Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
adelina
adelina
Fillestar
Fillestar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 38
Points : 21
Reputacioni : 0
Medalje Medalje2 Medalje3

Ministria e Transporteve/ Ja makinat që dalin jashtë përdorimit Empty Ministria e Transporteve/ Ja makinat që dalin jashtë përdorimit

11th January 2016, 07:34
Ministria e Transporteve/ Ja makinat që dalin jashtë përdorimit Jg780y

Matja e shkarkimit të gazrave të automjeteve është ulur, gjë që penalizon fort makinat e vjetra.

Specialisti i Drejtorisë së Qarkullimit dhe Sigurisë Rrugore në Ministrinë e Transporteve shpjegon se cilat automjete do të penalizohen nga rregulli i ri.

Eksperti në Ministrinë e Transportit, Maksim Tashi në një intervistë për gazetën Panorama, tregon se qeveria ka vendosur të ulë ndotjen e automjeteve në tri shkallë.

Gjatë 6-mujorit të vitit të kaluar u vendos për herë të parë matja e gazrave të makinave, kjo ishte faza e parë.

Nga 1 janari, niveli i ndotjes nga gazrat e makinave është ulur më tej.

Pak kush e di se sa gazra nxjerr makina e tij, por Maksim Tashi shpjegon se në fazën e tretë, pas 1 korrikut 2016, normat e ndotjes nga gazrat e makinës do të barazohen me ato të BE-së dhe shumë makina rrezikojnë të dalin nga

qarkullimi.

Tashi tregon edhe shifrat e para, nga 1 korriku deri në fund të nëntorit të vitit të kaluar, kur ka filluar matja e ndotjes dhe penalizmi. Sipas tij, gjatë kësaj periudhe “9,21 % e mjeteve kanë ngelur për shkak të mosplotësimit normave”.

Ja normat që duhet të plotësojnë makinat që të mos dalin jashtë përdorimit

Makinat me Benzinë

Makina mbi 29 vjeçare Norma e ndotjes 4.5 + 5 %

Makina 22-29 vjeçare Norma e ndotjes 3.5 + 10 %

Makina 13-22 vjeçare Norma e ndotjes 0.5 +12 %

Makina deri në 13 vjeçare Norma e ndotjes 0.3 +30 përqind

Makinat me Naftë

Makina mbi 35 vjeçare Norma e ndotjes +10%

Makina 7-35 vjeçare Norma e ndotjes 3.5 +20 për qind

Makina deri në 7 vjet Norma e ndotjes 0.5 +30 përqind
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi