- legjendaAnëtar aktiv
- Regjistruar : 30/01/2016
Postime : 136
Points : 220
Reputacioni : 4
Bill Clinton në fushatë takon gazetarin Shaqir Salihu, e përqafon kur mëson se është nga Kosova
25th February 2016, 21:12
VIRGINIA : (Illyriapress - 25 shkurt 2016) Një gazetar i njohur shqiptar në SHBA ka pasur një takim të bukur me ish-Presidentin Bill Clinton, gjatë një takimi të fushatës presidenciale, në Alexandria, Virginia.
Shaqir Salihu, tashmë në pension, pas tri dekadash në “Zërin e Amerikës”, ishte vetëm një nga 800 vetët e mbledhur në sallën e madhe për të parë e dëgjuar ish-presidentin, por shansi e deshi që të ishte edhe një nga ata që patën fatin të takohen e të flasin personalisht me të Ish-Presidenti Clinton po bënte fushatë për bashkëshorten e tij, Hillary Clinton e cila udhëheq garën brenda Partisë Demokrate. Ai foli për arsyet se pse Hillary Clinton është presidentja që i duhet Amerikës.
Shaqiri ishte ulur në rreshtin e parë dhe kur Clinton u afrua që t’u jepte dorën.
“Kur i pëshpërita në vesh se jam nga Kosova, më perqafoi fort dhe më rrëfeu se Kosova është shteti i tij i preferuar”, shkruan gazetari Salihu në faqen e tij, në Facebook. “Gati sa nuk shpërtheva në lot nga ky takim mallëngjyes me një njeri kyç ne krijimin e shtetit të Kosovës. Një njeri që e do dhe e mbron lirinë e demokracinë”.
Shumë shqiptarë në SHBA mbështesin zonjën Hillary Clinton për presidente për shkak të pikëpamjeve të saj dhe të rolit miqësor ndaj shqiptarëve të luajtur si Sekretare e Shtetit dhe Senatore e Shteteve të Bashkuara, por një mbështetje më shumë vjen prej rolit të Presidentit Bill Clinton çlirimin historik të Kosovës nga zgjedha serbo-jugosllave.
Shaqir Salihu, i lindur dhe rritur në Kosovë, erdhi në SHBA në vitet 1960 dhe ka një përvojë të jashtëzakonshme pune në seksion shqip të Zërit të Amerikës. Një përshkrimi i mbresave të tij nga ky takim bashkë me fotografinë e mësipërme është botuar prej tij në Facebook.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi