi simbolizon kolonët dhe gjarpri ilirët”.
Kulti i gjarprit mund të evidentohet edhe sot, nëpër të gjitha krahinat. Mendohet se çdo shtëpi ka gjarprin e saj, që konsiderohet mbrojtësi i shtëpisë dhe njihet me emra të ndryshëm: “ Vitorja e shtëpisë”, “ Roja e shtëpisë”, “ Boa”, “ Uratë e shtëpisë”, “Zot i truallit të shtëpisë”, “Tokësi” “Gjarpri i shtëpisë”etj. Ky gjarpër nuk vritet, por edhe nuk është i dëmshëm për të zotët e shtëpisë, të cilët nuk tremben prej tij. Në zonën e Tepelenës besohet se kur dikush vret një gjarpër, “ I zoti i jetës” thotë:
“ Vrau miza një Ezhdërha”.
Një element tjetër, i cili dëshmon për kultin e gjarprit në trojet shqiptare, është njoftimi i autorëve të antikitetit se në Iliri kishte pyje të posaçme, ku rriteshin gjarpërinjtë, të cilët ushqeheshin një herë në vit prej tri femrave, që shkonin atje nudo. Nëse pranohej ose jo ushqimi, priftërinjtë bënin parashikimin e ecurisë së motit, prodhimit, mënyrës së qeverisjes, mundësisë së zhvillimit të luftërave etj.
Kulti i gjarprit te pellazgët dhe te ilirët (ilirët, epirotët dhe dardanët shënimi im, Sh. H.), ishte një totem, ndërsa te shqiptarët konsiderohet edhe sot si mbrojtës prej fatkeqësive. Gjarpri i shtëpisë ose Vitorja ka qenë e shenjtë. Ajo ishte mbrojtësja e familjes, e njerëzve, sillte mbarësi në njerëz, në prodhime, në bujqësi, blegtori e në pemëtari.
Figura e gjarprit gjendet e skalitur edhe në portat e shtëpive, zbukurimet e ndryshme me gdhendje druri, si në: tavane, musëndra, dyer, furka tjerrjeje, cula dyjare, çifteli, kërraba, në përmendoret e varreve etj., duke përfshirë një areal të gjerë në zona të ndryshme të vendit si në: Përmet, Labëri, Çamëri, Malësi e Madhe, Dukagjin, Kosovë, Malësi e Tiranës etj. Mark Tirta, gjatë studimit të dokeve dhe zakoneve të Malësisë së Tiranës, konfirmon se koka dhe lëkura e gjarprit përdoreshin në këtë trevë si hajmali për fëmijët, për t’u mbrojtur nga syri i keq dhe sëmundjet e ndryshme. Prania e kultit të gjarprit edhe në ditët tona, me një shtrirje në të gjitha trevat shqiptare, dëshmon për një kult të përbashkët shqiptar, i cili u ka rezistuar dogmave të besimeve monoteiste.

Kulte tradicionale shqiptare - Shyqri Hysi
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Legjenda Empty Re: Legjenda

27th February 2014, 15:28
Legjenda e djaloshit dhe shqiponjes.

Nje dite nje i ri ishte duke gjuajtur neper male,ku nje shqiponje fluturoi mbi te duke rrahur fort krahet dhe ndaloi ne nje shkemb.Shqiponja ishe shume e madhe dhe mbante nje gjarper ne sqepin e saj.Pas pak, shqiponja fluturoi mbi shkemb dhe ndaloi aty ku kishte folene e saj.Djaloshi i ri kerceu mbi shkemb dhe vuri re se ne fole ishte nje shqiponjez e vogel qe po luante me gjarperin e ngordhur.Por gjarperi nuk ishte fare i ngordhur.Ne ate cast gjarperi ngre koken dhe u pozicionua gati per te pickuar shqiponjezen e vogel me dhembet e tij helmues.
Djaloshi nxorri ne cast harkun dhe shigjeten dhe qellon mbi gjarperin per vdekje.Me pas e mori shqiponjezen dhe mori rrugen e kthimit.
Kur s'kish bere vecse ca hapa, degjon mbi koken e tij nje zhurme te forte perplasje krahesh,ishte shqiponja meme.

"Perse po me rremben foshnjen time" iu qa shqiponja.

"Shqiponjeza tani eshte imja, pasi une i shpetova jeten duke vrare gjarperin qe donte ta pickonte, gjarperin qe ti nuk e vrave dot vete." iu pergjigj djaloshi.

"Me kethe zogthin tim dhe une do te te jap si kembim mprehtesine e syve te mi dhe forcen e kraheve te mi.Do te behesh i forte dhe i pathyeshem dhe do te njihesh me emrin tim.
Djaloshi u bind dhe ia ktheu zogthin memes se vet.Kur zogthi u rrit dhe nisi te fluturonte, shihej gjithnje te fluturonte ne qiell diku mbi koken e djaloshit, ngado qe ai shkonte, i cili dhe vete ishte bere burre.Me harkun dhe shigjetat e tij ai vrau shume grabitqare neper pyje dhe me shpaten e tij u preu kokat shume kundershtare dashakeqes.

Pergjate tere ketyre viteve, shqiponja e shoqeroi djaloshin dhe e udhehoqi pa iu ndare as edhe nje cast.
Te mrekulluar nga bemat e djaloshit gjuetar e luftetar, banoret e atyre aneve e zgjodhen ate prijesin e tyre dhe e quajten Shqipetar ose bir i shqipes, dhe trojet ku banonin i quajten Shqiperi ose Vendi i Shqiponjave

Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Legjenda Empty Re: Legjenda

27th February 2014, 15:29
Legjenda e Beratit ne lidhje me Malin Tomorr dhe Shpirag

Ata ishin dy vellezer te shquar per trimerine dhe bukurine e tyre. Sndaheshin kurre nga njeri tjetri,Bashke nepe luftra bashke ne gezime dhe hidherime ! por ja erdhi nje dite,qe ndodhi gjema!! Tomorri rastesishte njifet me Osumen, yllin e bukurise ,qe ja prishi gjumin e nates ,ja ndryshoi ritmin e jetes...u dashurua marezishte pas saje ,E njejta gje me te njejten vajze ndodhi dhe me vellan e vogel, Shpiragun. Osumia i donte me shpirt te dy, takohej fshehurazi me te dy dhe akoma sishte e vendosur me cilin do ndante fatin e saje. Kaloi nje kohe, qe te dy vellezerit e rruanin sekret dhe nga njeri tjetri kete lidhje dhe kur Tomorri e mori vesh, u nxi i teri , ulurima e dhimbjes dhe e zerit te tije, shpoi qiellin, Vellan e donte shume dhe ju lut dhe ju lut te hiqte dore nga Osuma po Shpiragu ,dhe ai ne te njejten gjendje si i vellai spranoi te hiqte dore nga dashuria e tije .Kur pane qe skishte rruge tjeter Tomorri i egersuar nxorri shpaten dhe e preu copa copa te vellane .Ne te njejten kohe dhe Shpiragu e gjuante me topa dhe ja beri trupin gropa gropa Osuma kur morri vesh kete tragjedi, ngeli e murrosur ne mes te dy vellezerve dhe nga lotet e saje u formua lumi Osum .Keshtu eshte legjenda e malit Tomorr qe eshte me te vertet gropa gropa, po keshtu karshi ketije mali eshte mali shpirag i ndare i teri vija vija sekur e ka prere njeri me dore dhe ne mes te qytetit tim eshte mali Gorices(lagje e qytetit)dhe ai i ndare ne dy pjese, ku ne njeren ane shikon Tomorrin ne tjetren Shpiragun Ne mes ketij qyteti kalon lumi Osum, qe sic thote legjenda ,u formua nga lotet e Osumes....



Marre nga Yahoo Groups, Bota Letrare
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Legjenda Empty Re: Legjenda

27th February 2014, 15:31
Arbëri fatmirë vë kusht me Turkun!
Turku i mburrej arberit se kali i tij fluturonte si zog me krahe , se s'kish kale ne bote qe t'ia kalonte ne vrap , se ai , turku , ishte gati te vinte cdo kusht , mandje edhe turkeshen e tij .
Edhe Arberi kish nje kale te mire .

E lidhen ata -arberi e turku - qe te leshojne kuajt me vrap e te fitoje i zoti i kalit qe do ike me shpejt e me tej .
Arberi vuri arbereshen , turku vuri turkeshen .
Kur degjoi per kete kusht , e bukura e arberit mbushi syte me lot , po nuk e theu zemren , mori kycet ne dore , hodhi trasten me elb krahut , zbriti ne quar , i vajti drejt kalit te te zot dhe i tha :
-Pa degjo , o kali yne ! Neser , ne luadh te madh , ti do te na mbrosh nderin tim dhe te tim zoti ! Une kam ne arke nje brez te argjende , qe e mbaj festave . Po te na nxjerresh faqe bardhe , kete brez do ta fal ty , do ta beje nenbarkese .
Atje kam dhe nje cohe te belluste qe do te ta bej paravithe , gjerdanin e arte te qafes do ta bej fre . Te lutem , o kali yne i mire , neser , ne luadh te madh , te na mbrosh nderin : nderin tim dhe te tim zoti !
Kali hengelliu .
E bukura e arberit i vari ne koke tarasten plot me elb , dhe pastaj shkoi e mbushi uje kroi .
Kur u gdhi dita , trimi arber dhe qeni turk dolen kaluar ne luadh te madh tek ish mbledhur shume bote per te pare dhe i leshuan kuajt vrap .
Kali i turkut beri shtateqind rade e u lodh , kali i arberit beri nanteqind rade e nuk u lodh . Ai mbrojti nderin e te zot dhe te se zonjes , e la prapa kalin e turkut dhe fitoi kushtin e te zot !
Nderkaq e bukura e arberit rrinte ne dere dhe verente diellin
Zemra i rrihte .
-c'u be , valle trimi im ? Pse nuk vjen te ma qetesoje zemren ?
Tek rrinte keshtu , tere ankth , arriti nga luadhi i larget nje pellumb i madh dhe i tha :
Gezohu moj e bukura arbereshe ! Kali i tet zoz e la prapa kalin e turkut . Behu gati ta presesh trimin fatmire !
Arberesha mori plot gaz draperin , hyri ne kopesht dhe mlodhi trendafile te kuq e te bardhe , pastaj thuri dy kurora dhe i vari ne krye te shtratit .
Nameta hingelliu kali ne dere . Kish sosur i zoti me turkeshen ne vithe te kalit . Arberesha zbriti shkallet me kupen plot vere ne dore e trasten plot elb ne krahe . Kupen ia zgjat te zot .
-Pi , o im zot . Na rruat kali qe na nxorri faqe bardhe !
Trimi fatmire piu kupen me vere dhe i tha te bukures :
-Moj zonje , moj e bukura ime ! Ja tek te solla turkeshen ne vithe te kalit , qe te tunde djalthin kur te vesh ne djep te flere .
Pastaj trimi perqafoi te bukuren .

Marre nga libri tregime te mocme shqiptare , u shkrua nga une .
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Legjenda Empty Re: Legjenda

27th February 2014, 15:33
EPOSI I KRESHNIKEVE
Cikat e Jutbines mbysin Marke Vuketiqin (II)

Muji dhe Halili i sulmojne shkjete dhe vrasin shume syresh. Marku i mbetur
fillikat i fut vajzat ne nje shpelle dhe ne gryke te saj venos nje top.
Halili i afrohet hyrjes se shpelles. Marku behet gati t'i bjere me top, por
Kuna i therret Halilit:

-Pse kaq fort deres po i avitesh,
tutna shkau si po te vret!

I inatosur, Marku u kthen topin vajzave, por te gjitha ato hidhen mbi te dhe
e vrasin.
(vargjet 250-66)

Shum' gezimin Muja e kish ba,
mir' ni leter Muja e kish shkrue
e ia kish cue krajlit Kotorrit:
- Ti si je krajli i Kotorrit,
ni faj te vogel na ta kem' ba.
ish kan' ni Marke Vuketiqi,
i dit' ne Judbin' pahiri ish kan' ra;
kurrni burr' ne Judbin s'ka qillue,
sall me cika Judbinen e kem' pa'.
Pa iz' ton' cikat luften ia kishin nise,
ni mij' shkie shkaut ia kan' prei,
me thoj ne fyt Markun e kan' myte;
kurrni mashkull ne Jutdbin' faj nuk te ka.
Kshtu kan' ba t'paret tane motit
e na pacim besen e zotit!
Shpata e te drejtit gjithmon' fitofte,
krajlat e te keqin gjithmon' i shkurtofte.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Legjenda Empty Re: Legjenda

27th February 2014, 15:33
MENDJA, URTËSIA

Na rronte njëherë një prijës i ri, që njihej jo vetëm për trimërinë por kryesisht për karakterin e harbuar e tekanjoz. Njëherë thirri me plakun e fshatit të rripte një gur e, pastaj të përgadiste një drekë për të ftuarit e tij.
Plaku,i zënë ngushtë u kthye në shtëpi i vrerosur dhe i tregoi vajzës së tij të vetme për urdhërin e çuditshëm të prijsit. Vajza ishte e re,shumë e bukur por edhe shumë mendjeprehtë.
Ajo e qetësoi të atin dhe i premtoi se do ta ndihmonte.Dhe me të vërtetë, në mëngjez shkoi te babai i saj me një habxhar në dorë dhe i tha:”Jepja këtë thikë prijësit dhe i thuaj ta therë në fillim gurin e pastaj ti mund ta rrjepësh e t’i marrësh lëkurën”.
Plaku veproi tamam ashtu siç e mësoi e bija.Prijësi u zemrua dhe i tha:
- Ku ke ndëgjuar or plak,që të theret guri?Mos kërkon të tallesh me mua?
Plaku u përkul tërë nderim dhe iu përgjigj:
- Nuk guxoj të të kundërshtoj, o prijës,po ku është ndëgjuar të rrjepësh lëkurë nga një gur?!
Prijësit i pëlqeu përgjigja dhe duke marrë vesh se fjalët e plakut dilnin nga mendja e së bijës, u martua me të.
Vështirë e pati prijësi me gruan e tij të re.Ajo doli më e zgjuar nga i shoqi dhe kjo cenoi keq sedrën e sëmurë të prijësit,aq sa vendosi të ndahet prej saj,megjithëse e donte si më parë.
- Unë po shkoi për gjueti,por ki mendjenLegjenda Tongueo qe se ti para kthimit tim do të zgjidhësh qoftë edhe një çështje,me mua nuk ke punë më,do të ndahemi njëherë e mirë.
Kaloi një ditë,dy apo më tepër dhe te fqinjët erdhi një mik.Natën pela e mikut polli një mëz.Në mëngjez miku,kur mori vesh lajmin u gëzua shumë, por të zotët e shtëpisë filluan të ngulnin këmbë se mëzin e polli qerrja ku ishte lidhur pela.
Filluan të grindëshin dhe për të sheshuar problemin vendosën të ftojnë gruan e prijësit.Dhe kjo erdhi por me mjaft vonesë.Ajo kërkoi ndjesë për vonesën duke u shfajësuar se rrugës,duke ardhur,pa përroin që kishte marrë zjarr dhe e shojti duke i hedhur fletë të thata.
Të gjithë u habitën.Edhe miku edhe të zotët e shtëpisë.:
- Zjarrin e shuajnë me ujë e jo me fletë të thata,e pastaj,ku është dëgjuar që të digjet uji?!- thanë ata.
Grueja e prijësit qeshi nën buzë dhe u përgjigj:
- Po qe se e keni të qartë se kjo nuk ndodhë,si nuk mund të kuptoni se qerrja s’mund të pjellë mëza?
Në këtë mënyrë u zgjidh edhe grindja në dobi të mikut.
Kur u kthye nga gjyetia,prijësi mori vesh që grueja e tij kishte shkelur porosinë çfarë
që i kishte dhënë,ai u gëzua dhe i propozoi gruas të marrë me vete gjithçka dhe çfardo që do e të largohet nga shtëpia e tij e të shkojë te të sajtë,apo ku të dëshirojë.
- Mirë, unë pranoj, por para se të largohem dëshiroj të hamë sëbashku darkën e fundit të
lamtumirës, - u lut ajo dhe,pasi mori pëlqimin e të shoqit,shtoi sofrën.Gjatë darkës ajo e dehu të shoqin,pastaj,me kujdes,që të mos zgjonte,e ngarkoi në qerre dhe sëbashku me të u nis për te prindërit e saj.
Rrugës prijësi u zgjua dhe i habitur qeshi:
- Ku po më qon kështu?
E shoqja, si gjithnjë,u përgjigj qetë:
- Si ku? A më urdhërove të largohem nga shtëpia jote dhe më lejove të marr me vete gjithçka më nevojitet dhe çfarëdo që dua? E pra,unë ty të dua më tepër dhe asgjë tjetër.Prandaj dhe të mora vetëm ty për të prindërit e mi.
Prijësi i habitur me mendjen e mprehtë të gruas u kthye në shtëpi dhe jetoi i lumtur me gruan e tij.
Populli nuk thotë kot:” O ZOT, NA RUAJ MENDJEN
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Legjenda Empty Re: Legjenda

27th February 2014, 15:34
TURKU RRËMBEU NJË ARBËRE

Në kohërat e luftrave të gjata midis turkut dhe arbërit,ndodhte herë-herë të kish edhe çaste bunce qetësie.Armiku i thyer huqej tutje,kllaposej ndër kështjella.Arbërit merrnin pak frymë,kapnin parmendën për të punuar tokën,çekanë e mistrinë për të ndrequr ato që kishte prishue lufta,dilnin për gjah maleve,punonin e vigjilonin,gjuanin e ruanin,sepse këto s'ishin çaste peqeje të vërtetë.Përtej kufijve dhe mbrenda fortesave turku mbante një ushtri të posaçme kalorëse që e hidhte papritur në Arbëri për të vrarë e djegur,për të prishur e shkatrruar,për t'i thyer qëndresën arbërit.Kjo ishte ushtrija e akënxhijve(akënxhi-kalorës turk) e atyre kalorësve të hurit e të litarit më gjakatarë se sa ujqit e maleve.Ndëgjoni ç'thotë një këngë e hidhur arbëreshe e thurur për një ngjarje po aq të hidhur,por të rëndomtë,të ndodhur asaj kohe në tpkën e Arbërisë...Burri s'ishte në shtëpi.E shoqja e re,kish mbetur vetëmLegjenda Tongueunonte,gatuante,priste të kthehej i shoqi.Papritur erdhi një ushtar turk kaluar dhe u përpoq ta rrëmbejë e ta shpjerë në vendin e tij.Mirëpo arbëresha shpëtoi dhe mori malet.Turkut i hypën djajtë në kokë,e ndoqi mal më mal-ai kaluar,ajo më këmbë;e arriu te mali i tretë.Gruaja ish kapitur,kish rënë për dhe.Turku i zbriti kalit,e hoqi gruan zvarrë,e lidhi pas bishtit të kalit;pastaj i hypi prapë kalit,e ngau me vrap fort e më fortë.Grykat e përrenjtë gjëmuan nga klithmat e nuses të zvarritur ferrave e gjembave,gurëve e gërxheve...Atje,tej përrenjve,kishin zënë pritë e prisnin kaprollin katër gjahtarë arbërLegjenda Turtleostë Mortali e Ndre Turieka,Jan Franshini e Nik peta.Ata ndëgjuan të thirrurat dhe e panë turkun që po vinte kaluar duke hequr zvarrë një grua të lidhur pas bishtit të kalit.Të katër u hodhën e bënë përpara,Shtiu i pari Kostë Mortali e nuk e zuri dot,Shtiu i dyti Ndre Turiekka;prap nuk e zuri.Shtiu i trti Jan Frashini dhe me që u ngut,i shkoi kot shigjeta,Atëherë turkut që kish lëshuar kalin me vrap,doli e i preu udhën vetë trimi Nik PetaLegjenda Jesteraa shkrehu shigjetën drejtë në zemër.Turku ra poshtë përmbys,pa frymë.Nik Peta u lëshua e zuri kalin,e mbajti për frerësh dhe ju afrua gruas së përgjakur.Kur e vërejti mirë ,e njohu se ajo ishte e shoqja e vdekur...Që atëherë Nik Petës ju shtua edhe më shumë urrejtja kundër armikut që shkelte truallin e Arbërit dhe nënte kaq mynxyra.Ai luftoi me trimëri të madhe në shumë luftra dhe preu shumë koka armiqsh,gjersa u vra si trim,bashkë me Pal Golemin;në një luftë kundër Ballaban Pashë Bardherit,trthtarit të fisit arbër.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Legjenda Empty Re: Legjenda

27th February 2014, 15:34
SI E ZGJATI ÇIFLIGARI DITËN E PUNËS

Një çifligar vendosi të kontrollonte se si punonin argatët e çiflikut të tij.Në të vërtetë ata punonin shumë. E fillonin punën që me natë e linin kur errej fare.Por çifligarit i dukej se ata punonin pak,se dita qe shumë e shkurtër.
Një herë u thotë argatëve:
- Me sa shoh unë ju nuk punoni keq.Fajin e ka dita që është e shkurtër.Mos ndodhet kush midis jush që mund ta bëjë ditën më të gjatë?
- E bëj unë zotëri, - thotë një argat i hollë e i gjatë.Unë mund të sajoj një makinë që të zgjatë ditën sa të dojë Zotëria juaj.Veçse këtë makinë duhet ta vë në veprim vetëm i zoti i punës,vetë çifligari.
- Mirë.Fillo nga puna që tani,për përgaditjen e makinës tënde.
- Dhe argati filloi nga puna: preu disa nga drurë,i gdhendi e i bëri të drejtë,preu disa trungje dhe prej tyre përgaditi disa rrota të cilave u bëri ca dhëmbë dhe këto rrota i futi në ca boshte.Përgaditi pra,ca ingranazhe të madhësive të ndryshme.Së fundi përgaditi një dorëz të madhe.I montoi të gjitha këto dhe makina u bë gati për punë.
- Tani – i tha argati çifligarit,- rrotulloje dorëzen dhe dita do të zgjatet aq sa makina të jetë në punë d.m.th. sa të duash zotrote,veçse nuk duhet ta ndalosh rrotullimin e rrotave të makinës.
Dhe e vuri vetë në veprim makinën që t’i tregonte zotërisë sesi punonte makina.Filloi çifligari të rrotullonte dorëzen që rrotullonte edhe rrotat.Puna ishte e thjeshtë por e vështirë dhe e lodhshme.Kaloi një orë. Çifligarit filluan t’i bien ndjersët.Hoqi xhaketën.Filluan t’i digjnin duart, por nuk e ndërpreu punën sepse shkurtohej dita.Kështu ai punoi deri në mbrëmje,derisa u err.Dita iu duk shumë e gjatë.
-E sheh zotëri,se dita u zgjat ashtu siç të premtova?
- Kjo është e vërtetë,dita u zgjat bile u zgjat si shumë,- tha çifligari,- veçse nuk ka mundësi që këtë dreq doreze ta vërtitë dikush tjetër?
Mundësi ka, veçse dita nuk do të zgjatte aq sa do zotrote.
- E po mirë, - tha çifligari. – Le të zgjatet sa të zgjatet,fundja të qëndrojë edhe ashtu siç
qe…
Dita zgjati aq sa e kishte bërë Zoti
Sponsored content

Legjenda Empty Re: Legjenda

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi