Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Amantia
Amantia
Anëtar
Anëtar
Regjistruar : 15/01/2014
Postime : 93
Points : 135
Reputacioni : 2
Medalje2 Medalje3

Një vit i ri, një jetë e re! Empty Një vit i ri, një jetë e re!

15th January 2014, 16:24
Është aksiomë: çdo fillim viti, ndonëse jo me zë të lartë, gjithkush prej nesh i thotë vetes se ky do të jetë një vit ndryshe, e të mendosh që përtej kohës kalendarike, ditët thjesht rrjedhin njëra pas tjetrës. Megjithatë, në psikologjinë e individit, fillimet janë thuajse momentet më të mira për t’i premtuar vetes dhe të tjerëve, në rastet më të shumta ndryshime dhe përmirësime. Shumë prej nesh i kanë premtuar vetes t’i bëjnë një ndryshim rrënjësor gjithë gjërave që nuk kanë shkuar mirë vitin e kaluar, mirëpo sa reale janë këto mendime, sa gjasa kemi për t’i përmbushur? Së pari, do të na duhet të kuptojmë në kemi nevojë realisht për një vit të ri kalendarik për të bërë gjithë këto premtime, a është kjo një çështje psikologjie dhe perceptimi apo vullneti?

“Do të filloj dietën”

“Sa po të kalojnë festat e fundvitit do të filloj dietën. Po i lejoj vetes edhe këto ditë të fundit të ushqehem me ç’të dua dhe pas kësaj do ndaloj rreptësisht ushqimet e dëmshme.” Të paktën njëherë në jetë, të gjithë ja kemi thënë vetes dhe më pas, ndonëse muaji i parë i vitit të ri mund të ketë kaluar, sërish nuk kemi pasur vullnetin të përmbushim premtimin ndaj vetes. Sensi i fajit dhe kilet që shtohen janë kthyer në persekutues. Bëni diçka; vendoseni qëllim në vete, kuptoni nëse realisht është e nevojshme, jo vetëm për pamjen, por edhe për shëndetin tuaj që ta mbani një dietë të tillë. Ndërgjegjësimi vjen atëherë kur realisht kuptojmë rëndësinë e veprimit që duam të kryejmë dhe jo thjesht sepse i kemi thënë vetes disa fjalë. Njëherë pasi ta keni vendosur me veten, përpiquni të vendosni disa rregulla dhe ç’është më e rëndësishmja, mos i shkelni ato.

“Këtë vit do të lë duhanin!”

Të gjithë duhanpirësit e kanë thënë këtë shprehje të paktën një hërë në jetën e tyre. E në fakt, nuk duhet të jetë fillimi i një viti të ri, ai i cili do të duhet t’ju ndërgjegjësojë për të hequr dorë nga diçka e dëmshme për shëndetin tuaj. Në fakt, një ndërmarrje e tillë, si lënia e duhanit, për të gjithë ata të cilët janë cilësuar sit ë varur, është ndër më të vështirat, e vlerësuar kjo nga psikologët. Shpesh njerëzit, nuk mjaftohen thjesht duke ditur dëmet që shkakton duhani në shëndet, por kërkojnë, në vetvete një motiv edhe më të fortë. Në këtë rast, ideja që ky është një vit i ri, mund t’ju ndihmojë duke i thënë vetes se ky vit do të jetë pa nikotinë. Evitoni sa herë të mundeni shoqërinë ku pihet duhan dhe i thoni vetes suaj se motive i vendosur për ta lënë është shumë herë më i madh se ideja e të pirit një cigare. Mundohuni ta shijoni kafenë e mëngjesit edhe pa praninë e cigares dhe përsëritini vetes së forca e vullnetit është aleatja juaj më e mirë!

“Ky do të jetë viti që do të gjej njeriun e jetës sime!”

Kategorikisht mos ja thoni këtë vetes suaj e mbi të gjitha mos ja vini qëllim të detyruar. Një vit i ri nuk duhet të imponojë domosdoshmërish edhe ndryshim statusi, thjesht sepse është një vit i ri, por sepse ju realisht do të njihni dikë me të cilin do të dëshironi të ndani gjërat tuaja, jetën tuaj. Nëse fiksoheni me idenë se patjetër , me që është një vit i ri, duhet të gjeni dikë, atëherë kjo do t’ju pengojë për shumë gjëra, madje edhe në gjetjen e këtij “njeriut special”. Nëse jeni e dhënë pas parashikimeve të fatit, evitoni në këtë fillim viti të qëndroni e gozhduar pas televizorit, apo leximit të revistave e gazetave për të parë se si është parashikimi për shenjën tuaj. E gjitha kjo thjesht do t;ju dëmtojë. Kuptoni që njerëzit e dashur nuk gjenden sa hap e mbyll sytë, as në kohën kur duam ne. ata vijnë kur vijnë dhe nuk ka kohë të përcaktuar. T’i vendosësh vetes një qëllim i cili jo tërësisht varet nga ty, mund të bëjë që në fund të vitit të zhgënjeheni. Ajo që duhet të bëni është të doni më shumë veten
dhe do të kuptoni që tjetri do të vijë shumë natyrshëm.

“Ky vit i ri, do të jetë viti i realizimit të dëshirave të mia!”

Të gjithë do të donim të mendonim pozitivisht, madje edhe në kohët më të vështira, atëherë kur jeta na vë përballë vështirësive nga më të ndryshmet e më të kqijat. Mund të jetë motivues shumë i mirë fillimi i një viti të ri, për të realizuar disa objektiva, por gjithmonë duke kuptuar që për të arritur qëllimet, mund të shërbejë çdo periudhë e vitit, mjafton të kemi vullnet.

Përpiquni që gotën me ujë ta shihni gjysmë plot dhe jo gjysmë bosh. Përpiquni të njihni atë çfarë doni dhe vlerësoni gjithnjë çdo të mirë a mundësi që ju vjen, sa do e vogël të jetë ajo. Mundohuni të balanconi gjërat në jetën tuaj, ç’ka do të thotë se një punë e mirë, me një pozicion dhe pagesë të mirë, nuk është e mjaftueshme për tu ndjerë të lumtur, nëse tablloja nuk plotësohet edhe nga përkujdesi ndaj familjarëve dhe miqve tuaj. Nëse realisht doni që ky të jetë viti i realizimit të dëshirave tuaja, atëherë përpiquni të vlerësoni gjithçka që keni pranë, mbështetuni në to dhe shikoni përpara.

Nëse doni vërtetë t’i thoni vetes që vit i ri do të thotë edhe kismet i ri, atëherë përdoreni këtë fillim viti si rastin e mirë për të përmirësuar marrëdhëniet tuaja me njerëzit e afërt, miqtë e familjarët, duke mos harruar sigurisht veten tuaj. Të ndryshoni diçka nga stili i jetës që bënit në vitin e kaluar , nuk duhet t’ju kthehet në frustrim në vetvete, sepse në rast të dështimit, ju lëkundet raporti me veten, çka do të thotë humbje e besimit.

Nëse doni të bëni diçka ndryshe, mos prisni që ditët e kalendarit të jenë të rrethuara me të kuqe, si për të treguar ditët e shënuara të festave. Bëhuni të ndërgjegjshëm për atë që doni të arrini dhe arsyetoni mbi këto objektiva, pa kaluar kufijtë e mundësive tuaja gjithmonë./ikub/
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Një vit i ri, një jetë e re! Empty Re: Një vit i ri, një jetë e re!

27th February 2014, 16:00
Message reputation : 100% (1 vote)
Nuk Bej asnje plan,viti le tme gjej ashtu sic jam,cdo esht e shkruar,kot mundohemi fati esht i shkruar qoft edhe nje gje e vogel cdo gje esht e shkruar
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi