Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

PKD: Akuzat cenojnë rëndë dinjitetin e Frrokut, drejtësia nën presion Empty PKD: Akuzat cenojnë rëndë dinjitetin e Frrokut, drejtësia nën presion

29th March 2015, 22:11
PKD: Akuzat cenojnë rëndë dinjitetin e Frrokut, drejtësia nën presion 28726hl

Tiranë, 29 mars 2015, NOA.al- Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë e drejtuar nga Mark Frroku, shpreh shqetësim duke thënë se drejtësia shqiptare dhe opinioni publik po mbahen nën presion të rëndë nga një valë akuzash monstruoze të cilat cenojnë rëndë dinjitetin e kryetarit të partisë, si qytetar, si familjar, por dhe si i zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë.

Kryesia e PKD-së, e cila ka mbajtur edhe qëndrimin zyrtar thotë se kjo fushatë e pamoralshme sulmesh po bëhet edhe ndaj PKD-së, e motivuar qartësisht për qëllime të paskrupullta politike, tashmë që vendi ndodhet në prag të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit.

Në vijim shtohet se pjesë e kësaj fushate denigruese ndaj PKD-së është bërë edhe organi i akuzës, i cili me hapat e ndërmarra shkel rëndë ligjin dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

“Të gjithë shqiptarët e panë dje përmes vendimit për masën e sigurisë dhënë ndaj dy deputetëve nga Gjykata e Lartë se Prokurori i Përgjithshëm doli bllof para shqiptarëve, por shpërdorimi vazhdon ende me veprime antiligjore ndaj kryetarit të PKD-së, z. Mark Frroku të cilat i konsiderojmë njëherësh edhe si shantazh të pastër ndaj drejtësisë. Ne besojmë se kreu i PKD-së, z. Mark Frroku nuk bie pre e presioneve të askujt për aq kohë sa ligji dhe e drejta është me të. Akuzat ndaj kryetarit, z. Mark Frroku për vrasje dhe aktivitete të tjera kriminale janë një cënim i rëndë edhe ndaj forcës tonë politike, derisa ato nuk janë të provuara nga drejtësia”, thuhet në vijim të qëndrimit.

Kryesia e PKD kërkon që askush të mos nxitohet apo irritohet derisa gjykata të thotë fjalën e vet, për aq kohë sa edhe kryetari i PKD-së e ka bërë të qartë se në çdo moment është i gatshëm për tu përballur me akuzuesit e tij para drejtësisë, në Shqipëri, Belgjikë apo në çdo vend tjetër të botës.

Në përfundim PKD iu bën thirrje të gjithë anëtarësisë, strukturave drejtuese të saj dhe mbështetësve që të distancohen nga kjo fushatë denigruese që po bëhet dhe të mbrojnë të gjithë bashkërisht vlerat dhe aksionin politik kristian demokrat, duke kërkuar me forcë garancitë për zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës nga institucionet në vend./a.y/noa.al/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi