Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Te fala Edi Ramës nga një djalkë pe Korçe Empty Te fala Edi Ramës nga një djalkë pe Korçe

21st February 2016, 01:16
Te fala Edi Ramës nga një djalkë pe Korçe Rama-p10

Te fala Edi Ramës nga një djalkë pe Korçe
Kryeministri dje ishte në Korcë, na foli për kërnacka, por na tha që kemi edhe pjeshka. Ironi, cinizëm, fyerje dhe sulm ndaj qytetarisë korçare???

Disa djemka pe Korçe më morën sot në telefon: “Ti përgjigjemi më thanë dhe mendojnë që ta sqarojnë më tej kryeministrin personalisht dhe pjeshkat që kërkon në Korçë”. Nuk duan të identifikohen dhe kusuret po i mar unë.

Në Korcë do gjesh raki kumblle të zjerë 2 herë, raki mani, raki rrushi safi. Mos pi shumë se pjeshkët do të duken presh ose pras si ta duash.

Kujdes nga piperkat me gjizë, ti japin për shoqërim, se bëjnë ca djegëse me arme në Korçë që të përvëlon 1 javë të përvelon….. goja kuptohet.

Në Korçë ke lakror me dy petë edhe byrek, por mos ha shumë se ndoshta zihesh kaps dhe do lule Mellagë që të lirohesh, në Korçë i ke më shumicë. Zakonisht ndihmojnë femijët e vegjël për jashtëqitjen, thonë.

Në Korcë ska vetëm kërnacka, ka ca petulla të fshira, që mund të ta fusin amvisat surratit dhe mos të ikë e nxira për 2 javë. Jo se të kanë inat, por e kanë brumin cilesor de.

Kërnackat ne si shoqërojmë me pjeshka, qëmoti i shoqëronin me birra e votkë, ti si pi dot ato të Korçës, jo se nuk do, por të japin vera të shtrenjta France në Parisin e vogël që i nglule kullë betoni.

Në Korcë pjeshkat i kishe me vetë, ca i ke në bashki e ca në qeveri, mos i gjezdis shumë se do të kalben, ne nga Korca të japim ca starkinka e golde Dvorani që të kenaqesh shumë. Le ato të Devollit pastaj. Janë mollë jo pjeshkë.

Mund të provosh të dëgjosh edhe serenata dashurie që të qetësosh shripitin tënd nga pjeshkat që të dalin përpara. Lodhja, stresi, ankthi, ëndrat me Metën, Blushin, Bashën, Berishën, të largohen me serenata. Kujdes çfarë pi se fluturon pastaj.

Ndoshta të kishte marë malli për pjeshkë dhe i kërkove në Korçë, por aty tani skanë pjeshkë, nëpër baçe mund të gjesh presh, po po presh, i mbajnë në baçe gjatë dimrit. Të japin dhe falas. Po nuk të pëlqejnë sade, ti bëjnë edhe me pastërma. Po pe demi, jo pe lope.

Në Korçë, ka amvisa, qytetari, traditë e kulturë. Pjeshkat kalben e prishen shpejt në Korçë, ndaj të rekomandova preshin si zgjidhje.

Këtë herë të shkon ajo fjala e urtë popullore “të foli b…, përpara mendjes”.

Të fala nga Elvi Fundo një djalkë pe Korçe./citynews
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi