Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

A jep dorëheqje Rama nëse Tom Doshi publikon faturën 4 milion euro që e sponsorizoi? Empty A jep dorëheqje Rama nëse Tom Doshi publikon faturën 4 milion euro që e sponsorizoi?

5th March 2015, 01:05
A jep dorëheqje Rama nëse Tom Doshi publikon faturën 4 milion euro që e sponsorizoi? Largea11


Edi Rama ka deklaruar se eshte gati te jap doreheqjen nese provohet se eshte i inkriminuar. A do jap dorheqje ai nga kryeminister nese Tom Doshi do provoje qe i ka dhën 4 milion euro sponsorizim ne fushate.
Gjykata e Lartë po shqyrton sot padinë e kryeministrit Edi Rama ndaj kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka. Në muajin janar 2015, Paloka artikuloi akuza publike ndaj Kryeministrit për lidhje me krimin, e veçanërisht me Emiljano Shullazin, emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Sot në gjykatë është zhvilluar seanca e pajtimit, por Rama tha se këtu nuk ka asgjë për tu pajtuar dhe se do të jetë i pranishëm në çdo seancë gjyqësore. Ai ka kërkuar që Paloka të vërtetojë me prova, akuzat e ngritura.
“Ishte një mundësi për të parë se në çfarë gjendje rrënimi është godina e Gjykatës së Lartë dhe në ç’kushte krejtësisht jashtë çdo imagjinate punon një nga gjykatat më të rëndësishme të vendit, ç’ka më bën të përsëris atë që kam thënë më herët se do të bëjmë të mundur që plani për sistemin e gjykatës të shkojë në përfundim dhe Gjykata Kushtetuese dhe e Larta të marrin atë që meritojnë. Ishte seancë pajtimi mes dy personave që janë përballë. Nuk ka asgjë për tu pajtuar se nuk është personale. Nuk është një akuzë e ngritur për një mosmarrëveshje mes një personi dhe një tjetri, por kjo është një domosdoshmëri për publikun, për të ditur të vërtetën dhe asgjë tjetër veç të vërtetës.
Është koha t’i jepet fund politikës së shantazhit, politikës së baltës, të denigrimit, talljes së përditshme me opinionin publik. Është koha që gjykatat të marrin rolin e arbitrit të paanshëm dhe të pavarur për t’i shërbyer opinionit publik me shërbimin përballë çdo akuze. Qytetërimi ynë e ka zgjidhur që në kohën e romakëve çështjen e provës, barra e provës i takon atij që akuzon. Do të jem i pranishëm në çdo seancë gjyqësore se ja detyroj këtë të gjithë opinionit publik shqiptar dhe atyre qytetarëve që turbullohen nga helmi i përditshëm që prodhon bari i SHQUP-it” , tha Rama pasi doli nga Gjykata e Lartë. Ndërkaq përfaqësuesi i Palokës u zotua se do t’i çojë provat në kohën e duhur. “Do të paraqesim në kohën e duhur të gjitha provat”, – tha Ivi Kaso, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, konkretisht Edi Palokës në këtë proces./opozita
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi