- Edmond ShallvariAnëtar
- Regjistruar : 18/03/2008
Postime : 95
Points : 26
Reputacioni : 9
Pjesë nga romanet e botuar dhe ata të gatshëm për botim
17th February 2016, 08:51
Vetapologjia e Dhimitrit
Ti ishe dhe je e vetmja parajsë që ekziston, Lediana ime. Tani je dhe ferri im i merituar. Nuk më ka trembur kurrë fantazma e gjyqit në botën e të vdekurve, qoftë nga virgjëria e dikurshme, qoftë dhe nga çvirgjërimi më pas, sepse vërtetësinë e dy gjendjeve të tilla të trupit e të shpirtit, vetëm nga ty e njoha dhe me ty e provova. Bashkë krijuam edhe ferrin tonë, për të provuar mëkatin ndaj njeri-tjetrit, vetgjykimin dhe vetdënimin tonë. Në flakët e këtij ferri ne ndizeshim dhe digjeshim më shumë, për t’u munduar e vuajtur më pak jashtë tij. Sepse jashtë tij e jashtë nesh, fshihet dhe josh për mijra e mijra vjet, një tjetër mëkat, një tjetër gjykim e dënim apokaliptik. Ne kemi luajtur e jemi tallur sa herë me të, përmes ferrparajsës sonë, duke qënë engjëj e demonë ndaj njeri-tjetrit. Pse je kaq e mirë, Lediana ime, pse? Pse më bëre të bie në grackën e kësaj të mire? A mund të ketë e mira grackën e saj?
Më plagosi, më gjakosi dhe vazhdon të më dhembë kjo grackë e së mirës. Ajo më ngjau me ty. Mos u çudit, ja që kështu më ngjau dhe më bëri ta ndjej veten në një provë të re ndaj teje. E njëjta provë në dy kohë të largëta. E njëjta gjendje e besimit dhe mosbesimit ndaj vetes në relacionin e saj me femrat. E njëjta femër e metamorfosur dhe tjetërsuar në një tjetër.
Dhe s’ka pse ta mohoj, e njëjta ego e mashkullit në metamorfozën e saj të moshës. Gjysmëshekullori përballë një të tretës së shekullit. Ashtu si dikur me ty. I njëjti sinjal, i njëjti ngacmim, i njëjti besim, por kursesi e njëjta botë. Sepse e vetmja botë reale e imja je ti e vetëm ti.
Po ajo?
Pse, pse Ledi më bëre të prek tjetërbotën, tjetëruniversin tim, me një tjetër si ty?
Po të rrëfehem më shumë se një mëkatar para priftit. Por a mundesh ti të më kuptosh e gjykosh më shumë se një prift?
E megjithatë unë guxoj të rrëfehem, duke u vetgjykuar e vetdënuar më parë se nga ty. Sepse më parë se rrëfim ndaj teje, vetrrëfehem.
Unë e di gjithashtu që në fund do vetvritem më shumë se nga vetdënimi im, nga egoja tënde. Ti i thua xhelozi, asaj që unë e quaj ego. Jo, nuk je ti fajtorja e fatit tim tragjik, sepse burimi i egos tënde jam unë, qysh çastin kur rrëfimi im të ngjashmëroi me një tjetër. A mund të pranoje ti të dytën tënde tek një tjetër, që hyri tjetërbotës së burrit tënd?
Burri tënd nuk kompesonte mungesa ndjenjash të tijat, as nuk linte mangët ndjenja tek ty.
Nga e njihja unë atë që guxoja ta ngjashmëroja me ty? Kur, siç thua ti, ajo mund të jetë një kurvë e shkuar kurvës, që edhe nëse nuk tallet me mua, plotëson një tekë, një synim e dëshirë të saj për të flertarur me një njeri si mua, të menduar më parë si të paarritshëm për të. Dhe në vazhdim të kësaj logjike, sado të fitojë e humbasë ajo, i vetmi që humbet më shumë jam unë. Po unë s’kam lidhje as një grimë me këtë anë të fshehtë apo të hapur të një femre, qoftë dhe miss bota, moj Ledi.
Unë krijoj imazhin tim jashtë pisllëkut që mund ta ndotë atë. Jetoj e veproj sipas këtij imazhi dhe vetëm atij i përket tjetërbota ime. Imazhe të tilla, rrallë, shumë rrallë, mund të përputhen me realen, ndaj unë i shmangem asaj.
Gënjej veten?
Nuk ka gënjim botës së imazheve, sepse ato në mos burofshin nga të vërteta reale, burojnë nga realja e të vërtetës së shpirtit tim.
Mes mosbesimit të lindur nga egoja tënde, beso të paktën vetëm këtë që po të them në fund të apologjisë sime.
Nuk ka imazh të më largojë nga dashuria ime për ty, veç në më largofsh ti mua nga dashuria tënde.
Dhimitër S
-Shef, një dokument interesant e domethënës, që shton bindjen tonë për vetvrasjen e Dhimitrit. Sado simbolikë që ka në të shprehur, ndjeshmëria e shkrimtarit të bën ta besosh këtë fund tragjik të tij.
-Diçka e rëndë, konfliktuale, duhet të ketë ndodhur mes tij dhe të shoqes, pazgjidhshmëria e së cilë është zgjidhur me dhënien fund të jetës. E çuditshme kjo për një çift të tillë kaq të dashuruar.
-Mbase Dhimitri nuk ka duruar cënimin e kësaj dashurie, është munduar ta justifikojë e mbrojë atë cënim para Ledianës, duke e quajtur si pjesë e një tjetër bote të largët nga realja, por kjo përbën gabimin e tij fatal. Lediana preket aty ku as në ëndërr s’ishte prekur. Kjo e bën të humbë besimin, por jo dashurinë që ka ndaj Dhimitrit.
-Fundi i apologjisë, për mendimin tim, fsheh më shumë të vërteta se gjithë apologjia.
-Ku të shkon mendja, shef?
-S’jam i sigurt, por më ngjan me një klithmë të shkrimtarit, klithmë paralajmëruese, si klithma e korbave. Diçka ndodhte mes tyre me siguri, që e ka çuar atë në një mbyllje të tillë të frikshme.
@Edmond Shallvari

Re: Pjesë nga romanet e botuar dhe ata të gatshëm për botim
18th February 2016, 10:42
Kthimi i Princit sykaltër
Ai kishte vite që flinte në ëndrrën e saj. Edhe kur ndonjëherë ëndrra zgjohej, ai kthehej nga ana tjetër, duke vazhduar endjen botës gjumore. Endrrës i vinte keq ta zgjonte, edhe pse në shpirt i përvëlonte malli për të parë qiellin e syve të tij. Mjaftohej me imagjinatën vajzërore të atij qielli të dytë, që ishte shfaqur papritur universit të jetës së saj dhe e kishte fluturuar universit të tij. Atë çast të herës së parë, kishte pyetur e mahnitur.
"Ekziston vërtet tjetër qiell, tjetër planet, tjetër univers, më i bukur se ky i imi?"
Drithërima e çuditshme e kishte mbledhur dhe shtrënguar pas vetes, me dëshirën për të vazhduar pafundësisht magjinë e ndjesisë kënaqësore në çdo grimcë të trupit. Mos kishte zbritur ai nga universi i tij në të sajën, apo ajo kishte hyrë në të tijën?
E ç'rëndësi kishte? Mbase ishin bashkuar në një të dy universet.
Ishte koha jashtë kohës reale, kur ajo nisej drejt tij dhe ai drejt saj dhe...
Ajo sa kishte gjetur kështu Princin sykaltër. Ja tha dhe shoqes më të ngushtë këtë lajm lumturie. Por, për herë të parë ajo do ndjente xhelozinë e femrës, kur edhe shoqja i tha të njëjtën gjë për Princin e posa gjetur. Të dyja u panë shtrembër, me dyshim, dyshim që u kthye në bindje pas sqarimeve të secilës për Princin e gjetur.
Ai ishte i njëjti. Të zhgënjyera me Princin, ato u ndanë me ftohtësinë e zhgënjimit dhe ndaj njera-tjetrës. Edhe pse me dufin e zhgënjmit të dyfishtë, ajo e quajti para shoqes, të sajën e vetëm të sajën, Princin sykaltër. Të njëjtën gjë ngulmoi dhe shoqja.
Po ai pse heshtte dhe vetëm qeshte para të dyjave?
Atë natë ajo nuk u struk si herët e tjera me duart bashkuar mes këmbëve, në pritje të drithërimës takuese me Princin sykaltër.
I qahej.
Por, tek ndjeu piklotin në faqe dhe zgjati dorën për ta fshirë, ai ndriçoi si pikë vese në gishtin e Princit. Ai ishte pranë saj, ashtu, me qeshjen e tij të mëparshme. Ç'i kishte bërë ajo për të qënë kaq tallës me të?
Deshte ta shtynte, largonte, por s'kishte fuqi. Pikloti në gishtin e Princit, u kthye në kristal të ndritshëm verbues. Nuk po shikonte asgjë veç shkëlqimeve kristalore, si të ishte mes një bote të bardhuar e ndriçuar nga dëbora dhe forma magjepëse akujsh të tejdukshëm.
Ndjeu prekje në trup. Shikimi u qartësua. Princi i mbante dorën, duke afruar unazën me gurin e çmuar të piklotit të saj.
I foli.
"Dmth, ti, dmth, unë, ohh, dmth ne..."
Zëri ju ngatërua drithshëm, ndërsa në gisht sa kishte ndaluar unaza e Princit.
"Shshsht, princesha ime!"
Pastaj..
Ooh, pastaj...
Kulmi drithërues e zgjoi nga gjumi. Mes këmbëve, duart e mbledhura mbanin fshehur njomësinë e parë, të ndjesisë magjike të femrës.
Ai vazhdon të flerë bashkë me ëndrrën. Edhe çastin kur ajo e ngacmon për zgjim ëndrrën, ai s'bën gjë tjetër veçse kthehet i fjetur nga ana tjetër. Sa i pamëshirshëm që është. Të paktën vetëm një herë, një gjysmë here të zgjohet, aq sa të qiellohet brenda syve dhe universit të tij. Sa e ka marë malli për atë qiell, për atë univers të Princit sykaltër..
Ndjen prekje në trup, si atë kohë të piklotit të kthyer në gur diamanti në unazën e dhuruar nga Princi.
Po zgjohet vërtet? Jo, nuk është në ëndërr. Po preket, e ndjen prekjen. Ja tani, këtë çast, po fillojnë drithërimat e para, po shtohen më shumë, kur duart e tij e ledhatojnë në pjesët më ndezëse të trupit.
Eshtë ai, sytë e tij, universi i tij.
Pas kaq vitesh, ohh, sa shumë vitesh munguar!
E deshte, e kërkonte, e priste këtë zgjim. Për ta patur më pranë, për ta prekur dhe ajo me paturpësinë e sotme, për të çvirgjëruar si dikur virgjërinë e ëndrrës vajzërore.
Dhe ajo po ndodh vërtet, vërtet po ndodh. Sa janë bashkuar në një dy universet e tyre, për të krijuar universin e ri.
Shpërthimi orgazmor mbush me shkëlqime yjore qiellin e ri.
"Sot qenke vullkan, moj grua".
.....
"Moooj, ty po të flas, apo je akoma mes...".
Zëri i të shoqit e sjell në vete. Megjithatë nuk flet, por me sytë ngulur diku përtej hapësirës së dhomës, ajo vazhdon udhëtimin magjik në universin e ri të posa krijuar vetëm për të dhe Princin e saj sykaltër.
Nga Dhimitër S
Ajo jam unë Dhimitër, s’më vjen turp ta them e pranoj, por dua ta dëgjoj dhe nga goja tënde, që ajo jam unë edhe për ty.
Princi sykaltër je ti Dhimtër, prapë s’më vjen turp e ndrojtje ta pranoj, por dua ta dëgjoj dhe nga goja tënde, që ai princ je ti e vetëm ti.
Gërmat marrin formën e drithërimës së duarve të Besires. Gjoksi kërcen mbi sutjenat, ndërsa shalët e shtrënguara fort, shtojnë më shumë shpërthimin e brendshëm të kraterit vullkanik mes tyre.
E pamundur t’i rezistonte rrezatimit të kësaj energjie kozmike, që i depërtoi brenda trupit. Fjalët e Besires e çuan Dhimitrin përtej ëndrrës dhe fantazisë së tij. Vetëm aty mund t’i ndodhte ajo që s’i kishte ndodhur më parë, e shkuara me një femër tjetër, veç Ledianës së tij.
Ç‘ishte kjo ‘vetëm aty’, që e çvirgjëroi për të dytën herë përtej realitetit, përtej ëndrrës dhe fantazisë? A s’janë këto të vetmet përmasa të botëve në të cilat jeton trupi dhe shpirti i njeriut? A nuk ka shkruar vetë ai me aq pathos për to, i bindur në ekzistencën e vetme , absolute, pa asnjë lloj tjetër ekzistence jashtë tyre? Po tani ç’po ndodh me të dhe me këto përmasa? Mos paska ekzistencë tjetër përtej tyre?
Thuaja vetes, pranoje, qoftë absurditet apo çmenduri, këtë ekzistencë. Ti posa u preke nga një imazh, e pranove atë brenda teje, u çvirgjërove prej saj.
-Si, është Lediana? Mos u tall me të vërtetën Dhimitër. Eshtë Besirja.
-Jo, ju betohem që është Lediana, qoftë dhe në imazhin e Besires, më besoni, Lediana është, në tjetër përmasë të jetës sonë.
-Nuk e njohim këtë përmasë, ajo është krijesë e fantazisë tënde.
-Fantazia ime kurrë s’ka patur tjetër veç Ledianës, edhe në çastet më të shkrehura të intimitetit tonë.
-Avash se na binde.
-Ju betohem. Gjithçka bëjmë e fantazojmë është vetëm për kënaqësinë tonë e jo të ndonjë tjetri apo tjetre.
-Dmth fantazoni tjetrin e tjetrën për qejfin tuaj?
-Puna jonë, ç’ju duhet ju intimiteti tonë! Ne dimë të kënaqim e lumturojmë vetëm njeri-tjetrin.
-Qartë, të besojmë ty, por besojmë dhe Besiren. Ti je për të tani princi i ëndrrës së saj, edhe pa qënë ajo për ty princesha e ëndrrës tënde.
-Nuk mund t’ju bind më shumë, se letra që do i nis pak më vonë Besires.
@Edmond Shallvari
Nga romani, FACEBOOK-KOOBECAF.

22nd February 2016, 09:47
Nga romani alternativi gatshem per botim, "UNE NE DY"
I kompleksuari njeri, mes vorbullës së ngjarjeve kthesamane, ndodh që ta pësojë si lojtari në pozicionin jashtë loje. Kaq afër arritjes së një dëshire, suksesi, pse jo dhe lavdie, ndalet papritur nga fërshëllima e bilbilit të arbitrit të kohës, në lojën e madhe të jetës.
Tund kokën i revoltuar, proteston për padrejtësi, por e pëson akoma më keq. Në fillim me vërejtje paralajmëruese e nëse ngre zërin më shumë kondra, i jepet i verdhi karton, duke e pritur më tej i kuqi, që të nxjerr jashtë fare nga loja.
I ndodh apo jo kjo masë, ai ndjehet dhe me kaq i përjashtuar, i padrejtësuar, ofenduar, nëpërkëmbur. Në një kohë që dikush tjetër, me manovrim arrin të shënojë gol me dorë e të bëjë emër dhe para.
I kompleksuari njeri, e sheh veten në udhëkryq dhe pret e pret një sinjal orientues ç'rrugë të marë. Por ai i shfaqet si drita urgjente e autoambulancës, që e rrotullon rreth boshtit të vetes, duke e lënë në qendër të udhëkryqit.
I kompleksuari njeri ndjehet sa i lirë në vetveprim, aq i burgosur nga liria e tepruar. I çprangosur nga pranga shoqërore, e shikon veten shtrënguar nga dhjetra mikropranga të dukshme e të padukshme, që e ç'individualizojnë në dhjetra mikroqenie Un-esh, në trupin burg të tij.
Çuditërisht është vetburgosur.
Kërkon thelbin e ekzistencës, por kjo e çon në ato dhjetra qelira mbartëse të mikroekzistencave të tij.
I vjen të ulërijë shpërthyeshëm, t'i tregojë botës persekutimin, por bota i kalon tangent orbitës ekzistenciale të tij, me indiferentizmin e saj, që e tërbon akoma më shumë.
Shikon veten sipërfaqshëm. Ajo s'ka dallim nga e sipërfaqshmja e botës. Ai dhe bota s'kanë ç't’i bëjnë më njeri-tjetrit. Sepse bota është individualizuar e njësuar me të, sikurse dhe ai me vetë botën.
Botë komplekse e njeriut individualist.
Botë individualiste e njeriut kompleks.
Liria ndjen dhimbje nga e kundërta e shtrëngesës dhe kufizimit të saj.
Muri berlinez i një ndarjeje botësh mes qeniesh njerëzore tjetërlloj shoqërizuar e individualizuar në dy anët e tij, paska qenë një hiç, para murit psiqik në trurin e qenies njeri.
Buldozerët shembës të murit-beton, vetshemben porsa prekin sipërfaqshëm murin psiqik.
I kompleksuari njeri, perpelitet dhimbshëm të vetçmuroset, por gjendet në paradoksin e ri mes lirisë pas hapit të parë fitues dhe rimurosjes në hapin pasardhës. Gjithçka e lirë e gjithçka e rimurosur, e personalizojnë tjetërlloj atë. Ai është dhe s'është i mëparshmi.
Personaliteti i tij është tashmë një amalgamë individualitetesh të cunguara e tej të lira. Ndeshja mes tyre e shfaq në shoqëri të shtresuar në origjinalitete të maskuara dhe maska të origjinalizuara. Mbizotërimet dhe nënzotërimet e efekteve të koshiencës dhe subkoshiencës, vartësojnë dyzimin e mësipërm.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi