Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
CLICHE
CLICHE
Anëtar i rregullt
Anëtar i rregullt
Regjistruar : 31/12/2007
Postime : 433
Points : 40
Reputacioni : 29
Medalje Medalje2 Medalje3

Shoqatat: Spiunet te largohen nga postet drejtuese Empty Shoqatat: Spiunet te largohen nga postet drejtuese

4th September 2008, 19:06
Shoqatat: Spiunet te largohen nga postet drejtuese

E Enjte, 04 Shtator 2008


TIRANE - Shoqatat per te drejtat e njeriut si dhe te traumes ne vend, kerkojne largimin e menjehershem nga postet drejtuese te ish bashkepunetoreve te sigurimit te shtetit. Gjate dhenies se mendimit ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve per projektin e hapjes se dosjeve te "spiuneve", kreret e ketyre shoqatave u shprehen pesimist per zbatimin e nje ligji te tille dhe kerkuan nga ligjvenesit qe te denojne nje here e mire krimet e komunizmit ne vend. "Dyshoj se nje ligj i tille mund te funksionoje kur problemet e se shkuares nuk jane zgjidhur ende. Nje projekt i tille kerkon me shume kohe dhe keshtu si po kerkoni ta kaloni ju, jam pesimiste per zbatimin", tha perfaqesuesja e Grupit Shqiptar per te Drejtat e Njeriut, Elsa Ballauri. Ajo u ankua dhe mbi menyren e fteses per te dhene nje mendim ne kete komision, e cila u be ne minutat e fundit dhe pa pare projektin e partive politike. Ndersa kryetari i shoqates se traumave ne vend, Ardian Kati duke zgjeruar kerkoi qe ne kete ligj, te percaktohet nje here e mire denimi i krimeve te komunizmit. Sipas tij, perndjekja politike ne Shqiperi vazhdon dhe sot e kesaj dite nuk jane rehabilituar ende viktimat e traumave. "Shume personave nuk u jepet demshperblimi qe u takon nga statusi" u shpreh Kati duke permendur nje shprehje se "Ne duam ti largohemi komunizmit, por eshte ai qe nuk do te na largohet ne". Ndersa perfaqesuesit e te perndjekurve politike, ne menyre te prere kerkuan qe ish bashkepunetoret e sigurimit te shtetit te largohen nga postet drejtuese. Sipas tyre, politika duhet te veje doren ne zemer e te mos lejoje njerez te tille ne administrate. Pa permendur emra, ndonese deklaruan hapur se administrata eshte e mbushur me njerez te tille, perfaqesuesit e te perndjekurve politike theksuan se njerez te tille nuk mund te rrine ne poste drejtuese. Duke theksuar se kjo kerkese e tyre nuk eshte hakmarrje, ata permenden se nje nisme e tille eshte vetem denim i krimeve te komunizmit. Perpos ketyre kerkesa, te gjithe permenden si te domosdoshme rishikimin me kujdes nga politika te projektit ne fjale dhe nevojen e konsultave te gjera para se te marrin nje vendim

Pergatitja

Perfaqesuesit e shoqatave ne vend u thirren dje per te marre pjese e dhene mendimin e tyre ne Komisionin e ligjeve mbi projektin e dosjeve, pa u lene kohe per pergatitje. Mbi te gjitha pa u njohur nga afer me projektin e politikes per nje nisme te tille.



Kerkohet me shume kohe per te debatuar

Grupi Shqiptar per te Drejtat e Njeriut kerkon me shume kohe nga politika per te studiuar e debatuar mbi projektligjin per hapjen e dosjeve te ish bashkepunetoreve te sigurimit te shtetit. Elsa Ballauri tha dje ne Komisionin e Ligjeve se nje projekt i tille ka nevoje per debate te gjera e mbi te gjitha per marrjen parasysh dhe te eksperiencave nderkombetare. Ne te kunder, sipas saj do te ishte shume i veshtire zbatimi i ligjit ne praktike.



Propozimet e shoqatave

Te largohen nga postet drejtuese dhe administrata ish bashkepunetoret e sigurimit te shtetit

Te demshperblehen deri ne fund te denuarit politik

Ne ligjin per hapjen e dosjeve te shtohet nje nen i posacem ku te denohen nje here e mire krimet e sistemit komunist

Te merren parasysh eksperiencat nderkombetare per projekte te tilla te ngjashme

Te rehabilitohen viktimat e traumave

Te zbatohet ligji

Koha Jone
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Shoqatat: Spiunet te largohen nga postet drejtuese Empty Re: Shoqatat: Spiunet te largohen nga postet drejtuese

4th September 2008, 20:48
mire do benin te largoheshin!!!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi