Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Prokuroria kërkon arrestimin e Ilir Beqës/ Rama presion organit të akuzës Empty Prokuroria kërkon arrestimin e Ilir Beqës/ Rama presion organit të akuzës

1st February 2016, 00:28
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, duket se është në shënjestrën e organit të akuzës për t’u arrestuar. Gazeta Sot raporton se Ilir Beqaj është përgjegjës për 300 milionë euro, të cilat do të dalin nga xhepat e qytetarëve shqiptarë, për të shkuar në xhepat e një klike të caktuar, pa kryer asnjë shërbim. Prokurori Endri Bimi është duke hetuar me intensitet tre koncesionet e mëdha të Ilir Beqajt: “Check-Up”-i 120 milionë euro, hemodializa 86 milionë euro dhe sterilizimi 100 milionë euro”dhe dhjetëra abuzime të tjera.

Sinjalet e para flasin për shkelje, arbitraritete dhe papërgjegjshmëri të mëdha, por Ilir Beqaj ka demostruar mungesë vullneti për të bashkëpunuar me Prokurorinë, duke mbajtur dokumentet me qëllim manipulimi dhe ndërhyrje. Burime nga organi i akuzës kanë bërë me dije se kupola e Ministrisë së Shëndetësisë, duke i quajtur hetimet si të nxitura politikisht, nuk po bashkëpunon. Por, duke tentuar të shpëtojë nga drejtësia, Ilir Beqaj duket se po e afron orën e arrestimit. Ka zëra se, organi i akuzës po përgatit fletë-arrestin për ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqajn.

Rama presion prokurorisë

Shumica në pushtet ka qëndruar indiferente ndaj arrestimit të Spiro Kserës, por shefi i qeverisë po ushtron një presion të pazakontë ndaj organit të akuzës, për të shpëtuar ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqajn. Kryeministri Edi Rama i ka dhënë disa mesazhe të forta, publike dhe të nëndheshme, organit të akuzës, sa i takon fatit të Ilir Beqajt. Vetëm disa ditë pas nisjes së hetimit, Rama e caktoi Beqaj për të bërë analizën e punës së qeverisë, duke konfirmuar se nuk ka ndërmend ta lëshojë ministrin. Po ashtu, që pas nisjes së hetimeve, Rama ka nisur të mbrojë publikisht koncesionin e Chek-Up, i cili duket se do ta fundosë Beqajn./Sot
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi