Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

SOCIALE-LAJMI I DITES Empty SOCIALE-LAJMI I DITES

2nd March 2008, 12:02
Ndaj Marjeta Hoxhës, 39 vjeçe, për të cilën mendohet se deklaroi një emër të rremë, nisi një procedim penal

DURRËS - Shkoi në maternitetin e Durrësit, dha një emër të rremë, lindi foshnjën dhe më pas e braktisi pa lënë asnjë shenjë, bile asnjë emër. Kjo është historia e radhës e një nëne 39-vjeçare, që u regjistrua në kartelën e maternitetit me emrin Marjeta Hoxha, e cila pak pas lindjes la në “rrugë të madhe” vogëlushen e sapolindur. Sipas burimeve të maternitetit të qytetit bregdetar, shtatzëna që dha identitetin si Marjeta Hoxha, 39 vjeçe, lindi mëngjesin e tri ditëve më parë, por të nesërmen u largua fshehtas. Ngjarja u bë e ditur nga personeli mjekësor i maternitetit, të cilët bënë edhe kallëzimin penal ndaj gruas në fjalë. Burimet policore të Durrësit njoftuan se ndaj të ashtuquajturës Marjeta Hoxha nisi ndjekja penale për braktisjen e fëmijës. Tashmë, uniformave blu iu duhet fillimisht të gjejnë identitetin e vërtetë të gruas që braktisi të porsalindurën, ndërsa më pas të hetojnë edhe ngjarjen më të fundit.

Ngjarja

Sipas burimeve nga materniteti i Durrësit dhe policisë lokale, mësohet se 39-vjeçarja u paraqit në spitalin obstetrik-gjinekologjik pa pasur probleme apo komplikacione që lidhen me gjendjen e saj para lindjes. Ajo u regjistrua në kartelë me emrin që deklaroi, pra Marjeta Hoxha, ndërsa solli në jetë vajzën e saj mëngjesin e së nesërmes, pikërisht më 25 shkurt, rreth orës 5.00. Mjeku që asistoi në lindjen natyrale ishte gjinekologu Tahir Shazivari. Foshnja gëzon shëndet të plotë, ndërsa pak pas lindjes peshonte vetëm 2.8 kg. Sipas procedurave që ndiqen në raste të tilla, personeli i maternitetit, kryesisht infermieret, u kujdesën për beben, duke e dërguar atë në dhomën ku ndodhen inkubatorët, ndërsa nëna u dërgua menjëherë pas lindjes në reanimacion. Në fakt, pas disa orësh, më saktë mëngjesin e ditës së martë, më 26 shkurt, Marjeta Hoxha u largua fshehtas nga materniteti, vetëm 24 orë pas lindjes. Stafi i maternitetit kreu kontrolle për të gjetur nënën, por shumë shpejt u kuptua se ajo ia kishte mbathur, duke braktisur beben e saj. Raste të tilla nuk janë të panjohura në maternitetin e Durrësit, madje para dy vitesh dy fëmijë qëndruan deri tre muaj pas lindjes në ambientet e spitalit, për shkak të braktisjes nga nënat e tyre. Rasti më i fundit pati të njëjtën natyrë si ato të mëparshmet, pasi ashtu si në të kaluarën, nëna braktisëse nuk ka bërë të ditur asgjë rreth qëllimit të saj. Mësohet se tashmë foshnja do të mbahet për pak kohë në maternitet, ndërsa pas disa ditësh do të fillojnë procedurat e dërgimit të saj në shtëpinë e foshnjës. A.K
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

SOCIALE-LAJMI I DITES Empty Re: SOCIALE-LAJMI I DITES

2nd March 2008, 12:02
E bren vetmia, vetëvaret 58-vjeçarja

KORÇË - Arriti në 6 numri i personave të vetëflijuar në Korçë gjatë muajit të fundit. Ngjarja e radhës u regjistrua dje në fshatin Vloçisht të Korçës, rreth 15 kilometra larg këtij qyteti, ku nëna e dy fëmijëve emigrantë u vetëvar me litar në kuzhinën e shtëpisë së saj. Sipas policisë, 58-vjeçarja Selime Çallëku, që ndërmori hapin tragjik rreth orës 5.00 të mëngjesit të djeshëm, u zbulua nga bashkëshorti i saj disa orë pasi kishte ndërruar jetë. Gruaja zgjodhi kuzhinën si vendin më të përshtatshëm për të vdekur, ndërkohë që asnjë element nuk hedh dritë mbi këtë akt. Kjo, sepse viktima nuk la asnjë shënim ku të justifikohej vetëvrasja. Duke iu referuar të dhënave zyrtare të policisë vendore, mësohet se 58-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve të rritur, jetonte me bashkëshortin e saj, Xhaferr Çallëkun, ndërsa të dy fëmijët jetonin në Itali si emigrantë. Nga hetimet e policisë, por edhe nga dëshmitë e të afërmve të viktimës, mendohet që shkak i vetëvarjes së gruas 58-vjeçare të jetë një depresion i momentit. Gjithçka mbetet për t’u zbardhur nga hetimet e policisë së Korçës, e cila mori në pyetje disa prej të afërmve të saj pas ngjarjes. Sipas tyre, çifti Çallëku ka qenë bashkë me fëmijët e tyre, djalin dhe vajzën në Itali, për më shumë se një vit, për t’u kthyer më pas në fshatin e tyre. Duket se kthimi nuk solli atmosferën e duhur, pasi gruaja nuk e përballoi dot vetminë. Kjo e fundit në fakt, dyshohet të jetë shkaku i vendimit fatal. I. Vreto
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

SOCIALE-LAJMI I DITES Empty Re: SOCIALE-LAJMI I DITES

2nd March 2008, 12:03
Vetëhelmohet 50-vjeçari

ELBASAN - Vetëhelmohet me fotoksinë një 50-vjeçar me banim në Elbasan. Ngjarja ndodhi në orët e vona të së martës, teksa Feta Hyseni, 50 vjeç, kapërceu nga goja helmin vdekjeprurës, ndaj përfundoi në gjendje të rëndë për jetën në spitalin kirurgjik të Elbasanit. Pasi mori ndihmën e parë në këtë spital, ai u transportua drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës, pasi i nevojitej mjekim më i specializuar. Një grup hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e vetëhelmimit të 50-vjeçarit. Megjithatë, sipas të dhënave paraprake, mendohet se ai ka përdorur fotoksinë në kushte të rënda depresive. Ende mbeten enigmë rrethanat e këtij vetëhelmimi. M.K
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

SOCIALE-LAJMI I DITES Empty Re: SOCIALE-LAJMI I DITES

2nd March 2008, 13:16
Aida Shtino: Ja ç'më rrëfyen rreth anglezit
Elona Elezi

Aida Shtino Intervistë me Aida Shtinon, drejtuesen dhe organizatoren e emisionit “Njerëz të humbur”. Si lindën dyshimet për fatin tragjik

Pas policisë që mori denoncimin për zhdukjen e 21-vjeçarit anglez Eduard Craythorne, në orët e para të datës 3 shkurt, nëna e tij dhe e motra u drejtuan me shpresat e fundit që iu kishin mbetur emisionit “Njerëz të humbur”. Pak para se të fillonte emisioni i datës 9 shkurt, Ailin dhe Sofi Craythorne i janë drejtuar emisionit të “Vizion plus” dhe drejtueses së emisionit të njohur, Aida Shtinos, për t’i kërkuar që të merrej me rastin e djalit të tyre. Në fakt, historia e Eduardit u bë pjesë e emisionit të së shtunës së datës 9 shkurt, ndërsa një javë më vonë ai do të ishte një ndër personazhet kryesore. Të gjithë momentet kyçe të kësaj historie, dyshimet e para, kontaktet, verifikimet e kryera nga stafi i emisionit “Njerëz të humbur” u rrëfyen dje në një intervistë për gazetën “Korrieri” nga drejtuesja e emisionit, gazetarja e mirënjohur Aida Shtino.



-Kur ratë në kontakt për herë të parë me historinë e të riut anglez Eduard Craythorne?

“Për herë të parë rasti zhdukjes së Eduardit na u bë i ditur nga nëna dhe e motra e tij në datën 9 shkurt. Para se të hynim në studio, na erdhi si rast urgjent. U kërkuam nëse kishin bërë denoncim në polici, çka në fakt e kishin bërë disa orë pas largimit misterioz të djalit e vëllait të tyre. Më pas e futëm si rast urgjent që në emisionin e datës 9 shkurt rastin e Eduard Craythorne. Pati menjëherë disa telefonata, mes të cilave dhen një anonime, që tha se e njihte dhe se ai luante futboll në fusha të vogla. Pas kësaj telefonate, menduam se ishte larguar me dëshirën e tij. Gjatë javës patëm më pas kontakte të vazhdueshme me policinë, prokurorinë dhe ambasadën angleze, por nuk pati asnjë zhvillim të ri. Ne i kërkuam që të verifikonin thirrjet e fundit të bëra nga telefoni i Eduard Craythorne, por nuk patëm kurrë asnjë përgjigje”.

-Cila ishte ndërkohë gjendje emocionale e nënës dhe motrës së Eduardit?

“Fillimisht ato nuk kishin menduar asgjë të keqe për të birin dhe vëllanë. Ky i fundit kishte dalë për kafe dhe ato i kishin dhënë edhe 10 mijë lekë të vjetra me vetë për të blerë ujë kur të kthehej. “E shtyu derën me këmbë dhe iku, duke thënë se do të sillte ai ujë”, - më thoshte gjatë gjithë kohës e ëma. Më datë 16, kur u publikua më gjerësisht historia, ishin në studio nëna dhe e motra, të cilat rrinin gjithë kohës përdore dhe ishin shumë të frikësuara, sikur e parandienin fundin”.

-Kur filluat të dyshonit për fatin tragjik të të riut anglez?

“Pas publikimit të historisë pati një bum telefonatash që na çuan në fillim në Elbasan. Një telefonues thoshte se e kishte parë në Elbasan në një festë me femra dhe se i mbante mend varësen, që nga përshkrimi me detaje rezultonte të ishte e Eduardit. Pasi lajmëruam policinë e Elbasanit, nga verifikimet e tyre rezultoi se Eduardi nuk kishte qenë kurrë në atë lokal. Më pas pati një telefonatë tjetër anonime, që thoshte se “djali është në mal, i vdekur”. Këtë nuk e transmetuam, sepse ishin dhe familjaret e tij aty dhe informacioni ishte i pakonfirmuar. Kjo telefonatë u pasua nga disa të tjera, që thoshin të njëjtën gjë. Komunikuam dhe me Marion së bashku me familjen e tij. Tek Mario asnjë nuk kishte dyshime nga familjaret. Njoftuam policinë e Lezhës dhe ditën e hënë ishim vetë në Lezhë për të konfirmuar disa informacione. Gjatë gjithë rrugës na shoqëroi Mario, që dukej një djalë tipik adoleshent e që nuk na ngjalli dyshime. Më pas mësuam fatkeqësinë e rëndë dhe dy ditë më vonë edhe arrestimin e Marios. Tani i takon drejtësisë ta zbardhë krejtësisht këtë ngjarje të rëndë, që në stafin tonë ka lënë shumë gjurmë, pasi gazetarët e “Njerëz të humbur” ishin në shtëpinë e dy grave angleze kur u dha lajmi i identifikimit të kufomës që media dha para se t’i thuhej familjes dhe më pas, njëri nga gazetarët shoqëroi të motrën edhe në morg, ku ajo identifikoi të vëllanë nga tatuazhet”.


4 ditë peng para vrasjes


Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, Eduard Craythorne ka vdekur rreth datës 5-6 shkurt, ndërsa ai ishte zhdukur që nga pasditja e datës 2 shkurt


Elona Elezi

TIRANË - I riu anglez, Eduard Craythorne, nuk ka vdekur ditën e zhdukjes, më 2 shkurt. Ai dyshohet të ketë vdekur rreth datës 5 ose 6 shkurt, pra 3-4 ditë nga momenti i zhdukjes. Të paktën këto janë konkluzionet paraprake të ekspertëve të Mjekësisë Ligjore, të cilët sot pritet të firmosin konkluzionet e tyre pas kryerjes së autopsisë. Data e vdekjes çon në dyshimin e ligjshëm, se përgjatë 3-4 ditëve, Craythorne në fakt ka qenë gjallë, por i marrë peng. Dyshimet që hidhen nga autopsia, tashmë duhet të provohen nga Policia dhe Prokuroria e Lezhës, të cilat po merren me hetimin e ngjarjes së rëndë.

Ekspertiza

Edhe pse në dokumentin zyrtar të autopsisë nuk janë hedhur ende firmat e tre ekspertëve mjeko-ligjorë që kryen autopsinë e 21-vjeçarit nga Londra, burime tepër të rezervuara të Institutit të Mjekësisë Ligjore bëjnë të ditur për gazetën “Korrieri” rezultatet paraprake të kësaj autopsie. Sipas burimeve, mësohet se procesi i fryrjes së kufomës tregon se dita e zhdukjes nuk ka qenë dhe ajo e fundit e jetës së Craythorne. Kufoma e gjetur rastësisht në një pus në një zonë të thellë malore në Shëngjin, shënon datën 19 shkurt. Por duke qenë se fryrja e një kufome nuk zgjat më shumë se 10 ditë, tregon që ky proces ka nisur në datën 9 shkurt. Po sipas llogarive eksperto-ligjore, bëhet e ditur se procesi i fryrjes nis në një trup të pajetë 3-4 ditë pas vdekjes. E nëse datës 9 shkurt i zbresim edhe 3-4 ditëshin, atëherë mund të arrihet në konkluzionin që Eduard Craythorne ka humbur jetën në datën 5 ose 6 shkurt, pra 3-4 ditë pasi ai ishte zhdukur. Burimet thonë se data e vdekjes nuk mund të përcaktohet me 100 për qind siguri, pasi dekompozomi i trupit të anglezit ka krijuar shumë vështirësi në realizmin e autopsisë. Për këtë dekompozim të vështirë, sipas ekspertëve, ka ndikuar uji i ftohtë i pusit, që është gjendur në një zonë malore dhe temperaturat e ulëta të muajit shkurt. E ndërsa nga pjesa e parë e autopsisë del dhe data më e mundshme e vdekjes, pjesa tjetër ka të bëjë me mënyrën sesi ka vdekur i riu. “Si rezultat i goditjeve në kokë me sende të forta, me teh të mprehtë dhe çarës, janë shkaktuar fraktura të rënda në kokë, afër pjesës së trurit. Viktima ka qenë i vdekur përpara se të hidhej në pus”, - thonë burimet. Sipas ekspertimit, del se në trupin e tij nuk janë vërejtur shenja mbytjeje, të cilat zakonisht ndodhen në pjesën e fytit. Me rastin e ekspertimit të Eduardit janë marrë tre ekspertë, dy nga Tirana e një nga Lezha. Ata kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe pritet që sot të hedhin secili firmën zyrtare të ekspertimit.

Fat në fatkeqësi

Pjesa “e mirë” e tragjedisë “Craythorne” qëndron në faktin që kufoma fatmirësisht u gjet në kohë, sepse nëse ajo nuk do të ishte zbuluar rastësisht, trupi nuk do të ishte gjetur në sipërfaqen e pusit, por ai do të fundosej njëherë e përgjithmonë aty, mbase për të mos u gjetur kurrë më, dhe e ëma, Ailin dhe motra, Sofi, s’do kishin kurrë trupin e tij për ta qarë. “E gjithë kjo tragjedi e ka një të mirë. Fatmirësisht, trupi i Eduard Craythorne është gjetur në momentin kur ai ishte në fazën e procesit të fryrjes. Ky është edhe shkaku që e ka mbajtur në sipërfaqe atë. Nëse do të kishin kaluar edhe një ose dy ditë të tjera, atëherë procesi do të kalonte në shfryrje dhe kufoma do të fundosej në fundin e pusit”, - qartësojnë burimet.



Ja çfarë tradhtoi vrasësit e Eduardit


Përgjimet telefonike, byzylyku i shitur dhe deklaratat kontradiktore çuan në gjetjen e autorëve të vrasjes së anglezit Eduard Craythorne


LEZHË - Dëshmitë kontradiktore të dy të rinjve të arrestuar si autorë të vrasjes së anglezit Eduard Craythorne, Arlind Vukaj, 19 vjeç dhe Mario Pjetrushi, 18 vjeç, ishin ato që çuan policinë në zbardhjen e së vërtetës. Mësohet se dy adoleshentët jo vetëm që kryen krimin, por edhe tentuan gjatë gjithë ditëve të hetimit të fshehin me qetësinë më të madhe ngjarjen e vërtetë, duke krijuar alibi nga më të ndryshmet. Pasi zhdukën 21-vjeçarin Craythorne, vrasje e cila dyshohet se është kryer për t’i marrë paratë dhe kartat e kreditit, si edhe çelësat e shtëpisë, ku dy të rinjtë synonin të hynin për të grabitur edhe familjarët e viktimës, të dy ranë dakord duke bërë be që çka ndodhi, të mbetej e fshehtë mes tyre. Ndërkohë, përveç vrasjes për grabitje, policia po heton dhe në dy pista të tjera, që janë vrasje nën efektin e lëndëve narkotike, pasi dy të arrestuarit mësohet se përdornin lëndë të forta narkotike, si dhe grindje e çastit.

Pas zhdukjes së Eduard Craythorne pasditen e 2 shkurtit, Vukaj dhe Pjetrushi dolën sikurse zakonisht, për të luajtur bilardo dhe biseduar. Sipas burimeve policore, i pari që është marrë në pyetje ishte Mario Pjetrushi, i cili ishte personi i fundit që ishte parë me Eduardin. Gjatë deponimeve të tij, ai është shprehur se “pasditen e 2 shkurtit, Eduardi kishte hipur në një makinë me targa angleze me dy djem nga Elbasani dhe ishte larguar për në Tiranë”. Policia nisi kërkimet në rrethet e Elbasanit, Tiranës dhe Shkodrës. Ndërsa në orën 21:20 të ditës së shtunë, nëna e Eduardit, Ailin, i kishte telefonuar Marios dhe e kishte pyetur nëse dinte gjë për të birin. Mario iu përgjigjur se ishte larguar për në Elbasan. Të nesërmen, e ëma e viktimës komunikoi me të bijën, Sofinë, e cila kishte ftuar në shtëpi Marion, së bashku me të atin e tij, Valentin Pjetrushin. Pasi i kishin gostitur, Mario tha se do të mundohej të gjente me kë ishte larguar Eduardi. Ndërsa në polici Mario deklaroi se nuk e kishte marrë askush në telefon. Po kështu, policia e Lezhës mundi të zbardhë edhe personin se kujt i ishte shitur byzylyku i viktimës nga Pjetrushi. Nga ana tjetër, Mario ishte marrë disa herë në pyetje në lidhje me automjetin që kishte marrë viktimën me dy personat nga Elbasani, por ai nuk binte dakord me asnjë lloj automjeti që uniformat blu ia shfaqnin si të dyshuara. Dyshimet kryesore të policisë erdhën pas gjetjes së kufomës në pus, bashkë me përgjimet ambientale mes Vukajt dhe Pjetrushit, të cilët pyesnin njëri-tjetrin se çfarë kishin deklaruar para policisë. Ar. Bu



Karremi ishte Mario

Si karrem për të tërhequr “gjahun” shërbeu Mario, i cili kishte hyrje-dalje me familjen Craythorne. Ata i thanë anglezit se duhet të largoheshin nga zona e banuar, në mënyrë që të pinin hashash sa më rehat, pasi në të kundërt, nëse policia i pikaste, do t’i kishin punët keq. Sigurisht që i riu fatkeq u besoi dy lezhjanëve, të cilëve u kishte besuar shumë gjëra nga jeta e tij. Fillimisht, sipas burimeve policore, u dyshua se krimi pati një mekanizëm të tillë: pak çaste para goditjes fatale me mjete të mprehta, Mario po e mbante atë me muhabet pranë pusit, ndërkohë që Arlind Vukaj iu afrua befasisht nga pas, duke e goditur me një sëpatë të vogël, fillimisht pas koke, ndërsa më pas edhe në fyt. Më pas, dy vrasësit i hoqën viktimës byzylykun e florinjtë nga dora, si dhe i kryen një kontroll të imtësishëm për të gjetur në xhepat e pantallonave të tij çelësat e shtëpisë apo kartat e kreditit, aq shumë të dëshiruara për ta. Vukaj dhe Pjetrushi kishin hartuar planin e dhunimit të banesës së Craythorne në Lezhë, me qëllim marrjen me dhunë të kodit bankar nga dy prindërit e tij. Por tashmë që ekspertët mjeko-ligjorë provuan se ai është vrarë disa ditë pas zhdukjes, e gjithë kjo skemë do të sjellë edhe shumë pikëpyetje të reja që dalin para grupit hetimor.




“Vëllai im nuk është vrasës”

Sipas Dorina Vukajt, të motrës së Arlind Vukajt, “Arlindi është djalë i vetëm, ndërsa familja ka një ekonomi të mirë, ndaj nuk kishte asnjë arsye për të kryer një krim të tillë”. “Ai nuk është shoqëruar asnjëherë me Eduard Craythorne. Ndërsa me Mario Pjetrushin po. Unë e njoh mjaft mirë vëllanë tim dhe nuk më besohet se ai ka kryer një krim të tillë”, tha ajo. Dorina pohon se i vëllai është i shkathët dhe shokët e quajnë si më të fortin e lagjes, ndaj kjo do ketë ndikuar që ai të mbajë mbi supe vrasjen. “Unë bashkohem me dhembjen e familjes së Eduard Craythorne dhe më vjen keq si të ishte vëllai im, por e përsëris, që Arlindi nuk kishte arsye për të kryer apo implikohej në një krim të tillë”, përfundon ajo.



15

“Të pushkatohet nëse ka vrarë anglezin”

Sa troket në portën e banesë së Valentin Pjetrushit, nuk ka sesi të mos kuptosh dhembjen e tij. I përlotur, hap portën dhe të fton të hysh brenda. “Nëse djali im ka kryer një krim të tillë, ai nuk është më djali im. Jam i bindur se shteti nuk të arreston kot”, thotë ai, i cili shton se nuk ka shkuar ta takojë ende të birin në ambientet e paraburgimit në Komisariatin e Lezhës. “Nuk kam për t’i dërguar as avokat, madje kërkoj nga shteti që, nëse ka kryer këtë krim, të pushkatohet”, deklaron Valentin Pjetrushi. Familja ka ende në oborr motorin e viktimës, të cilin e prisnin mes tyre, sikurse ta kishin të shtëpisë. Sipas tij, Mario, i pyetur në lidhje me këtë çështje, mohonte të dinte gjë, madje me të atin kishin shkuar dy herë në policinë e Lezhës. “Nëse ti ke gisht në këtë ngjarje, unë të siguroj që do të të dërgoj jashtë shtetit, që askush mos të të gjejë, vetëm më trego a ke gisht në këtë mesele”. Kështu e ka pyetur të birin, me qëllim provokimin, Valentin Pjetrushi, por Mario insistonte që jo. Madje, edhe në momentin që policia erdhi dhe e arrestoi, Mario i tha të atit: “Babi mos u mërzit, do kthehem sërish në shtëpi, sepse nuk kam bërë gjë”.


Afërsia me banesat, ngujohen familjet


Dy vjet më parë, pasi motra e Eduard Craythorne, Sofia, u dashurua me një të ri nga fshatrat e Shkodrës dhe vendosi që së bashku me vëllanë dhe të ëmën të jetonin në Shëngjin, familja mori një apartament në katin e shtatë dhe të tetë të një pallati. Pesë muaj më parë, Sofia u nda nga bashkëshorti shkodran, pasi ajo ishte shumë xheloze për të dhe në çdo moment e telefononte në zyrë, duke e akuzuar se ai e tradhtonte. Pas pallatit të Eduardis e ka shtëpinë Arlind Vuka, ndërsa dy pallate më tej ndodhet banesa e Mario Pjetrushi. Dy familjet e autorëve të vrasjes janë tashmë “të ngujuara”, për shkak të turpit që i pllakosi. Rrugëve të Shëngjinit mbretëron një heshtje totale, ndërsa të gjithëve u vjen keq për fatkeqësinë e familjes angleze, të respektuar nga gjithë të njohurit. Pronari i njërit prej lokaleve të kësaj zone rrëfen për gazetën, se familja Craythorne, “e cila vinte të hante shpeshherë gjatë verës në lokalin tim, merrte shpeshherë fëmijë jetimë për drekë, me qëllim që t’u hiqnin mërzinë. Ishin të përkryer si familje”, përfundon ai.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

SOCIALE-LAJMI I DITES Empty Re: SOCIALE-LAJMI I DITES

3rd March 2008, 17:43
Shembet miniera, plagoset babai i 8 femijeve
Ardian Bushi
E Hene, 03 Mars 2008


Nje pjese e Minieres se Ferrokromit ne Bulqize eshte shembur mesditen e djeshme, duke plagosur rende njerin prej minatoreve qe punonte ne nje galeri ne nivelin e 14-te. Koleget kane nderhyre me shpejtesi, duke shpetuar nga vdekja e sigurt Esat Deden, 43 vjec, trupi i te cilit po mbulohej nga masivi i mineralit. Babai i tete femijeve eshte derguar me shpejtesi ne spitalin e Bulqizes, i cili ndodhet fare prane minieres. Burime nga personeli mjekesor bene te ditur se minatori kishte pesuar trauma te renda dhe u kerkua trajtimi i tij ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Nje helikopter i Ministrise se Brendshme eshte ngritur ne fluturim drejt qytezes se minatoreve, pa mundur te ulet. Pilotet kane njoftuar me radio se mjegulla e dendur nuk u lejonte uljen, duke i detyruar te marrin serish rrugen e kryeqytetit. Largimi i helikopterit ka shkaktuar edhe reagimin e ashper te familjareve, te cilet kane akuzuar zyrtaret e shtetit per indiference ndaj jetes se njeriut te tyre. Rreth ores 15:00 te pasdites, nje autoambulance eshte nisur me minatorin e plagosur drejt Spitalit Ushtarak te Tiranes. Burime nga bluzat e bardha bejne te ditur se Esat Dedja i eshte nenshtruar nje terapie intensive dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten.

Bashkim Snalla me detyren zjarrmetar dhe tekniku Subi Alla tregojne se ata hyne se bashku me Esat Deden ne nivelin 14 te minieres. Tre punonjesit kishin marre urdher per te kryer disa shperthime qe do te mundesonin avancimin e galerise.

Sipas dy te mbijetuarve nga aksidenti, "pasi kemi kontrolluar traversen e pare me leva jemi futur me ne thellesi per te kontrolluar edhe nje traverse tjeter. Ne kete moment shkeputet nje masiv minerali, duke i rene Esatit ne krahun e djathte dhe e perplasur ne dyshemene e galerise. Ne keto momente Esati u mbulua pothuajse teresisht nga minerali, por fale ndihmes se shpejte kemi mundur ta nxjerrim". Dy punonjesit qe ndodheshin ne momentin e aksidentit treguan se ne ate galeri kushtet e punes ishin teper te veshtira, kryesisht per shkak te ndricimit te pamjaftueshem. Gjate dy vjeteve te fundit, si pasoje e aksidenteve te vazhdueshme ne minierat e Bulqizes kane humbur jeten 8 minatore, ndersa numerohen dhjetera te tjere te plagosur.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

SOCIALE-LAJMI I DITES Empty Re: SOCIALE-LAJMI I DITES

3rd March 2008, 17:46
Vrasja e Greqise, familjaret presin trupin e gjimnazistit

E Hene, 03 Mars 2008


Vrasesit e gjimnazistit shqiptar ne Athine te Greqise dy dite me pare mbeten ende te paidentifikuar, ndersa familjaret presin kthimin e trupit te te riut ne qytetine Fierit per nderimet e fundit. Mengjesi i djeshem e ka gjetur shtepine e familjes Zoto, ne katin e katert te nje pallati ne lagjen "Kongresi i Permetit", te mbushur me te aferm, miq e shoke te 20 vjecarit Andi Zoto, qe u qellua ne befasi nga dy te rinj qe udhetonin me nje motociklete, ne lagjen "Aharnon" te Athines.

Nadi Zoto u vra te shtunen ne mbremje ne rrugen "Aharnon" ne Athine. Mesohet se ngushellimet pritet te zgjasin deri diten e sotme kur eshte deklaruar se do te mberrije trupi i nxenesit te nje prej shkollave te mesme ne kryeqytetin grek. Per motivet e krimit te afermit kane dhene dy versione, nje ngaterrese qe mund te kene patur autoret per Andi Zoton dhe nje grindje e momentit qe mund te kete sjelle edhe pasojen e rende. Shqiptari ishte duke levizur me nje motociklete ne rruge kur eshte qelluar me arme zjarri nga pas. Deshmkitaret pane dy te rinj ne nje tjeter motociklete qe u larguan me shpejtesi. Policia e Athines deri dje nuk kishte bere te mundur ndalimin e tyre. Babai i viktimes, Pali Zoto, se bashku me familjare te tjere po bejne perpjekie per te mbyllur procedurat per transportimin e trupit te te riut nga Greqia per ne qytetin e Fierit.

Familja Zoto prej mese dhjete vjetesh kishte emigruar per ne shtetin fqinj ku dhe punonte. Sipas bisedes me te afermit ne qytetin e Fierit behet e ditur se lajmin e kishin mesuar nga mediat shqiptare. Me pas kane komunikuar ne telefon me te atin e 20 vjecarit, i cili u ka konfirmuar vdekjen e djalit te tij te vetem. Drejt Athines kane shkuar edhe te aferm te familjes se viktimes per t'i ndihmuar qofte ne realizimin e procedurave qe u kerkojne autoritetet greke apo edhe per ndihme financiare.
Sponsored content

SOCIALE-LAJMI I DITES Empty Re: SOCIALE-LAJMI I DITES

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi