Artan Fuga i kthen përgjigje Ramës: Punët që ofron ti, janë punë turpi. Jeni anadollakë
11th February 2016, 14:59
Akademiku Artan Fuga përmes disa reagimeve në faqen e tij në Facebook i kthen përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili më herët gjatë ditës u shpreh "neveris të ashtuquajturit profesorë". Debati ka lidhje me punësimin e të rinjve. Sipas Fugës punët që ofron kryeministri janë punë turpi. Lexoni më poshtë komentet e tij:
Kush e turpëron rininë?
Punë turpi është edhe që e detyron një të diplomuar për të bërë punë të kualifikuar të shkojë të punojë në punë fizike të rëndomta.
A ?
Nuk ju duket e drejtë kjo ?
Atëhere cojeni si në revolucionin kulturor kinez artistin të pastrojë haletë e qytetit,
cojeni shkencëtarin të mbledhë domate të kalbura e të fusi turinjtë në plehra,
çojeni avokatin të pastrojë hauret e lopëve,
çojeni inxhinjerin të mbledhi bajgat e lopëve për pleh…
A ?
Nuk ka vende pune për ata që diplomohen ?
Po pse hapni pa fund universitete që diplomojnë të papunë duke u çertifikuar si të dobishëm nga ana e shtetit?
Nuk e kam thënë unë, e ka thënë sociologjia botërore. Nuk jam aq i shquar dhe aq i mënçur sa të hedh poshtë apo të krijoj të vërteta bazike pa të cilat gjithçka bie si fletë e tharë në diell.
Të diplomosh për punë të kualifikuar dhe të propozosh punë për punë të pakualifikuar është absurdi i një administrimi absurd, është të fyesh, të krijosh zhgënjime, të prodhosh nga ata që ikin nga sytë këmbët në Gjermani, Kanada, Siri, e jo vetëm për punë.
Lexojeni nga Gustav Le Bon. Ka qenë burrë i mençëm ai…
I ngopni me iluzione, u merrni moshën, i zhgënjeni!
Kush i hap edhe sot e tash vite mijrat e fakulteteve për të prodhuar miliona jurista?
Unë?
Mijra doktora?
Unë?
**************
Turpërim në punë
Jo, jo,
t’i lemë llafet dhe kërcënimet,
në epokën e Internetin, robotikës, teknologjisë, kibernetikës, programimeve, teknologjive të telekomunikimit puna dhe profesionet duhet të ngrihen në nivelin e tyre dhe jo për shkak të prapambetjes të vendit, për shkak të korrupsionit dhe anadollakëve me pushtet, njerëzit, të rinjtë të mos kenë për të bërë veçse zanate që nuk kanë asnjë kërkesë intelektuale dhe shkencore për t’u kryer.
Këto janë punë turpi!
Turp për ata që e lënë vendin në këtë nivel që në krahasim me vendet europiane, jo më larg, ngjan sikur sapo del nga feudalizmi.
Nuk do të shkosh të punosh në një punë të tillë !
Mos ki turp!
Nuk është dembelizëm!
********
Të paturp në punë
Ajo punë ku punonjësi nuk ka të drejta sindikale, nuk ka të drejta, por trajtohet si skllav, në oraret e punës, në sigurimet shoqërore, në ditët e pushimit.
Unë nuk e di sesa përqind e punonjësve kanë sinqerisht tê drejtën e pushimeve vjetore të paguara.
Këtu raportojnë në inbox se ka ndërmarrje fasonësh që në bankë u derdhin punonjësve një pagë dhe pastaj u kërkojnë që pjesën “e tepërt” ta kthejnë te pronarët në dorë. Turp…
*********
Punë turpe
Askush ne një epokë demokratizuese sot nuk mund t’i thotë rinisë : ja ku janë punët, ik puno tani, pavarësisht kushteve, pavarësisht pagës, pavarësisht nëse t’i respektojnë ose jo të drejtat, pavarësisht, formimit tënd dhe diplomimit tënd që ta kanë ofruar me pagesë, pikërisht për të bërë një punë të kualfikuar dhe jo si stoli.
Se po të ishte ndryshe sot papunësia nuk do të njihej në asnjë vend të botës. Të papunëve mund t’u thuhet : ikni pastroni bregdetin për pesëdhjetë lekë dita e punës! Pse nuk shkoni të punoni hë! Dembela!
Jo, ore, shumë mirë që nuk pranojnë punë jashtë kushteve, punë të turpshme megjithëse puna në vetvete është nder.
Se kështu u thuhej edhe kooperativistëve në monizëm : Pse nuk punoni, i bëni bisht punëve të baltës të arave dhe shkoni shisni produktete tuaja në qytet! S’keni turp! Dembela dreqi! Në burg, në internim!
Puna është nder! Po edhe puna e skllavit? Edhe puna e të dënuarit politik në minierë, e detyrueshme?
*******
Punë të turpshme
Si dikur në monizëm, kur i riu i sapodiplomuar refuzonte të shkonte arsimtar në një zgëq fshati pa asnjë kusht jetese, si i riu i qytetit që refuzonte të shkonte në minierën skllavopronare të punonte si kafshë, si fshatari që refuzonte të punonte në kooperativë dhe shkonte për të shit vezë në qytet.
Rrezistencë sociale ndaj anadollakëve shfrytëzues.
Ik çoni fëmijët tuaj në ato punë ! Kështu përgjigjuni atyre anadollakëve që na propozojnë si të ardhme profesionale zanatin e ndihmës-zëvendës-kuzhinjerit asistent për sezonin një mujor të verës!
Ke mbaruar master në antropologji humane, shumë mirë, ik se ke punë në Boboshticë, piq pica për gratë që do të shkojnë për 8 marsin në eskursion.
A nuk më thoni se ku punojnë fëmijtë e deputetëve, ministrave, politikanëve!
Në punë turpi ?
Bëni pra statistika, bëni një studim, dhe pastaj flasim.
******
Refuzimi i punëve të turpit : mbrojtje e dinjitetit personal
Puna është nder?
Patjetër, por në kuptimin që një punë e dobishme ka vlerë pavarësisht sesa e lodhshme është e sa mund kërkon. Patjetër, sepse vesi i dembellikut është vetëvrasës për njeriun. Po, sigurisht, sepse mos punosh dhe të përfitosh nga puna e tjetrit, do të thotë ta shfrytëzosh atë.
Mos harrojmë se kur tradita e popullit tonë thekson se “Puna është nder”, ka lidhje me një periudhë historike ku njeriu punonte në arën e tij, në oborrin e tij, brenda familjes të tij, pra ku nuk mund të bëhej fjalë për ta shfrytëzuar tjetrin, por për të punuar sëbashku.
Askush nuk mund të marri një shprehje popullore dhe ta apikojë në një shoqëri që ka ndryshuar tërësisht.
Askush ne një epokë demokratizuese sot nuk mund t’i thotë rinisë : ja ku janë punët, ik puno tani, pavarësisht kushteve, pavarësisht pagës, pavarësisht nëse t’i respektojnë ose jo të drejtat, pavarësisht, formimit tënd dhe diplomimit tënd që ta kanë ofruar me pagesë, pikërisht për të bërë një punë të kualfikuar dhe jo si stoli.
Se po të ishte ndryshe sot papunësia nuk do të njihej në asnjë vend të botës. Të papunëve mund t’u thuhet : ikni pastroni bregdetin për pesëdhjetë lekë dita e punës! Pse nuk shkoni të punoni hë! Dembela!
Jo, ore, shumë mirë që nuk pranojnë punë jashtë kushteve, punë të turpshme megjithëse puna në vetvete është nder.
Se kështu u thuhej edhe kooperativistëve në monizëm : Pse nuk punoni, i bëni bisht punëve të baltës të arave dhe shkoni shisni produktete tuaja në qytet! S’keni turp! Dembela dreqi! Në burg, në internim!
Puna është nder! Po edhe puna e skllavit? Edhe puna e të dënuarit politik në minierë, e detyrueshme?
Jo. Jo më kot feja, kulmi i moralit human, ka theksuar se : Cdo punë meriton një pagë!
Cfarë domethënë kjo? Kjo do të thotë që puna në vetvete nuk mjafton për t’u quajtur “nder”, por duhet të paguhet.
Cila është punë e turpshme?
Ajo punë ku punonjësi teknikisht nuk është i mbrojtur dhe rrezikon në cdo çast jetën e tij sepse pronari a shteti nuk e çan kokën për të siguruar kushte pune. Turp kur ka shkolla pa biblioteka. Turp kur ka universitete pa menca studentësh. Turp kur pastruesit tê qytetit i jepet në dorë një fshesë shqope dhe i thuhet të fshijë e thithë pluhur. Turp kur…
Ajo punë ku punonjësi nuk ka të drejta sindikale, nuk ka të drejta, por trajtohet si skllav, në oraret e punës, në sigurimet shoqërore, në ditët e pushimit. Unë nuk e di sesa përqind e punonjësve kanë sinqerisht tê drejtën e pushimeve vjetore të paguara. Këtu më raportojnë në inbox se ka ndërmarrje fasonësh që në bankë u derdhin punonjësve një pagë dhe pastaj u kërkojnë që pjesën “e tepërt” ta kthejnë te pronarët në dorë. Turp…
Ajo punë që rroga e së cilës nuk mjafton as për të jetuar në gjendjen kafshore. Pse për të mbajtur punën gjallë do të paguhet puntori??? Ai nuk është një robot sepse veç nevojave bazike ka edhe nevoja sociale, kulturore, të kohës të lirë, etj. Një punë e paguar skllavërisht është një punë e turpshme, turp jo për atë që punon, por për punëdhënësin.
Ajo punë që e detyron një të diplomuar për të bërë punë të kualifikuar të shkojë të punojë në punë fizike të rëndomta. A? Nuk ju duket e drejtë kjo? Atëhere cojeni si në revolucionin kulturor kinez artistin të pastrojë haletë e qytetit, cojeni shkencëtarin të mbledhë domate të kalbura e të fusi turinjtë në plehra, çojeni avokatin të pastrojë hauret e lopëve, çojeni deputetin të mbledhi bajgat e lopëve për pleh…
Jo, në epokën e Internetin, robotikës, teknologjisë, kibernetikës, programimeve, teknologjive të telekomunikimit puna dhe profesionet duhet të ngrihen në nivelin e tyre dhe jo për shkak të prapambetjes të vendit, për shkak të korrupsionit dhe anadollakëve me pushtet, njerëzit, të rinjtë të mos kenë për të bërë veçse zanate që nuk kanë asnjë kërkesë intelektuale dhe shkencore për t’u kryer.
Këto janë punë turpi!
Turp për ata që e lënë vendin në këtë nivel që në krahasim me vendet europiane, jo më larg, ngjan sikur sapo del nga feudalizmi.
Nuk dua të shkoj të punoj në një punë të tillë !
Nuk është dembelizëm!
Eshtë rezistencë ndaj shtypjes, është refuzim qytetar për të mos ulur dinjitetin.
Si dikur në monizëm, kur i riu i sapodiplomuar refuzonte të shkonte arsimtar në një zgëq fshati pa asnjë kusht jetese, si i riu i qytetit që refuzonte të shkonte në minierën skllavopronare të punonte si kafshë, si fshatari që refuzonte të punonte në kooperativë dhe shkonte për të shit vezë në qytet.
Rrezistencë sociale ndaj anadollakëve shfrytëzues.
Ik çoni fëmijët tuaj në ato punë ! Kështu përgjigjuni atyre anadollakëve që na propozojnë si të ardhme profesionale zanatin e ndihmës-zëvendës-kuzhinjerit asistent për sezonin një mujor të verës!
Ke mbaruar master në antropologji humane, shumë mirë, ik se ke punë në Boboshticë, piq pica për gratë që do të shkojnë për 8 marsin në eskursion.
A nuk më thoni se ku punojnë fëmijtë e deputetëve, ministrave, politikanëve!
Në punë turpi ?
Bëni pra statistika, bëni një studim, dhe pastaj flasim.
- Washington Times nuk ka mbaruar akoma punë me implikimin e Lu në shërbim të Ramës! Ja çfarë pritet të ndodhë nesër
- Tirane, ofroj vend pune Vende pune te lira ne Dubai Parks & Resorts.
- Këto janë 4 shenjat e horoskopit që janë liderat më të fortë
- Jeni zhgenjyer ndonjehere ne jete?! Dhe nga kush jeni zhgenjyer?.
- Marsi, më shumë pushim se punë
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi