Faqja 2 e 2 • 1, 2
- AlbiniAnëtar i vjetër
- Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Re: Kosova e pavarur
18th February 2008, 18:14
Shtetet e Bashkuara te Amerikes edhe zyrtarisht njohen pavaresine e shtetit te Kosoves
Urime dhe shendet
per pavaresinë
Urime dhe shendet
per pavaresinë
Re: Kosova e pavarur
18th February 2008, 19:28
Kosova Republike
E Hene, 18 Shkurt 2008
Eshte zyrtare dhe nga dje me kete fakt eshte njohur e gjithe bota. Tani fqinji yne eshte Republika e Kosoves. Shpalljen zyrtare e beri kryeministri Hashim Thaci, i mbeshtetur nga Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi. Ata komunikuan te perkrahur nga te 109 deputetet firmoses te Deklarates se Pavaresise, se "Kosova u be perfundimisht Republike e Pavarur dhe Sovrane". Deklarata e Pavaresise ishte shkruar ne nje leter te dhuruar nga muzeu britanik i Londres, e nje kualiteti qe i qendron koheve. Drejtori i gazetes "Koha Jone" detajon nga Prishtina se letra me te cilen eshte shkruar akti, me dore, eshte nje papirus 700 vjecar, blere ne Londer dhe ardhur permes SHBA-se, posacerisht per deklaraten e pavaresise se Kosoves.
Kjo nuk ishte hera e pare qe Kosova shpallte pavaresine e saj. Udheheqesit shqiptare nje veprim te ngjashem kishin marre edhe me 2 korrik te vitit 1990. Por ajo shpallje, ndryshe nga e djeshmja, ishte vetem pjese e formesimit te aspiratave per shtetin. Tani gjithcka pritet eshte njohja nderkombetare, dhe sinjalet e djeshme ishin shume te qarta: Ashtu sikunder ishte paralajmeruar dhe sikunder tha keto dite kryeministri Thaci, jane 100, shtetet me te para qe do te deklarojne njohjen e Kosoves, Republike.
***
"Kete dite e kemi pritur gjate", tha Kryeministri Hashim Thaci, duke iu drejtuar Parlamentit. Ai kujtoi ata qe jane flijuar per lirine, duke shprehur falenderime per mbeshtetesit e pavaresise dhe festes se popullit kosovar qe pret te drejtoje veten per here te pare. "Sot nderojme te gjithe ata qe u flijuan per lirine. U jemi mirenjohes miqve dhe aleateve tane", ka thene ai, duke shtuar: "Ne kosovaret, perkunder vuajtjeve qe perjetuan, nuk humbem kurre besimin se nje dite do te jene shtetas te Republikes se Kosoves". Ketu, Thaci ftoi komunitetet ne Kosove qe te jene pjese e kesaj Republike, duke shprehur gatishmerine per respektimin dhe mbrojtjen e minoriteteve.
Kulmi i emocioneve ishte kur kryeministri para ligjvenesve kosovare, te cilet qendronin ne kembe, tha: "Ne, udheheqesit e popullit tone, te zgjedhur ne menyre demokratike, nepermjet kesaj Deklarate shpallim Kosoven shtet te pavarur dhe sovran". Kjo fjali qe do te mbetet perjetesisht ne historine e shtetit te Kosoves ka nxituar duartrokitjet ne Kuvend, kurse shume nga parlamentaret nuk kane mundur t'i permbanin lotet.
***
Njeqind metra nga salla e Kuvendit, mijera qytetare po ndiqnin permes ekraneve, seancen e jashtezakonshme. Shume prej tyre, pertej ovacioneve nuk kane mundur ta permbajne veten pas fjaleve qe tha Kryeministri. Ata kane shperthyer ne vaj. Emocionet jane shtuar dhe kur ne sallen e Kuvendit erdhi flamuri i ri, me sfond te kalter, nje harte te Kosoves ngjyre te verdhe dhe gjashte yje me ngjyre te bardhe, te cilet simbolizojne gjashte komunitetet qe jetojne ne vend. Ne kete pike, ajo qe i mungonte ceremonialit, ishte himni i Republikes se Kosoves. Por kjo ceshtje eshte lene per me vone, perderisa himni qe do te perdoret gjate festes se pavaresise eshte ai i Bashkimit Evropian, sikunder dhe aspirata e kosovareve per integrim ne te. Edhe Kushtetuta, kryeministri Thaci komunikoi se shume shpejt do te behet gati.
***
Drejtori i gazetes "Koha Jone" beri te ditur nga Prishtina ku ka ndjekur minute pas minute ngjarjen e shenuar, se pas publikimit te Deklarates se Pavaresise, te pakten 1.5 milione kosovare ishin duke festuar ne te gjithe Kosoven. Nga vezhgimet ne terren dhe informacionet e perftuara, ka rezultuar se gjate gjithe javes se fundit pati nje shqetesim nese mund te kishte incidente apo probleme. Por pas nje feste qe i kaloi 24 oret, nuk ekzistoi asnje incident i vetem. Ndaj festa vleresohet si fisnike dhe nder me te qyteteruarat.
***
Ne oret e mbremjes, nje koncert me emrat me te mire te muzikes kosovare, ka ndezur edhe me shume atmosferen ne sheshin qendror te Prishtines. Nen ovacione, rreth ores 11.00 te mbremjes, Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashmi Thaci dolen perpara popullit me mesazhet e tyre. Sejdiu shprehu gezimin e papershkrueshem te kesaj dite. Pas tij, kryeministri i pritur nen brohoritma uroi kosovaret per Pavaresine. Ai theksoi se tani "ne jemi nje shtet sovran e demokratik" dhe i ftoi te gjithe te pranishmit te festonin nen shoqerine e fishekzjarreve.
Menjehere me pas, ne te gjithe Prishtinen, sikurse dhe ne tere vendin, qielli u ndricua furishem nga moria e fishekzjarreve. Ne Prishtine, ato vinin nga kater pjese kryesore, duke krijuar nje dekor te mrekullueshem. Per minuta te tera, te pranishmit shijuan shiun e fishekzjarreve qe derdheshin ne qender te kryeqytetit. Festimet, ndonese zyrtarisht u konsideruan te mbyllura ne oren 23.45, kane vazhduar me urimet e qytetareve dhe perqafimet mes tyre.

18th February 2008, 20:53
Deri tani pavarësinë e Kosovës e kanë njohur këto shtete:
SHBA, Franca, Gjermania, Italia, Britania, Turqia dhe Afganistani.

- nardlushnjaAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Re: Kosova e pavarur
19th February 2008, 17:27
Bush: Historia do të dëshmojë se njohja e Kosovës ishte hap i drejtë
19.02.2008 13:08 ET Prishtinë (KosovaLive)
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka justifikuar, të martën, njohjen e Kosovës si shtet të pavarur duke thënë se kjo do të sjellë paqe në rajonin e dërrmuar nga lufta, njoftojnë agjencitë botërore.
“Historia do të dëshmojë se ky ishte hapi i drejtë për të sjellë paqen në Ballkan”, u deklaroi presidenti amerikan Bush reporterëve, në Dar Es Salam të Tanzanisë, ku gjendet në vizitë.
Njohja “paraqet një mundësi për të ecur përtej konflikteve të së kaluar dhe drejtë një të ardhmeje të lirisë e stabilitetit dhe paqes”, ka thënë ai.
Ai po ashtu deklaroi se SHBA-të do të punojnë me liderët e Kosovës për të bërë një
tranzicion të qetë e paqësorë drejtë pavarësisë.
Këto koment të presidentit George W. Bush erdhën një ditë pasi që Shtetet e Bashkuara edhe zyrtarisht e njohën Kosovën si shtet.

19th February 2008, 20:03
Keshilli i Sigurimit te OKB rrezon Rusine per Kosoven
E Marte, 19 Shkurt 2008
Shtetet Perendimore refuzuan perpjekjen e Rusise per te bllokuar ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se shpalljen e pavaresise se Kosoves dhe shtuan se NATO-ja dhe Bashkimi Evropian do te merrnin persiper pergjegjesite per stabilitetin ne rajon. Takimi i thirrur me kerkesen e Rusise, nuk arriti te sheshonte mosmarreveshjet mes Moskes, aleate e Serbise, sipas se ciles shpallja e pavaresise eshte e jashteligjshme dhe shteteve Perendimore per te cilet shpallja e pavaresise mbetej e vetmja mundesi pas deshtimit te bisedimeve. Nje komunikate e shtate vendeve Perendimore, Belgjikes, Frances, Italise, Britanise se Madhe, Kroacise, Gjermanise dhe SHBA-se, e shperndare pas takimit, nuk linte pothuajse aspak dyshime mbi faktin e njohjes se Pavaresise se Kosoves. ''Na vjen keq qe Keshilli i Sigurimit nuk mund te bjere dakord, por kjo ceshtje eshte e qarte prej shume kohesh'', deklaroi ambasadori belg, Johan Verbeke. ''Jemi te vendosur per te marre persiper pergjegjesite si shtete dhe nepermjet BE-se dhe NATO-s per te siguruar stabilitet dhe siguri ne rajon'', shtohet ne komunikate.

26th February 2008, 18:49
Nikolas Bërns: Serbia nuk do ta marrë kurrë Kosovën
Ilir Ikonomi
Uashington
26-02-2008
Nënsekretari amerikan i shtetit, Nikolas Bërns tha se Shtetet e Bashkuara nuk do ta pranojnë ndarjen e Kosovës. Ai tha se këtë nuk do ta pranojë as Europa dhe as NATO-ja. Numri tre i Departamentit amerikan të Shtetit i bëri komentet mbrëmë në një forum të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë në Uashington.
Zoti Burns tha se Serbia e ka humbur përgjithmonë Kosovën dhe e humbi atë në periudhën mars-qershor të vitit 1999, kur ajo u përpoq të dëbojë 1 milion njerëz nga ai vend. "Kur u miratua rezoluta 12-44 në qershor 1999, ajo në fakt bëri që Kombet e Bashkuara t’ja merrnin Kosovën Serbisë. Serbia nuk do ta marrë kurrë Kosovën. Që nga qershori 1999 e deri kohët e fundit, pyetja e vetme që është shtruar ka qenë: cili do të ishte statusi përfundimtar i Kosovës, do të ishte ajo e pavarur apo autonome dhe kur do të ndodhte kjo. U deshën 9 vjet që kjo pyetje të merrte përgjigje dhe rreth një vit më parë Shtetet e Bashkuara erdhën në përfundimin thelbësor se nëse e vononim ende pavarësinë e Kosovës, atëhere mundësia më e madhe do të ishte që kjo të provokonte dhunë dhe mungesë qendrueshmërie në Ballkan."
Zoti Burns tha se pavarësia ka qenë alternativa e qartë dhe përfundimtare qysh vitin e kaluar kur Presidenti Ahtisari bëri propozimin e tij. Nënsekretari i shtetit vlerësoi lart udhëheqjen në Prishtinë për faktin që ajo tregoi vetpërmbajtje. "Ne kemi parë në Prishtinë një udhëheqje të jashtëzakonshme e cila u rezistoi një mijë provokimeve me të cilat u përball. Ata e mbrojtën popullsinë serbe, kishat dhe trashëgiminë e tyre. Ata nuk e kaluan lumin Ibër për të shkuar në veri të Mitrovicës ashtu siç dëshironin serbët dhe serbët e Kosovës. Ata janë treguar të përmbajtur."
Zoti Bërns kritikoi ashpër Beogradin për “retorikë sharëse” që, siç u shpreh ai, “të kujton një epokë tjetër në Serbi”. "Të enjten e kaluar ne pamë një sulm huliganësh kundër ambasadës sonë në Beograd. Pamë policinë që të zhdukej dhe situata e krijuar ishte tmerrshme sepse disa diplomatë amerikanë mbetën të bllokuar në ambasadë për disa orë me radhë dhe ne nuk e dinim se cili do të ishte fati i tyre. Mu desh të merrja në telefon kryeministrin e Serbisë të cilit i thashë: hape televizorin te CNN-i dhe shiko se ç’po ndodh me ambasadën tonë! Duhet të dërgosh forcat e policisë atje! Dhe më në fund ata e bënë këtë."
Serbët duhet të kuptojnë se ata duhet të shikojnë nga e ardhmja, duhet të kuptojnë se Europa dhe Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që të kenë marrëdhënie tregtare dhe politike me ta, duan që ata të jenë pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Europian, tha nënsekretari i shtetit Bërns. E kanë gabim ata serbë, shtoi ai, të cilët sulmuan 8 ambasada javën e kaluar apo njerëz si ministri i qeverisë serbe për Kosovën Samarxhiç, i cili gjatë fundjavës tha se ishin Shtetet e Bashkuara që e krijuan këtë problem.
Zoti Bërns u tregua i prerë në komentet e tij lidhur me zërat se mund të ketë një ndarje të Kosovës. "Mund t’ju them se ne nuk do ta pranojmë ndarjen e Kosovës. As Kombet e Bashkuara, as Bashkimi Europian dhe as NATO-ja nuk do ta pranojnë atë. Kosova do të jetë e lirë dhe e pavarur në kufijtë e tanishëm dhe këtë njohim ne. Nëse Serbët e Kosovës apo serbët në Beograd mendojnë se ata mund ta ndajnë Kosovën, ata e kanë gabim."
Zoti Burns tha se në Kosovë nuk do të ketë konflikt të armatosur por do të ketë paqe. Kombet e Bashkuara, tha ai, besojnë në tërësinë e tyre se rruga përpara është ajo e paqes dhe e qendrueshmërisë. Është e nevojshme, tha nënsekretari i shtetit Bërns, që Serbia të bashkëpunojë me autoritetet kosovare dhe anasjelltas. Gjithashtu, është e nevojshme që të mbrohen të drejtat e serbëve të Kosovës, që ata të qendrojnë në Kosovë, të mbrohen kishat dhe objektet e tyre të trashëgimisë.
Nuk besoj se ka ndonjë që të ketë sugjeruar seriozisht se zgjidhja është forca, tha zyrtari i lartë amerikan. Ne të gjithë besojmë, tha ai, se kompromisi dhe bashkëpunimi politik është rruga për të ecur përpara. Nuk do të kishte më keq për shqiptarët e Kosovës, tha zoti Bërns, nëse ata do t’u përgjigjeshin provokimeve të hapura në veri të lumit Ibër. Por ne kemi parë durim dhe një udhëheqje mjaft të sofistikuar në Prishtinë, gjë që na ka bërë shumë përshtypje, theksoi nënsekretari amerikan i shtetit.
Duke iu përgjigjur disa qendrimeve të Rusisë pas njohjes së pavarësisë së Kosovës, zoti Bërns tha: "Ishim ne ata që qendruam në Kosovë gjatë 9 viteve të fundit me trupat dhe me paratë tona e të Europës ndërsa Rusia u largua para katër vjetësh. Ishim ne ata që i kërkuam Kombeve të Bashkuara të emëronin një të dërguar të posaçëm – Presidentin Ahtisari – për të zgjidhur të ardhmen e Kosovës. Pastaj, me kërkesën e Rusisë ne e shtymë njohjen e Kosovës për pothuajse një vit. Bisedimet shtesë nuk dhanë rezultat prandaj ne morëm vendim logjik për të njohur pavarësinë e Kosovës, ashtu si edhe 30 vende të tjera në Europë si dhe shumë vende në botën myslimane. Mendoj se Rusia është mjaft e izoluar," tha zoti Bërns.
Nënsekretari i shtetit shprehu keqardhje për deklaratat e ambasadorit të Rusisë në NATO, i cili pak ditë më parë kërcënoi për përdorim force lidhur me Kosovën. Ma merr mendja se ky ishte një gabim i tij sepse ai nuk është diplomat profesionist dhe është i ri në këtë detyrë, tha zoti Bërns. E megjithatë, shtoi ai, Rusia nuk e përgënjeshtroi deklaratën e tij.

- shaban cakolliAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Re: Kosova e pavarur
27th February 2008, 14:31
flm,urime ashtu edhe juve.Kjo mrekulli ndodhi,shtetet perendimore po e njohin shtetin e ri të Kosovës.Ata pak qka janë kundër as nuk mund të ndikojnë në pengimin e e jetësimit të këtij shteti të ri,kosova u bë shtet dhe kjo është datë shumë e rëndësishme në historinë tonë kombëtare.Pra gëzim dhe përspektivë për shqiptarët,por edhe sfida para tyre,asgjë vetvetiu,asgjë me shkop magjik,lypset shumë dituri dhe shumë punë që Kosova të hapëroj.
- nardlushnjaAnëtar i vlerësuar
- Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Re: Kosova e pavarur
15th March 2008, 19:25
Pavaresia e sabotuar qe ne start
E Shtune, 15 Mars 2008
Shqiptar Oseku
Per shkak te rezistencave ruse e serbe, Kosova po mbetet jashte OKB-se, OSBE-se dhe Keshillit te Evropes. E njeheresh, per shkak te defekteve te pakos "Ahtisari", Kosova po mbetet edhe mjedis joatraktiv per investime te jashtme. Kesisoj, Republika e Kosoves po aterron ne nje status si i Tajvanit, por pa rritjen ekonomike dhe mireqenien sociale te ketij.
Diplomacia serbe dhe padronet e saj ruse, kane njoftuar qysh moti se do ta bllokojne anetaresimin e Kosoves ne ato organe nderkombetare, ku kerkohet pajtim njezeri per cdo anetar te ri. Ky rregull atyre u ofron nje arme te fuqishme ne nje sere organizmash nderkombetare e evropiane. Pajtim njezeri kerkohet per anetaresim ne OKB, por edhe ne OSBE dhe ne Keshillin e Evropes. Ne keto instanca, Kosova realisht s'ka as pse te kerkoje anetaresim, meqe pergjigjja do te jete jo.
Nje rrezik i ngjashem i kercenohet Kosoves edhe nese Serbia arrin te anetaresohet ne BE e para. Dikush do te thoshte qe eshte heret te mendojme per kete skenar. Beogradit i eshte thene qe s'mund te llogaris ne anetaresim para viteve 2015-2020, madje as ne rastin me te mire. Autogolat serbe pas mevetesimit te Kosoves, si djegia e ambasadave, stopimi i marreveshjes se privilegjuar per stabilizim e asocim, MSA (qe i qe ofruar Serbise pikerisht per t'ia embelsuar mevetesimin e Kosoves), si dhe ndoshta nje rezolute ne Kuvendin serb qe i ve kushte te pagelltitshme Evropes (!) per anetaresine serbe, mund ta shtyjne kete afat edhe ca me gjate. Ekziston edhe nje kritike nderkombetare prej OJQ-ve rreth te drejtave e lirive te njeriut ne Serbi, perfshire lirine e mediave, si dhe perndjekjet kunder OJQ-ve vendore dhe minoriteteve shqiptare, hebrenjve, hungareze e myslimane, ndonese, cuditerisht, kjo teme s'eshte rrahur fare gjate negociatave per MSA.
Perkunder ketyre problemeve, eshte fakt se Serbia megjithate ndodhet shume para Kosoves ne rrugen drejt BE-se. Problemet e saj jane kryesisht te natyres politike, e Serbia e ka ne dore t'i korrigjoje ato. Mirepo, BE-ja s'eshte sall bashkesi vlerash, por, para se gjithash, nje platforme per bashkepunim, me qellim te rritjes ekonomike dhe mireqenies sociale.
E pra, ne kete aspekt, Serbia eshte goxha interesante - dhe pakrahasueshem me joshese se Kosova, qe eshte bere rast social. Ekonomia serbe gjate vitit 2004 ishte njezetekater (24) here me e madhe se kjo kosovare, me total te bruto-prodhimit shoqeror prej 56,8 md euro krahasuar me tonin prej 2,2 md euro. Te ardhurat per koke banori ne Serbi ishin 7,2 mije euro/vit, krahasuar me 1,1 mije euro/vit ne Kosove. Sikur te mos mjaftonte kjo, ekonomia serbe ka edhe rritje me te shendoshe, rreth 6 per qind ne vit, cdo vit qysh prej 1999-es, krahasuar me rritje negative (!) ne Kosove. Ne vitin 2007, Kosova e theu trendin per here te pare dhe pati nje rritje minore prej 2,3 per qind, por Serbia arriti 7,5 per qind. Kjo eshte mundesuar ne mase te madhe nga investimet e jashtme, Serbia gjate vitit 2007 terhoqi 26,8 miliarde euro, krahasuar me 772 milione (!) ne Kosove. Deficiti tregtar i Serbise ne BPSH vjet ishte -9,5 per qind, e ky i Kosoves -40,5 per qind. Si pasoje, papunesia e regjistruar ne Kosove eshte dyfish me e madhe se ajo ne Serbi, 40.1 per qind krahasuar me 21.6 per qind.
Keto fakte jane jetike. Kur vjen fjala te anetaresimi ne BE, vlen ajo deviza e vjeter e ish- presidentit Bill Klinton: "It's the economy, you stupid!" (Shiko ekonomine, or budalla!). Meqe pranimi ne BE behet njezeri, atehere argumentet kryesore pro et contra ne radhet e vendeve te BE-se jane te natyres ekonomike, sa do te na ngarkoje apo cliroje filan vendi po ta pranojme. E ti bere tash mend vete se kush eshte me atraktiv per evropianet, Serbia apo Kosova. S'do mend qe Serbia ka gjasa per te hyre ne BE shume para nesh. E kur kjo te ndodhe, Kosoves do t'i perplaset ne hunde edhe dera e anetaresimit ne BE. Kjo mund te evitohet vetem nese ndodhin mrekulli, nese Serbia heq dore nga Kosova, apo BE-ja nga rregullat per konsensus ne lemin e zgjerimit. Vecse, per momentin, duket sikur as serbet, as evropianet tjere s'kane disponim per mrekulli.
Natyrisht, mund te argumentohet qe ky ishte cmimi i pavaresise, te cilin kreret shqiptare duhej ta paguanin heret a vone. Tekefundit, edhe po te hiqnim dore nga pavaresia, madje edhe po te pranonim nje integrim te plote ne Serbi, prape Kosova do te mbetej viktime e diskriminimit ekonomik; pervoja pothuajse njeshekullore me Serbine, por edhe mjerimi ekonomik ne Luginen e Presheves, ketu nuk lene hapesire per dyshime. Ne instance te fundit, mund te argumentohet se ka edhe vende tjera evropiane qe nuk jane ne BE, si Norvegjia a Zvicra, e te cilat megjithate kane rritje te shendoshe ekonomike.
Mirepo, dallimi mes Norvegjise dhe Zvicres ne njwren ane, e Kosoves ne anen tjeter, eshte se kesaj te fundit i eshte infektuar virusi i Ahtisarit. Pakoja e Ahtisarit e sajon nje Kosove te ndare pashprese ne baza etnike. Komunat serbe jane bere minishtete sovrane, madje ato kane me shume ingerenca ne Prishtine se Prishtina ne to. Nder ingerencat komunale bejne pjese edhe ingerencat vitale ne lemin ekonomik, komunaret etnik p.sh. do te vendosin se kujt t'i jepet licenca per veprimtari ekonomike ne territorin e komunes. Per cdo rast, komunat serbe jane pajisur enkas edhe me polici e gjyqe te vetat. Ne rast te konfliktit mes ligjit kosovar dhe pushtetit sovran te minishteteve serbe, lenda u kalon ne instance te fundit cezareve te EULEX-it, qe kane mandate te anulojne edhe vendimet e Gjykates se Larte te Kosoves (ku prape konsiderohet celesi etnik gjate emertimit te gjyqtareve).
Shtoja kesaj edhe sajimin etnik te Kuvendit te Kosoves, ku kerkohen 2/3 e votave minoritare per te ndryshuar ligjet qe prekin sovranitetin e minishteteve komunale, si dhe tensionet tjera etnike e fetare te misheruara ne pakon e Ahtisarit, pa do te kuptosh se sa eshte ora. Kosova, me ndasite dhe tensionet e veta etnike, e pa asnje mundesi ligjore qe t'i mbroje interesat e veta jetike, mbetet nje ambient dystopik per investuesit e huaj. Ne jo vetem qe kemi mbetur ne meshiren serbe per te hyre ne organizmat nderkombetare por, permes formulave etnocentrike e komunitare te Ahtisarit, neve na kane sabotuar se brendshmi qysh ne start. Po t'ia imponoje Ahtisarin edhe ekonomise amerikane, qe eshte me e forta ne bote, do ta shkaterroje brenda nje viti, pale me Kosoves!
Levizja "Vetevendosje!" e ka kritikuar pakon e Ahtisarit me kohe, jo pse kemi qene kunder pavaresise se Kosoves, por pikerisht pse kemi pare ca me larg se gjer te maja e hundes. Edhe vete negociatoret shqiptare ne kete pako, me qartesimin e pasojave negative te saj, kane ardhur te fjalet tona, duke i quajtur koncesionet e pakos "te dhimbshme". Tevona, defektet e pakos i ka pranuar goja vete madje edhe vete Ahtisari, ne nje interviste ne ditoren finlandeze "Huvudstadsbladet", me 7 mars: "Me kane pyetur shpesh nese plani im ishte nje zgjidhje ideale. Sot dua te ju jap pergjigjen e sinqerte: Jo. Por ishte i vetmi qe mund te shpinte drejt stabilitetit ne Ballkan".
Krahasoni deklaraten e ministrit te Jashtem britanik, Eduard Grey, per vendimet e Konferences se Londres mbi Shqiperine, bere para Dhomes se Vegjelise te Parlamentit britanik, me 12 gusht 1913: "Jam i bindur se kur te dihen te gjitha, ky vendim do te kritikohet me te drejte nga shume ane, prej cdo njeriu qe e njeh vendin dhe qe e shikon ceshtjen vetem nga pikepamja e popullsise se tij. Por duhet te kemi parasysh se, ne bisedimet rreth Shqiperise, qellimi kryesor ishte qe te mos hapej konflikt mes Fuqive te Medha. Prandaj, nese marreveshja mbi Shqiperine u arrit duke mbajtur harmonine mes Fuqive te Medha, mund te themi se ka qene nje sukses i plote per interesin jetik te paqes ne Evrope". Kush s'meson prej historise, eshte gjykuar te mbetet viktime e saj. Si
pasoje i "suksesit" te 1913-es, shqiptaret mbeten pre e fqinjeve, kurse Shqiperia eshte edhe sot e kesaj dite vendi me i pazhvilluar ne Evrope - pas Kosoves. E tani, "suksesi" i mocem u pasua nga nje "sukses" i ngjashem, ano Domini 2008, ne Kosove. Sa e qysh do t'i vuajme pasojat e ketij "suksesi" te ri, kjo mbetet per t'u pare. Sa per vete, une kam vendosur te pres edhe pak, para se ta hap shishen e shampanjes.

- albi5Fillestar
- Regjistruar : 19/02/2014
Postime : 18
Points : 20
Reputacioni : 0
Re: Kosova e pavarur
21st February 2014, 22:13
urime per pavarsin e Kosoves e paqemi per lete e mote
- nardiiFillestar
- Regjistruar : 22/02/2014
Postime : 12
Points : 22
Reputacioni : 0
Re: Kosova e pavarur
22nd February 2014, 21:06
me jete te gjate pavarsine kosove
- MonroeAnëtar elitë
- Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Re: Kosova e pavarur
1st March 2014, 15:53
Gëzuar Pavarsia
Me rrespekt kujtojmë të kaluarën,
Dhe për jetë, nuk e harrojmë të shkuarën.
Kaluam sfida dhe momente të vështira,
Por me durim kemi bërë qudira.
Sot jemi të lirë dhe të pavarur,
Nga dhembja te gëzimi kemi ardhur.
Tash kemi shtetin, të cilin e gëzojmë,
Ta duam dhe mbajmë, të gjithë premtojmë.
Falenderues për të gjithë ata që ndihmuan,
Që këtë përhershmëri gëzimi për ne realizuan.
Lusim Zotin, për bekimet e Tij, pambarim,
Që këtë shtetin tonë ta ruaj dhe përgëzojë me përparim.
Kujto të kaluarën dhe gëzo të tashmen,
Puno të tashmen dhe syno të ardhmen.
Festo me gëzim dhe krenari,
Dy vjetorin e shtetit më të ri.

1st March 2014, 15:55
Ecja duke shikuar
Frymoja duke rimuar
Ritmi I te rrahurave te zemres
Motivonte fuqin qe ti jepte vrapë themres
Ndjenjat filluan ta luanin vallen kuqe e zi,
Per ti paraqitur te buzëqeshurat sheshazi.
Hapi qe levizte trupin,
E gezonte haptazi 17 shkurtin.
Buzeqesh dhe kerce me thoshte Flamuri,
Tash eshte koha te shpaloset arti I nje Burri.
Plisi I bardh i nje plaku mi ndriqonte rruget
Dhe Mi jepte mundesit qe ti perjetoj botet.
Rruget zgjeroheshin dhe mireprisshin kembet,
Te kaluaren e art dhe te tashmen e blert e pasqyronin kenget
Vallet dhe brohoritjet te cilat mbulonin rruget,
Perballonin te ftohtit e nje bore ,qe dukej se kurr nuk do zhduket.
Ka ardhur koha qe gezimi te na behet mikë
Paqja ka ngritur koken I thotë dhunes nga ketu Ikë
Tash eshte koha e shqiptarit te kultivoj paqe dhe Mirëqenje
Te gezoj jeten dhe te drejtat e tij vetem me buzëshje.
O Zot bekoje kete Popull dhe kete Vend
Kerakterizoje si Popull qe gjykon me Mend
Ta Duan dhe rrespektojn njeri Tjetrin
Qe ta qmojnë me shumë Dobinë e Pasur se sa Gabimin e Vjeter.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi