Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

Ekzistenca, thellimi në njohje dhe logjika kundërvepruese, këndvështrim analitik Fjala kumt për librin e Naxhije Doçit “KRIMI DHE PËRDHUNIMI SERB Empty Ekzistenca, thellimi në njohje dhe logjika kundërvepruese, këndvështrim analitik Fjala kumt për librin e Naxhije Doçit “KRIMI DHE PËRDHUNIMI SERB

11th February 2017, 20:15
Ekzistenca, thellimi në njohje dhe logjika kundërvepruese, këndvështrim analitik
Fjala kumt për librin e Naxhije Doçit “KRIMI DHE PËRDHUNIMI SERB KUNDËR FEMRËS SHQIPTARE NË KOSOVË (1997-1999)”
nga Kristaq F. Shabani, poet , shkrimtar, studiues IWA, WPS,AOM
President i LNPSHA“PEGASI” ALBANIA , “Njeriu i Vitit 2011” i shpallur nga ABI
Të nderuar pjesëmarrës në këtë analitkë!
Pjesëmarrja jonë në këtë veprimtari analitike është e motivuar.
Hyrësi
Ekzistenca ka nevojë për përcjellje të padiskutueshme, për peripecitë dramatike, apo për atë që quhet Tmerradë, e cila, në aktet e saj të panumërta, ka dramën dhe sublimitetin njerëzor për shthurrjen e Tmerradës. Kjo Tmerradë ndodh në përmbylljen e një Mijëvjeçari. Dhe ku? Pikërisht në zemër të Evropës…
1.Thellimi në njohje dhe logjika kundërvepruese
Përpara syve të botës së emancipuar ndodh masakrimi, dhunimi, përdhunimi, eliminimi njerëzor “kryefjalë”, gijotina makabre mesjetare; prova e sprova masakrimi eliminimi të tipit xhelatesk, saditesk, nazitesk… Kjo goditje e mprehur e sajuar nga trure të lajthitur, të stërvitur në terrene “psikopativë”, ndërsehet ndaj një populli që simbol ka shqiponjën, një popull i ndarë nga trungu amë padrejtësisht dhe turpërisht, për ndjesi dhe hatëre oreksive eliminimi. Përballë një militarizmi të tejskajshëm, përballë një lirie veprimi, pa kurfarë ndaljeje personazhit – popull kosovar të pambrojtur, i mohohet e drejta e të jetuarit në tokën amë, në trojet e veta… Në hapësirën tokësore rriteshin frymorët, shtojzovallet, eposet, dragonjtë, trimëritë dykrenash me sykthyer në drejtim të tokës mëmë. Tentime pas tentimesh dhe korbimsorrimi rikthehej në startin nisës, për të rithurur plane ngrënës e për të gjetur kohën e përshtatshme për të inkursionuar në relievin e bukur. Faniten falangat e merimangave të zeza, të cilat spruconin rrugëtimin e tyre dhe arenat me helm vdekjeprurës çubroloviçian dhe milosheviçian, helmvdekje spastrimi për autoktonët e lashtë nga identitetet e gajasura që në lindje në guva akulli. Por shfaqet NATO dhe Clinton dhe stopon…Protagoniste në këtë beteja: Përveç të tjerash dhe Femra shqiptare e trimtë e Kosovës, e cila epokoi me trimërinë e saj dhe marrjen e përgjegjësisë së madhe për të mos humbur Njeriu, Toka…Ajo i dha vlerë Njeriut, i dha vlerë Tokës… Objekt i dhunimit, torturës, masakrimit, përçudnimit ekstrem, përdhunimit makabër, një zinxhir hallkash torturuese dhe ajo, pra femra, tregoi shpirtin e madh për përballimin e kësaj situate të ndërlikuar, duke vënë përballë rezistencën dhe inteligjencën … Ja kjo maskaradë sillet në kompleks në veprën e publicistes Naxhije Doçi, tashmë dhe në gjuhën universale atë angleze, nëpërmjet Pegasit Shqiptar, dy përkthyesve të talentuar: Dritan Kardhashit (edhe redaktor në anglisht) dhe Aleksandra Shabanit, të cilët, për të realizuar këtë nismim, që do të sigurojë tejnjohje të Tmerradës ndaj femrës shqiptare të Kosovës; do të hapë horizonte të reja për të vepruar e për të vënë në përdorim logjikën politike, morale, etike në këtë psikologjizëm stresant të krijuar nga masakratorët dhe përdhunuesit, vetë përkthyesit kanë hyrë në këtë botë prodhuese të dhimbjes së tejskajshme me detaje, kanë shpalosur këtë vragë historike edhe përballë atyre, të cilët kanë sy, por, në të tilla raste, lozin rolin e të verbërit… Ky teatër veprimesh antinjerëzor zhvillohet në skena të hapësirës kosovare, në tre vite të nxehta 1997,1998,1999, të cilët do të mbahen mend për kulmin e një gjendjeje kasaphanë, ku makina e mekanizuar me arsenal të fuqishëm ushtarak e Milosheviit shpreh dufin me ekstrem ndaj një popullsie të pambrojtur, duke e shndërruar gjendjen në një kalvar të vërtetë.
2.Një libër ngjasues, për nga trajta dhe metoda e përcjelljes, i karakterit romanor
Autorja, në këtë libër publicistiko - letrar –dokumentar me vlerë të lartë historike, (ngjason me një trajtë romanore), nëpërmjet një “filmi” shkrimor, një rrëfenje të dëshmitareve okularë, nëpërmjet pazazheve dridhëse, veprimeve “anti” dhe “hije”, me metoda edhe maskuese, shpejtimit për të eliminuar gjurmët e masakrës, apo eliminimin e protagonistëve nga vrasësit, masakratorët, përdhunuesit është mbushamendëse, pasi në vepër pasqyrohen të gjitha format e përcjelljes së ngjarjeve, ndodhive, masakrave, kundërtive, eliminimeve. Vetë pjesëzat frymojnë me dëshmi reale të tërën… Vetë rrëfimet anatemojnë dhe apelojnë… Vetë vetja konsultohet me vetveten dhe nxjerr përfundimin logjik; është një vepër, e cila ka dashë përkushtim të madh të mbledhë këtë informacoion kaq të madh, kaq impresionues, kaq dokumentar, kaq historik dhe kaq asfiksues për kundërshtarin, i cili, në kohë moderne, aplikon krimin “kryefjalë”; gijotinën mesjetare, torturën, vrasjen barbare, makinat frigoriferike, ngrirjen, shiringën për thithjen e gjakut, një vdekje parabolike, prerjen e organeve truporë, përdhunimin e tjerë dhe, si gjithmonë, objektivi: Eliminimi i brezit të ri në mënyrë të shpejtë, pa u menduar…, mposhtje të lindëses së krijesave, poshtërimin e saj. Asgjë nuk mbetet në tentativë, por ndodh realisht me një shfrenim të energjive negative… Kjo është dhe zotësia profesionale e grupimin të dëshmive reale. Pra, fakti të mbërthen dhe dorëzimi ndaj tij është i pashmangshëm…
3. Libri i Naxhijes Doçit është një pasuri thesar historik
Në kontekstin historik ky libër është me shumë vlera të realitetit historik, dëshmi tipike dhe asgjësuese për “personazhet” më keqdashëse të një shteti ushtarak manipulues serb, më vrasës të pragmbylljes të fundmijëvjearit të dytë. Fakte të pakontestueshme, të vërtetuara dhe mbërthyese dhe prova për një bankë akuzuese. Libri është një pasuri thesar historik, i cili duhet të ruhet në fondin libror të librit tipik historik dhe madje të zbërthet e të komentohet…
4.Libri ka vlera të forta autentike dhe në sferën morale
Duke qenë një libër me këtë substrat, ai përcjell te lexuesit e të gjithë kategorive mesazhe shumëplanshe, të cilët kanë përcjelljen e asaj fraze parabolike, perifrazuese të ish Presidentit të SHBA, Bill Clinton se, Ne sollëm paqen, ju keni detyrë ta mbroni atë! Pra, është një libër, ku nxirren apo dalin qindra mesazhe për rikujtim dhe për të vepruar në ardhmërinë… Pra apeli historik i mesazhit kryesor është i qartë: “S’duhet të ketë kurrë përsëritje të tillë makabre, e cila i kushtoi shtrenjtë popullit shqiptar të Kosovës: humbje të rënda në planin njërëzor, në planin moral, në planin material. Një apel i fortë për drejtuesit e Kosovës, të cilët duhet të jenë të tejpjekur në veprimet politike dhe diplomatike…
5. Ky libër ka vlera universale
Përkthimi në gjuhën angleze i jep librit vlerë universale, pasi shton lexuesit, por njëkohësisht ne do të mundësojmë, nëpërmjet faqeve tona internetike, t’i bëjmë herë pas herë pasqyrime, që ata, të cilët dëshirojnë ta ketë pronë leximore, t’u mundësojmë kontaktin. Gjithahstu Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pegasi” Albania, duke pasur edhe anëtarë potencialë në 81 vende të botës do të krijohet një mundësi tjetër për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur. Atë që krijon sot kjo formë njohje ka një shpejtësi të jashtëzakonshme…
Përmbyllje
Edhe autoren Naxhije Doçi këtë zonjë të hekurt, përfaqësuese tipike e femrës së sotme të emancipuar, ky libër, i këtij karakteri, i shton njohjen e saj në arenën ndërkombëtare me organizmat letrarë botërorë. Presidenca e LNPSHA”PEGASI” ALBANIA, kjo lidhje moderatore e sprovuar ku në përbërjen e saj janë krijuesë dhe artistë potentë, i uron publicistes: “ Jetë të gjatë e të lumtur , krijimtari të begatë dhe kontribut të përmasave kombëtare, si në këtë rast. Krenimi patjetër është i dyanshëm …Faleminderit këtij auditori inteligjent dhe mikpritës!…
Tiranë 09.02.2014
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi