- ergitaAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 31/01/2016
Postime : 1025
Points : 1268
Reputacioni : 91
Sukses i padiskutueshëm i opozitës… Opozita i solli të gjithë te Venecia – Nga Kastriot Islami
20th July 2016, 23:19
Sukses i padiskutueshëm i opozitës… Opozita i solli të gjithë te Venecia – Nga Kastriot Islami
Më së fundmi lidershipi në Bruksel e Uashington mirëkuptoi dhe pranoi argumentat parimor të opozitës, të negocuara perfeksionisht nga Lulzim Basha.
Nesër drafti i mirëkuptuar do të miratohet me konsensus të plotë…Pra janë përjashtuar edhe mosmiratimi por edhe miratimi me 94 vota….Opozita arrriti të sjelle të gjithë të tjerët te opsioni i saj, pas shumë sakrificash dhe shumë e shumë goditjesh të pamerituara.
Përfundimisht ranë të gjithë tentativat për të hedhur në erë reformën duke provokuar opoziten dhe doli në dritë të diellit se opozita që ditën e parë e deri më sot ka qënë në favor të miratimit me konsnesus dhe në konformiteti me “parimet” e Venecias. Ranë të gjitha tentativat për të kapur drejtësinë nga oligarkia dhe votuar draftin me votat e oligarkëve dhe individëve me rekorde kriminale…
Kjo betejë e ashpër u fitua nga opozita në të njëjtën mënyrë sic u fitua beteja e dekriminalizimit… Ranë të gjitha tentativat për të shmangur marrjen në konsideratë rekomandimet e Venecias dhe vrarë konsensusin… Ranë të gjitha tentativat për ta quajtur opozitën antiamerikan dhe antieuropiane dhe denigruar lidershipin e saj e deputetë e saj dinjitozë…
Opozita tregoi se është jo sipërfaqsisht e pragmatikisht proamerikane e proeuropiane, pra properëndimore, por ajo është në themel, në thelb dhe në përmbajtje e parimësi thellësisht pro perëndimore, proamerikane, proeuropiane…ajo madje mund të thuhet se është perëndimore liberale.
Mund të thuhet pa asnjë me dyshje se me këtë draft të negociuar me dinjitet e profesionalizem politik e teknik nga Lul Basha dhe drejtuesit politike të opozitës me partneret ndërkombëtare, opozita arriti të bindë të sjellë në konsensus më së fundmi edhe Ramën…ky është lidership perëndimor.
Arrihet që edhe dy çështjet e fundit të mbrojtura parimësisht e vendosmërisht nga opozita të pranohen ashtu sic i kërkonte me vendosmëri e parimësi opozita…Tani mund të thuhet pa asnjë dyshim se opozita e solli draftin e reformës në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit të Venecias.
Pra ky është draft i saj me të cilën u bashkuan të gjithë. Natyrisht nuk mund të mos mohohet roli i Metës i përcaktuar në dy shtylla, konsnesus dhe rekomandimet e Venecias, dhe sigurisht që meriton një pjesë të konsiderueshme të këtij suksesi.
Shkruar për SYRI.net/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi