Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Rrjetet sociale dhe ndikimi i tyre në jetën tonë Empty Rrjetet sociale dhe ndikimi i tyre në jetën tonë

12th February 2016, 19:15
Rrjetet sociale dhe ndikimi i tyre në jetën tonë Social10

Jeta jonë e përditshme zhvillohet rreth teknologjisë dhe shumica prej nesh nuk mund ta imagjinojmë që ta kalojmë një ditë pa u kyqur në internet apo pa përdorur telefonat tanë mobil. Rrjeti social është bërë një normë në shoqërinë tonë, me faqet e internetit si Facebook, Twitter, MySpace dhe shumë të tjera, të cilat janë duke luajtur një rol të veçantë dhe të rëndësishëm në jetën tonë të përditshme.

Qëllimi i rrjeteve sociale është që të na mundësojë të mbajmë lidhje më të mira me miqtë dhe familjarët tanë, e njëkohësisht që të krijojmë lidhje me njerëz të rinjë. Gjithashtu kemi edhe aspektin komercial, me ç’rast bëhen reklamime të institucioneve , artistëve apo të produkteve dhe kjo është një çasje më e lehtë ndaj klientëve potencial apo tregut në përgjithësi.

Rrejetet sociale pa dyshim që kanë kontribuar në shumë gjëra pozitive, megithatë ato poashtu kanë ndikuar edhe negativisht tek ne. Më poshtë do t’i përmendim disa aspekte negative që rezultojnë nga përdorimi ynë aktiv i rrjeteve sociale .

1 . Varësa ndaj Rrjeteve Sociale
Edhe pse akoma nuk ekziton ndonjë sëmundje apo çrregullim që ndërlidhet me varësinë ndaj rrjeteve sociale, megjithatë një varg sjelljesh që ndërlidhen me përdorimin e tepruar të rrejeteve sociale, kohët e fundit janë bërë temë e shumë diskutimeve dhe kërkimeve shkencore. I varur ndaj rrjete sociale mund të konsiderohet dikush që e tepron me përdorimin e rrjeteve sociale deri në atë pikë ku ajo ndërhyn në jetën e përditshme. Si p.sh.: kontrollimi i vazhdueshëm i statuseve apo përgjimi i profileve të të tjerëve në Facebook. Nëse kalojmë tri orë në ditë për të lexuar postimet e të huajëve në Facebook, a do të thotë se jeni i varur nga kjo gë? Po kalimi i pesë orëve? Dikush mund të thotë se kjo është thjesht lexim i lajmeve për të qenë në rrjedha, apo jo? Por a mund të jenë orët e panumërta të kaluara para rrjeteve sociale shkaktar i çrregullimeve ende të pazbuluara në sjellje? A po e demtojmë ne veten tonë përmes rrjeteve sociale, dhe atë pa e vënë re fare?Një ekip hulumtues i udhëhequr nga Wilhelm Hoffmann i Universitetit të Çikagos, në vitin 2012 arriti në përfundimin se është më e vështirë për t’i rezistuar ”twiter”-it, se sa duahnit dhe alkoolit . Ekipi kishte vlerësuar vullnetin e 205 njerëzve të moshës 18 deri 85 vjeç . Rezultatet treguan se ditë pas dite ‘ vetë-kontrolli ‘ ka pësuar rënie gjithnjë e më shum dhe arriti në përfundimin se në mes të mediave sociale , duhanit dhe alkoolit, dështimi i ”vetë- kontrollit” ishte më i lartë me rrjetet sociale. Hulumtues të tjerë e kanë ndërlidhur ankthin, privimin nga gjumi, depresionin dhe disa çrregullimtë tjera psikologjike tek njerëzit të cilët kalojnë shumë kohë në internet .

2 . Krahasimi i vazhdueshëm me të tjerët
Duhet ta pranojmë që secili prej nesh shikojmë faqet e njëri-tjetrit në rrjetet sociale, duke admiruar rrobat, mënyrën e jetesës dhe madje edhe lidhjeve dashurore. Duke dëshiruar këshu që jeta jonë të ishte aq e mirë sa edhe e të tjerëve. Por kur jemi tek kjo çështje, njerëzit përzgjedhin vetëm momentet më të mira që t’i bëjnë publike dhe t’i ndajnë me të tjerët. Duke i lënë anash ato pjesët e mërzitshme e rutinore, e që përbëjnë pjesën më të madhe të përditshmërisë dhe jetës në tërësi. Njerëzit nuk bëjnë postime në lidhje me netët e mërzitshme në shtëpi, problemet familjare apo mungesat e stabilitetit financiar. Megjithatë kjo nuk mirret parasyshë kur njerëzit fillojnë për ta krahasuar jetën e tyre me atë të të tjerëve dhe dhe kështu përfundojnë me vuajtje e cila shpien deri tek vetë-vlerësimi i ulët apo edhe depresioni.

3 . Prezantimet personale kundrejt atyre profesionale
Një pyetje me rëndësi që shpesh preokupon mendjen tonë ështe se kur e ndajmë një informacion me të tjerët në faqet sociale, është se, ” si ta ekuilibrojmë jetën tonë personale me atë profesionale, online? ” ” A ndihemi rehat për ti ndarë fotografitë tona të pushimeve me kolegët e punës?” ” Ku duhet të jetë kufiri? “Rrjeti social është një hapësirë e gjerë dhe mund të jetë frikësuese për ata që zgjedhin të përziejnë jetët e tyre private dhe profesionale online. Përveç kësaj, menaxhimi i rrjetit social është një element thelbësor që duhet të mirret parasysh kur dëshirojmë që të hymë në tregun e punës. Shfaqja e anës sonë gazmore në internet është një pengesë, meqë një punëdhënës mund të ketë qasje fare të lehtë në këto të dhëna. Vërtet shumë njerëz dëshirojnë që të kenë një prezencë dhe paraqitje që lë më shumë përshtypje, mirëpo me çfarë çmimi? Mund të jetë mjaft e ndërlikuar balancimi i postimeve i të dhënave personale në rrjetet sociale, meqë rrezikon që të ofendohen kolegët, punëdhënësit potencial, mësimdhënësit apo edhe familjarët.Për më tepër, ndërsa ne mund të mendojmë që të dhënat tona janë të sigurta në internet, në realitet shumica prej nesh janë të rrezikuar nga informacionet që ne kemi vënë aty. Merrni për shembull Facebook-un , ku shumica e njerëzve aty kanë emrat e tyre të plotë , datat e lindjes, moshën, punën, shkollën, vendet që frekuentojmë, anëtarët e familjes, hobit dhe fotot online. Kjo mund të duket e parrezikshme, por në realitet këto janë shumë informacione për tu postuar që t’i shohin të huajt. Kjo mund të na bëjë më shumë dëm sesa dobi, ku veçanërisht rritë rrezikun për vjedhje të identitetit. Hakerët vazhdimisht gjejnë mënyra të reja për të fituar qasje në shumë faqe për të arritur qëllimet e tyre të errëta. Edhe me përditësimet e programeve të anti-virusëve, hakerët arrijnë që t’i tejkalojnë me zgjuarësinë e tyre edhe kompanitë gjigante si Java, Facebook, Apple, Twitter e tj, duke i bërë ato të rrezikuara, gjë që atyre iu kushton miliona .

4 . Miqësimi në internet
Edhe pse rrjetet sociale na ndihmojnë që të lidhemi me njerëz të rinj, ato poashtu kanë ndikuar edhe në mënyrën se si njerëzit zënë miq në këtë kohë. Në vend të takimit ballë për ballë, në ditët e sotme njerëzve ju mjaftojnë që të shikojnë postime, statuse, të dhëna personale që të komunikojnë përmes komenteve, apo të bisedojnë me shumë persona njëkohësisht përmes chat-it. Ne sot jemi duke e sakrifikuar një pjesë të madhe të kontatktit fizik me një kontakt shumë artificial dhe sipërfaqësorë. Shumë njerëz të cilët janë miq shumë të mirë në Facebook, nuk janë në gjendje që ta bëjnë ballë për ballë një bisedë me përzemërsi. Dhe pastaj ka nga ata që në vend që t’i ndajnë mendimet dhe brengat e tyre me miqtë e tyre të “vërtetë”, ata kalojnë kohë të pafund duke biseduar në internet .

5 . Shpërqendrimi
Një nga të këqijat më të mëdha të rrjeteve sociale është shkaktimi i shpërqendrimit në jetën e përditshme. Shumë prej nesh nuk mund ta kalojmë as një orë pa kontrolluar për të rejat në internet dhe kjo mund të na largojë vëmendjen nga ajo që është me të vërtetë e rëndësishme në jetë. Në vend që të përqëndrohemi në punë, shkollë dhe familje, ne kalojmë pjesën më të madhe të kohës në internet në kërkim të një statusi interesant të radhës apo fotografi. Rrjetet sociale do duhej që t’i ndihmonte njerëzit që të mësojnë dhe piqen. Në vend të kësaj, sa herë që jemi në një web-faqe sociale, ne ndjehemi joproduktiv dhe të hutuar. Ajo po ndryshon shpejtë nga një platformë ku ne komunikojmë me të tjerët, në një platformë ku ne e reklamojmë veten tek të tjerët .

6. Ngacmimi në internet dhe gjuha denigruese
Shumica e fëmijëve, adoleshentëve dhe madje edhe të rriturit, në një mënyrë apo tjetër do të përjetojnë ngacmime përmes web-faqeve sociale. Në faqet e rrjeteve sociale njerëzit mund të postojnë çfardo që ata duan pa u ballafaquar me ndonjë pasojë serioze. Pjesa më e madhe e këtyre të dhënave që shpërndahen shpesh herë nuk janë të vërteta dhe rrallë herë kontrollohen nga faqet e mediave sociale. Thashethemet e tilla mund të përhapen shumë shpejt dhe shpesh mund të shkaktojnë edhe që njerëz të ndryshëm të grupohen dhe të sulmojnë dikë. Gjithashtu njerëz thonë gjëra në internet, të cilat ata kurrë nuk do t’i thonin ballë për ballë. Shumë njerëz nuk do të hezitonin të fyenin dikë në internet, që normal nuk do ta bënin atë gjatë ballafaqimit fizik. Prindërit e fëmijëve që janë viktima të dhunës në internet, shpesh herë janë të pavetëdijshëm për telashet që ju shkaktohen fëmijëve të tyre. Disa prindër kuptojnë për situatën vetëm pasi të ketë eskaluar ajo dhe kur veç është vonë për t’i ndihmuar fëmijët e tyre. Rrjetet sociale iu kanë mundëuar njerëzve që fare lehtë të postojnë komente me përmbajtje të urrejtejes apo edhe kërcënime. Në disa faqe sociale, ndodhë që nganjëherë fjalori i debateve të ashpërsohet dhe ndodhë që gazetarët apo autor të ndryshëm të viktimizohen për shkak të pikëpamjeve të tyre. Rrjetet sociale poashtu u kanë hapur dyert sulmuesëve. Ata mund të paraqiten si të dëshirojnë dhe të bisedojnë me këdo që ata dëshirojnë. Ata mund të lexojnë profilin e dikujt, të kuptojnë se çfarë interesash ka ai person dhe kështu të krijoj lidhje me atë person. Kjo mund të jetë e rrezikshme sidomos në qoftë se dikush poston shumë të dhëna personale, duke lejuar që sulmuesi ta përcjellë atë. Më së shumti të rinjtë janë të rrezikuar dhe joshen lehtë në kurthe të tilla.Natyrisht faqet e rrjeteve sociale janë këtu për të qëndruar dhe tashmë ato e kanë ndryshuar mënyrën se si ne i përjetojmë gjërat, si mendojnë, ndërveprojmë, ndajmë mendime, zëmë miq dhe madje edhe si votojmë. Andaj është koha që të rishqyrtohen disa shprehi tona të cilat me shpejtësi po evoluojnë, e që janë të ndërlidhura me rrjetet sociale, dhe këtë duhet ta bëjmë para se të humbim veten në këtë kaos.Në fund mendojmë se duhet caktuar parametra ndaj përdorimit të rrjeteve sociale dhe të krijojmë një ekuilibër të prioriteteve tona, në mënyrë qe tëmos shpërqendrohemi nga ajo që është vërtetë me rëndësi në jetë.

Autor: Besart Shala
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi