Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 740
Points : 1451
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

XHELAL LUCA: NJE JETË FIZIKE PUSHOI ...NJË JETË KUJTESE VIJON...  Empty XHELAL LUCA: NJE JETË FIZIKE PUSHOI ...NJË JETË KUJTESE VIJON...

7th January 2019, 18:39
[ltr]XHELAL LUCA: NJE JETË FIZIKE PUSHOI ...NJË JETË KUJTESE VIJON... [/ltr]


[ltr]Ishte e thënë që sot, më datën 7 janar 2019, te pushojë tik-taket e "metalta" rituale, tërë ndjenjë, një zemër babai, bashkëshorti, vëllai, xhaxhai,kushëriri, bashkëkrahinasi, qytetari, zemër poeti, interpretuesi,miku, shoku ... Ai iku ne mengjes ne përjetësinë e përjetshme për të zbardhur mëngjeset,iku me ëndrrën për t'u folezuar në gjokset e njerëzve që aq shumë i deshi dhe u dhuroi gjatë gjithë jetës buzëqeshje , fjalëëmblat, përqafimebukurat,puthjengrohtat dhe fjalëetikat , duke u zgjuar qindra dëshira,ashtu sikundërse di të zgjoi poeti të mirëmëngjesojë ai, duke u dhënë mijëra urime ... Edhe pse shëndeti , shpeshherë e pengonte të tregonte këto cilësi e virtyte dhe karakteristika të tilla , ai e përballonte gjendjen dhe mbushej me ardhmërinë dhe shpresonte të jetonte gjatë në këtë skenë jetësore duke shkruar, interpretuar e duke gjallëruar...I tillë ishte Xhelal Luca, dibrani i zjarrtë, dibrani i zgjuar, thurës i vargjeve tërë ndjenjë që me aftësinë e tij,mirësinë të bënte për vete , por edhe gjithë takimet, konferencat, simpoziumet,manifestimet,madje dhe Kongresin tonë të Parë të Lidhjes sonë i vrullëzonte, i gjallonte, i limfonte, i klorofilizonte...[/ltr]
[ltr]E kush nuk e njohu Xhelal Lucën ?! E njohu Dibra e Migjenit e tij, Gjirokastra e Argjiros, Ismailit , Eqrem Çabejt,Vlora e Ismail Qemalit, Erseka e Petro Ninit , Fieri i Jakov Xoxës, Kosova e Isa Boletinit, Sulejman Vokshit, Bajram Currit, Peja e Haxhi Zekës, Prekazi i Adem Jasharit , Kruja dhe Shqiperia e Skënderbeut, Shkodra e Fishtës... E kush nuk e njohu Xhelal Lucën në periudhën e PLURIMENDIMIT , gjithmonë duke vargëzuar, gjithmonë duke interpretuar, gjithmonë duke kontaktuar i mbështjellë me SIMBOLET E KOMBIT...[/ltr]


[ltr]*[/ltr]
[ltr]Hidhërimi është i pamatë. Ai të pushton me ganxhat dhe kthetrat e tij të kockëta,kur mendon se nesër ai nuk do të jetë më midis nesh fizikisht, nuk do të dëgjohet fjala e tij modeste, shakaja e tij që lulonte... [/ltr]
[ltr]Ti ike Xhelal , po le veprat e tua, le botën tënde, le miqësitë e Tua të zgjuara e plot ëndrra...[/ltr]
[ltr]Ndaj ne sot nga sytë tanë pikojnë , apo varen lot... Ndaj nga zemrat tona lëshohen pasthirrma , nga shpirti ynë del një vajë ligjërimi... Për ne pegaistët e pegaistet Shqiptare dhe kudo në Botë t'i do të jesh gjithmonë midis nesh i gjallë, i qeshur, fjalpeshë, humorgjallë... Për ty nuk ka "ishte " Xhelal Luca, por ka vetëm ishte! ...[/ltr]
[ltr]Të gjithë le ta kthejmë këtë dhimbje në forcë familja, ne dhe gjithë shoqëria... [/ltr]
[ltr]Kambanat do të bien dhe do të dëgjohet zëri i tyre i metaltë... Bilbilat do ta ndalin për të nderuar ty në përcjellje këngën. Nesër poetët dhe poetet do të thurin vargje për jetën Tuaj të pasur...[/ltr]
[ltr]Ne sonte dhe nesër në shënjë nderimi për ty nderimin e ndjenjës do ta flatrojmë në qielll.Miq,shokë,poetë,poete,shkrimtarë , studiues,intelektualë sot pushoi zemra e një Poeti!....[/ltr]
[ltr]Poeti me hapësirë si Qielli [/ltr]
[ltr]Poeti me thellësi shpirti sa Deti...[/ltr]


[ltr]I paharruar poeti XHELAL LUCA![/ltr]


[ltr]PËR LNPSHA "PEGASI " ALBANIA [/ltr]
[ltr]KRISTAQ F. SHABANI, HEKURAN RAPAJ, FLUTURA MAÇI,KOZETA ZAVALANI, PERIKLI SHULI, ENRIETA SINA, BEXHET ASANI, XHEVAT LIMANI, PETRO DUDI ,HAXHI KALLUCI,PREND BUZHALA, MIGENA ARLLATI, MAJLINDA IDRIZ BERISHA, ISMET KRASNIQI,NAXHIJE DOÇI, SHERIFE THAÇI, ZYMER NEZIRI, BEGZAD BALIU, ANASTAS NIKA , NEXHMIJE HASANI, ASIE DUKA,ËNGJËLL SHAMETI, BASHKIM ABAZI,MIMOZA AGALLIU, VERA ÇATO, MURAT KËRAJ, SAMI SHERIFI, AFRIM SHATKU, ZEKERIJA IDRIZI, SEMI HAXHIU,LIGOR SHYTI, DRANDE XHAJ, REZARTA PODE,MUSA JUPOLLI, RAGIP DRAGUSHA,NEIL RUÇI, MENTOR THAÇI,IRMA KURTI, ALBERT HABAZAJ, SHEFQET DINAJ, MARGARETT LIETE OLIVERA,LUCELIA GOMES, SADETE METAJ,LUAN METAJ, PANAJOTA ZALONI,ANTONIOS ZALONI, DINO KOUBATIS, LULJETA KOUBATIS,LULJETA SHARANI, KIÇO MUÇI, SHEZAI KOKO, ANDON PANGO, SPIRO NIKA, LUAN QENDRO, FREDI MERKURI. [/ltr]


[ltr]TIRANË,MË 7 JANAR 2019[/ltr]
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi