Ja si u torturua Ilia Kareli në burgun grek, VIDEOJA DOKUMENTUESE
11th April 2014, 00:15
Mediat greke publikojnë pamje të tjera shokuese që vërtetojnë torturat çnjerëzore që janë ushtruar mbi të burgosurin shqiptar Ilia Kareli në burgun e Nigritas.
“Kathimerini.gr” publikloi sot një video gati 5 minuta ku dokumentohet nga momenti kur Ilia Kareli sillet në burgun e Nigritas deri në vdekjen e tij në qelinë ngjitur me dhomën frigorifer ku iu ushtruan torturat.
Detaj i ri nga kjo video zbulohet se Ilia Kareli është torturar edhe në burgun e Malandrinos ku vrau gardianin.
Duket qartë trupi gjithë hematoma nga dhuna e madhe dhe duken shenjat e djegies në dorë.
Pas torturave Ilia Kareli dërgohet në qelinë, ngjitur me dhomën e frigoriferit ku dhe u la të vdiste. Zemra e Karelit pushoi së rrahuri më 27 mars 2014
Pamjet filmike janë siguruar nga një material filmik prej 20 orësh që janë regjistruar nga kamerat e sigurisë së burgut të Nigritas.
Kamerat ishin vendosur në pozicione të ndryshme. Njëra në oborr, në momentin kur makina e policisë sjell të burgosurin në burg. E dyta në hyrjen qëndrore të burgut në korridorin pikërisht jashtë dhomës së frigoriferit. Dhe e fundit brenda në qelinë ku Ilia Kareli vdiq pas torturave që zgjatën më shumë se 2 orë.
Çfarë ndodh me Ilia Karelin
-Ilia Kareli zbret nga makina.
-Në hyrjen e portës së burgut Nigrita e presin mbi 10 punonjës të burgut, ndërsa në korridor është vetëm një punonjës. Ky i fundit tregon një urrejtje ndaj Karelit. Në këtë kohë ndërhyn drejtori i cili i bërtet dhe i jep urdhra.
-I bëjnë foton e parë të Karelit.
-Karelin e fusin në qelinë frigorifer, në fillim të koridorit derisa të bëhet gati një qeli ku do të qëndrojë.
-Drejtori vazhdon t’i kërkojë fotografit që të vazhdojë të bëjë foto të tjera.
-Fotografi e drejton aparatin nga qelia frigorifer.
-Në fotografi duken shenjat e dhunës të cilat vërtetojnë se mbi Karelin është ushtruar dhunë e rëndë përpara se të hynte në burgun Nigrita.
-Duken punonjësit që ishin në shërbim atë ditë, por duken edhe të tjerë të cilët ishin jashtë shërbimit. Ndodhen aty sepse ishin thirrur pikërisht përmbërritjen e Karelit. Ata sillen nëpër koridor me shumë kuriozitet.
-Disa prej tyre futen brenda në qelinë frigorifer, ku ndodhet Kareli përkohësisht.
-Në të njëjtin moment drejtori I burgut duket që vazhdon të qëndrojë në fund të korridorit, ku bisedon me njërin prej gardianëve.Menjëherë pas kësaj drejtori largohet
-Kamera kap një gardian i cili i bën me shenjë shokëve të tij
-Dera në fund të korridorit mbyllet dhe të paktën 8 gardianë duket që hyjnë brenda në qelinë frigorifer, ku ndodhet akoma Kareli.
-Sipas deklaratave të zyrtarëve të ministrisë së Brendshme të cilët morën në pyetje gardianët ata filluan të ushtronin dhunë mbi Karelin me grushta, shqelma dhe me përdorimin e një litari të trashë
-Ndërkohë kamera në qelinë frigorifer nuk ka.
-Gardiani i cili ndodhet në corridor duket që nuk është dakord dhe deri tani nuk dihet për çfarë konkretisht nuk ishte dakord me kolegët e tij.
-Ndërkohë një teknik duket duke bërë gati qelinë e dytë ku do të zhvendoset Kareli
-Pas 35 minutash drejtori zbret sërish në korridor. Duket që po u flet gardianëve duke treguar me dorë nga qelia friforifer, në të cilë ndodhet Ilia Kareli. -Sipas të dhënave nga zyrtarët e ministrisë së Brendshme në këtë pikë drejtori ka kuptuar që është ushtruar dhunë mbi të burgosurin dhe u thotë: Kush është trim të vejë dhe ta qëllojë por t’a pranojë që e qëlloi.
-Disa minuta më pas drejtori duket që ka një bisedë shumë të fortë me shefin e gardianëve. Menjëherë më pas drejtori ikën përsëri nga korridori.
pas dy orësh qelia ku do të vendosej Kareli bëhet gati.
-Karelin tashmë të dërrmuar dhe pothuajse gjysmë të zhveshur e marrin dhe e çojnë në qelinë tjetër në gjëndje shumë më të rëndë sesa në momentin kur hyri në burg. E fusin në qeli.
-Brenda në qeli Kareli u kërkon gardianëve t’ia kalojnë prangat përpara.
-Në 7.25 i çojnë ushqim
-Pas 4 orësh dy gardianë vënë re se Kareli tashmë nuk lëviz më. Pak më vonë mbërrin ambulanca e cila vërteton vdekjen e Karelit.
Nga Nevila Zhupa
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi