Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Vepra e Naim Frasherit promovohet ne Kosove Empty Vepra e Naim Frasherit promovohet ne Kosove

14th March 2008, 12:25
Vepra e Naim Frasherit promovohet ne Kosove


Vepra e plote e Naim Frasherit, kolana me 6 vellime eshte prezantuar edhe ne Prishtine. “Visare te letersise shqipe” nisi me Frasherin per te vijuar mandej edhe me te tjere personalitete te letrave shqipe, me prane drites se botimit eshte vepra e Cabejt. Jo me kot promovimi i pare per kolanen e Naim Frasherit u be ne Prishtine, mesditen e se merkures. Eshte akademiku Rexhep Qosja, me i madhi studiues shqiptar i vepres se Frasherit dhe akademik Jorgo Bulo, ai qe jane perkujdesur per cdo detaj te kesaj kolane. Kolane e cila permbush vullnetin e fundit te autorit. Gjithcka ne kuader te themelimit te 15-vjetorit te “Toena”-s, qe pos veprimtarive ne Tirane, ka organizuar dhe nje sere takimesh me lexuesin ne trojet shqiptare ne Kosove. I pari takim ishte rezervuar per Naim Frasherin dhe kolanen e tij 6 vellimshme, nen kujdesin e akademikeve Rexhep Qosja dhe Jorgo Bulo, te cilet qene te pranishem dhe referuan ne kete veprimtari. Ndersa u promovua edhe romani i Qosjes, “Nata eshte dita jone”. Nje tjeter takim u mbajt dje ne Gjakove, me poetin Din Mehmeti, ku u perurua vellimit me poezi “Zjarri i kenges”. “Toena” s’mund te mos ishte e pranishme me veprimtarite e saj ne kete 15-vjetor ne Kosove, pasi libri shqip fale saj ka shkuar edhe atje, ndersa autoret kosovare nen logon e saj munden te jene prezent ne Shqiperi.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Vepra e Naim Frasherit promovohet ne Kosove Empty Re: Vepra e Naim Frasherit promovohet ne Kosove

14th March 2008, 20:55
Naim FRASHËRI - OZONI YNË KRIJUES

Ferit RAMADANI


Është dukuri e rrallë të mbesë aq i pranishëm një krijues ashtu siç ishte, është e të jetë i ndërlidhur si Naim Frashëri me sistemin e dijes, me nivelin aktual dhe artistik të veprës së tij letrare! Qyshkur u ndal sërrahuri zemra , e , mendja e tij së krijuari! Një shekull ndarjeje ! Por ai, po aq më shumë e më me forcë troket nëpër damarët dhe mendjen shqiptare!Me një fjalë, po ai Naim, edhe pas një shekulli është aq i pranishëm me substancën e tij krijuese saqë del dhe artikulohet si ozon i domosdoshëm në rrafshin mbarëkombëtarë për të na fal energjinë në aspektin e jetësimit, e për të na ngritur në nivelin intelektual qoftë si krijuesë të domethënieve filozofike, e qoftë si qytetarë të një realiteti praktik civiliues!
Nëse pas vdekjes së krijuesëve gjithmonë ka filluar të bijë harresa, ashtu siç kanë rënë edhe në të gjallë të tyre shumë trajta të tragjedive, për ta përjetuar ata zverdhjen dhe asgjësimin, e, Naim Frashëri edhepse që nga lindja e deri në vdekje të tij ec e përballet me to , tek ai, ka ndodhur e kundërta! Pas vdekjes, përpara një shekulli, fillon rilindja, rijetësimi, përjetësia e tij! Edhepse pa të, shpejt ndjehet mungesa e grahmat e vdekjes së tij janë një jehonë zezone që me trishtim e përjetojnë bashkëkohanikët, veçmas poetët si Çajupi dhe Asdreni , me veprën e tij letrare ai bëhet bashkëkomunikues dhe i përhershëm! Prandaj, të goditur nga ajo ndarje e ftohtë, ata e ndjejnë vetveten me një disponim të ngrysur që edhe në shkrimet poetike e shfaqin si një humbje kombëtare që i ka kthyer njerëzit , fushat, malet, detërat , qiellin , në mjerim! Kështu do të shkruaj Çajupi në vargjet e tij me rastin e vdekjes së Naimit:

“Vdiq Naimi, vdiq Naimi
moj e mjera Shqipëri ...!
Mendjelarti, zemërtrimi,
vjershëtori si ai...

Vdiq Naimi, po ç’të gjeti,
o moj Shqipëri e mjerë!
Vdiq Naimi,po kush mbeti?
Si Naimi s’ka të tjerë.

[b]
Anonymous
Musafir
Vizitor

Vepra e Naim Frasherit promovohet ne Kosove Empty Re: Vepra e Naim Frasherit promovohet ne Kosove

14th March 2008, 20:56
Gjithë kjo dozë pikëllimi në përmasat e Atdheut të robëruar u shfaq pas vdekjes së Naimit!Se siç e thekson edhe Çajupi: Kush do t’ia përkushtonte këngët Atdheut? Kush do t’i dilte zot? Kush do ta deshte aq shumë? Kush do të tretej si qiri...?
Edhe shumë dilema e pyetje lindën nga ajo ndarje e ftohtë! Atdheut do t’i mungonte poeti, që ia ngriti lavdinë! Ai i cili e quajti tokë të perëndive e ku “ shkruhenë në kartë / fjalët e gjuhës së zjarrtë? Kjo ngritje e lëvdatë për shqiptarët bëhet nga malli e dashuria që ndjen Naimi për ata dhe për Atdheun atje larg në mërgim ku u shpërngul të jetojë me trup por, me mendje e shpirt në çdo kohë qëndroi atje! Se:

Shqipëri ti më jep nderë , më ep emërin shqipëtar,
zemrënë ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr!

Fal fuqisë së shprehjes artistike të Naimit dhe përkushtimit të tij shpirtrorë , edhe sot po ai virtyt etik e kombëtarë e kthen atë në një profil specifik të kolosit krijues që i ngjan një gurre të përherëshme prej nga buron balsami i dijes dhe i shijes që e rrit , e shëndosh dhe e çliron gjithë
trungun Arbëror! Sdomend, kjo korrespondencë e pashkëputur mes tij dhe pasardhësve në relacion të ndërlidhjeve ka bërë të mundur përballjet për mbijetim , pasi fuqia e shprehjes së tij çdoherë ka pasur mundësi për ta rrezatuar realitetin për atdhedashurinë!
- Në agime të reja ajo ka sfiduar shkëndijat e idesë, dhe
- Në muzgjet tiranike ka përmbushur skamjen dhe mjerimin me shpresa mbijetimi!
Prandaj Naim Frashëri nëpër dekadat e këtij shekulli më shumë është ngazëllyes, njeri krijues që e argumenton unitetin për pavarësi të Atdheut, e mbi të gjitha për ardhmërinë e tij bën profetësi se:

Për Shqipërinë
Ditët e mira paskëtaj vinë,
shkoi errësira!
Lum kush të rrojë, ta shohë zonjë...!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Vepra e Naim Frasherit promovohet ne Kosove Empty Re: Vepra e Naim Frasherit promovohet ne Kosove

14th March 2008, 20:57
Naim Frashëri, ky kolos i Rilindjes Kombëtare, pas një shekulli vdekjeje është reflektuar me natyrën e tij krijuese përherë i gjallë! Prezenca e tij ka qenë në të gjitha zhvillimet e jetës!Edhe aty ku bëhej shkolla! Edhe aty ku derdhej djersa e punës! Edhe aty ku bëhej lufta e pavarësisë!Edhe aty ku bëhej mërgimi! Bile, ai ka qenë , është, e , do të jetë prezent edhe aty ku është robëria! Dhe , me sfidimin e tij profetik do të përballet për të mbërri deri tek agimi i lirisë!Gjithmonë me një bazë të fortë! Ashtu siç ka ditur ta gatuaj idenë edhe kur ishte i gjallë! Ashtu siç e gatoi edhe pas një shekulli vdekjeje! Ashtu siç do ta gatuaj në ardhmëri! Se ai:
-Ua ka falur freskinë gjithë trajtave të vjetruara të Atdheut,
-Ua ka falur mobilizimin gjithë forcave të lirisë,
-Ua ka falur bukurinë gjithë bëmave shqiptare! Që nga “Bagëti e bujqësi” ..., deri tek Historia e Skenderbeut! Ai gjithmonë ka mundur të krijojë kulme filozofike - artistike, që kanë ditur të përballen me gjithë stinët zullumqare që i vërsulen zhvillimit njerëzor! Ai ka ditur të përballet me të gjithë barbarët e perandorive që duan ta bëjnë robërinë në sistemet e jetës! Edhe atëherë kur ai ishte jashtë atdheut : “Në mes tuaj kam qëndruar

E jam duke përvëluar
që t’u ap pakëzë dritë
natënë t’ua bënj ditë.
Do të tretem të kullohem,
të digjem , të përvëlohem,
që t’u ndrinj mir’ e të shihni,
njëri - jatërin të njihni!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Vepra e Naim Frasherit promovohet ne Kosove Empty Re: Vepra e Naim Frasherit promovohet ne Kosove

14th March 2008, 20:58
Qenësia e mendjes së tij i ka vërshuar gjithë fenomenet që dalin dhe bëjnë një analizë, në fakt bëjnë një zgjim të ndërgjegjes kombëtare e cila duhet të niset drejtë rrugës së bashkimit për ta fituar lirinë! Ende nuk ka formula për ta përkufizuar vlerën e domethënies dhe Porosisë së Madhe të Naimit që ai e ka përmbledhur si frekuencë përkushtimi për Atdheun! Prandaj, për Naimin sa është folur e shkruar gjatë këtij shekulli është pak! Studiuesët e tij nga shumë kënde e kanë vlerësuar sfondin e tij të pakufishëm ideor! Natyrisht, edhe sa ka mbetur pa bërë sipas asaj që ai e ka shprehur, ajo,është edhe porosi që e detyron universin mendor e veprues të kombit tonë! Sepse mësimet naimiane të shpiejnë ta ndjeshë edhe atë që nuk e ndjen! Të shohish edhe atë që s’e ke parë! Të pranosh atë që duhet pranuar! Faktikisht ai të fal edhe guximin edhe trimërinë!
Misioni i tij e koncepton shumë drejtë përparimin! Ai në modelin e zhvillimit gjithmonë e ka projektuar tërësinë shqiptare dhe asaj me epitete, simbole, metafora dhe me figura i këndon:
As hidhe gardhë
dhe shpejto pakë,

o dit’ e bardhë ,
dhe jakë, jakë,
se të pres,
nuk vdes!

Jak’, o dit’ e uruar,
që lind nga perëndon!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Vepra e Naim Frasherit promovohet ne Kosove Empty Re: Vepra e Naim Frasherit promovohet ne Kosove

14th March 2008, 20:58
Nëse këtij artikulimi etik e të bazuar në filozofinë racionale ia bëjmë matjet e përmasës në aspektin e jetësimit, do të kuptojmë profetsinë e këtij shenjtori, se ai ishte në rrjedhat e një saktësimi të përhershëm për orientimin Evropian.Në kohën kur perandoria anadollake kishte mbuluar gjithë dritën e zhvillimit shqiptarë, gjegjësisht prej saj lëngonte Ballkani, ai e kishte të çartë se orientimet nga lindja ose nga drejtime të tjera nuk ishin ato që shpienin tek liria! Vetëm orientimi perëndimor ishte ai! Aty do të kenë mundësi për t’u integruar gjithë popujt dhe lirisht do të mund ta flasin e shkruajnë gjuhë e tyre! Do të mund ta zhvillojnë identitetin e tyre me një nivel të lartë të zhvillimit e të mirëqenies! Po kështu edhe shqiptarët do të shkojnë përpara dhe lirisht do të mund ta përdorin gjuhën që:

Pa shihni ç’gjuhë e mirë!
Sa shije ka e hije,
ç’e bukur edhe’e dlirë,
si gjuhë perëndie!

Është sa nxitëse po aq edhe kundërvënëse ndaj gjithë atyre që shqiptarët dhe shqipen deshën t’i zhbëjnë nga faqja e dheut. Po e kësaj domethënie është gjithë vepra naimiane që tingëllon fort për t’iu kundërvënë modernizmit të kohës që synon ta mbajë shqiptarin dhe gjuhën e tij me statusin e përkufizuar pa dashur t’ua pranojnë se ky popull ka vlera legjendare dhe për të edhe Homeri i madh është shprehur me admirim ! E Naimi do të shkruaj se:

Bota që kur është zënë,
Shqipëria gjall’ ka qenë!
Pellazgj u thoshin më parë,
më së fundi shqipëtarë.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Vepra e Naim Frasherit promovohet ne Kosove Empty Re: Vepra e Naim Frasherit promovohet ne Kosove

14th March 2008, 20:59
Kjo formësi e këtij niveli të zhvilluar, e ka detyruar Naimin të bëhet kundërshtar këmbëngulës kundër Turqisë, dhe i motivuar nga këto dëshmi ai bën hapin nxitës me shkrime drejtë rrugës së çlirimit! Me këtë synim ai edhe në kohën e vet, por edhe brezave ua fal guximin që ta bëjnë kërkesën legjitime e natyrore të hises që e kishin por ua grabitën të huajt që shumë vonë ia behën si bisharë!
Ky zbulim poetik i Naimit që mbetet i përhershëm na e mundëson rrjedhën e qëndresës në analet jetësore. Si i tillë edhe ai edhe niveli i lartë artistik i veprës së tij letrare vijnë e mbesin si urti me shumë elokuencë! Prandaj Naimi sa është i drejtë në shprehje po aq është i vërtetë në fakte! Gjithë kjo ia ka mundësuar atij daljen e përhershme si kult profetik dhe atë:
Se ai edhe në të gjallë të tij, edhe sot pas një shekulli vdekjeje është zgjimi i ndërgjegjes sonë, dhe,
Se ai edhe në të gjallë të tij, edhe sot pas një shekulli vdekjeje ( përjetësie), i del zot idesë dhe synon që ajo të zgjidhet si çështje!
Gjithë kjo pamje e profilizuar në sfondin artistik të Naimit, përmes modelit. linjës, idesë, figurës, stilit, ka edhe mjetin dhe qëllimin. Gjithë vepra e tij ka fituar një përmbajtje në arkitekturën e ngritjes artistike, dhe ka mbetur kryevepra letrare.Ndërsa Naimi në përmasat e
gjeografisë shqiptare, bile deri në skutat më të thella të shtrirjeve të ambienteve shqiptare është një kolos i cili i shërben kauzës kombëtare si ozoni organeve të frymëmarrjes!
Shpalimin e rikujtesës në këtë përvjetor shekullor të vdekjes së Naimit, gjegjësisht shpalimin e domethënieve filozofike të veprës së tij letrare na duhet edhe njëherë ta manifestojmë për ta kuptuar sa më drejtë transhenë e tij qëllimmirë :Vetëm dritë e diturisë përpara do të na shpjerë....!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Vepra e Naim Frasherit promovohet ne Kosove Empty Re: Vepra e Naim Frasherit promovohet ne Kosove

14th March 2008, 21:00
NAIM FRASHËRI - MONUMENTI I VIRTYTIT DHE VETËFLIJIMIT KOMBËTAR !

Ferit RAMADANI

Të shkruash për Naim Frashërin pas një shekulli vdekjeje, nuk është as shpërthim vrulli që del nga kujtesa, as përfundim i asaj të keqeje që e ka pllakosur kombin duke u ndarë nga poeti, patrioti, humanisti, vetëm fizikisht!
Naim Frashëri është bërë qysh në të gjallë të tij lidhja e përherëshme dhe ka kaluar në pavdekësi për aspektin parimor që e shprehu në krijimin e një niveli letrar artistik, poaq edhe në aktivitetin e zgjidhjes së çështjes shqiptare! Pikërisht për këtë, ai në çdo distancë kohore, edhe në këtë 100 vjetor vdekjeje, është po aq i afërt me ne, dhe vepron në linjën e parë të aktivitetit! Ai është po aq premtues për ditët e ardhmërisë! Është sfiduesi më i saktë që përballet me realitetin që nganjëherë del i rëndë në dëshpërime e në të këqia! Megjithatë, saherë bie zezona mbi Atdheun dhe shqiptarët, gjegjësisht ata i gërryen ligësia dhe përçarja, Naim Frashëri është monumenti i një ngritjeje i cili në shumë aspekte të ndez me dashurinë dhe me parimet e të mirës për ta na rimbledhur bashkimi e për ta rimbajtur në zemër Shqipërinë!
Nga shprehjet poetike të Naimit , shqiptarët e kanë bërë rikthimin e gjendjes shpirtërore! Vargjet e tij, ua kanë shtuar emocionet, dhe ata kanë mbledhur edhe forcën edhe mendjen të veprojnë për interesat e Atdheut! Sepse atij kurrë nuk i ka munguar gatishmëria që t’i përgjigjet dilemës e cila është shtrirë në aspektin propagandistik për ta zhbërë e për ta rrudhur Atdheun e shqiptarëve që ishte Kalaja e enciklopedive për veprimet mbijetuese! Përpara rreziqeve dhe kanosjeve të shpartallimit të Shqipërisë nga interesat e fuqive robëruese, ai doli gjithmonë me një veprim unikat : Për bashkimin dhe pavarësinë! Gjithmonë duke e pasur në kujtesë Heroin Kombëtar të shqiptrëve, Skenderbeun, ai doli me dëshmi - nxitjet, se shqiptarët gjithkah në univers janë të tillë!

“Lum ti, moj Shqipëri!” thashë
armët e tij kur i pashë
në Belvedere, në Vjenë, -
sikur pashë Skenderbenë”.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Vepra e Naim Frasherit promovohet ne Kosove Empty Re: Vepra e Naim Frasherit promovohet ne Kosove

14th March 2008, 21:01
Është manifesti i mobilizimit që del e ngrit poemën “Parajsa”, që Naimi ua vë përballë shqiptarëve për qëllime taktike, se vetëm prej të tillëve mund të mbrohet atdheu dhe kombi, ashtu siç u mbrojtë nga Heroi ynë kombëtar! Me këtë dendësi qëndrese, të cilën e ka trashëguar nëpër shekuj shqiptari, ka mundur të mbrohet Atdheu nga egërsia pushtuese për të mbetur bota e qytetëruar e cila edhe për karakterin e të drejtës, të urtisë dhe të vërtetës mbeti Iliri! I prekur thellë në sedër për realitetin praktik dhe pasojat e atdheut të robëruar dhe, shqiptarëve të syrgjynosur, Naimi, bashkë më Abdylin dhe Samiun, dhe me shumë Rilindës të Lidhjes shqiptare, pareshur veproi për ta krijuar Platformën e Zgjimit për Çlirimin Kombëtar!
Nëpër dallgët e përmbytjeve robëruese përmbyllej kaptina e Atdheut , përmbyllej syrgjynosja e shqiptarëve për ta larguar nga zemra e nga shpirti edhe gjakun, edhe shqipen edhe Shqipërinë! Që nga Porta e Lartë e Stambollit e deri tek Tanzimati! Që nga Kuvendi i Berlinit e në Paqën e Versajës, apo, në Shën Stefan, gjendja e Shqipërisë shkonte drejt katandisë! Parafyturimi i rrëmujës dhe rrëmetit, Naimin e prekën në ndjenjat e frymëzimit për t’i shkruar krijimet për dhembjen, mallin dhe dashurinë e Atdheut:

“Mendje merr fushat e malet!Jashtë, jashtë nga qyteti!
Nga brenga, nga thashethemet, nga rrëmuja, nga rrëmeti!”

Nëpër kohën e kësaj errësire, nëpër gjithë këtë tirani osmane shkuar bizantinëve, Naimi nuk u mposht nga dëshprimi. Ai u ringrit në një kolos që do të derdhë gurrën letrare për të krijuar kryeveprën, poemën Bagëti e Bujqësi, e cila me nivelin e saj artistik, me përmbajtjen dhe tërësinë, simbolin dhe metaforën, hapi horizontin ku hynin dhe gjenin frymëzime për t’u mobilizuar me ndjenjën atdhetare gjithë shqiptarët. Ky patos i brumosur i forcës shprehëse për shqiptarët u bë kushtrimi më i fuqishëm që i nxiti nga Stambolli e deri në Bukuresht ta kërkojnë lirinë! Hovet krijuese të mishëruara me hovet e përhershme shpirtërore të Naimit që i pati në parim e në platformën vepruese të tematikës patriotike, e bënë atë Pris Shpirtëror të shqiptarëve, të cilët e çmuan dhe e admiruan si kombin dhe Atdheun! Sepse, ai ua shpaloi të vërtetat për të cilat duhej këmbëngulur me guxim, ashtu siç ishte edhe poema “Shipëria” se:

“Bota , që kur është zënë,
Shqipëria gjall’ ka qenë!
Pellazg ‘ u thoshin më parë,
më së fundi shqiptarë...
Mos durofsh, i madhi zot,
të jetë në zgjedhë sot!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Vepra e Naim Frasherit promovohet ne Kosove Empty Re: Vepra e Naim Frasherit promovohet ne Kosove

14th March 2008, 21:02
Poema “Shqipëria” është sa entuziazmuese, poaq edhe dokumentuese, për shqiptarët!Ajo është e një qenësie faktike e cila, që nga krijimi ka përjetuar goditjet e perandorive të ndryshme, të cilat, ende e godasin dhe padrejtësisht vazhdojnë t’ia mohojnë edhe gjenezën , edhe gjakun, edhe gjuhën, ashtu siç u përpoqën t’ia ndryshojnë gjeografinë, që pastaj, në hapësirën e saj të kultivohej çdo farë e fe në damin e shqiptarëve!
Naim Frashëri , del si monument për t’ua zbardh të vërtetën shqiptarëve që të mbesin gjithmonë krenar dhe të ndjejnë dashuri për atdheun! Del edhe si parandalues këmbëngulës kundër gjithë atyre që i kanë pretendimet robëruese ndaj kombit! Mbase, i bindur edhe në fuqinë e “I madhi zot”, se nuk do t’i duronte padrejtësitë e tilla të mbetjes së Shqipërisë nën zgjedhë! Është sa e domosdoshme po aq e nevojshme të theksohet në kohën tonë, se Naim Frashëri edhe sot e paskëtaj është Mësuesi ynë i madh i cili na ndërlidh me temat që u ka rënë misteri, megjithatë ai i bën të dashura, dhe brezat që vijnë i detyron të ndjehen krenarë! Sepse:

Pa shihni ç’ gjuhë e mirë!
Sa shije ka e hije,
ç’e bukur edhe e dlirë,
si gjuhë perëndie!

Në realitet, kush nuk do t’i përkasë cilësisë së tillë?! Kush nuk do të përpiqej ta flasë atë pos djajve të cilët me çdokusht u përpoçën ta fshijnë nga autoktonia e saj me aneks administratat barbare! Megjithatë, meç ishte e cilësuar si e tillë nga Naim Frashëri - monumenti i virtytit dhe vetëflijimit kombëtar, ajo përkundër gjithë tendencave të perandorëve, bashkë me shqiptarët në çdo skaj të botës përjeton një zhvillim karakteristik! Në këtë proces të zhvillimit është edhe Lëvizja për liri kombëtare! Ajo i ka marrë nuancat e një përbetimi të përhershëm të shqiptarëve të cilët që nga lindja e deri në vdekje e mbajnë si amanet dhe gjatë gjithë jetës së tyre përpiqen ta sëndërtojnë:

“ Shqipëri ti më jep nderë, më ep emërin shqipëtar,
zemrënë ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr”.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Vepra e Naim Frasherit promovohet ne Kosove Empty Re: Vepra e Naim Frasherit promovohet ne Kosove

14th March 2008, 21:03

Gjithë kjo jehonë e ndërgjegjes sonë kombëtare nuk është vënë kurrë në binarët e mohimit të vlerave të të tjerëve! Për ato, Naimi gjithmonë ka pasur respekt dhe ka ofruar bashkëpunim! Ai në kuptimin e këtij krijimi ka ringritur shpjegimin i cili hyn në misionin e ndriçimit për rreshtimin e drejtë dhe përcaktimin e plotë të Atdheut, kombit dhe gjuhës së tij, pa të cilat as që do të bëhej trashëgimia, as kultura, as trimëria! Me një fjalë, historia do ta ndjenjte mungesën për ta shkruar efektin e të ngjarave që mbeten epope të papërsëritura! Ashtu siç mbeten unikate edhe krijimet artistike të Naim Frashërit për vetëflijimin e tij për Shqipërinë dhe shqiptarët:

Do të tretem , të kullohem,
të digjem , të përvëlohem,
që t’u ndinj mir’ e të shihni,
njëri - jatërin të njihni.
Fllad
Fllad
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 995
Points : 53
Reputacioni : 53
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Vepra e Naim Frasherit promovohet ne Kosove Empty Re: Vepra e Naim Frasherit promovohet ne Kosove

27th April 2008, 01:12
Fyelli

Pa degjo fyelline c’thote,
Tregon mergimet e shkrete,
Qahet nga e zeza bote,
Me fjaleze te vertete.

Qekurse me kane ndare,
Nga shko’ e nga miqesia,
Gra e burra kane qare
Nga ngasherimet e mija!

Kraharore e kam cpuar,
E kam bere vrima-vrima
Dhe kam qare e kam renkuar
Me mijera psheretima.

Dhe me boten e gezuar
Behem shoke dhe marr pjese,
Dhe me njerez te helmuar
Behem mik me besa-bese.

Puna sido qe te bjere
Une qaj me mallengjime
Me cdo vent e kurdihere
Psheretin zemra ime.

Gjithe bota me degjojne
Po se jashtmi me shohin,
Deshiren s’ma kuptojne
Zjarrin e brendshem s’ma njohin.

Njerezit me mua rrine,
Une qaj e mallengjehem.
Po dufn e fshehte s’ma dine.
Andaj kurre s’perdellehem.

Gjithe ata qe jane ndare
Fyellit shoke iu bene,
Shkallet e tij disa fare
Na shkaluan mendjen tene.

O rremet i njerezise!
Zer’i fyellit s’eshte ere,
Ky eshte zjarr i dashurise;
Qe i ra kallamit mjere.
I ra qiellit,e ndriti,
I ra zemrese,e nxehu,
I ra veres,e bucit,
I ra shpirtit dhe e dehu.

I dha ere trendafilit,
I dha drite bukurise,
I dha kenget bilbilit,
I dha shije gjithesise.

Ajy zjarr ra dhe ne qiej
Edhe duke u perveluar
U bene kaq yj e diej
Qe i mba zoti nder duar.

Nga ky zjarr zot i vertete
Qe ka ngrehur gjithesine,
Hodh nje shkendije ne jete
Dhe beri soje njerine.

O more zjarr i bekuar
Une me ty jam perzjere.
Pa jam tretur e kulluar.
Po te kam shpirt,mos me lere
Fllad
Fllad
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 995
Points : 53
Reputacioni : 53
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Vepra e Naim Frasherit promovohet ne Kosove Empty Re: Vepra e Naim Frasherit promovohet ne Kosove

27th April 2008, 01:13
Bukuria
.....................
Kudo eshte bukuria
Ne qiej,ne dhe,ne hene,
Ne diell,me shenje,ne yj
Nder lule,nder drure,ndr pyj.
Cdo vend qe te kete zene,
Atje shfaqet perendia,
Po ketu eshte e tere
Dhe ajo ti eshte bere.

Do te shkrihem
Te venitem
Si kandili kur s’ka vaj,
Balt e pluhur
Do te behem
Te me shkelnje kemb’e saj

E te prehem
Duke puthur
Ate kembe pasandaj.
As s’me thua
C’ke me mua?
Pse te dua,paskam faj?

Pse heq une
Hidherime
A ne vdekca,ti mos qaj.

Vdekja ime
S’te prish pune
Haj e zeza jete haj!
Fllad
Fllad
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 995
Points : 53
Reputacioni : 53
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Vepra e Naim Frasherit promovohet ne Kosove Empty Re: Vepra e Naim Frasherit promovohet ne Kosove

27th April 2008, 01:14
Koh’ e shkuare

Kam pushuar,jam qetuar,
E rri menjan e derdh lot,
Me zemere te perveluar,
Me helm,me hidherim plot.

O ju druret e uruar!
Ju shoh pa lul’ e pa flete,
Te rrjepur,te varferuar,
Edhe te that’,edhe te shkrete!

Keshtu si ju dhe une
Nde jete te shkrete u thashe,
O! Sa flete m’u kepune,
Edhe ran’e me s’i pashe!

Edhe ju fusha e male
Qe nuk prishi e s’ngrohi,
Edhe ju dale nga dale
Me dukete po ndryshoni!

Ah! Dhe ju ishit te tjere,
Yjt e bukur,e ti hene
Kur u shikonja nje here
Tani nje zi u ka rene.
Sponsored content

Vepra e Naim Frasherit promovohet ne Kosove Empty Re: Vepra e Naim Frasherit promovohet ne Kosove

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi