Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Musafir
Vizitor

Ja dhe "humanizmi" grek... Empty Ja dhe "humanizmi" grek...

25th March 2008, 03:19
Ja dhe "humanizmi" grek...
Polici i plagosur Memoci: Ndjehem i braktisur

Nje nder te plagosurit e tragjedise se Gerdecit eshte edhe Dritan Memoci, inspektori i zones qe po trajtohet aktualisht ne spitalin Papagjeorgjiu ne Selanik te Greqise.

Nje nder te plagosurit e tragjedise se Gerdecit eshte edhe Dritan Memoci, inspektori i zones qe po trajtohet aktualisht ne spitalin Papagjeorgjiu ne Selanik te Greqise. Ai vazhdon te kurohet ne spital por shprehet se ndihet i braktisur nga shteti.

Zoti Memoci, si eshte gjendja juaj shendetesore?
Momentalishte gjendja ime shendetesore eshte shume e keqe, kam 4 dite qe mjeket nuk jane marre fare me mua, une kam perkeqesime te kembes e cila me eshte kthyer si ne diten e pare qe kam ardhur ketu.
Si ju eshte bere zoti Memoci?
Rrezikoj te humb njeren kembe, sepse kam marre demtime shume te renda, gje qe mund te coje deri ne humbjen e njeres kembe, u bene 4 dite qe mjeket sme kane ardhur fare te me vizitojne. Konsulli erdhi nje dite dhe iku, mbrapa, kam komunikuar vetem me oficerin e kontaktit te ambasades tone ne Athine, i cili eshte nisur per te ardhur drejte meje, ndersa konsulli te cilin e kame vetem 30 minuta larg nuk ka ardhur edhe pse e kam njoftuar ne oren 12 te nates, sepse gjendja ime ka qene shume e keqe dhe vazhdon te jete shum e keqe.
Zoti Memoci pse mendoni se ndjeheni i braktisur, cfare keni parasysh me kete gje?
Une jame nje person i cili u plagosa ne krye te detyres dhe shteti duhet te me ndihmoje, une jame duke paguar njerez nga shqiperia qe te me bejne sherbim, sepse une kam 10 dite qe nuk mund te leviz dot fare.
Pra ju ndjeheni i braktisur nga shteti shqiptare?
I bej thirrje kryeministrit, te bej dicka, keta ketu jane ekstremiste, edhe pse i bije ziles se emergjences doktorri nuk leviz fare, vetem kur i bije rruga mund te vi te me shohi.
Prane jush a ka familjare tuaj?
Nuk kam asnje familjar timin, kam vetem nje kusheririn tim qe momentalishte e kane nxjerr jashte sepse nuk e lene te futet brenda, atij i kane dhene vize 15 ditore per t’me qendruar mua prane, por ate nuk e lene fare te me afrohet. Me kane lene 3 dite pa ngrene se me thane se do me operonin serishte, por asnje spo merret me kete pune, nuk e di se kujt ti drejtohem, por une dua te largohem sa me pare nga Greqia, nese do te kishte mundesi edhe brenda kesaj dite, nuk dua te qendroje me ne kete spital.
Per tju rikthyer edhe njeher tragjedise se Gerdecit, kush e ruante fabriken roje private apo shteterore, a kishit ju dijeni per kete?
Fabriken e kane ruajtur polic private.
Cfare mund te kujtoni ne momentet e shperthimit ne Geredec?
Ne fillim kemi degjuar nje zhurme dhe sapo kemi degjuar zhurmen e madhe kemi levizur menjeher bashke me nje kolegun tim, por me pas u futem per te nxjerre turnem dhe aty me ka prekur shperthimi i dyte, i cili ishte edhe me i fuqishem.
Pra ju ne shperthimin e pare nuk ju ka prekur, jeni prekur ne shperthimin e dyte qe jeni futur per te shpetuar njerzit?
Po une jam futur per te shpetuar njerez dhe aty me kapi shperthimi i madh.
Do i lutesha shtetit dhe i bej thirrje se ne kete spital ku ndodhem une nuk mund te qendroje dot me ketu, nuk kam asnje lloj shprese ketu, madje rrezikoj dhe humbjen e kembes.
(news24)
Flet personi:
http://www.balkanweb.com/sitev4/uplo...1206358908.wmv
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi