Faqja 2 e 2 • 1, 2
Re: Dashuria dhe tradhëtia!?
2nd March 2008, 20:29
Femrat: Nuk tradhtojmë kurrë. Pse e kundërshtojnë?
Përse tradhtojnë femrat? Po fundja ç'ndryshim ka, përse ato duhet të kenë ndonjë arsye të ndryshme nga ato të meshkujve? Tradhtia ngelet tradhti, pavarësisht faktit nëse je femër apo mashkull. Edhe pse këtë që thuhet mund ta kundërshtojnë shumica e femrave.
Përballë pyetjes "përse tradhtojnë femrat?", nuk janë të pakta ato që mund të ngelën të shtangura nga pyetja. "Nuk e di. Unë për vete nuk kam tradhtuar ndonjëherë!". Kjo është përgjigjja që kanë dhënë pjesa më e madhe e të anketuarave. E pra, femrat nuk e njohin fjalën tradhti. Për t'u çuditur kjo, sepse meshkujt thonë krejt të kundërtën. Femrat do të thoshin se ç'rëndësi ka se ç'mendojnë meshkujt, kur bëhet fjalë për to dhe ato e dinë shumë mirë që nuk tradhtojnë. Por meshkujt thonë se jo në pak raste kanë provuar tradhtinë e femrave.
"Nuk tradhtojmë kurrë"
Është nga të paktat sondazhe që nuk ka pasur asnjë mendim të përbashkët mes dy sekseve. Ndërsa femrat në asnjë mënyrë nuk pranojnë që të mbajnë epitetin tradhtare, meshkujt nuk ngurrojnë të derdhin një lumë fjalësh kundër tyre, thua se femrat e kanë shpikur të parat fjalën tradhti. E në fakt, po të mbështeteshim në histori, ato kanë pak të drejtë. Gjithmonë duke përjashtuar veten, ato, ia lënë fajin meshkujve që nuk i kanë më në vëmendje. Ata, duke mos përjashtuar asnjë, thonë se ato e kanë tradhtinë në karakter. "Nëse një femër tradhton, për këtë e ka fajin partneri i saj. Ajo do ta bënte një gjë të tillë, vetëm nëse nuk gjen tek ai dashuri dhe siguri. Kështu që detyrohet t'i kërkojë tek një tjetër. Por gjithsesi, të rralla janë ato femra që tradhtojnë"- shprehet një nga të anketuarat. "Nëse ajo nuk ndihet mirë pranë partnerit të saj, duhet të mundohet ta rifitojë atë dhe jo të vrapojë në krahët e dikujt tjetër", kundërshton një i anketuar i seksit mashkull. Femrat në karrierë kanë më shumë mundësi të tradhtojnë. Kjo për arsyen se duke qenë se mund të ndihen disi të plotësuara me veten, kërkojnë fusha të reja për të eksperimentuar. Flirtojnë dhe luajnë rolin e femrës së emancipuar që nuk ka tabu dhe paragjykime.
Eksperiencë apo mungesë vëmendjeje
Edhe pse e mbajnë veten për besnike të përjetshme, nuk kanë pse bëjnë përjashtim nga pjesa tjetër, që janë meshkujt. Duket se në çështjen e tradhtisë femrat dhe meshkujt janë të ndarë në dy kampe pa asnjë të përbashkët. Secili justifikon veprimin e vet dhe sheh me sy mjaft kritik atë të tjetrit. Nëse do të kishim parasysh disa nga motivet që shtyjnë një mashkull në tradhti si p.sh. etja për eksperienca të reja dhe pamundësia për t'i bërë ballë tundimit, nuk shihet ndonjë arsye se përse femrat duhet të bëjnë përjashtim. Të tilla arsye fare mirë mund t'i shtynin edhe ato të bënin të njëjtën gjë. Të tradhtonin. Shumë të rralla janë ato femra që e pranojnë një gjë të tillë. Femra përdor tradhtinë e tij për të qenë e justifikuar për një veprim që ndoshta nuk ka guxuar për arsye të ndryshme ta bënte më parë? Të tjerë mendojnë se një femër nuk ka nevojë fare për arsye. Ajo tradhton dhe kaq.
Por sa e falshme është tradhtia nga pala tjetër?
Duket se të dy, si femra si mashkulli, janë shumë të ndjeshëm për sa i përket kësaj pikë, vriten dhe lëndohen nga tradhtia. U duket e pafalshme kur e bën tjetri dhe mundohen ta justifikojnë me të gjitha mënyrat kur e bëjnë vetë. Është e vështirë të thuash se sa e fal tradhtinë. Është shumë e rëndë, por ndonjëherë shumë gjëra varen nga momenti dhe nga rrethanat në të cilat ndodhesh. Të flasësh për tradhtinë si fenomen nuk është shumë e vështirë, të tregosh përvojën tënde, kjo qenka e pamundur. Asnjë nga të anketuarit nuk mori guximin të tregonte për veten, nëse kishte tradhtuar apo e kishin tradhtuar ndonjëherë.
Tradhetia
Tradhtia, armë në duart e femrës
Nuk janë të rralla rastet kur një tradhti përdoret për të tërhequr vëmendjen e partnerit. Ajo ndjehet e lënë pas dorë, lidhja e dikurshme mes të dyve nuk është më e fortë dhe marrëdhënia ka rënë në krizë. Si t'ia bëjë që gjërat të kthehen siç kanë qenë më parë? Nëse bëhet xheloz, do të kuptojë se jam edhe unë këtu. E rrallë, por ndodh. Gjithmonë në fokusin e eksperiencave të të tjerëve ose edhe të vetat, por që thuhen të fshehura nën të tjera identitete, pjesëmarrësit në sondazh tregojnë se si një tradhti përdoret për të t'i treguar partnerit se e ka lënë pas dorë ose për ta bërë xheloz. Ndërkaq, në raste të tjera shumë femra ndjekin shembullin e partnerit. Nëse ai e tradhton, ajo bën të njëjtën gjë. Kështu, ai do ta kuptojë sesi ndihet ajo. Por a është kjo një mënyrë për t'i treguar se tradhtia e tij e bën të ndjehet keq, apo mos ndoshta më në fund doli në pah karakteri i saj i vërtetë?
Kush tradhëton më shumë në çift
Shumë studime kanë treguar se tipi i tradhtarëve seksualë, është edhe më i ndeshur në jetë. Meshkujt tradhtojnë më shumë se gratë dhe shpjegimi shkencor i këtij fakti duhet gjetur tek natyra e tij. Nga natyra, mashkulli është i destinuar që të përkthejë stimujt seksualë në fantazi erotike, ndërsa femra i transformon në ndjenja, emocione dhe dashuri. Edhe ajo tradhton, por më tepër se nëpërmjet raporteve seksuale, me anë të mendimit.
Ndërsa tradhtarët seksualë janë më të qartë në zgjedhjet e tyre. Ata dinë të ndajnë seksin nga ndjenjat dhe sipas sondazheve, rreth 50 për qind e meshkujve që kanë një lidhje të dyfishtë, vazhdojnë të jenë të dashuruar pas partnereve të tyre "zyrtare". Për ta, tradhtia është e vetmja mënyrë për të mbijetuar në një lidhje të qëndrueshme apo martesë. Aventurat e shpejta janë për këtë tip tradhtarësh një mënyrë për të vlerësuar më tepër bashkëshortet.
Tradhëti e fshehur në lidhje të fshehtë
Studimet zbulojnë një panoramë tradhtarësh të qetë me ndërgjegjen e tyre. Pjesa më e madhe, rreth 75 për qind e tyre përgjigjet se nuk ndjehet aspak në faj ndaj partnerit, ndërsa gjysma e tyre pranon se situata me një marrëdhënie të rregullt dhe një lidhje të fshehtë është krejt normale për ta. Të paktën derisa të mos zbulohen nga partneri. Dy te tretat e personave nuk arrijnë të zbulojnë tradhtinë e partnerëve të tyre. Vetëm 13 për qind e të tradhtuarve është në dijeni të mëkatit dhe vetëm për shkak se partneri ka pranuar gjithçka që në dyshimin e parë. Si reagojmë kur zbulojmë mungesën e besnikërisë? Në të shumtën e rasteve shndërrohemi në detektivë të vërtetë. Ndjekim çdo lëvizje të partnerit dhe në fund të gjitha dyshimet dhe provat vendosen si akuzë përpara tradhtarit. Ndërsa për ata 13 për qind që zbulojnë faktin e të qenit të tradhtuar gjërat ndryshojnë. Një e treta e tyre ndjehet e njohin dashurinë e fshehtë.

- AlbiniAnëtar i vjetër
- Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Re: Dashuria dhe tradhëtia!?
2nd March 2008, 22:32
tradhetia i ka rrenjet tek gjinia femrore!
- elmaAnëtar i rregullt
- Regjistruar : 20/01/2008
Postime : 455
Points : 78
Reputacioni : 10
Re: Dashuria dhe tradhëtia!?
9th March 2008, 22:32
jo tek gjinia mashkullore
- AnaaAnëtar i mirënjohur
- Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Re: Dashuria dhe tradhëtia!?
10th March 2008, 02:24
trathetija lind nga mos dashuria ,keshtu shikoj ne kohen e sodit cdo i dyti trathton ,mos te thom secilit qe i kalon miu nga hundet ,nuk e leshon .
- MonroeAnëtar elitë
- Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Re: Dashuria dhe tradhëtia!?
3rd March 2016, 07:42
Cdo gje falet,por tradhetia jo
Ska asnje justifikim per tradhetin
Ska asnje justifikim per tradhetin
Faqja 2 e 2 • 1, 2
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi