Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
brunilda_it
brunilda_it
Fillestar
Fillestar
Regjistruar : 09/10/2008
Postime : 4
Info : Promocion
Points : 0
Reputacioni : 0
Medalje Medalje2 Medalje3

Hedh vargjet e ditës se ikur ....! Empty Hedh vargjet e ditës se ikur ....!

12th October 2008, 11:51
Libri i Poetit dhe Poezia e Shpirtit !


1-U nisa me veten

Pa mall u nisa, larg të mbetesha nga ju,
Pa lotë strukur, akrepit të sekondave .
As hija ime s’më ndjek buzë bregut...,
Si shkëmbi që lëngon nga përplasje vale !
Marr mallin në shpirt, e lotët vishen duarve,
Jam..., mbetem..., brenga e një deti në stuhi...,





2-Çaste ndjenjash !

Preva vështrimin, nga krismat u çua qielli,
Theva orët jetime, prej heshtjes rrahu zemra,
Ecja..., dhe ecjeve hidhja kohë në letër,
Të ngrihesha pas pritjes, fshirë dashurinë e vjetër!
Nga thellësitë e shpirtit u çua një qiell i ri,
Sytë krahë-shtrirë të ishin pas kohe të lirë.
Ecja nën hijet e hapave e vitet numëroja si minuta,
Të ndieja dashurinë pranë, që e humba dikur...,






3-..., ..., ...,

U fërkua dielli në kurriz të malit,
Me shigjeta rrezesh ia çau trupin vesës.
U shtrua horizontit, hapësirës së blertë,
Hidhte mesazhet e para të ditës fytyrë-çjerrë!

Hedh vargjet e ditës se ikur ....! Clip_i10
brunilda_it
brunilda_it
Fillestar
Fillestar
Regjistruar : 09/10/2008
Postime : 4
Info : Promocion
Points : 0
Reputacioni : 0
Medalje Medalje2 Medalje3

Hedh vargjet e ditës se ikur ....! Empty Hedh vargjet e ditës se ikur ....!

12th October 2008, 11:57
Poete, po se gjetem veten ne mes vargjeve tona..........., atehere
kerkoni,kerkoni tek miqte qe kini t'u japin me shume se keto vargje ?!!






Kreha rrezet...,...

Kreha rrezet me gurë resh ..., ...,
Përkulej shkëndija në gji të kodrës,
Mes kaltërsisë ngrihej për në perëndim.
Shkërmoqte copëza dallge që vinin vëngër,
Një mall që shukte nga brigjet, shkëmbenj loti!


Mendja djeg

Shkrendem midis flakëve të qiririt,
Trazoj, frymë më frymë, trupin e heshtur.
Lëkunden hijet e turbullta, natës rreth pene,
Mendja bërë shpuzë, djeg mendime në fletë!


U var mjergulla....,

U var mjergulla mbrëmjes, në fytyrë të qiellit,
Yjet u strukën në furrikun e natës ..., ...,
Endur, si varfanjake, nisi të bridhte mjergulla,
Zbardhi hapësirën, deri në agim ...,
..., ..., u shkri prej rrezeve .


Përpëlitej në hi !

Duarve dridhej loti, për sythët që s’çelën kurr,
Në degët e thara, damarëve endej jetë.
Fshehur lastarëve në trup digjej nga pak,
Loti i dashurisë, rënkonte e përpëlitej në hi!
Linte shenjë kohe, në hartën e viteve .



Mendimet e dallgëve

Këputen mendimet tek shkojnë perëndimit...,
Diku, detit palosin dallgë të mavijosura.
Nëpër thellësi trembin e ndajnë grumbuj peshqish,
Lodhen pas tyre..., humbasin thellesive

Detit këpus dallgë !

Detit ia preva dallgën, tek vinte bregut,
Me penë ia shemba ngjyrën nën gurinj.
Letrën e shtriva për së gjati në hapësirë,
Të merrte në bardhësi, “mëkatet e shenjtorit”!
adelina
adelina
Fillestar
Fillestar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 38
Points : 21
Reputacioni : 0
Medalje Medalje2 Medalje3

Hedh vargjet e ditës se ikur ....! Empty Re: Hedh vargjet e ditës se ikur ....!

20th December 2015, 04:10
Heshtur-Shkruajme e Heshtur Ikim nga kjo BOTE !

1-Dy lotët e fundit !

Në thelpi të gurit t’a zhvesha atë’ vështrim,
Dhe “mallin” eshtër-copëtuar e hodha larg….,larg…,
Larg të ikte , pa më përqafuar ..., si dikur me mall,
Larg të ikte, pa parë…, si dikur me ëmbëlsi…,
….,dhe shuka në trup të gurit të thelpisur dy lotët e fundit !!



2-Portreti në zarfin e lotëve !

As kurrë se ndjeva vështrimin e cjerrë që kishe marrë në fytyrë,
Presjen mbi ballin e menduar ndjekur nga reticensa se pash në ndarje,
Këmbanat e lotit s’i ndjeva të binin më, shpirtit tënd….,….,….,
Ti ishe kthyer nga një tjetër botë…., nga një hije lak-mbështjellë,
E s’e njohe kurrë më, portretin tim të mbetur në zarfin e lotëve !!








3-Në faqe të dheut…,…,

Në faqe të dheut rrëshkiti një plis mendimi…,…,
U shkëput thërrime përmbi pellgun-kufomë,
Portret-qielli i rënë si në grackë, rrotullonte retë ujit,
….,dhe unë e heshtura para shiut që binte rrëmbimthi,
Mblidhja plisa dheu e shiu të mbetura jetimë pas vijës së ylberit!





4-U përdrodh mall-koha në kthim !

Në vështrimin tënd e theva pabesinë e një ëndrre,
Lakuar në hije të kohës, humbe shteg-shpirtit të lotit,
U harrove si lastari rrëzë trungut, shekuj me diell ,
E ndjeva të të dhimbte, dhimbja si kockë e ciflosur,
E pash të të kapte malli, si nëna për fëmijën mërguar,
Si blutësia mbulohet me re formë-shprishura e të nxira,
U përdrodh cdo gjë nga e para, mall-koha u thye në kthim!













5-Mbi shpatull të agimit !

Qesha me fjalën qe zhytej llumit në heshtje….,
Qesha t’ia humbisja rrënjët egoiste…,…,
E shtrydha vështrimit, një nate të pa hënë,
Hijen e harbutërisë e bëra me këmbë, shtëng !
Nisa t’a harroja fytyrën e ditës së shtrembër,
Mbi shpatull të agimit vara shpresat për të ecur.
adelina
adelina
Fillestar
Fillestar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 38
Points : 21
Reputacioni : 0
Medalje Medalje2 Medalje3

Hedh vargjet e ditës se ikur ....! Empty Re: Hedh vargjet e ditës se ikur ....!

20th December 2015, 04:42
Derdhur vargje per kete jete, derdhur si uji shkembinjeve!

*** *** ***
U rrokullis nga lartësia, guri i harresës…,
Mes rrëkesë njerëzore ra, e mbuloi llumi,
Ngeli harresë e harruar në gurë shekullorë.

*** *** ***
Ndahej dhembja, në dhembje kredhur pritja,
Shtynte me këmbët e lodhura, fuqinë e kohës.
Në rrugët pa jetë, ku këputej muzgu.

*** *** ***
E kapa vargun t’a merrja me vete,
Nga dora m’u shkëput, si gjethe e tharë,
Ndjeva gërmat të rënkonin nga dhembja.

*** *** ***
Halli çan dhe dyert e blinduara të lotit,
Një pasqyrë thyhet më dysh për ters,
Në mijëra të tjera, halli e copëton fatin e trokitur.


*** *** ***
Gjëmonte zëri, si rrjedha në grykë të malit,
Prej frikës shkundte copëza zemre.
Mbeti harresë në sytë e qiellit blu.

*** *** ***
Diku ngeci, ngrinte akujt për të qenë aty,
Diku mbeti, shtypte faqe të tëra për kronika,
Diku rënkoi, gishtat hoqi zvarrë mbi letër.

*** *** ***
E dua njerinë, ku dashuria të çeli e para,
E dua njerinë, ku ndjenja të mos mbytet,
E dua njerinë, ku vdekjes mos ti trembet zemra.

*** *** ***
Errësirës, dallgë e detit më shembi kujtimet,
Statujë mendimi, s’tunden hapat vendit,
Trembet zbehtësia, fytyrës së dallgës sy rjepur.


*** *** ***
Pentagrm m’u bë heshtja që sorollatej hapësirës,
Notat krodhi pa pyetur vetminë që ruante kohën.
Çelësi merrte mungesë, prisnin t’i sillte në formë.

*** *** ***
Kapa yjet, me sy ua mbërtheva vezullimin,
Nisa t’i numëroja në natën e lagësht,
Ca fikeshin, ca ndizeshin, dita erdhi shpejt.

*** *** ***
Fijes së barit mbështeta lodhjen e djegur,
Trupit iu përkul me butësi vesa e parë.
Ngjalli lodhjen, plagët ia shëroi shpejt.

*** *** ***
Vijave pa numër uji çante i sigurtë,
Rrënjëve njomte jetën, që flinte e calë.
Sythet e para kokën ngrihnin me agimin.


*** *** ***
Mu var buzëqeshja degëve të mënit,
Kokërrave të ëmbla, çante lotin e largët,
Ranë radhë, mbi tokën që heshtëte.

*** *** ***
U shtri dhembja shtratit, e shqeu me dhëmbë,
Mbi zemër shoshiti pak derte për jetën.
Kafshohej gjer në kockë me sytë dëshmimtarë.

*** *** ***
Më iku sythi i qeshjes, u preh buzë shtratit,
Kapej me njeriun errësira, si lugati mes hienave.
Diku grryente loti, kripësinë e kohës.

*** *** ***
U shtri loti i shpirtit, çau zinë trupit,
Dhembja, dejeve të trungut që le, nënë.
Ike larg, larg shtegëtoi urtësia e fjalës.


*** *** ***
Jam harruar në kujtesën tuaj eshtake,
Nga lotët m’u zhduke, mbete buzëve të mia.
Puthjet me shpirt, më të shenjtat e kujtesës.

*** *** ***
U shtri loti i shpirtit, çau zinë trupit,
Dhembja, dejeve të trungut që le, nënë.
Ike larg, larg shtegëtoi urtësia e fjalës.


*** *** ***
Qiellit të kaltër dorën ngriti vështrimi,
Yjësinë e fundit ta kapte fort me shpirt.
Prej vehtes një copë malli, t’a shkëpuste për atje.

*** *** ***
Griste sytë loti, para orëve të mëngjesit,
Me etje çalonte, buzëve të njeriut,
Të mbante mos’harresës fytyrën që treti Janari.
Sponsored content

Hedh vargjet e ditës se ikur ....! Empty Re: Hedh vargjet e ditës se ikur ....!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi