Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Me kë e ka Donald Lu? “Kur të kaloj pranë një tufe delesh do t’ju mendoj” Empty Me kë e ka Donald Lu? “Kur të kaloj pranë një tufe delesh do t’ju mendoj”

23rd February 2016, 21:57
Me kë e ka Donald Lu? “Kur të kaloj pranë një tufe delesh do t’ju mendoj” Donald10
Ambasadori Amerikan ne Tirane, Donald Lu, gjate nje pritje te organizuar ne Pallatin e Brigadave me rastin e 15 vjetorit te Avokatit te Populli./r/n/r/nAmerican Ambassador in Tirana, Donald Lu, during a reception at the Palace of Brigades organized on the occasion of the 15th anniversary of the Ombudsman.
Ambasadori i SHBA-ve Donald Lu i është drejtuar me një mesazh të drejtpërdrejt të pranishmëve në prezantimin e projektit për Trajnimin Profesional pranë Universitetit Bujqësor. Që në nisje të fjalës së tij Lu ka filluar të flasë për delet, dhe sesi puna e bërë deri më tani t;i bënte ato më të shëndetshme…

“Ministër Panariti, Ministër Klosi, Ministre Nikolla, Ambasadore Stančič, Rektor Harizaj, të dashur kolegë! Kur kam mundësi të udhëtoj në Shqipëri, buzëqesh sa herë hasim një tufë delesh në rrugë. Kjo më kujton se Shqipëria nuk është Tirana dhe se pjesa më e madhe e këtij vendi të bukur mbetet rurale dhe bujqësore. Do të doja të mendoja se puna që kemi bërë këtu do t’i bëjë më të shëndetshme ato dele dhe do t’i ndihmojë ata që kujdesen për to të jenë të trajnuar më mirë dhe më konkurrues. Ndjehem i nderuar që jam bashkë me Ministrin Panariti sot këtu, pasi di që ai është ekspert i vërtetë veterinar, përveçse një ministër i respektuar. Pres me kënaqësi të dëgjoj fjalët e tij të mençura.

Jam gjithashtu i kënaqur që jam sot këtu me Ambasadoren Stančič për të përuruar projektin e përbashkët të ndihmës ndërmjet Shqipërisë, Sllovenisë dhe Shteteve të Bashkuara. Shpresojmë që ky të jetë një partneritet i gjatë dhe i mbarë”, ka thënë ambasadori amerikan.

Ambasadori Lu e ka mbyllur fjalën sërish me delet.

“I uroj suksese të gjithë pedagogëve dhe studentëve që do të kalojnë nëpër dyert e këtij institucioni të rëndësishëm. Herën tjetër që do të kaloj pranë një tufe delesh në rrugë, do t’ju mendoj”, ka thënë ai në takimin me studentë.

Por është e paqartë nëse ambasadori Lu e ka për studentët apo politikanët këtë frazë.

Disa ditë më parë ka qenë Kryeministri i cili ka përmenduar delet, kur në kundëpërgjigje të PD-së tha se në evenimentet e organizuara nga PS për anëtarësime të reja njerëzit nuk mblidhen më si delet, ashtu siç bënte sipas tij ish Kryeministri. Me të njëjtin fjalor Rama tha se në zgjedhjet e viti 2017 shqiptarët, larg së qeni budallenj dhe dele, do t’i japin përsëri 1 milion vota socialistëve.

“Ashtu sikundër pas 2 vitesh shumë të vështira, kur ne ishim në procesin e një reforme jashtëzakonisht të vështirë në energji, shqiptarët na dhanë përsëri mbi 1 milionë vota në zgjedhjet e 2015-s, vitin e ardhshëm shqiptarët do të na rijapin mbi 1 milionë vota, sepse shqiptaret janë larg së qeni budallenj dhe janë larg së qeni një tufë delesh që mund t’i marri dhe t’i çojë pas berihait çdo lloj çobani, me gjithfarë lloj kërrabash të shtrembëta”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi