- FlladAnëtar i vjetër
- Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 995
Points : 53
Reputacioni : 53
Tragjedi ne Butrint
22nd October 2008, 13:51
Bardhyl Bejko - Koha Jone
Sarande- Tragjedi ne liqenin e Butrintit. Nje varke ne te cilen gjendeshin 13 emigrante qe tentonin te shkonin ne Greqi si klandestine, eshte fundosur ne ujerat e ftohta te liqenit, duke shkaktuar te pakten 2 te vdekur. Ngjarja ka ndodhur mbreme midis intervalit kohor 19:00-20:00 afer fshatit Xarrw, ne gryken qe te nxjerr nga liqeni i Butrintit antik, per ne detin Jon dhe me pas te lidh me hapesiren detare greke. Nje nene dhe vajza e saj tre muajshe u deklaruan te vdekura nga polici, kurse bashkeshorti i saj se bashku me 13 te tjere u shoqeruan ne ambientet e spitalit per mjekim dhe me pas ne komisariat si pjese e grupit qe tentonte emigrimin e paligjshem qe u solli dhe ferrin. Mbreme jane ndaluar edhe dy pronaret e varkes ne liqen, Ilir Meta, 33 vjec dhe Ahmet Bushi, 52 vjec, nga Qafe Gjashta, me qellim marrjen ne pyetje dhe per te verifikuar nese kane lidhje me organizatoret e trafikut.
Nje grup hetimor mblodhi deshmite per kete trafik dhe organizatoret e saj. Te mbijetuarit kane qene nga rrethe te ndryshme te vendit, ndersa mendohet se kane paguar nga 1500-2500 euro per te mberritur ne destinacion, por pa e ditur se cfare priste. Mes te shoqeruarve mendohet se gjenden edhe te dyshuarit si organizatore te trafikut, te cilet besohet se jane nga qyteti i Fierit. Policia ka arritur te zbardhe mekanizmin e ketij trafiku gjate hetimeve deri ne mesnaten e djeshme dhe te identifikoje disa prej tyre. Por sipas deklarimeve te te mbijetuarve, ata kane qene 24 persona, pa kater organizatoret, ndersa kane kryer dy rruge me varke per te kaluar afer kufirit shqiptaro-grek, ku ndodhet edhe kanali i Butrintit.
Udhetimi ka nisur pasditen e se dieles nga qyteti i Fierit, ku emigrante nga kjo zone, Durresi, Tirana, Berati dhe Veriu i vendit, jane grumbulluar nga kater prej organizatoreve. Rreth ores 18:00 mendohet se kane mberritur ne Sarande dhe per me tej kane kaluar me tre mjete per ne Butrint. Policia tha se moshat e emigranteve kane qene nga femija tre muajsh, deri ne 35 vjec, ndersa kane vazhduar verifikimet oret e vona per te zbardhur te gjitha rrethanat. Ne liqen kane mesuar se do te kalonin nepermjet varkave ne krahun tjeter, pasi aty ishin me afer detit dhe do i priste nje anije tjeter. Rreth ores 19:00 ka kaluar varka e pare qe mendohet se ka pasur 11 persona ne bord dhe eshte kthyer mbrapsht per te marre pjesen e mbetur. Por rrugetimi i dyte ka qene fatal. Mjeti lundrues nuk ka mbajtur dot mbipeshen duke u permbysur te pakten 100 metra nga bregu i liqenit. Pjesa me e madhe kane arritur te dalin me not, ndersa tre prej tyre konfirmohen te vdekur dhe perpjekjet per t'i shpetuar kane qene te kota. Viktimat jane nena dhe foshnja e saj, Edlira dhe Klara Jaho, nga Berati. Mes te mbijetuarve eshte edhe bashkeshorti e babai i viktimave. Policia mori njoftimin nga vete te mbijetuarit, ndersa tete ambulanca de dhjete makina policie, te ndihmuar edhe nga zjarrfikesit, kane mberritur ne vendngjarje. Spitali i Sarandes ka qene ne gatishmeri, nderkohe qe te pakten 100 uniforma blu kane krehur bregun e liqenit ne te dy krahet, ku kane gjetur dhe grupin e dyte te emigranteve.
Prenci: Ne varke qe u permbys ne ujerat e Jonit ishin 12 persona
Tirane - Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Ahmet Prenci, tha mbremjen e djeshme se, "ne varken me lopata, qe u mbyt ne oren 19:30 te mbremjes se djeshme gjendeshin 12 persona dhe ne castet fatale gjendej vetem 300 metra larg nga nisja e detit Jon, ne liqenin e Butrintit". Gjate nje komunikimi, me mediet Prenci, tha se konfirmohen dy te vdekur dhe tete te mbijetuar ndersa po kryhen kerkime per gjetjen e personave te tjere, te cilet ishin ne varke ne momentin e permbytjes. Kryepolici Prenci, ka deklaruar se kishin marre te dhena ne rruge operative se nje varke po nisej per ne Greqi ne perpjekje per te kaluar ne menyre klandestine. "Ne e kemi lokalizuar varken pa motor por me lopata, pikerisht 300 metra larg nisjes se detit Jon, ndersa dyshojme se varka po perdorej vetem per nje kalim transit deri ne nje pike te detit Jon ku edhe do te merreshin nga nje anije e cila do t'i conte klandestine ne Greqi, ndersa kalonte ne det te hapur per ne portin e Korfuzit. Ahmet Prenci, tha se klandestinet jane kryesisht nga Berati, Fieri, por nuk mungojne edhe nga zonat e veriut te vendit. Nderkohe deshmitaret kembengulin se ne varke gjendeshin 22 persona. Nder ta tete gjenden aktualisht ne spitalin civil te Sarandes. Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, shtoi se, ne drejtim te vendit ku eshte permbysur varka, jane nisur forca te shumta te cilat jane duke kerkuar per persona te tjere, qe mund te kene ngelur ne det per shkak te erresires se nates. Nderkohe qe dhe nje shkak qe njerezit mund te kene ngelur ne det, eshte dhe trauma qe mund te kene pesuar pasagjeret e mjetit lundrues.
"Tmerri qe perjetova kur u permbys varka"
Sarande- Udhetimi drejt Greqise eshte kthyer ne nje ferr per 24 emigrante qe tentonin te kalonin kufirin ujor mes dy vendeve me ane te nje varke vozitese nepermjet liqenit te Butrintit. Ndersa ka humbur ne thellesi gruan dhe foshnjen e tij tre muajsh, i mbijetuari Dritan Jaho, ne ngasherima qe te ngjethin mishte rrefen nga spitali edhe ate cka ka ndodhur e ka pare. I riu 27 vjecar nga Lapardhaja e Beratit, ka luftuar jo vetem me vdekjen, por edhe me fatin qe nuk e ka ndihmuar per te shpetuar bashkeshorten dhe vajzen e sapolindur. Ne nje rrefim te shkurter per gazeten, marre ne rrethana teper te veshtire duke pasur parasysh edhe gjendjen shendetesore dhe dhimbjen e te riut, zbardhet itinerari i udhetimit pas te cilit qendrojne te pakten kater organizatore qe mendohet te jene nga qyteti i Fierit.
Kur mberritet ne Sarande dhe nga u niset?
Une vete jam nga Berati dhe kam qene se bashku me gruan dhe foshnjen e sapolindur. Ka pasur edhe shume te tjere. Kishim rene dakord qe te mblidheshim ne Fier dhe me pas te udhetonim per ne Sarande. Mberritem ne mbremje (dje) ne qytet dhe me pas udhetuam me mjete drejt Butrintit.
Kush ju ofroi ndihme per udhetim ne Greqi?
I njoh vetem si fytyra, madje kam fiksuar emrin e njerit prej tyre, quhej Bedri. Ishin te kater nga Fieri. Na thane se do te benim vetem nje cope rruge me varke, sa per te kaluar liqenin e Butrintit dhe matane do na priste nje anije a mjet lundrues qe nuk e di saktesisht.
Sa vete ishit?
Nga ana jone, emigrante ishim 24 persona qe u grumbulluam. Ishin nga qytete te ndryshme te vendit.
Sa vete keni qene ne varke dhe a do udhetonit ne nje rruge?
Nuk eshte bere nje rruge. Ka qene rruga e dyte qe do bente varka. Grupi i pare arriti te kalonte dhe ne ishim grupi i dyte. Por sapo u nis, barka filloi te fuste uje e te fundosej.
Sa vete keni qene mbi te?
Jo me pak se 11 persona, duke marre parasysh se grupi i pare kaloi matane. Mendoj se 12-13 persona kemi qene ne barke. Une u perpoqa te shpetoja time shoqe dhe foshnjen. Nuk pashe me se cfare ndodhi me tej.
Policia merr karakteristikat e te dyshuarve
Bedriu, personi qe i mbijetuari ka fiksuar si njeriun qe i kishte marre persiper, ishte rreth 27 vjec, i gjate dhe i holle, me floket biond dhe pak te rena ne pjesen e perparme te kokes. Ndersa kane qene edhe tre te tjere po organizatore te ketij trafiku. Per keto persona, njeriu qe humbi gruan dhe foshnjen ne fund te detit kujton disa prej tipareve, por shprehet se nese i sheh si fytyra mund t'i identifikoje menjehere. Nje grup hetimor ka nisur te mbledhe te dhena per organizatoret, identitetet e tyre dhe per te bere te mundur arrestimet.
Bardhyl Bejko
Policia: Te aksidentuarit do kalonin per ne Greqi nga Koniospoli
Tirane - Policia e Shtetit tha dje se, "rreth ores 19:18 Policia Kufitare ka konstatuar se ne liqenin e Butrinit, mbas parkut, tek ish-peshkimi, nje grup i perbere prej 20-25 personash ne tentative per te kaluar ne bregun tjeter te liqenit ne vendin e quajtur "Bufi", per t'ju shmangur postbllokut te sherbimeve te Policise Kufitare te dislokuara prane vendit te quajtur "Lundra", duke perdorur 2 varka druri, kane tentuar te kalojne nga Butrinti ne Xare. Pasi kane lundruar rreth 60 metra nga bregu, njera nga barkat eshte permbysur dhe personat kane rene ne uje. Patrulla e Policise Kufitare sapo ka konstatuar aksidentin, ka nderhyre menjehere per t'u dhene ndihme personave te perfshire, duke bere te mundur shpetimin e 7 personave. Me mberritjen ne oren 19:30, te perforcimeve nga Komisariatet e Policise Kufitare dhe te rendit te Sarandes, ambulancave dhe mjekeve te spitalit te Sarandes eshte bere e mundur dhenia e ndihmes per personat e perfshire ne kete ngjarje. Nga kontrolli rezulton se eshte mbytur Elvira Demir Jaho, 22 vjec, banuese ne fshatin Lapardha 2, Berat, foshnja e saj K. J, 3 muajshe. Identifikimin e dy viktimave e beri Dritan Jaho, 27 vjec i cili eshte perkatesisht bashkeshorti dhe babai i viktimave, i mbijetuar dhe ndodhet ne spital ne gjendje shoku. Nga hetimet rezulton se barka e permbysur ishte prej druri, dhe perdorej nga peshkataret per gjuetine e midhjeve. Ne te kane hipur 13 persona, te cilet kishin si destinacion kalimin e kufirit tokesor nga fshati Xarre e me tej ne Konispol per te kaluar ne Greqi. Deri tani jane shoqeruar 24 persona per tu intervistuar ne lidhje me ngjarjen, mes tyre Ahmet Bushi 52 vjec nga Qaf Gjashta dhe Ilir Meta 33 vjec nga Vrina, te dyshuar respektivisht si pronari dhe drejtues i varkes se permbysur".
Personat e shoqeruar ne Polici
1. Skender Ruci, I lindur ne 1965 ne portes, fier
2. Elidon manaj, lindur ne 1974 ne Patos, Fier
3. Brunilda Manaj, lindur ne 1981 Patos, Fier
4. Gerti Duraj, lindur ne 1986 Frakull Fier
5. Erion Duraj, lindur ne 1987, Frakull Fier
6. Marsid Mita, lindur me 1992, ne Lushnje
7. Elton Mehmeti, lindur me 1980 ne Cerrik
8. Taulant Duraj, lindur ne 1988 Frakull Fier
9. Artan Cobaj, lindur ne 1992, Portes Fier
10. Sajmir Xhekalili, lindur me 1981 ne Rukaj, Mat
11. Qemal Stashkollari, lindur me 1992, Lushnje,
12. Valbona Senja, lindur me 1982 Elbasan
13. Agim Shermadhi, lindur me 1956, Klos Elbasan,
14. Indrit Azisaj, lindur me 1988 ne Fier
15. Fatjon Sene, lindur me 1990, Mollas Elbasan
16. Ardian Lazaj, lindur me 1976 Mallakaster
17. Lavdosh Kuca, lindur me 1973 Tepelene
18. Vambaster Gjinushi, lindur me 1989, Tepelene
19. Klodian Calliu, lindur me 1987 ne Durres
20. Sokol Mali, lindur me 1985 ne Peze Helmes Tirane
21. Maringlen Hoxha, lindur me 1978, ne Fier
22. Denis Zema, lindur me 1991, ne Lushnje
"Drejt Greqise per te lare borxhet, pasi u operua nga tumori"
Familja Ruci ka dhjete vjet qe jeton ne fshatin Portez te Fierit. Kryefamiljari, Skenderi, eshte nje prej te mbijetuarve te tragjedise ne Butrint mbremjen e se dieles, ndersa bashkeshortja e tij, Dylbejazja, rrefen mes ankthit momentet e tmerrit kur ndiqte lajmet ne media. Bashkeshorti i saj ka marre udhen drejt Greqise vetem pak dite pasi ishte operuar nga nje tumor ne koke. Por ndersa i ka shpetuar vdekjes se pare, Skenderi eshte rrezikuar ne nje tragjedi te dyte. "Ka qene ora 23:00 e mbremjes se djeshme kur mora vesh per prag tragjedine qe ndodhi ne liqenin e Butrintit. Gjaku me ngriu pasi me ta ishte edhe burri im, Skenderi. Nuk mund te komunikoja me te pasi ai telefonin e la ne shtepi. Vetem nga televizori mora vesh se nga 23 vete kishin vdekur vetem dy", tregon ajo.
Dylbejazja pohon per gazeten se nga martesa me Skenderin ( tashme 43 vjec) ka tre femije, dy djem e nje vajze. Skenderi ka qene emigrant edhe ne Itali. Me leket nga emigracioni beri nje shtepi banimi, por me pas u semur. "Doli me tumor ne koke. Grumbulluam edhe pak leke qe kishim, per vizitat dhe operacionin. Duke pare borxhet qe kishte, mori dhe rrugen e emigrimit dhe te dielen mori autobusin e linjes Fier-Sarande", vijon Dylbejazja. Skenderi i kishte thene qe do te vinte nje person, e ajo duhet t'i jepte 850 euro ne dore.
Te paguash 5 mije leke per vdekjen
Flasin te mbijetuarit Denis Zema dhe Marsel Mata, shoke te Ndricimit
A mund te na tregosh si ju lindi ideja te shkonit ne Greqi dhe me cilet kontaktuat per te realizuar nje rrugetim te tille?
Une jam shume i tronditur nga ngjarja. Kam pare vdekjen me sy. Jam i tmerruar nga ajo qe perjetova. Isha ne mes te shokeve te mi, kur ne fshatin tim ne Imsht e lidhem fjalen qe te niseshim per jashte shtetit, ne Greqi. Ata kishin te njohur qe do te na ndihmonin.
Ju ishit ne udhetimin e dyte me varke. Si ndodhi qe u permbys varka?
Pasi kemi hipur ne varke, u ngjeshem shume. Timonieri thoshte; kujdes, mos levizni forte!. U beme rreth 12-13 vete. Pasi ecem disa minuta, kur ishim 50-60 meter nga bregu, per te kaluar matane kanalit, varka filloi te anohej. Me pas, menjehere u permbys. Mua desh me zuri poshte. Hoqa rrobat dhe fillova te notoj. Pas degjoja, "vdiqem, vdiqem!".
Per te ardhur deri ne Sarande ju jane dashur para, ku i gjetet? Sa paguat ?
Na ishte thene se parate, eurot, do i dorezonim ne fund te rruges. Kishim frike mos zbuloheshim dhe na kthente policia. Do jepnim nga 1000 euro. Varken e paguam nga 5000 leke te reja secili. Kaq dhashe edhe une.
Po Ndricimi me ju ishte?
Ishte me ne ne varke, por me pas nuk e pashe me dhe nuk di me teper per te. Mbase ka kaluar me not.
Ishe ne varken e pare apo te dyte ?
Isha ne rrugen e dyte. Te paret iken disa te tjere. Une me dy shoket e mi qe jemi te nje moshe dhe nga i njejti fshat mbetem me pas. Ishim ne ate varke qe u permbys.
Kur u permbys varka a nuk mendove se mund te te zinte poshte dhe te rrezikonte jeten?
As qe pata kohe te mendoja per nje gje te tille. Une e mendova veten ne fund te detit dhe vetem noti dhe fati me shpetuan.
Po per pagese a kishit rene dakord qe me pare me ata qe do ju ndihmonin te kalonit kufirin ?
Po. Eurot do t'i jepnim sa te arrinim ne vendin ku do te ishim te sigurt se kishim kaluar pertej kufirit. Ne na merrnin nga dora ne dore persona te ndryshem. Une nuk i njihja. Si fytyre e trup po, i kam parasysh.
Perse zgjodhet kete rruge emigrimi si klandestine?
Me detyroj nevoja, pasi jemi ne gjendje te keqe ekonomike.
Po per shokun tuaj, Ndricimin cfare dini?
Ndricimi nuk e di se ku eshte. Do zoti te jete mire. Te kthehemi bashke, ashtu sic u nisem.
Refide Zema, 40-vjece, tezja e Denisit
"Jam tezja e Denisit. Lajmin e mesuam nga televizioni. U habitem. U nisem te gjithe per Sarande. Prisja edhe me keq. Fal Zotit qe nipi eshte gjalle. Po dua te them se eshte ekonomia qe i ka zene syte tim nipi qe ka marre kete rruge te cmendur dhe te rrezikshme".
Leonard Kasa, daje i Denisit, emigrant
"Jam per vete emigrant ne Agrinjo. Une kohe me pare kam ikur si im nip, Denisi. Mundet te mbetesha ne male apo ne lumenj se rruge pa rruge kam shkuar. Por nipi im ka ikur vetem se i mungonte buka. Shtepia e tij eshte me thupra dhe me balte. Vetem fati e shpetoi dhe jam i gezuar".
Kamber Zema, 52 vjec babai i Denisit te mbijetuar
"Nuk dija se ku ishte djali. Mendova se ishte ne bilardon e fshatit ku me telefonojne dhe me thone nese e kisha hapur televizorin. Pasi e hapa, degjova gjemen. Mes emrave te atyre qe kishin rene ne det ishte dhe im bir. Mblodha vellezerit dhe te afermit dhe u nisa drejt ne Sarande. Jam shume i lumtur qe eshte gjalle"
Koha Jone, 20/21 Tetor 2008

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi