Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Marsi, më shumë pushim se punë Empty Marsi, më shumë pushim se punë

20th March 2008, 11:30
Marsi, më shumë pushim se punë

Muaji i mbushur me festa zyrtare dhe fundjava. 16 ditë pushime

Marsi nuk është vetëm muaji i ditëve të zisë kombëtare. Për ironi të fatit është edhe muaji i festave. Këtë vit, përpos Ditës së Verës që sapo u festua dhe asaj të Nevruzit që po vjen, shqiptarët e krishterë festojnë edhe Pashkët. Kështu bëhen plot 3 festa zyrtare, që përkthehen ndryshe ditë pushimi.

Marsi fare mirë mund të quhet muaji i pushimeve. Në total janë plot 16 ditë pushimi, nga 31 që ka gjithsej muaji. Vendi ynë renditet në top-listën botërore për sa u përket numrit të ditëve të pushimit. Nga një raport i publikuar një vit më parë, rezulton se Shqipëria është një nga 10 vendet evropiane që ka më shumë ditë feste zyrtare. Për marsin, bujarisë së qeverisë i shtohet edhe kalendari fetar dhe perfeksioni natyror i fundjavave. Këtë javë shqiptarët e lënë punën ditën e premte, për t‘u kthyer vetëm të mërkurën. Kështu, festë është ditën e shtunë, të dielën, të hënën dhe të martën. Më 22 mars është festa zyrtare, Dita e Nevruzit, më datë 23 është Pashka katolike. Duke qenë se këto festa kanë rënë në fundjavë, protokolli parashikon zëvendësimin e këtyre ditëve me të hënën dhe të martën. Ndaj të gjithë ata që punojnë kryesisht në institucione shtetërore si mësues, mjekë, apo punonjës administrate, i presin katër ditë pushimi.

Nuk duhen harruar edhe ditët e pushimit të fundjavave. Ky muaj ka 5 të shtuna dhe 5 të diela. Kjo e diel që lamë pas ishte e treta. Pushimet vazhdojnë, dy të diela dhe dy të shtuna të tjera na presin deri më 31 mars, kur mbyllim muajin e magjishëm mars.

Festa zyrtare është ditë feste e përcaktuar me ligj. Ndaj të gjitha institucionet shtetërore dhe private janë të detyruara t‘i zbatojnë. Gjithsesi, e sigurt është se ato shtetëroret do t‘i zbatojnë me përpikëri. Ndërsa privatët në shumë raste nuk iu referohen këtyre datave. Gjatë festës zyrtare fetare, që për këtë muaj janë dy, angazhimi i personaliteteve të larta shtetërore në veprimtari apo vizita urimi publike në komunitetet fetare duhet t‘i shërbejë forcimit të tolerancës, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës së komuniteteve zyrtare fetare në vend. Përveç kur pjesëmarrja e personaliteteve të larta shtetërore, sipas ceremonialit të përcaktuar në këtë vendim, është e detyrueshme, pjesëmarrja në festat e tjera zyrtare, ditët e përkujtimit dhe ditët e shënuara, bëhet në përputhje me traditën, nevojat apo kalendarin e personaliteteve.

Ditë pushimi, sipas ligjit, janë vetëm ditët e festave zyrtare.

Përpos festave zyrtare që përgjatë gjithë vitit janë gjithsej 13, me ligj shqiptarët kanë edhe ditë përkujtimi publike. Ato janë ditë të rëndësishme përkujtimore, festimi apo përkujtimi i të cilave kryhet sipas rregullave të caktuara në këtë vendim. Ditë përkujtimi publike janë: Dita e Dëshmorëve më 5 mars, festa e mësuesit më 7 mars, Ditën e Rinisë më 8 dhjetor etj.


Fundjavat


Të shtuna

datat: 1 , 8, 15, 22, 29 mars

Të diela

datat: 2, 9, 16, 23, 30 mars


Festat kombëtare për 2008-ën


1 janar - Festa e Vitit të Ri
2 janar - Festa e Vitit të Ri
14 mars - Dita e Verës
22 mars - Dita e Nevruzit
23 mars - Dita e Pashkës katolike
27 prill - Dita e Pashkës ortodokse
1 maj - Dita Ndërkombëtare e Punës
30 shtator - Dita e Bajramit të Madh
19 tetor - Dita e Lumturimit të Nënë Terezës
28 nëntor - Dita e Pavarësisë
29 nëntor - Dita e Çlirimit
8 dhjetor - Dita e Kurban Bajramit
25 dhjetor - Krishtlindjet
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Marsi, më shumë pushim se punë Empty Re: Marsi, më shumë pushim se punë

20th March 2008, 11:30
e mire se kur punon njeriu ka nevoje dhe per pak pushim... Laughing Laughing
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi