Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
albx
albx
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 104
Points : 1
Reputacioni : 1
Medalje2 Medalje3

NENE TEREZA Empty NENE TEREZA

29th December 2007, 03:21
Message reputation : 100% (1 vote)
Gonxhia qe perhapi dashuri

Ne te gjithe kishim zene vend ne salle dhe prisnim.
Nje shkrimtar i njohur me te shoqen akoma nuk ishin ulur. Befas peshperitjet pushuan dhe te gjithe i drejtuan syte nga dera. Nje grua e vockel, e veshur me nje rrobe te bardhe me vija blu, me duart e bashkuara ku varej rruzarja dhe kryqi , me nje te ecur te lehte , e shoqeruar nga disa motra hyri ne salle.
Shkrimtari me te shoqen iu afruan, filluan ti puthnin duart ndersa fotoreporteri yne, Ganiu shkrepte aparatin. Per nje cast na u duk se ishte ajo , gruaja e mire e perrallave qe vinte te perhapte miresine dhe dashurine mes njerezve. Na kujtoi gjyshet tona te mira, te urta, te dashura qe na ledhatonin me aq butesi dhe na falnin dashurine e pafund. Tek buzet e tyre peshperisnin urata dhe lutje.
Buzeqeshja e saj aq e embel, syte e saj plot drite, dora e saj aq e bute na krijoi nje ndjenje paqeje ne shpirt. Ishim ne rreshtin e pare me shoqen time Meriten.
Zgjatem duart te preknim rrobat e saj. Na dukej vetja si ne nje enderr.
Dritat ne salle u fiken dhe filloi te shfaqej nje film per Nene Terezen.

Ishte viti 1989.

Nene Tereza apo Agnes Gonxhe Bojaxhiu eshte femija i trete i Nikolle (Kole) dhe Dranafile (Drane) Bernaj Bojaxhiut..

Gonxhja ka lindur me 26 gusht 1910 ne qytetin e Shkupit.

Babai i saj Nikolla ka qene tregtar.
Ai njihej per bamiresite e shumta, ndihmonte si familjet e varfera ashtu dhe institucionet e ndryshme. Ai ndihmoi ne ndertimin e teatrit te pare te Shkupit.

Kola fliste shume gjuhe dhe udhetonte shume ne Itali dhe Egjipt.
Mbasi kthehej nga udhetimet ai sillte shume dhurata per femijet e tij por dhe shume histori. Babai i Gonxhes ka luajtur ne banden e qytetit.Shtepia e tyre gjithmone ishte me mysafire, degjohesh muzike, kenge dhe te qeshura. Per dite festash dhe ne festivale familja do te vishte rroba kombetare .

Nikolle (Kole) Bojaxhiu

Kola ka qene shume aktiv per ceshtjen kombetare dhe per nje Shqiperi te pavarur.Ai ishte ne grupin qe luftonte per bashkimin e Shkupit dhe te qyteteve perreth me Shqiperine. Ne vitin 1918, mbas kthimit nga Beogradi ku u diskutua per ceshtjen shqiptare, ai vdiq. Te gjithe thone se ai u helmua nga kundershtaret e tij. Diten e varrimit te gjitha dyqanet dhe shkollat ishin te mbyllura.



Myslimane dhe te krishtere, si dhe njerez te ndryshem moren pjese ne funeralin e Koles.
Vdekja e Koles ishte nje goditje e rende per familjen. Qe pikerisht nena e Agnes, Dranja qe me duart e saj te arta do ta nxirrte nga kriza familjen. Ajo do te qepte fustane nusesh, kostume per festivale, do bente qilima. Gonxhja ishte shtate vjece. Se bashku me te emen shkonin cdo dite ne kishe. Ajo e ndihmonte te emen ne organizimin e festivaleve, ne zbukurimin e kishes me lule, si dhe shkonin ne kishen e Zonjes se Letnices ne Mal te Zi. Bente pjese ne korin e kishes.

Kendonte shume bukur dhe i binte mandolines. Kohen me te madhe e kalonte ne shoqerine e librave, sidomos literatures fetare. Ne kete kohe filloi te kete kontaktet e para me revistat e Misionit Katolik ku kishte shkrime te shumta per Indine. Fotografite e familjeve te varfera dhe te semureve e preken shume ate.

Te semuret nga leproza si dhe semundjet e tjera bene qe ne mendjen e saj te lindete nje ide e nje dite do te merrte nje vendim te prere. Ishte teper e brishte, teper e ndjeshme dhe ne kete kohe filloi te hidhte ne leter dhe vargjet e para.
Ishte 18 vjece.
Nje vajze me sy endrrimtare, me trup te holle dhe shpirt teper te ndjeshem. Perpara saj ishin te hapura dyert e jetes. Me kulturen dhe aftesite qe kishte ajo mund te behej nje mesuese e mire apo nje shkrimtare. Por zgjodhi dicka tjeter. Nene lokja e saj, sic kujton Gonxhia, keshtu e therrisnin te gjithe nane Dranen ne Shkup, ia kishte ushqyer shpirtin me dashurine per njerezit, per ti ndihmuar dhe sherbyer atyre. Dhe kush me mire se ajo, e rritur ne nje familje me tradita dhe dashurine ndaj te varferve, do ti perkushtohej rruges se Zotit?!. Ishte ne moshen me te bukur, ne moshen e arte, atehere kur cdo vajze enderronte princin e kalter dhe priste te kishte ne duar foshnjen e pare, te degjonte nga goja e saj fjalen Nene. Por ajo zgjodhi nje rruge tjeter, nje rruge te gjate dhe plot perpjekje, t'u ndihmonte te tjereve, t'u gjendej prane kur ato vuanin, t'u mjekonte plaget e trupit dhe te shpirtit.


Ajo ishte nje Gongje qe shkoi vend me vend dhe me fjalen e saj te embel, vetmohimin, thjeshtesine, sakrificen tregoi se cfare mund te beje nje shpirt I mrekullueshem. Perpara saj ulen kokat me respekt princer dhe princesha, presidente dhe politikane, burra shteti dhe artiste. Nga goja e njerezve te vuajtur dhe te semure doli fjala ma e bukur per bamiresen e tyre, Terezen. Ato e quajten Nene dhe kjo fjale percillej neper bote.


Qe nga viti 1929 qe kishte shkuar ne Kalkuta deri ne vitin 1960 ajo s'kishte levizur nga India. Ishte pikerisht viti 1960 kur ajo do te udhetonte per ne Evrope dhe Amerike e ftuar ne nje konference per grate katolike. Midis te tjerash ajo do te thonte:"Shume nga njerezit nuk dine ekzistencen e te varferve.Ne i shohim dhe nuk i shohim ato. Ju mund te gjeni Kalkuta ne te gjithe boten.

Neqoftese keni sy te shifni" Mbas viteve 60 ajo filloi te udhetonte per ne Evrope dhe u takua dhe me te vellane Llazarin qe jetonte ne Itali.
Deshira e saj ishte te takonte te emen dhe te motren,por nje gje e tille nuk iu lejua kurre.

Shume njerez me influence,duke perfshire dhe Indira Gandin, apeluan tek qeveria shqiptare per Nene Terezen por pa sukses.

Me 12 korrik 1972 merr lajmin e hidhur te vdekjes se nenes ne Tirane dhe deshira e saj e fundit kishte qene te shihte dhe nje here Gonxhen. Dy vjet me vone i vdes dhe e motra.

Do te vinte viti 1989 qe ajo me se fundi te vinte ne Shqiperi dhe te lutej prane varrit te se emes dhe te motres.

Puna e saj e madhe dhe e palodhur bene qe ne Indi dhe ne shume vende te tjera te botes te ngrihen me qindra qendra ku te varferit dhe te semuret gjenin nje strehe te ngrohte.

Ne vitin 1979 asaj iu dha Cmimi Nobel i Paqes.

Me vone iu dhane dhe cmime te tjera.Por asnje nga cmimet nuk kishte vleren e cmimit qe i dhane te varferit ,Nene Tereza.

Ajo ishte nene e te gjitheve, qe luftoi urine, qe luftoi varferine, qe luftoi semundjet, qe luftoi vetmine dhe u perpoq per te miren e njerezimit.
Gjer ne fund te jetes se saj ajo mbeti ashtu e thjeshte , e sakrifices, gjithshka ua dhuroi te varferve dhe u perpoq per te varferit.
Ndonese dyert e tokes meme per te do te ishin te mbyllura per dekada te tera ajo kurre se mohoi te qenit shqiptare.
Gjate nje konference shtypi kur nje reporter e pyeti si ndjehej ajo kur ne Shqiperi feja ishte e ndaluar ajo u pergjegj "shqiptaret e mi gjithmone jane ne zemren time".
Dhe kur e pyeten cila ishte origjina e saj ajo tha "jam shqiptare".

Dhe se fundi po e mbyll kete shkrim me nje thenie te Nene Terezes:
"Ngandonjehere na duket se ajo qe bejme i ngjan nje pike uji ne oqean, por vertete,
oqeani eshte i manget m'u per ate pike uje"
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

NENE TEREZA Empty Re: NENE TEREZA

29th December 2016, 15:37
Nënë Tereza
NENE TEREZA 200px-Mother_Teresa
Nënë Tereza ose Shën Tereza e Kalkutës (e lindur si Anjezë Gonxhe Bojaxhiu; 26 gusht 1910 – 5 shtator 1997) gjithashtu e njohur si Tereza e Bekuar e Kalkutës, Misionare e Bamirësisë,[2] ishte një murgeshë katolike dhe misionare shqiptaro-indiane.[3][4][5] Ajo lindi në Shkup (sot Republika e Maqedonisë), atëherë pjesë e Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane. Pasi kishte jetuar në Maqedoni për tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj.

Nënë Tereza themeloi Misionaret e Bamirësisë, një kongregacion fetar katolik, i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4,500 motra dhe ishte aktiv në 133 vende. Ato ofrojnë shtëpi për njerëzit që vdesin nga HIV/AIDS, gërbula dhe tuberkulozi; ato ofrojnë ushqime, klinika të lëvizshme, programe këshilluese për fëmijët dhe familjet, jetimore, dhe shkolla. Anëtarët duhet t’i përmbahet betimit të "dëlirësisë, varfërisë dhe bindjes", si dhe një kusht të katërt, për të dhënë "shërbime falas e me gjithë zemër për më të varfërit e të varfërve".[6]

Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay dhe 1979 Çmimin Nobel për Paqe. Më 19 tetor 2003, ajo u lumturua dhe u quajt "Tereza e Bekuar e Kalkutës". Për t’u kanonizuar në shenjtore, asaj duhej t’i njihej një mrekulli e dytë, në bazë të rregullave të kishës katolike. Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Françeskut, në dhjetor të vitit 2015, duke i hapur rrugën që ajo të shpallet shenjt nga Kisha Katolike e Romës.[2][7] Kanonizimi i saj është bërë më 4 shtator 2016, një ditë para 19-vjetorit të vdekjes së saj.

Një figurë e diskutueshme si gjatë jetës dhe pas vdekjes së saj, Nënë Tereza u admirua gjerësisht nga shumë njerëz për veprat e saj bamirëse. Ajo ishte edhe e lavdëruar edhe e kritikuar për pikëpamjet e saj kundër abortit.[8][9][10][11] Ajo gjithashtu ka marrë kritika për kushtet në shtëpitë që ajo ofronte për ata që ishin buzë vdekjes.[12][13][14][15][16] Biografia e saj të autorizuar është shkruar nga nëpunësi civil indian Navin Chawla dhe është botuar në vitin 1992.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

NENE TEREZA Empty Re: NENE TEREZA

29th December 2016, 15:38
Jeta e hershme
Lindi në Shkup, të Shqipërisë te pushtuar prej Perandorisë Osmane, sot Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, më 26 gusht 1910[17]. Tri ditë pas lindjes u pagëzua në kishën e Zemrës së Krishtit nga famulltari i atëhershëm dom Zef Ramaj, ditë të cilën ajo e llogariste si datëlindjen e saj[18]. Gonxhja ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiut nga Prizreni dhe Drane Bojaxhiut (mbiemri i vajzërisë Bernaj) nga Novo Sella e Gjakovës. Kola dhe Drania patën 5 fëmijë, dy nga të cilët u vdiqën në fëmijërinë e hershme. Frikë të madhe kishte nënë Drania se mos Gonxhja i vdiste menjëherë pas lindjes, sepse me trup dhe shëndet dukej e dobët. Gonxhja kishte një vëlla dhe një motër. Vëllai quhej Lazër Bojaxhiu dhe studioi në Grac të Austrisë në Akademinë Ushtarake, por për shkaqe politike emigroi qysh herët në Itali, kurse motra quhej Age Bojaxhiu. Babai i saj merrej me tregti dhe mblidhte në shtëpinë e tij artistë dhe patriotë shqiptarë. Shkupi i merret Shqipërisë prej Maqedonisë me 1 Janar 1918 në bazë të traktatit të Versajës. I ati, që ishte i përfshirë në lëvizjet politike të asaj kohe, vdes në vitin 1919 kur ajo ishte 8 vjeçe[19].

Gonxhja mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup, ku po ashtu e kreu dhe gjimnazin, por në gjuhën serbo-kroate. Gonxhja në rioninë e saj kishte tri pasione: të bëhej mësuese, të shkruante dhe recitonte poezi dhe të kompozonte e të luante muzikë. Emrin "Tereza" e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë.

Jeta si murgeshë
Nënë Tereza u largua më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublini, Irlandë. Prej kësaj dite, nënë, bijë e motër nuk do të shiheshin më kurrë. Më 12 shtator 1928, Gonxhja kishte shkruar këtë letër drejtuar tezes së saj:

“Shkup 12. 09. 28 E dashura Teze Lis! Më 26 të këtij muaji po nisem prej Shkupit. S’po mund mos me ju shkrue dy tri rreshta për juve. Lamtumirë, e deshiroj që Zoti t'ju nap gjithshka që ju deshron zemna. Dua t'ju fal gjanat ma të përzemërta, Gonxhja”.

Ky ishte momenti kur ajo u nda përfundimisht me familjen dhe vetëm pas më shumë se 30 vitesh, do të takohej me të vëllanë, Lazrin. Kurse nëna Drania dhe motra Age, shkuan në atdhe, në Shqipëri, qysh para Luftës së Dytë Botërore. Nënë Tereza u vendos në Kalkuta (Indi) ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave. "Nënë Tereza e Kalkutës" u quajt kur themeloi urdhrin "Misionaret e Dashurisë" (1951) për t'u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës. Në vitin 1979, kur mori Çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Haste vështirësi për të folur rrjedhshëm shqip pas një largimi prej 70 vjetësh dhe qëndrimi në ambiente joshqiptare, por ajo kurrë nuk e ka mohuar origjinën e saj shqiptare. Shkrimet e saj ne shqip janë letrat e rinisë dhe më pas me familjen në shqip, përshëndetje në shqip popullit shqiptar pas fitimit të çmimit Nobel më 1979 dhe lutja në shqip transmetuar nga Zëri i Amerikës me 17 qershor 1978. Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel më 1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte. Ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”. Por Shqipëria heshtte. Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë nuk i kishte dhënë vizë nobelistes së ardhshme as sa për të parë nënën e saj që jetonte në Tiranë, as për të marrë pjesë në varrimin e saj më 1974, as për të parë varrin. Madje këtë vizë nuk ia dhanë as kur fama e saj kishte marrë dhenë në të katër anët e botës deri në fillim të viteve '90. Shqiptarja trupvogël ishte kthyer në një legjendë të gjallë. Ajo ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47,000 të gërbulur në 54 klinika, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitimë e bonjakë. Këto janë shifrat e mesit të viteve '80. Deri sa Nënë Tereza ishte gjallë dhe sot e kësaj dite shifrat kanë ndryshuar shumë.
NENE TEREZA 300px-President_Reagan_presents_Mother_Teresa_with_the_Medal_of_Freedom_1985
Ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara Ronald Reagan duke e dekoruar Nënë Terezën me çmimin Medal of Freedom 1985
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

NENE TEREZA Empty Re: NENE TEREZA

29th December 2016, 15:39
Nënë Tereza nuk qe ndonjë perëndeshë dhe me të mund të fliste çdonjëri. Madje ajo kishte edhe adresë të saktë: një godinë ngjyrë hiri në Bose Road, të ndërtuar në një lagje të zhurmshme dhe çjerrëse, të stërmbushur me njerëz, e cila vlonte nga çajbërësit, shitësit dhe tregtarë të tjerë të pjesëve më të ndryshme këmbyese si dhe lëngështrydhësit. Mu në qendër të Kalkutës shtrihej shtabi i përgjithshëm i Rregullit, "Shtëpia e Nënës", pranë portës të së cilës qe vendosur një tabelë druri ku shkruante: "Mother Teresa. IN/OUT". Shtëpinë e Nënë Terezës e kanë vizituar personalitete si mbretëresha e Britanisë, ish presidentët e Shteteve të Bashkuara Xhorxh Bush e Xhimi Karter, Jaser Arafati, princesha Diana e shumë të tjerë. Nënë Tereza ka qenë mjaft bujare, humane e zemërgjerë dhe këto janë karakteristikat që do ta bëjnë të jetojë përgjithmonë në zemrat e gjithë njerëzve, sidomos në zemrat e shqiptarëve.

Kur ishte e re, jo vetëm ka folur, por ka shkruar edhe poezi ne gjuhën shqipe.. Sot kemi një dëshmi të Nënë Terezës që flet shqip më 1988, në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe.[20]

Nënë Terezës, për të ardhur në Shqipëri iu desh të dërgonte tri letra. Ajo i kishte dërguar më parë letër Komitetit Shqiptar për Marrëdhëniet me Jashtë, por nuk mori kurrë përgjigje. Ja se si e shpjegon Lolja letrën e të madhes Nëna Terezë dërguar Presidentit te Republikës në vitin 1989, të cilit i theksonte se: “për 60 vjet kam vizituar shumë e shumë vende jashtë atdheut tim”, që është edhe një fakt se ajo e konsideronte Shqipërinë atdheun e saj. Më në fund, e para pasaportë (për këtë rast ishte diplomatike) e dhëne për nënshtetas të huaj me origjinë shqiptare iu dha pikërisht Nënë Terezes, e cila vizitoi Shqipërinë më 1989. Nënë Tereza kishte gjithashtu pasaportë nga India, Vatikani, Britania e Madhe dhe Italia. Kur i thanë për pasaportën Shqiptare ajo u përgjigj: “E pranoj me kënaqësi, sepse është pasaporta e vendit tim; atje kam Nënën dhe motrën, atje kam miq e të njohur, atje shumë shpejt do të hapim misionin tonë e unë do te jem vetë aty”. Kur mori çmimin Nobel në vitin 1979, amerikanët i ofruan nënshtetësinë amerikane dhe pasaportën, por ajo nuk pranoi.


Bamirësia Ndërkombëtare
Nënë Tereza tha “Me gjak, unë jam shqiptare. Me shtetësi, jam indiane. Me besim, unë jam një murgeshë katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës. Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht zemrës së Jezusit.” [21]

Në 1982, në kulmin e Rrethimit të Beirutit, Nënë Tereza shpëtoi 37 fëmijë të bllokuar në një spital ushtarak duke ndërmjetësuar një armëpushim të përkohshem ndërmjet ushtrise izraelite dhe guerilëve palestinezë. E shoqëruar nga punëtorët e Kryqit të Kuq, ajo udhëtoi përmes zonës së luftës deri tek spitali i shkatërruar për të zhvendosur pacientët e rinj.

Kur Evropa Lindore pati një hapje më të madhe në fund të viteve 1980, ajo i zgjeroi përkpjekjet e saj në vendet komuniste që më parë kanë refuzuar Misionaret e Bamirësisë, duke u përfshirë në shumë projekte. Ajo nuk u tremb nga kritikat për qëndrimin e saj kundër abortit dhe divorcit duke thënë, “ Pavarësisht kush çfarë thotë, ti duhet ta pranosh atë me një buzëqeshje dhe të bësh punën tënde.” Ajo vizitoi Republikën Sovietike të Armenisë pas tërmetit të vitit 1988, dhe u takua me Nikolai Ryzhkov, Kryetari i Këshillit të Ministrave.

Nënë Tereza udhëtoi për të ndihmuar dhe shërbyer të uriturve në Etiopi,viktimave të rrezatimit në Cernobill, dhe viktimave të tërmetit në Armeni. Në 1991, Nënë Tereza kthehet për here të parë në vendlindjen e saj dhe hapi shtëpinë e Vëllezërve Misionarë të Bamirësisë në Tirane, Shqipëri. Deri më 1996, Nënë Tereza ishte duke punuar në 517 misione në më shumë se 100 vende. Gjatë viteve, Misionaret e Bamirësisë të Nënë Terezës u zgjerua nga dymbëdhjetë në mijëra persona që u shërbejnë “me të varfërve nga të varfërit” në 450 qendra në mbarë botën. Shtëpia e parë e Misionareve të Bamirësisë në Shtetet e Bashkuara ishte themeluar në Bronksin e Jugut, Nju Jork; nga viti 1984 kongregacioni udhëhiqte 19 institucione në gjithë vendin. Nënë Tereza fliste rrjedhshëm 5 gjuhë: bengalisht, shqip, serbisht, anglisht dhe hindisht.



Përkeqësimi i shëndetit dhe vdekja
Nënë Tereza pësoi një atak në zemër më 1983 derisa vizitonte Papën Gjon Pali II. Pas një ataku të dytë në 1989, ajo mori një stimulues kardiak artificial. Në 1991, pas një beteje me pneunominë derisa ishte në Meksikë, ajo vuajti edhe me probleme të tjera të zemrës. Ajo ofroi ta lë pozicionin e saj si kryetare e Misionareve të Bamirësisë, por motrat e kongregacionit, në një votim sekret votuan që ajo të qëndronte. Nënë Tereza pranoi të vazhdonte punën e saj si kryetare e asamblesë.[22]

Në prill të vitit 1996, Nënë Tereza u rrëzua dhe theu klavikulën. Në gusht ajo lëngoi nga malaria dhe dështimi i barkushes së majtë të zemrës. Ajo pati një operim të zemrës por ishte e qartë se shëndeti i saj ishte duke u dobësuar. Kryepeshkopi i Kalkutës, Henry Sebastian D’Souza, tha se kishte urdhëruar një prift për të përformuar një eksorcizëm mbi Nënë Terezën me lejen e saj, kur ajo u shtrua në spital me problem kardiake sepse mendonte se ajo ishte nën sulmin e djallit.[23]

Në 13 mars 1997, ajo la pozitën e kryetares së Misionareve të Bamirësisë. Ajo ndërroi jetë më 5 shtator 1997.[24]

Në kohën e vdekjes së saj, Misionaret e Bamirësisë së Nënë Terezës kishin mbi 4,000 motra, dhe një vëllazëri prej 300 anëtarësh, që punonin në 610 misione në 123 vende.[25] Keto përfshinin bujtina dhe shtëpi për njerëzit me HIV/AIDS, me gërbulë dhe tuberkulozë, kuzhina supe, programe këshillimi për fëmijë dhe familje, ndihmës personalë, jetimore dhe shkolla. Misionaret e Bamirësisë u ndihmuan edhe nga bashkëpunëtorët, të cilët ishin mbi një milion në vitin 1990.

Trupi i Nënë Terezës u nderua në Shën Tomas, Kalkutë për një javë para funeralit të saj, në shtator 1997. Asaj iu dha funeral shetëror nga qeveria indiane në shenjë falënderimi për shërbimin e saj për të varfërit e të gjitha feve në Indi. Vdekja e saj u vajtua në komunitete laike dhe fetare. Nawaz Sharif, kryeminstri i Pakistanit, tha se ajo ishe “një idivid i rrallë dhe unik që kishte jetuar për qëllime më të mëdha. Përkushtimi i saj i përjetshëm për t’u kujdesur për të varfërit, të sëmurët dhe të pafatët ishte një ndër shembujt më të lartë të shërbimit për humanizmin tonë.” Ish Sekretari i Përgjithshëm i KB, Javier Pérez de Cuéllar tha: “Ajo është Kombet e Bashkuara. Ajo është paqe në botë.”



Trashëgimia
Nënë Tereza u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë. Bill Clinton është shprehur në qershor 2002: “Nënë Tereza, ishte e para Ajo qe më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”. Por origjina shqiptare nuk duhet absolutizuar. Gonxhja u bë qytetarja e botës, e popujve, feve dhe e qytetërimeve.

Ndër titujt që i janë dhënë Nënë Terezës përmenden: Pamada Shir; Gjoni XXIII për Paqe, të cilën ia dorëzoi personalisht Papa Pali VI; Samaritani i Mirë, në Boston; Shpërblimi Ndërkombëtar John Kennedy, në Uashington; Nëna e të Gjitha Nënave, Balzan; Çmimi Nobel për Paqen; Medalja e Lirisë, shpërblimi më i lartë amerikan; Medalja e Paqes, shpërblimi më i lartë i Rusisë; etj.


Shtëpia Përkujtimore e Nënë Terezës në Maqedoni
Ndërkohë në Maqedoni është botuar një monografi që paraqet Nënë Terezën si maqedonase! Sipas gazetës Washington Post, 16 tetor 2003, deklarohet qartë se Nënë Tereza ka lindur në Shkup në kohën kur nuk kishte FYROM dhe Shkupi ishte qytet i perandorisë otomane. Më tej rikujtohet fjala e Nënë Terezës qe sipas gjakut ajo ishte shqiptare. Në librin e Kathryn Spink të përkthyer në gjermanisht, biografi që është e autorizuar nga Nënë Tereza, thuhet se babai i Nënë Terezës ishte një nacionalist shqiptar i cili angazhohej për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe krijimin e Shqipërisë së Madhe, për këtë ai kishte shkuar ne Beograd tok me konsullin italian. Kishte shkuar atje me një shëndet shumë të mirë dhe qe kthyer prapa i shtrirë për vdekje. Ai i kishte 45 vjet kur vdiq. Mjeku dhe anëtarët e familjes ishin të bindur se Kola ishte helmuar në Beograd.
Sponsored content

NENE TEREZA Empty Re: NENE TEREZA

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi