Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
CLICHE
CLICHE
Anëtar i rregullt
Anëtar i rregullt
Regjistruar : 31/12/2007
Postime : 433
Points : 40
Reputacioni : 29
Medalje Medalje2 Medalje3

Qender e Re per Tiranen prane Parkut te Liqenit Artificial Empty Qender e Re per Tiranen prane Parkut te Liqenit Artificial

3rd August 2008, 20:33
Qender e Re per Tiranen prane Parkut te Liqenit Artificial


Liqeni, nje qyteze brenda qytetit


Dore holandeze per rimekembjen e Parkut te Liqenit Artificial. Studioja MRVD, me arkitektin Einny Mass ne krye, do te mund ta shnderrojne kete zone ne mjaft te frekuentuar dhe te kendshme. Thelbi i shnderrimit nuk do te jete vetem krijimi i nje plazhi, por edhe i qendrave tregtare, zyrave, bankave etj. Studioja fituese eshte perzgjedhur unanimisht nga anetaret e komisionit, te cilet e kane pare me te zbatueshem projektin e studios MRVD se te asnje studioje tjeter.

Shnderrimi

Zona qe do t'i nenshtrohet shnderrimit shtrihet ne pjesen jugore te Tiranes, ne veri te Liqenit Artificial dhe perfshin gjithashtu zonen e Kopshtit Botanik, klubin "Dinamo", kompleksin e Pishinave, bregun e Liqenit, si dhe nje pjese te Parkut te Madh te Liqenit. Ne menyre unanime, Juria e Konkursit Nderkombetar, e perbere nga arkitekte dhe urbaniste te njohur ne lemin e arkitektures dhe urbanistikes, vleresoi si idene me potencial me te madh te zhvillimit urban, prezantimin e studios MVRDV, perfaqesuar nga arkitekti i njohur Einy Maas dhe qe do te jete ideja mbi te cilen do te zhvillohet ky projekt ne te ardhmen. Synimi i studios fituese nga Holanda MRVD eshte te krijoje nje qyteze brenda Tiranes. Ne afersi te diges propozohet ngritja e disa ndertesave jo me te larta se pese kate. Ato mund te sherbejne si zyra, lokale apo banka. Fituesit e tjetersimit te kodrave te liqenit do te ndajne qarte zonat e gjelbra nga ato rezidenciale. Ne bashkepunim me sektorin privat, bregu i liqenit mund te jete nje alternative per ta shnderruar ne nje ambient me cadra plazhi, lokale dhe restorante. I konceptuar si nje pike takimi ne natyre pamja qe ofron projekti fitues nuk eshte perfundimtar, pasi do te jete i hapur per propozime te reja nga sektori privat dhe publik.

Vleresimi

Kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama, theksoi se ky konkurs synon gjetjen e idese me te mire e cila sigurisht do te zhvillohet me tutje, sepse behet fjale per nje moment strategjik per zhvillimin e kryeqytetit. Ai sqaroi se zgjedhja e bere nuk eshte pamja perfundimtare e projektit qe do te realizohet neser, por eshte berthama dhe ideja fituese, pasi do te priten edhe propozime te tjera. Ai tha se shnderrimi do te beje qe zona e Parkut te Liqenit do te jete nje qender e re e Tiranes pra, nje pike e re referimi per te rejat, per te rinjte, familjaret. Pervec kesaj, ai do te jete jo thjesht nje vend ku do te kete zyra, ku do te kete gjithcka tjeter per sherbimet, si banka, rezidenca, etj. Ketyre ndryshimeve do t'u nenshtrohet Zona "C" prane Diges se Liqenit. Ajo shtrihet ne pjesen jugore te Tiranes, ne veri te "Liqenit Artificial" dhe perfshin gjithashtu zonen e kopshtit botanik, "Klubin Dinamo", "Kompleksin e pishinave", "Bregun e Liqenit" si dhe nje pjese te Parkut te Madh te Liqenit. Lidhur me punen pergatitore per Planin e Ri. Studioja fituese MVRDV eshte themeluar ne Roterdam ne 1991. Ajo prodhon projekte dhe studime ne fushen e arkitektures, urbanizmit dhe projektimit te peizazheve. Nder projektet e tij te realizuara permendim: Pavilonin Hollandez per Expo2000 ne Hanover, Gjermani, Park Biznesi Flight Forum ne Eindhoven, dy objekte ne Borneo Sporenburg ne Amsterdam dhe instalacioni futuristik Metacity Datatoen. Aktualisht Einny Maas eshte duke punuar mbi projektin e Universitetit ne Nijmegen, duke projektuar objekte te permasave te medha ne Amsterdam dhe Hage.

Zona te Tiranes si Parku i Liqenit, jane zona kyce po t'i referohemi rolit te tyre udheheqes ne zhvillimet e ardhshme urbane te kryeqytetit. Nje gje e tille eshte percaktuar nga Bashkia e Tiranes ne bashkepunim me studion Urba-Plan, te cilat kane arritur ka arritur ne percaktimin e disa zonave te qytetit te cilat permbajne potencial zhvillimi dhe ndihmojne strukturen e qytetit.

Pas Liqenit, radhen e ka "Nene Tereza"

Nje projekt tjeter ambicion qe pritet te ndryshoje faqen e kryeqytetit eshte shnderrimi i sheshit "Nene Tereza", prane Korpusit te Universitetit. Keshtu, Sheshi "Nene Tereza" pritet qe te kthehet ne nje nder vendet me te bukura dhe clodhese per te gjithe qytetaret e Tiranes. Projekti per shnderrimin e tij synon kthimin e sheshit para korpusit qendror ne nje vend larg zhurmes dhe ndotjes. Rigjallerimi i ketij sheshi te amortizuar tashme do te pershije te gjithe elementet qe nga pllakat, te shatervani jofunksional, etj. Shnderrimi do te behet pas perzgjedhjes se firmes fituese me ane te nje konkursi nderkombetar. Paraprakisht, propozimet per kete shesh kane qene qe te kthehet ne nje vend per kembesoret. "Kjo zone eshte me teper per trafik rrugor. Sugjerojme qe kete hapesire t'ua kthejme njerezve, ndersa kesaj pjese t'i kthejme identitetin e nje "Campus"-i Universitar", jane shprehur disa arkitekte holandeze para disa kohesh, teksa kane parashtruar propozimet e tyre per rigjallerimin e sheshit "Nene Tereza". Gjithashtu, ata kane sugjeruar qe ne kete zone te mos behen ndertime me te larta se 7 kate. Gjithashtu, ata nuk e kane perjashtuar idene qe te ndertohen parkime ne sheshin perpara Korpusit te Universitetit. Ndersa per sheshin te stadiumi "Qemal Stafa", ekspertet kane deklaruar se hotel "Sheraton" e ka prishur simetrine e sheshit te te gjithe Korpusit Universitar. Megjithate, si zgjidhje eshte sugjeruar ngritja e nje ndertese te re te trete te larte, si nje forme balancimi.

Keshilli i Rregullimit te Territorit vendosi ne qershor te ketij viti nisjen e procedurave per shnderrimet e lartpermendura. Keshtu, shume shpejt pritet qe studiot nderkombetare te paraqesin projektet e tyre dhe pas konkursit te shpallet forma fituese arkitektonike.



Gazeta Koha Jone
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi