Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Zogu i Ramës premton se do ndërtojë në çdo muaj 4 shkolla dhe 2 kopshte   Empty Zogu i Ramës premton se do ndërtojë në çdo muaj 4 shkolla dhe 2 kopshte

3rd June 2015, 11:45
Zogu i Ramës premton se do ndërtojë në çdo muaj 4 shkolla dhe 2 kopshte   Ssssss10
“Zogu i Ramës” është një shembull jo vetëm i një mashtruesi klasik. Për psikologët të gënjesh për gjithçka dhe gjithmonë është shenjë e një çrregullimi psikik. 
Ky njeri, me dimensionet e një monstre që gënjen edhe për gjërat më të shenjta që mund të ketë një person sikurse janë familja është lehtësisht i kuptueshëm se çfarë mund të bëjë me njerëzit e tjerë me të cilët nuk ka asnjë lidhje.

Për çdo ditë kandidati i Ramës dhe Metës për Tiranën vetëm mashtron. Dy ditë më parë, hodhi në qarkullim një gënjeshtër të rrallë për një mendje normale. Ai tha se brenda katër viteve të ardhshme, nëse do të jetë në krye të Bashkisë, atëherë do të ndërtojë 200 shkolla dhe 100 kopshte. Se si mund të ndërtohen 200 shkolla dhe 100 kopshte brenda katër vitesh, kjo është një përrallë që nuk mund ta besojnë as fëmijët e kopshteve. Mirëpo Zogu i Ramës e thotë publikisht dhe me zë të lartë, duke e menduar intelegjencën e banorëve të Tiranës shumë herë më të ulët se ajo e fëmijëve të kopshteve. 
Sipas këtij mashtruesi, në rast se do të pranonim se mund të ndërtohen 200 shkolla dhe 100 kopshte në Tiranë brenda katër viteve, atëherë do të duhet të besojmë se brenda një muaji do të duhet të ndërtohen 4 shkolla dhe 2 kopshte. 
Po a ka njeri normal që mund ta besojë këtë? Natyrisht nëse qëndron gjatë gjithë kohës me të sëmurë psikik, kjo mund të ishte një gënjeshtër që mund të shkonte për fushatë nëse Zogu do të votohej në një spital psikiatrik. 
Të ndërtosh katër shkolla brenda një muaji dhe 2 kopshte është e pamundur dhe kjo është lehtësisht e kuptueshme nëse bën një llogari të thjeshtë. Do të duhen aq shumë trualle ndërtimi sa do të kërkonte fonde të shumta për kompensimin e pronarëve dhe për një qeveri që deri tani nuk ka ndërtuar asnjë kilometër rrugë, kjo është e kuptueshme se sa mund të jetë e realizueshme. Po do të kërkonte fonde miliona euro për ndërtimin e shkollave, pasi një shkollë me standarde normale sot kushton mbi 1.2 milionë euro, do të kërkonte kapacitete ndërtuese të paimagjinueshme dhe mbi të gjithë të mendosh se mund të ngrihet brenda katër javëve kjo është një çmenduri po aq e madhe sa edhe ai që e ka hedhur në treg këtë fushatë. Një individ i tillë që mashtron kaq trashë nuk mund të jetë tjetër veçse një monstër e shekullit. 
Të gjitha këto mashtrime kaq absurde kalojnë në heshtje ose me humor. Në rastin e martesës kur i njëjti monstër tha se si bëri dy dasmat në kala me mbi 2 mijë të ftuar me paratë e mamasë të gjithë qeshëm dhe tani është kthyer në barsaletë. Kur gënjeu dhe tha se kishte kalamaj që e prisnin në shtëpi, sërish të gjithë qeshën dhe ndonjë për ta zbutur idiotësinë tha se në fakt ai po pret fëmijë. Mirëpo nëse të gjithë këto mashtrime kalojnë pa u ndalur dhe pa reflektuar si shoqëri, atëherë nuk kemi të bëjmë vetëm me një problem të një sëmuri që gënjen për gjithçka, por kemi të bëjmë edhe me një problem të shoqërisë. 
Ky individ është një deformim i rracës njerëzore. Ndaj tij duhet kërkuar një vizitë dhe kartelë mjekësore që të provojë se ai është një qenie normale. Opinioni ka mjaftueshëm fakte për të parë se nuk kemi të bëjmë me një qenie normale përderisa për çdo ditë hedh në fushatë mashtrime ndër më absurdet për një mendje njerëzore. 

Deklarata e monstrës që gënjen për gjithçka
“A ka sot të njëjtën cilësi një kopsht në Ndroq me një kopsht në Bllok? Unë them që jo. Kjo do të thotë që sfida më e madhe që ne kemi është si do të zhdukim pabarazinë midis periferisë së re të Tiranës dhe qendrës. Sigurisht gjithmonë do të ketë shkolla elitare, gjithmonë një kopsht do të jetë më i mirë, por një pabarazi kaq e thellë nuk mund të ekzistojë. Prandaj dhe plani ynë ka qenë që në 4 vitet e para ne të kemi në total për t’iu shërbyer 1 milion banorëve 100 kopshte dhe 200 shkolla. Është e vetmja mënyrë sesi ne mund të përballojmë fluksin e madh të territorit të Tiranës, ku të gjithë mundohen për t’iu dhënë fëmijëve të tyre një ofertë më të mirë strapacohen dhe shkojnë dhe i dyndin të gjithë në qendër të Tiranës”, tha ai. 

A.SHAHINI
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi