Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Përdhunimi i 15­-vjeçares shqiptare, gjykata liron grekun e akuzuar Empty Përdhunimi i 15­-vjeçares shqiptare, gjykata liron grekun e akuzuar

4th March 2016, 21:54
Përdhunimi i 15­-vjeçares shqiptare, gjykata liron grekun e akuzuar Pyrdhu10
Përdhunimi i 15­-vjeçares shqiptare, gjykata liron grekun e akuzuar

Gjykata në Iraklio të Kretës ka vendosur sot pasdite të lirojë nga paraburgimi, 33 vjeçarin grek i akuzuar për përdhunimin e përsëritur të një vajze të mitur shqiptare, si dhe për disa akuza të tjera.

Vendimi i gjykatës greke ngjalli irritim te vajza e mitur, prindërit dhe familjarë të tjerë të saj të cilët ishin në sallën e gjyqit kur u komunikua rikthimi i lirisë për të riun grek, disa ditë pasi u vu në pranga në Hersonisou.

I riu u akuzua nga policia dhe prokuroria e ishullit të Iraklios (Kretë) për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur në mënyrë të përsëritur, prodhim dhe mbajtje materialesh pedofilie dhe pornografie me të mitur, kërcënim me jetë të të miturës, mbajtje pa leje të municioneve luftarake dhe posedim lëndësh narkotike.

Të gjitha këto akuza nuk mjaftuan për të bindur gjykatën që të mbajë në burg të dyshuarin grek. Gjykata vendosi ta lërë të lirë duke i ndaluar largimin nga Greqia dhe paraqitje periodike pranë autoriteteve policore lokale. Mësohet se në seancën e sotme të vlerësimit të masës së sigurisë në gjykatë, 33­vjeçari pretendoi se nuk e kishte përdhunuar të miturën, porse me të kishte një lidhje intime prej vitit të kaluar. Detajet e ngjarjes dhe dëshmia rrënqethëse e vajzës

Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Përdhunimi i 15­-vjeçares shqiptare, gjykata liron grekun e akuzuar Empty Re: Përdhunimi i 15­-vjeçares shqiptare, gjykata liron grekun e akuzuar

5th March 2016, 08:36
Sa gjynah Sad dihet kjo qe Shqiptaret gjithmon i kan persekutuar e sa do i persekutojn
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi