Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
albx
albx
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 104
Points : 1
Reputacioni : 1
Medalje2 Medalje3

Sigurim me detyrim, jo vetem makinat Empty Sigurim me detyrim, jo vetem makinat

28th January 2008, 21:25
Sigurimet me detyrim nuk do te jene vetem per makinat dhe mjetet motorike! Nje projektligj I ri qe eshte duke u bere gati nga Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare do te siguroje me forcen e ligjit, sherbimet e hotelerise, aktivitetit e ndertimit, tregtise e naftes dhe gazit dhe disa lloj profesionesh, jeta e te cileve rriskon me shume. Ne stadin aktual te zhvillimit, tregu i sigurimeve eshte kilometra larg standardeve te vendeve te rajonit dhe larg standardit mesatar te vendeve te Bashkimit Evropian. Gjate vitit 2007 tregu ne fjale eshte rritur 50 %, por e verteta eshte se, nevojat jane per nje rritje edhe me te shpejte dhe per te arritur kete nuk jane perdorur te gjithe stimujt. Megjithe perpjekjet per te zgjeruar gamen e sherbimeve ne lemin e sektorit te sigurimeve, ambienti ne pergjithesi eshte ende i painformuar nga perfitimet dhe deri tani eshte i orientuar vetem ne sigurimet e detyrueshme, kryesisht te mjeteve motorike. Prandaj Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare eshte duke hartuar nje projektligj te ri qe synon zgjerimin e games se sigurimeve te detyrueshme, i cili pritet te hyje ne fuqi kete vit.

Nocioni siguracion ne shoqerine tone njihet vetem per makinen. Rralle kush e di se, sigurohet jeta, shtepia, pasuria, shendeti etj. Per kete shqiptaret jane humbesit me te medhenj kur, pesojne fatkeqesi e sidomos prej atyre natyrore, sepse nuk kane provuar ndonjehere te sigurojne pasurine ose jeten. Per me teper kete lloj sigurimi nuk e aplikojne as kompanite qe jane ne pronesi te shtetit, nderkohe qe tregu ka plot 10 kompani qe e ofrojne kete sherbim. Per shkak te kesaj situate Shqiperia ashtu si edhe ne shume sektore te tjere, ka siguracionet per fryme ne nivelin me te ulet ne Evrope, me jo me shume se 13 USD. Njerezit rendin zakonisht te sigurojne vetem makinen dhe kete vetem se, eshte e detyrueshme. Nga ana tjeter edhe kompanite e sigurimit nuk eshte se ofrojne sherbime cilesore. Demet ne shume raste hasin ne veshtiresi per kompensim duke i bere sherbimet te pabesueshme. Tarifat shpesh nuk jane transparente dhe disa sherbime ofrohen ne kushte e monopolit nga kompanite. Por me gjithe kete zhvillim te avashte tregu i sigurimeve ze peshen kryesore ne tregjet financiare jobankare, ndersa tregjet e letrave me vlere dhe te pensioneve private jane ne hapat fillestare te zhvillimit. Me gjithe problemet qe po haset tregu ne fjale, se fundmi ka qene subjekt i nje tendence pozitive dhe paraqet nje potencial te madh per zgjerim cilesor dhe sasior. Ky potencial bazohet ne kushtet e favorshme ekonomike, sistemin e permiresuar te rregullim-mbikeqyrjes, shkallen e ulet te penetrimit te tregut. Nga ana tjeter po shihet si nje sinjal teper pozitiv interesimi i investitoreve te huaj per te operuar ne kete treg. Specialiste ne Komisionin e Mbikeqyrjes Financiare, institucioni qe mbikeqyr kete treg, besojne se, palet e interesuara do te jene me atraktive, pas rritjes se konkurrences ne treg dhe zgjerimit te games se sherbimeve. Aktualisht operojne shtate shoqeri te sigurimit te jo-jetes, dy shoqeri te sigurimit te jetes dhe nje shoqeri qe kryen aktivitet jete dhe jo-jete. Miratimi i ligjit te ri per zgjerimin e games se sigurimit te detyrueshem pritet te sjelle me shume te ardhura per kompanite.
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Sigurim me detyrim, jo vetem makinat Empty Re: Sigurim me detyrim, jo vetem makinat

29th January 2008, 20:12
ne keto sigurime me shum fitojn kompanit se ata qe i bejn ,edhe kur siguron ,objektin apo shtepin me ba e me tu djeg ,sigurimi gjen disa mundesi ,per me i iukur pageses ,sigurimi shendetsore eshte me se i nevojshem ,sigurimi juridik ,po edhe i kapitalit ,dihet ne shqiperi dhe kosove jemi shum mrapa ketyre sigurimve .
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi