Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Skulptori qe perfaqesoi Shqiperine ne Bienalen e Venecias ne vitin 1933 -  Dhimitër Çani dhe vepra dedikuar Mbretit Zog botuar ne shtypin e kohes Empty Skulptori qe perfaqesoi Shqiperine ne Bienalen e Venecias ne vitin 1933 - Dhimitër Çani dhe vepra dedikuar Mbretit Zog botuar ne shtypin e kohes

7th February 2016, 09:13
-referuar nga Enciklopedia e Lire Wikipedia ne Shqip dhe nipi i autorit ; skulptori dhe skenografi Romeo Çani.


Dhimitër Çani lindi në Korçë më 14 shtator 1904, dhe vdiq më 1990 në Tiranë, ishte një skulptor shqiptar.

Në jetën e tij spikaste dëshira e madhe për te studjuar Artet e Bukura, i pëlqente musika dhe luante në kitarë. Studioi në Liceun Francez të Korçës dhe vazhdoi më tutje studimet në Boston (ShBA) nga 1922 deri ne 1932. Në ShBA takohet me Fan Nolin, i cili e mbajti letërshkëmbim me Dh. Çanin deri në fund të jetës së tij. Më pas studjon në Akademin Britanike të Arteve të Bukura në Romë, ku përfundon me suksesin më të mirë të kursit dhe për këtë dekorohet. Ndërkohë merret me musik, me theatër dhe me fotografi. Në 1936 kthehet në Shqipëri dhe e gjejme profesor vizatimi ne gjimnazet e Shkodrës, Elbasanit, Gjirokastrës, Beratit si dhe në Liceun e Korçës. Nga viti 1950 deri në fund te jetës ka qenë në Tiranë. Nga punët e tij më të mira janë:

Monumenti i Dëshmorve të Kombit në Berat (1935)
Skenderbeu (1937)
Ushtari i popullit (1957)
Avni Rustemi (1959)
Naim Frashëri (1956)
Bab Dud Karbunara (1937)
Ali Asllani (1964)
Milto Sotir Gura (1969)
Koto Hoxhi (1965)
Pjeter Budi (1963)
Vasil Shanto (1956)
Ndre Mjeda (1961)
Fan Noli (1965)
Sami Frashëri (1960)
Nonda Bulka (1969)
dir. M. Krantja (1974)
Abedin Çiçi (1972)
Loro Kovaçi (1969).

Ka bërë monumente e rilieve, por spikaste për krijimin e busteve. Kështu gjatë jetës ka krijuar mbi 200 buste të njerëzve të ndryshëm, të famshëm ose të thjeshtë, të familjarve ose të shokve, si dhe autoportretin e tij trillogji (1930,1950,1970). Ka bërë tre exposita personale në 1962 dhe në 1975 në Tiranë dhe në 1985 në Korçë. Veprat e tij ndodhen sot anembanë Shqipërisë dhe nje pjesë e madhe (rotull 100 punë) ja ka dhuruar qytetit të tij të lindjes, Korçës, që të ruhen për brezat e ardhshëm.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi