- Amelia
- Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Opozita manifeston në Gjakovë: Nuk tërhiqemi!
6th December 2015, 21:19
Tri partitë opozitare manifestuan paraditen e sotme në sheshin “Nënë Tereza” të Gjakovës duke kundërshtuar marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel për Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin me Malin e zi.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, zbuloi pse u zgjodh Gjakova si qyteti i parë për serinë e manifestimeve nëpër qytete kundër marrëveshjeve. “Ju kemi ftuar sot këtu, edhe pse keni plagë në trup e në shpirt, sepse nga Gjakova, nga çdo familje juaj, nga ky shesh buron liria, buron pavarësia. Sovranitetin, Kushtetutën, territorin e Kosovës e keni larë me gjakun tuaj! ‘Kosova është gjaku im që nuk falet’ - ka thënë Ali Podrimja. Përjetësisht mirënjohje sakrificës së bashkëkombësve tanë për liri. Shumë faleminderit për vendosmërinë tuaj, për vendimin tuaj për të qenë bashkë sot, këtu në këtë shesh, për t’u thënë ‘JO’ marrëveshjeve të dëmshme”, u shpreh Haradinaj.
Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, tha se nga Gjakova përcillen mesazhe ndaj atyre që i kanë mbyllur sytë. “Kosova nuk është me e përgjumur, por shumë aktive. Asgjë nuk do të na ndalë - as arrestimet e as bastisjet - derisa të anulohen të dyja marrëveshjet”, theksoi ai.
Kurse për kryetarin e Vetëvendosjes, Visar Ymeri, sot qytetaret i kundërshtojnë marrëveshjet se janë të vetëdijshëm që po ua cungojnë Republikën. “Isa Hashimi janë kryepolicët e ‘Zajednicës’ që qytetarët nuk mund t’i durojnë. Ne nuk heshtim. Kosova nuk e duron e as i pranon marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi”, tha Ymeri. Sipas tij, Gjakova ishte e para që e shporri Jabllanviçin dhe ajo kërkesë u arrit, prandaj “nga Gjakova ka nisur manifestimi për Republikën nëpër qytete për t’u thënë ‘jo’ marrëveshjeve të dëmshme”.
(09:50) Opozita proteston sot në Gjakovë
Protesta e opozitës kosovare kundër marrëveshjeve për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi shtrihet edhe në qytetet e tjera. Pas protestës së zhvilluar në Prishtinë fundjavën e shkuar, e cila u pasua nga arrestimi i Albin Kurtit, një tjetër protestë pritet të mbahet sot, në Gjakovë.
Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, të cilat vijojnë të kundërshtojnë nënshkrimin e marrëveshjeve për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi, do të manifestojnë kundër marrëveshjeve në Gjakovë, me fillim në orën 13:00.
Manifestimi do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza”, ku pritet të flasin Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, bën të ditur "Zëri".
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi