Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

Thirron dhe sot madhështia e fjalës së ILIA DILO SHEPERIT Empty Thirron dhe sot madhështia e fjalës së ILIA DILO SHEPERIT

4th March 2023, 12:04
Message reputation : 100% (1 vote)
Thirron dhe sot madhështia e fjalës së ILIA DILO SHEPERIT
 
 
Fjalëarta e Ilisë
 
Retrospektivë
(POETIZIM I FJALËS SË TIJ TË NDRITUR  )
 
Shqipëria divine,
Dheu klasik i trimërisë,
kremton  një
nga më të shënjtat ditë të historisë
 së saj kombëtare:
Ditën e Rilindjes së Pagëzimit
në jetën e re të Lirisë!
Ditën e venies
mbi krye të kurorës së IndIpendencës!
Pas pesëqind vjet jetë
Të ashpër të robërisë,
në një kohë tragjike,
kur arushët e Ballkanit
u vërsulën ta shuajnë pa mëshirë
gjallërinë e kombit shqiptar,
 në horizontin e Shqipërisë
ndriti Ylli i Mëngjezit,
mbi Katedralin e Vlorës
shkrepëtiti Dielli i Lirisë!
 
Perëndia e Lirisë së Kombeve
dekretoi shpëtimin e Shqipërisë!
 
Ajo e drejtë e shënjtë
që u ka falur natyra kombeve të botës,
iu njoh edhe kombit tonë
ruajtës i karakterit,
traditave të Ilirëve;
iu dha edhe popullit tonë heroik
që ka vaditur me gjak
gjithë Sinisinë ballkanike
dhe, së fundi,
 për t’u shpëtuar dyndjeve
të valëve të barbarëve,
 gjatë shekujve,
ka qenë shtrënguar
të lerë Altarin e Atdheut të vet ,
të kapërcejë male e dete,
të përhapet nëpër gremina të huaja.
Në këtë vend legjendar,
i shkretuar dëndur
 nga kataklizmat e luftrave të pareshtura,
mbi gërmadhat e 70 qyteteve të bukura
bërë pajë e zjarrit të legjioneve romane,
vajtojnë zogjtë sot e kësaj dite!
 
Të tëra këto ngjarje,
të gjitha këto tradita
e kanë vleftën e kujtimit të naltë,
të heroizmës shqiptare.
 
Dëshmojnë therrorësitë
e pashembullta
të fisit arbnor.
Pasqyrojnë jetën morale
të stërgjyshërve,
udhëheqin shpirtin e energjisë,
të therorisë së brezit tonë të ri.
 
Ja! Kjo është dita simbolike,
në të cilin kombi shqiptar
hyn në radhët e popujve të lirë,
zë vendin që i përket historisë së tij.
 
Traditat e mbetura
nga Pellazgët e Mitologjisë,
trimëri e trashëguar
nga stërgjyshërit tanë,
përmenden sot
 në kronologjinë e qytetërimit.
 
Himni i Indipendencës tonë
këndohet nëpër oborret e kombeve të rinj
e të lirë.
Te Deum-i i paradisit të fesë sonë
meshohet sot
 nëpër Kishat e botës ideale!
 
Na përshëndesin,  përgëzojnë,
na urojnë kombet e lirë!
 
Na kanë zili e na falen popujt
që përpiqen të arrijnë
 një ditë të bardhë!
 
Ideali që kanë ëndërruar stërgjyshërit,
Ay, ideal i shënjtë,
që kanë profetizuar heronjtë,
protagonistët e luftrave të lirisë sonë,
u realizua sot.
 
 Qëllimi i naltë për të cilin kanë luftuar
ata burrërisht,
 nëpër malet e ashpër
dhe kanë derdhur gjakun
 e vlefshëm të tyre:
 u arrit, u krye!
Intrigat e huaja, komeditë e brendshme
që u lojtën një kohë
mbi kurrizin e Atdheut ,
s’e lanë popullin shqiptar
 të jetonte i lumtur,
 në këto tetë vjetët e para të jetës së re.
Krijuan një situatë të rëndë,
rrezikuan njëment tërësinë,
Indipendencën e Atdheut.
Gjatë këtyre kohërave të vështira
dolën në shesh apostuj të rremë,
duke predikuar ungjillin magjik,
të një bese fatale.
Një makavelizmë që synonte
t’i mësonte popullit shqiptar
disiplinën e skllavërisë,
 të  shkëputte nga trupi i Atdheut
 vendin më të shënjtë:
VLORËN bujare
që e ka falur natyra,
për të qenë vend i pelegrinazhit
të Shqiptarëvet.
Forca ideale, energjia virgjine,
patriotizmi i naltë i popullit shqiptar
 i kapërcyen,
gjithë rreziqet që kërcënonin Atdheun.
 
Dita e 28 Nëndorit 1920
është e para
 që kremton sot plot entusiazmë
Shqipëria iredente,
zbukuruar nga Stili
gjer në Shkodër
me trëndafile dafine!
 
Mblidhuni, bijt e Shqipërisë,
përpara këtij
Altari të madh të Atdheut.
Faluni!
Përunjuni ,
përpara këtij Senotafi të shënjtë!
Adhuroni shpirtrat e Dëshmorëvet!
Lavdëroni këtë ditë madhështore!
Gëzohuni, o Shqiptarë,
të arratisur
në çdo anë të botës.
 
Këndoni,
ju zogjtë e bukur
që fluturoni
në qiellin e Shqipërisë!
 
Lulëzoni, ju fusha!
 
Gjëmoni, ju male!
 
Buçitni, ju lumenj
dhe dete të Shqipërisë!
Bekonani ju,
 o Dëshmorët e shënjtë të Atdheut!
 
Kurajë,
durim dhe shpresë,
 
Ti,  o Shqipëria Iredente!

Admin likes this post

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi