- ProgonAnëtar aktiv
- Regjistruar : 20/02/2008
Postime : 140
Points : 300
Reputacioni : 21
Kush dhe pse e sulmon Gjergj Kastriotin dhe Nene Terezen
12th April 2008, 23:47
Kush dhe pse e sulmon Gjergj Kastriotin dhe Nene Terezen
Materiali ne vijim eshte nje permbledhje e krijuar me qellim dhenien e nje pergjigje te asaj qe thuhet ne titull. Qe te shmanget keqkuptimi, nuk jam une autori i ketij materiali por e kam shkeputur nga liberthi i Ismail Kaderese te titulluar Poshterimi Ne Ballkan –sprove
Ajo qe kam bere eshte bashkimi i dy pjeseve ku ai flet per sulmin ndaj Gjergj Kastriotit dhe Nene Terezes dhe perpjekur te sqaroje nje pikepyetje e madhe qe shpesh eshte ngritur nga shumica e shqiptareve mbi arsyen dhe autorsine e sulmit shpesh mjaft te eger ndaj ketyre dy figurave madheshtore kombetare. Keta autore ai rendom i quan si rimohues, ne kontekst me gjithe fenomenin e mohimit te vlerave dhe promovimit te antivlerave ne Shqiperi e ne Ballkan.
Shkrimin e titullova ne kete menyre pasi perligj me se miri permbajtjen e materialit ne vijim. Po ashtu dua te shtoj qe ne nje te ardhme te afert, nese do kem kohe te mjaftueshme do hedh ne forum gjithe librin e Kadarese. Eshte nje material analitik qe ja vlen te lexohet nga cdo shqiptar ku (mendoj personalisht) ka ditur t’i thote te vertetat ashtu sic jane e sic meritojne te thuhen.
Sulmi ndaj Gjergj Kastriotit
...Me Gjergj Kastriotin, Skenderbeun, shtyllen tjeter te kombetarizmit, figuren me te madhe te popullit shqiptar, e me sa duket, te gjithe historise se re te gadishullit, ka ndodhur pak a shume e njejta gje si me iliricitetin. Nje nervozizem here i hapur, here tinzar, nje fushate sistematike, here e mbuluar, here e shpallur, nje kembengulje vulgare per ta perbaltur, here duke i nderruar identitetin, here duke e paraqitur si sajim te propagandes komuniste etj.,etj. Shkurt, nje perpjekje per ta shpallur mit te nacionalizmit shqiptar.
Personazhi i Gjergj Kastriotit, perpara se te rimerrej prej shqiptareve, u krijua ashtu si iliriciteti, ne Europe. Hero i nje epoke te tere, si rrallekush, ai u kthye ne nje ikone, ne fillim ne kontinent, e pastaj ne nje pjese te botes, Amerike, Rusi e gjer ne Japoni. Mbi nje mije libra, e po aq vepra artistike, u krijuan e vazhdojne te krijohen per te ne dhjetra gjuhe e dhjetra vende: biografi, studime, botime arkivore, poema, romane, drama, portrete, shtatore, vepra muzikore, nga Lope de Vega te Vivaldi e dhjetra autore te shquar. Nderkaq mjafton te permendim se vetem dy perqind e bibliografise kastriotiane eshte krijuar e botuar ne Shqiperi, per t’u bindur se Kastrioti nuk ka qene e as mund te ishte nje mit i nacionalizmit shqiptar, ne kuptimin e keq te tij. E nese do te vinte keq per te humbur nje rast te perdorimit te fjales mit, atehere do te thoshim se perpara se te ishte nje mit shqiptar, Kastrioti ka qene nje mit europian.
Cili eshte kyci per te shpjeguar dukurine e tij? Heronj me shpate e me kale, ka patur me teprice ne gadishullin tone epik. As shpata, as kali, por tjeter gje e shpjegon te fshehten e fames se Skenderbeut. Perpara se te ishte kordhetar, ai ishte ideatori, programuesi i nje orientimi te ri per shqiptaret dhe krejt ballkanasit: orientimi drejt Perendimit. Prej arberesheve ai u pagezua me cilesorin “i pafat”, ngaqe beri nje lufte fatalisht te humbur. Por, ndersa lufta e tij perfundoi me humbje, ideja qe themeloi, programi i tij, ngadhenjeu. Sot, ne shekullin e 21, kur Shqiperia me fqinjet e saj te Ballkanit perendimor, behet gati per te hyre ne Europe, programi i tij mbetet i vetmi per te gjithe.
Ai eshte i vetmi prijes shqiptar qe komandoi trupa te bashkuara shqiptare e europiane kunder shtetit osman. Ndaj, me natyrshem se kurre rri sot shtatorja e tij ne dy kryeqytetet Tirane dhe Prishtine, perbri shenjave shqiptare dhe evropiane-atlantike, qe me mire se atij, s’i shkojne askujt.
Pas kesaj pyetja se ke bezdis Gjergj Kastrioti, sot ne kohen tone behet e pashmangshme. Pergjigja eshte e qarte: ai bezdis te gjithe ata, qe per arsye te ndryshme, pergjithesisht te erreta, jane kunder prirjes evropiane te kombit shqiptar, kunder orientimit perendimor, rrjedhimisht, kunder zgjedhjes se sotme politike qe ka bere vendi yne, i cili, pas nje sere aleancash te deshtuara, eshte renditur me ne fund ne nje aleance te madhe natyrale, ate qe mbron qyteterimin kunder barbarise.
Shpallja si “mite nacionaliste” e gjithe modeleve qe deshmojne kete prirje, qe nga Kastrioti e Nene Tereza, zevendesimi modeleve me te tjera, shumica poshteruese: figura pashallaresh mizore qe i sherbyen jo lirise por roberise, rebelime te hapura proturke, si ai i Haxhi Qamilit, pashallaret e kuq, qe e zevendesuan flamurin otoman me ate panbolshevik, figura mafiozesh e monstrash politike qe valevitin sot nje flamur te trete, ate te korrupsionit, e keshtu me rradhe, gjer te emblema e fundit, ate qe duhet t’i fshije te tjerat e te kthehet ne nje shenje identifikimi te ketij populli: anije te mbushura me refugjate, qe e braktisin vendin. Sic shihet, asgje ndertuese nuk ka ne kete tablo te re qe i propozohet botes shqiptare. Ne te ka vetem kaos, mbrapshti dhe braktisje.
Qe qarqeve te ndryshme ne Ballkan, u intereson kjo gjendje gjysmenokdauni ne te cilen ka rene vendi yne, (rivaliteti ekonomik per dikend, statusi i Kosoves per dike tjeter, e keshtu me rradhe), kjo merret me mend, por qe rimohues shqiptare marrin pjese, madje me shume zell, ne kete sulm kunder vendit te tyre, kjo eshte vertete deshperuese.
Pervec iliricitetit dhe figures se Kastriotit, si mite coroditese dhe burim kryesor i fatkeqesise shqiptare u shpallen tezat e rilindasve. Te percaktuara si “mite te flamujve te pergjakur e te kokave te prera” (ndikim kulturor amatoresk nga filmat e kategorise se trete, per luftrat midis te bardheve dhe indianeve te Amerikes), u perbalten ne menyre cinike pikat e nje prej programeve me te ndritura qe ka njohur historia e gadishullit ballkanik.
Cilat kane qene, ne te vertete, “mitet” e rilindasve shqiptare? I pari dhe mbi te gjitha, pervec Kastriotit, ishte miti i flakjes se pushtimit turk, bashke me otomanizmin oriental. Pastaj vinin me rradhe miti i zgjidhit te ndergjegjes kombetare. I ruajtjes se teresise truallsore te Shqiperise. I orientimit perendimor e i modelit zviceran. I harmonise fetare dhe i harmonise midis Veriut dhe Jugut. I kultit te gjuhes shqipe.
Edhe ne kishte mite, qe tingellonin si naive, si ai i Shqiperise Zonje te rende te dikurshme, e katandisur me pas me rrecka, ose i prejardhjes pellazge, ose i sublimit te virtyteve e bukurise shqiptare, keto e te tjera si keto, nuk i prishin pune askujt. Kryesorja ishte qe, ne kete program nuk kishte urrejtje, e aq me pak tmerre, si to te pastrimit etnik, qe ishin formuluar nderkaq ne disa nga programet e fqinjeve tane.
Per cudi, rimohuesit tane, aq te vemendshem per t’i gjetur njolla Rilindjes se vendit te vet, nuk kane verejtur asgje te keqe ne mitet qe paralajmeruan tragjedine e fundit ne Ballkan: “Kosova djep i Serbise”, “ku jeton qofte edhenje serb eshte Serbi”, etj., etj. Edhe kur flaket moren qiellin dhe bota e tere u rreqeth nga masakrat e Kosoves, ata prape nuk pane asgje dhe vazhduan t’i binin kembanes kunder “kombetarizmit shqiptar”.
Shkrimtari, qe me se shumti e barti ne shekullin e 20 mitologjine rilindase, ishte Gjergj Fishta. Sipas logjikes se rimohuesve tane, Fishta ka bere nje gje te keqe. Mirepo ata, tani per tani, nuk guxojne ta prekin ate. Ata vazhdojne te zhyten thelle e me thelle ne mashtrim dhe hipokrizi kur ngulin kembe qe “mitet” shqiptare i transferoi ne shekullin tone Enver Hoxha. Kinse kritika e tyre per shefin komunist, eshte, ne te vertete, lavderimi me i madh per te.
Ne e dime mire c’beri Enver Hoxha me programin rilindas. Ne e dime mire se si psikozen kunder otomanizmit e ktheu ne psikoze kunder kapitalizmit. Programin properendimo, ne te kunderten e tij. Modelin zvicerian, ne modelin sovjetik e kinez. Harmonine fetare, ne ndalimin e te gjithe besimeve. Mitin e virtyteve te shqiptarit, ne mit “te njeriut te ri”, te kundert me te parin. Se fundi, mitin e Zonjes se rende te dikurshem, tani me rrecka, ne mitin e Zonjes gjithmone me rrecka, tani, Shoqe e nderuar.
C’i propozohet sot Shqiperise, si shkembim per mohimin e “miteve rilindase”? Ne rradhe te pare veteposhterimi. Kenga e kukuvajkes, fryma mohuese per gjithcka. Shkurt, mitit te atdheut, me te gjitha ngarkesat kunderthenese, qe ai ka marre, ne historine e gjithe popujve, i kundervihet miti i vendit te pamundur, thene ndryshe , te mallkuar.
Mekati me i pafalshem i rimohueseve eshte se, me transformimin qe i bejne se keqes shqiptare, nga rregjimi komunist tek kombi shqiptar, ata, dashur padashur, behen mbrojtesit e ketij rregjimi. Me alibine qe i bejne diktatures, ata nxisin nje pyetje te percudur: c’te bente i gjori regjim komunist me kete popull, qe gjithcka te tij: historine, kulturen, mendesine i kishte te prishura ne themel?
T’i gjesh nje pergjigje pyetjes se c’e ushqeu zellin e rimohuesve, ne kete fushate te palodhur, nuk eshte aq e veshtire. Dy duhet te jene arsyet. E para, mbrapeshtira shpirterore e njerezve, e atyre qe deshtimet, brengat, ambiciet e paarrira , i projektojne tek te tjeret, ne kete rast tek atdheu i vet, duke e bere ate shkak per to. E dyta, eshte edhe me e rende: perfitimi. Eshte thene edhe me pare dhe eshte mire te perseritet pambarimisht, se antishqiptarizmi eshte kthyer sot ne nje profesion fitimprures. Perbaltja e Shqiperise, fyerja, perqeshja, tallja cinike, te gjitha keto shperblehen. Per to dergohen ftesa per forume nderkombetare, jepen honorare, bursa, cmime. Djem te mamave qe punojne ne zyra evropiane, dhe qe s’kuptojne asgje nga hallet e popujve, ngaterrojne, me sa duket, disidencen e djeshme kunder regjimeve totalitare, me kete kinse disidence, surrogato te saj. Ky surrogat nuk sulmon e nuk mohon regjime, por popuj te tere. Ai eshte binjak i racizmit.
Djemt e mamave, duke kujtuar se ne kete sulm kunder identiteteve kombetare luftojne nacionalizmin, bejne ne fakt te kunderten: e nxisin ate. Nje shpelarje e patriotizmit ne Ballkan, nje erozion i atdhetarizmit te shendetshem grek, shqiptar, serb, maqedon, malazes etj., mund te ringjalle te keta popuj fantazmat e vjetra prej te cilave mezi po shkeputen.
Eshte per te ardhur keq, madje shume keq, qe psikoza per te cilen u fol me larte, prek shpeshhere intelektuale te rinj, thelbi i mendesise dhe i veprimtarise te se cileve nuk duhej te kishte asgje te perbashket me ate psikoze.
Shkrimtare te talentuar, si Bashkim Shehu e Ardian Vehbiu, i pari i njohur gjeresisht me romanet e tij, i dyti, autor i librit te shkelqyer “Kulla e sahatit”, liber nismetar, qe mund te kishte ne letersine tone ate vend qe pati ne letersine frenge “Nderkalimi i Milanos”, i Mishel Butor-it, jane gjendur te perzier ne polemika, shpeshhere te shterpa.

13th April 2008, 00:07
Sulmi ndaj Nene Terezes
Polemika per Nene Terezen, ne vjeshte te ketij viti (libri eshte shkruar ne vitin 2004), tregon se gadishulli yne jo vetem qe vazhdon te prodhoje histori, sic eshte thene, por krahas historise, uzina e tij shpik ose mohon zanafilla, injoron ose fabrikon pakica te paqena, pergjysmon ose dyfishon popuk, pjell mburrje qesharake faraonike ose perandorake. Polemika, si cdo prodhim i provokacionit qellimkeq, ka qene e panevojshme.
Ne cdo provokim te ketille ka nje doze pabesie. Skema eshte e njohur: hedhja ne publik dickaj te pavertete. (Ne kete rast, eshte pritur vdekja e Nene Terezes, qe te thuhet se ajo nuk eshte shqiptare.) Natyrisht qe do kete reagim, sic ka reagim ne kesi rastesh. Pas reagimit, gjendet dikush qe therret: c’eshte ky reagim? Perse ky reagim? Bertitesit shkojne me larg: c’eshte ky patriotizem, ky kinse patriotizem, ky nacionalizem? Per cudi gjithe mllefi i bertitesve nuk drejtohet kunder provokatorit qe hodhi ne opinion nje mashtrim, por kunder atyre qe i thane “jo” mashtrimit.
Bertitesit vazhdojne te ngulin kembe se s’duhej te kishte reagim per nje gje qe dihet. Nderkaq, ata bejne sikur nuk e dine qe pa ate reagim, mashtrimi per Nene Terezen do te zinte vend ne trajten e nje shtatoreje prej bronzi ne nje shesh te Romes. Te nervozuar, disa nga bertitesit e hedhin me ne fund masken: c’pune kane shqiptaret me Nene Terezen? Ajo i perket gjithe njerezimit.
Ky pohim ka qene dhe thelbi i provokimit. Dy pyetje shtrohen tani disi me qarte: e para, eshte apo jo e nevojshme shpallja e prejardhjes se njeriut? E dyta: kane apo s’kane te drejte shqiptaret me Nene Terezen?
Per pyetjen e pare, dihet se tre jane informacionet bazike qe jepen ne krye te cdo lajmi per cdo personalitet: dita e lindjes, prejardhja, dita e vdekjes. I mire ose i keq, ky eshte tani per tani zakoni i njerezimit. Per Nene Terezen nuk do kishte perjashtim. Nder mijera lajme, qe njoftuan vdekjen e saj, u dhane te sakta lindja, vdekja dhe prejardhja shqiptare e saj. Kishte vite qe kjo e fundit ishte deshmuar e perseritur qindra here, ne dhjetra botime te biografise se saj. Duke qene e njohur, me sa duket, me mendesine e spekulimeve, prej vitesh ajo kishte marre masat dhe e kishte bere te qarte kete me deklaraten e famshme, qe niste me fjalet: “Nga gjaku jam shqiptare”.
Ne morine e pafund te informacionit qe shoqeroi vdekjen e saj, zerat vetmuar qe u ngriten per te thene se Nene Tereza nuk ishte shqiptare, por sllave, cigane ose vllahe, ishin nje pike uje ne oqean. E megjithate, ishte kjo pike uje ne oqean, qe u kap prej provokatoreve ne Tirane, per te ngritur nje zhurme kundershtuese.
Njerezit qe reaguan kunder ketyre zerave, u fshikulluan ne menyre te pabese si “bojaxhinj” te Nene Terezes, domethene si falsifikatore, si mbulues, si percudnues te saj. Pas kesaj deklarate, do te donim te dinim se a do te kishte guxim provokuesi ta conte mendimin e tij gjer ne fund, per te thene se ne kete histori, kryebojaxhia, pra kryefalsifikatorja qenkesh vete Nene Tereza, meqenese ka qene ajo, qe e ka shpallur perpara botes prejardhjen e saj shqiptare? Dhe per te mbyllur kete paragraf te trishtueshem do te duhej te benim pyetjen: Ne qofte se ata qe pohojne perkatesine shqiptare te Nene Terezes do te quheshin “bojaxhinj”, c’emer duhej t’u vinim atyre qe i gjeten asaj nje tjeter prejardhje tjeter, ate vllahe? Kurthi i prejardhjeve mbetet nga me te larmishmit ne Ballkan. Prejardhja si mburrje. Prejardhja si fyerje. Prejardhja e padurueshme prej tjetrit. Prejardhje e mohuar. Prejardhje e fshehur. Prejardhje e nxjerre befas si thike nga menga, e keshtu me rradhe.
Keqkuptimi per prejardhjet eshte pjese e atij gramshaleshi te madh qe perben “ballkanizmin”, ne kuptimin me te keq te fjales. Ai lidhet me nje varg keqkuptimesh te tjera, shpesh dramatike, sic eshte ai i statusit te pakicave. Si kudo ne bote, pakicat kane qene e do jene te pashmangshme ne Ballkan. Ceshtja eshte nese ato do lozin rolin e urave bashkuese apo te greminave ndarese. I kane luajtur te dyja deri me sot, me hershem ate te urave, me vonshem ate te greminave. Nga qartesia e Kushtetutes se Evropes se Bashkuar per kete problem do te varet nje kthjellim i metejshem i nje prej burimeve te se keqes ne Ballkan.
Popujt e gadishullit tone kane dhene e kane marre gjeresisht me njeri-tjetrin per shekuj me rradhe. Krahas ndikimeve kulturore, zakonore, gjuhesore, ballkanasit kane kembyer lende njerezore, ne mase te ndjeshme. Lenda njerezore e ardhur nga nje popull tjeter, eshte zakonisht faktor gjallerimi dhe shendoshjeje. Historia e ka pranuar se c’pasurim sjell kjo perzierje, ky metisash, dhe c’varferim shkakton e kunderta. Shembulli amerikan, si ngadhenjim i perzierjes mbetet me i qarti deri me sot.
Shqiptaret, si gjithe te tjeret, i jane nenshtruar ketij ligji. Ata kane dhene, dhe duke dhene, kane shendoshur popujt e tjere, sidomos fqinjet, me gjindjen e tyre. Nga ana tjeter ata kane marre, dhe gjithaq jane shendoshur prej te tjereve. Ne shembellim te krushqive mbreterore, qe jane perpjekur te luajne nje rol zbutes, nje renie te trysnise midis shteteve, keto dhenie-marrje midis popujve e kane luajtur padyshim nje rol te tille, madje me sa duket, me te ndjeshem se krushqite monarkike. Megjithate, si ne rastin e gjithe krushqive edhe ato, nga krahu pozitiv ka qelluar te kthehen ne te kunderten.
Duke perifrazuar proverbin e njohur se “semundja vjen me kale e iken me kembe”, dihet se te sajosh nje grindje eshte shume me e lehte se te ndertosh nje pajtim. Ballkani ka qene dhe mbetet nje shesh i madh feste per zjarrvenesit dhe provokatoret. Nga nje mitin me brohoritje dhe flamure ne Fushe-Kosove, pesembedhjet vjet me pare, filloi nje nga tmerret qe do t’i ngjethte mishte gjithe botes. Nga fjalimi provokator i atij mitingu, fjalim i mbushur me nostalgjira per djepe kombesh, per prejardhje e per fantazi te tjera te qena e te paqena, u pollen masakrat, zjarret dhe shpernguljet, qe do te conin ne varr rreth nje cerek milion njerez.
Provbokimet nuk kane nevoje gjithmone per sheshe ku te shpallen. Ato mund te fillojne pa buje, si shkrepsja modeste, qe i ve zjarrin nje turre drush. Ato mund te nisin ne trajte sprovash akademike, ne trajte veshjesh, apo thashethemesh te kafeneve. Prejardhjet, jane rrafsh i parapelqyer per acaruesit. Te thuash se nena e Gjergj Kastriotit eshte me prejardhje joshqiptare, eshte nje gje e zakonshme. Kryezotet shqiptare, ashtu si nje pjese e feudaleve ballkanas, per arsye te ndryshe, qofte edhe per te imituar mbreterit, merrnin gra te huaja. Me kete rast, fyerja e shqiptareve per prejardhjen e nenes se heroit, qe ka gjase te kete qene malazeze, eshte e paperligjur. Rasti rendohet kur vjen puna e shpalljes me buje, ne nje gazete me tirazh te madh, se ati i Skenderbeut, Gjon Kastrioti ka qene gjithashtu serb. Provokimi mban ere qe larg, ngaqe bazohet thjesht mbi nje mashtrim. Nga disa shkresa te vjetra serbe ku emri i Gjon Kastriotit figuron si Ivan Kastrioti, u hidhka poshte nje e vertete e deshmuar nga mijera dokumente te tjera ne dhjetra gjuhe, e ne dhjetra vende. Ne keto dokumente emri i Gjon Kastriotit natyralizohej, ne shume raste, sipas gjuhes me te cilen perpilohej dokumenti. Keshtu, Gjoni i Kastrioteve, ne gjuhe te ndryshe ishte Zhan, Xhon, Johan, Hua, Ivan, Xhovani etj. Keta emra mund ta bejne ate francez, anglez, gjerman, spanjoll, serb ose italian, aq sa c’mund ta beje shqiptar emri i shqiptarizuar Gjon, Papen e Romes, Gjon Palin II.
Zelli per provokim dokumentohet ngaqe nga gjithe prejardhja e mundeshme, parapelqehet ajo qe acaron, ndonese pa te drejte, shqiptaret. Them pa te drejte sepse cfaredo prejardhje qe t’i ngjitesh Kastriotit, serbe, greke, spanjolle apo kineze, asgje nuk e ndryshon asnje grime identitetin e tij shqiptar.
Loja me prejardhjet eshte, jashte cdo dyshimi, nje nga kotesite foshnjarake ballkanike. Por kjo nuk do te thote aspak se provokimi vete, mund te quhet foshnjarak. Nje provokim eshte gjithmone serioz ne te keqen e tij, e sidomos ne gadishullin tone. Shume tmerre kane ndodhur ne historine e botes te nxitura nga ngjarje qe ngjajne feminore: nje levizje e gabuar e dores ne nje tempull, nje krehje flokesh, nje tatuazh a nje deklarim i pakujdesshem.
Shqiptaret nuk jane aspak te mbrojtur nga ethe te tilla. Shembulli i prejardhjes se hamendesuar joshqiptare te Migjenit eshte nje nga me kuptimplotet. Ajo ka qene per nje kohe te gjate tabu. Te thuhej se Millosh Gjergj Nikolla, ishte me zanafille joshqiptare, me sa dukej malazeze, kjo merrej si fyerje. Ne te vertete, jo vetem qe nuk ka asnje fyerje, por ka qene nder per boten shqiptare, qe mundi te magjepste e ta bente te vetin nje nga talentet me te medhenj te kohes. Rasti i Migjenit tregon se universi shqiptar bashke me gjuhen shqipe, ai univers e ajo gjuhe qe ne e kemi bere zakon ta shkelim me kembe, ka fuqi thithese e integruese teper te forte.
Migjeni, per nga prejardhja, per nga studimet, e per nga gjuha, mund te ishte nje shkrimtar jugosllav. Vendi fqinj mund t’i jepte atij hapesire e mundesi, ne dukje, me te madhe se Shqiperia e serte, e varfer dhe kryenece. Por ai, jashte cdo perfitimi, madje kunder tij, e beri zgjedhjen e vet. Ajo zgjedhje ishte rrenjesore, e sinqerte, e plote. I dashuruar “tragjikisht”, sic shkruan, pas botes se shqiptareve, (ka gjase qe viset e Perendimit, per te cilat ai kishte gjithashtu nje “dashuri ragjike”, iu duken me te kapshme nepermjet Shkodres se shqiptareve sesa zones sllave), Migjeni nuk e kujtoi kurre zanafillen e vet. Do te mjaftonte kjo qe, ne qofte se dikujt duhej t’i mbetej hatri (me kete gadishullin tone hatermbetes), keta do te ishin malazezte e jo shqiptaret.
Askush nuk ka te drejte t’i kerkoje askujt pohimin apo mohimin e prejardhjes se vet. E drejta e pohimit eshte po aq e ligjshme sa ajo e mohimit. Ndryshe nga Migjeni, nje tjeter shkrimtar shqiptar me prejardhje te huaj, Sterio Spasse, nuk e mohoi asnjehere zanafillen maqedonase. Shkrimtar i shquar e dy regjime te ndryshme, mbreteror dhe komunist, i qortuar ne te parin si teper pesimist (romani “Pse?”), e ne te dytin si teper optimist (realizmi socialist), Spasse perjetoi fatin e shumices se shkrimtareve shqiptare, fat te kushtezuar nga disa faktore, pervec njerit: atij qe lidhej me prejardhjen. Ne te dy kohet, mbreteroren dhe komunisten, askush nuk ia kujtoi kurre maqedonesine, rrjedhimisht, prej saj ai s’pati asnje te keqe, ashtu sic nuk pati asnje te mire.
Eshte rasti te thuhet ketu se, ndersa s’kemi asnje te drejte te mohojme e te shkulim prejardhjen, aq me pak kemi te drejte e te detyrojme dikend ta mbaje ate me dhune, si tatuazh, si yll te Davidit ne seter, sipas zakoneve naziste, apo si damke hekuri te skuqur, sipas dokeve mesjetare.
Ne qofte se ethet e zhbirimit te prejardhjeve do te nxisin, ashtu sic ka ndodhur ne shtypin shqiptar, hamendjen se Naim Frasheri, autori i formules se famshme poetike “ti Shqiperi me jep nder, me jep emrin shqiptar”, nuk ka zanafille shqiptare, natyrisht qe kjo do te merrej si nje dhunim, i ngjashem me dhunimin e varreve. E keshtu do te ishte per Faik Konicen, Petro Nini Luarasin, e birin e tij Skender Luarasin, e shume te tjere, te cilet mohimin e zanafilles shqiptare do ta merrnin si nje gjeme.
Kjo e vertete nuk eshte e vlefshme vetem kur ngjan e favorshme per ne. Ajo ka te njejten vlere edhe kur kthehet, ose me sakte, kur na duket se kthehet kunder nesh. Ne na vjen mire kur personalitete te shquar te botes se sotme e kane shpallur me kenaqesi prejardhjen shqiptare, qe nga Patriarku i madh, papa i ortodoksise, Atenagora, te nobelisti amerikan Ferid Murati, nga gjeniu i koreografise franceze, Angjelin Prejlocaj, te shkrimtari i njohur italian Karmine Abate, e keshtu me radhe. Por, ne nuk kemi asnje te drejte te varim buzet per ata qe kane bere te kunderten: nuk kane shpallur, madje mohuar ate.
Sic u permend edhe me pare, per hir te se vertetes, duhet thene se shqiptaret nuk kane treguar ndonje zell per uzurpim personalitetesh. Per kater shembujt e mesiperm, mund te thuhet se me shume se buje ka patur heshtje ne shtypin shqiptar. Ndaj zhurma qe u be per kinse uzurpimin e Nene Terezes, jo vetem nuk bazohej ne asnje te vertete, por ishte kryekeput spekulative dhe shterpe, per te perdorur fjalet me te buta per te.
Eshte e kuptueshme qe ne kete bote te kete njerez qe sinqerisht mahniten pas prejardhjeve, me fjale te tjera, qe jane prejardhmane, ashtu sic ka te tjere, qe po aq sinqerisht, zemerohen kunder tyre, prejardhofobet. Ne polemiken per Nene Terezen, prejardhofobet shqiptare e humben shansin per te qene, se paku, te sinqerte. Nga te kater prejardhjet qe u paraqiten per Nene Terezen, ata u acaruan vetem kunder zanafilles shqiptare, ndersa per te tjerat, ato vllahe, maqedone dhe cigane, ose i pranuan haptas, ose heshten.
Zemerimi kunder zanafilles shqiptare u perligj ne nje menyre shtihane, se kinse zhurma per Nene Terezen ishte e tepruar ne Shqiperi dhe se ajo po shfrytezohej prej klases politike shqiptare, per kapital, moral, etj., etj. Ata qe e njohin pak a shume gjendjen ne Shqiperi, e dine fare mire se klasa politike shqiptare as qe do t’ia dije per Nene Terezen, se veshet e shqiptareve, nga mengjesi ne darke jane te shurdhuar nga klithmat e nje panairi politik rraskapites: Nano-Meta, Mejdani-Berisha, Votat e vjedhura, KQZV-te, VKQZ-te, Mocion besimi, Mocion mosbesimi etj.,etj. Midis kesaj zallahie shterpe, cdo terheqje e vemendjes prej gjerash me te eperme, do te ishte jo vetem e dobishme per shendetin moral te kohes, por do te ndihmonte per te pare se, sa e mjere eshte gjithe kjo rrumpalle, qe ka gelltitur jo vetem politiken, por edhe pjesen derrmuese te shtypit shqiptar.
C’te keqe, pra, do te kishte prania me e ndjeshme e Nene Terezes, e frymes se saj, ne boten tone shqiptare, te mbushur me mosdashuri, me nerva dhe urrejtje? Nene Tereza nuk eshte nje embleme qe tinezisht te largon nga vuajtjet, nga hallet e perditshme. Perkundrazi, ajo t’i kujton ato e te nxit te ngrihesh kunder tyre cdo dite e cdo ore.
Antineneterezistet tane i shqeteson, per cudi, “prania e tepruar” e shenjtores. I shqeteson qe aeroporti i Tiranes ka emrin e saj. Qe ne ceremonine e lumturimit te saj ne Rome shkuan shume shqiptare e arbereshe. I shqeteson prania ne Rome e presidentit shqiptar, Moisiu dhe e presidentit te Kosoves, Rugova. Per cudi, nuk i shqeteson aspak prania e presidentit te Maqedonise, Trajkovski, dhe as i qe i merziti fakti qe ne Shqiperi nuk ka ende nje shtatore te saj.
Antineterezistet tane i merzit fakti qe populli shqiptar, pothuajse unanimisht, e ka shpallur adhurimin e tij per Nene Terezen. Ky popull eshte akuzuar vitet e fundit si teper i ashper, shkaterrimtar, egershan. Ka nje pjese te se vertetes ne kete fajesim. Nisur qofte edhe nga kjo, c’te keqe ka ne qofte se populli shqiptar, me zgjedhjen e kesaj embleme morale shpall prirjen e tij per te bere nje ndreqje, nje qortim, nje zbutje brenda vetes? A nuk i kerkohet sot gjithe Ballkanit nje program i ri moral, thelbin e te cilit e perben zevendesimi i urrejtjes me frymen e mirekuptimit?
I gjithe ky zell per menjanimin e Nene Terezes behet edhe me i pafalshem, kur kujtojme se ka patur nje kohe te erret, kur regjimi komunist e kishte perjashtuar shenjtoren krejtesisht nga Shqiperia. T’i besh jehone, qofte edhe padashur ketij qendrimi cnjerezor, eshte mese e habitshme.
Argumentet e tjera qe keta intelektuale sjellin per te perligjur tezat e tyre jane nder me qesharaket. Krenaria e ligjshme, qofte edhe naive, per zanafillen shqiptare te Nene Terezes, lexohet prej tyre gati-gati si shenje e nje nacionalizmi primitiv. Sipas ketij arsyetimi, nacionalizmi primitiv, madje agresiv, mund te merren te gjitha ceremonite anembane botes se madhe, te gjitha himnet e tipit “Zoti e bekofte Ameriken!”, te gjitha fjalimet presidenciale, qe fillojne me formulen e “madheshtise se Frances”, te gjitha peligrinazhet, pervjetoret, monumentet, per te arritur gjer te Kampioniati Boteror i Futbollit, ku miliona, per te mos thene miliarda njerez, behen si te cmendur nga pasoni qe vendi i tyre te dale fitimtar. Ne kete pike, shqiptaret s’kane pse te metojne per nje monopol te nje mencurie filozofike, qe do t’i ndante nga te tjeret. Ata kane te drejte te ngazellehen, ose te deshperohen, qofte edhe foshnjerisht, ashtu si gjithe te tjeret ne kete bote te lume.
Argumenti i fundit ne dosjen Nene Tereza eshte edhe me absurdi: frika se mos krenaria per prejardhjen shqiptare te shenjtores, riperterit tek ne mitin e hershem te superioritetit te races shqiptare!!!
Eshte e vertete per te lene mendjen, sic thuhet. Se kur na paska dale ky rrezik i ri ne kete vend, kjo mbetet nje nga kureshtite e medha se gjer ku mund te shkoje fantazia njerezore. Ne fundajen e nje renie morale te papare, ku veteposhterimi, shkelja e vetvetes, humbja e cdo besimi, kane arritur ne ate pike, sa qe shpesh jane te huajt qe perpiqen te na sjellin ne vete, duke thene: “Kini besim ne veten tuaj!”, te flasesh per rrezikun qe vjen nga kompleksi i superioritetit te races, eshte si te peshtysh mbi nje gur varri.
Nese eshte fjala per krenarine, mburrjen, kapardisjen e njohur shqiptare, keto jane te njohura te shume popuj, qe nga ballkanasit e gjer tek irlandezet. Here te cilesuara si cene, e here si shenja identiteti, here te para me nervozizem e here me kureshti dashamirese, ato nuk kane te bejne me superioritetin e races, ne ate kah te zymte, qe mori kjo shprehje ne shekullin tone. Nese eshte fjala per nje gjysmedoktrine, te perhapur ne vitet ’30 e te ndikuar ndoshta nga racizmi gjerman, kjo mbeti kryesisht ne rrethet e elites shqiptare, pa pjelle asnje nga rrjedhojat ogurzeza, qe tmerruan boten. Kete e verteton fakti i qendrimit shqiptar ndaj hebrenjve, qendrim qe nuk u modifikua as kur Shqiperia hyri nen sundimin gjerman.
E meqe eshte fjala per modelin e Nene Terezes, ky model shelbues, qe eshte, vec te tjerash, edhe i pervujtnise, jo vetem qe nuk mund te nxise te kunderten te shqiptaret, por na jep shkas te besojme se nje nga arsyet e adhurimit eshte pikerisht prirja per t’u ndare edhe me kete cen: krenarine e tepruar e boshe. Nene Tereza si ikone e mbare planetit te njerezve, eshte vecanerisht e tille per popullin shqiptar, fale lidhjes se gjakut. Eshte kjo lidhje qe kthehet vetvetiu ne nje pakt, ne nje shkolle te tere emancipuese, ne nje lajm te mire, per nje kohe te re.
Te ngresh moralin e permbysur te nje njeriu eshte nderkaq dicka e madhe. Te ndihmosh per te ngritur moralin e nje populli te tere eshte pertej sublimes. Per te kuptiar se kjo nuk eshte as metafore poetike e as nje perkryerje, qe ndodh ne sferat e larta, te parrokshme per njeriun e thjeshte, le te kujtojme qindra mijera merguesit e sotem shqiptare, ata qe fati nuk u ka ecur, sic kane shpresuar, dhe qe te shperndare anekend, dite e nate perballen me mungesat, ankthet, poshterimin. As shteti shqiptar, as pasaporta shqiptare nuk i mbrojne dot, perkundrazi, ua nderlikojne jeten. Le te kujtojme dramen kolosale, ate drame me te cilen nuk merret askush, te mijera e mijera femijeve te ketyre merguesve, te cilet shkojne cdo mengjes ne shkollat e huaja, me zemer te dridhur se mos dikush u thote me pezm: ti je shqiptar !
E pra ketyre merguesve te harruar, qe u qellon te perfundojne ne burg me faj e pa faj, e ketyre femijeve qe gjymtohen psikikisht qe ne mengjesin e jetes, u vjen befas ne ndihme ikona e shenjtores. Eshte ajo dhe vetem ajo, qe u jep kurajon t’i thone me vete policit, gjykatesit ose mesuesit: “ju vendin tim e shperfillni, por lavdi Zotit eshte nje shenjtore qe ju e nderoni, Nene tereza”. Ajo eshte nga vendi im.
Do te mjaftonte vetem kjo arsye e thjeshte njerezore, midis arsyeve te tjera te medha qe te rreshte zhurma kunder pranise se Nene Terezes ne Shqiperi. Zelli qe ushqen kete zhurme, na e ben te mendojme se ata qe i bezdis kjo prani, ne te vertete eshte vete populli shqiptar qe i bezdis. Sic u tha me larte, vendi i vetem ku zanafilla e Nene Terezes zgjoi kundershtime e polemika, ishte Shqiperia. Ne kete rast, nuk ka si mos na shkone mendja te dy testamentet qe i ishin lene popullit shqiptar lidhur me shenjtoren. Porosia e asaj vete, qe ajo te mos ndahej me kurre nga Shqiperia. Porosia e Enver Hoxhes, qe ajo te mos i qasej kurre Shqiperise. Populli shqiptar e nderoi testamentin e pare, ate te shenjtores. Provokatoret shqiptare nderuan te dytin, ate te diktatorit.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi