Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 740
Points : 1451
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

   REFERAT FALËNDERIMI   Bozovcë, më 11 mars 2018 nga Neshat Mehmedi, studiues, organizues i veprimtarise "KARNAVALET ILIRE" BOZOVCË, TETOVË Empty REFERAT FALËNDERIMI Bozovcë, më 11 mars 2018 nga Neshat Mehmedi, studiues, organizues i veprimtarise "KARNAVALET ILIRE" BOZOVCË, TETOVË

24th June 2018, 15:03
REFERAT FALËNDERIMI
 Bozovcë, më 11 mars 2018
nga Neshat Mehmedi, studiues, iniciues  dhe organizues i veprimtarise "KARNAVALET ILIRE" BOZOVCË, TETOVË

Të nderuar vëllezër e motra të pranishëm, anë e mbanë trojeve shqiptare, kjo tregon se pjesëmarrja juaj fizike –institucionale nga nivelet më të larta akademike të institutive, universiteteteve, muzeumeve, të shkollave të mesme e shkollave nëntëvjeçare, sot flet shumë, pra kultura është instrument, ku bashkohen njerëzit e zemrat, flet më shumë, e ky bashkim qoftë i përjetshëm!
Më lejoni të përshëndes: Ambasadorin e Shqipërisë  në Shkup, z. Fatos Reka, (Përfaqësuesin e Ministrisë së Kulturës, ( askush s’ ka qenë pjesëmarrës), Përfaqësuesin e Komunës së Tetovës, Prof. dr. Hamdi Mediu,  Nikoqirin e Manifestimit të Karnavaleve Ilire – biznesmenin e njohur të përmasave mbarëkombëtare, pronarin e Ecolog –ut, z. Lazim Destanin, Përfaqësuesin nga Instituti Albanologjik i Tiranës: Prof. dr. Nebi Bardhoshin - Drejtor nga Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, Tiranë, me pëfaqësuesit: dr. Mikaela Minga, drejtuese e departamentit te folklorit, dr. Ervin Kaçiu, studiues pranë departamentit të etnologjisë, studiues i diasporës  dhe minoriteteve, dr. Olsi Lelaj, drejtues i departamentit të etnologjisë, Përfaqësuesin nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, drejtorin, Prof. dr. Hysen Matoshin, me përfaqsuesit: Shefin e degës së Etnologjisë, Dr. Bashkim Lajçin, Shefen e degës së Folklorit, Prof. dr.Leontina Gega Musa, Këshilltaren Shkencore në Degën e Folklorit, Prof. dr.Arbnora Dushi, Hulumtuesen e Pavarur në degën e Etnologjisë, Dr.Lumnije Kadriu, Hulumtuesin në degën e Etnologjisë, Mr.Valon Shkodra, Hulumtuesin e Pavarur në degën e Etnologjisë, Dr.Vlorë Fetaj Berisha, Msc.Rina Matoshin – studiuese, Etnologun prof. dr.Nexhat Çoçaj, Etnologun Bedri Halimi, gazetarin Demir Reshiti.
Prof. dr. Bexhet Asanin, i cili përgatiti temat e Tribunës shkencore për “Karnavalet ilire 2018”, Dr.Selim Bezaraj, Prof. asoc. dr. Muhamet Mala, profesor Arjan Janova, Ma. as. Mentor Hasani, Prof. Bardhyl Kabashaj, As.Zanita Halimi, Prof. as. dr.Arben Hajdari, Profesor Ukë Xhema, Drejtorin e Muzeut Historik Kombëtar Dr. Dorian Koçi, Prof, as.dr.Suela Kastrati dekane Universiteti “ Aleksandër Moisiu” Durrës, Manjolla Zacellari, Prof. dr. Zymer Nezirin studiues , dekanin Prof. dr. Fatmir Sulejmani – në Fakultetin filologjik të Universitetit të Tetovës.
 Dekanin Prof. Dr. Bujar Dugollin në Fakultetin Filozofik, dega e historisë në Universitetin ‘’Hasan Prishtina’’ në Prishtinë; Prof. dr. Izaim Murtezani – Etnolog, Prof. dr. Hamit Xhaferin  etnolog, Prof dr.Vebi Bexhetin  studiues, Prof. dr.Bexhet Asani , studiues (edhe pse s’ishte i pranishëm),Prof. Islam Haliti,Mr. Donika Bakiu ,  studiuese, profesoreshën Edibe Osmani – studiuese, Prof. Hafezat Osmani studiues,  Prof. dr. Ymer Domi  studiues, Prof. mr. Sherif Sulejmanin sudiues, Prof. Sami Beqiri, Prof. dr. Rezehana Hyseni – studiuese.
Prof. Kristaq F. Shabani, President i Lnpsha “Pegasi” Albania  shkrimtar, poet, studiues, estet,  Engjëll Shametaj - poet, Nuredin Qato,studiues,  Sherif Çepele, Dr. Skender I. Gashi specialitet kirurg i syrit, Prof. Ibush Luzha  nga Universiteti i  Prishtinës, Shaip Korrani ,  specialist i kriminalistikes dhe z.Shemsi Luzha , teknik medicinal, etnografen Erodita Qorkadiu – Haxhiu nga Muzeu i Kosovës (Autore e ekspozitës etnologjike), Skulptoren Arjeta Miftari, Mjekun veterinar Abduraman Sejrani, Veprimtarin , z. Shpëtim Pollozhani , Kryetar i shoqatës të të burgosurve politikë, Irfan Vlashi, veprimtar, ish i burgosur politik dhe kryetar i Shoqates Humanitare “Nënë Tereza”, veprimtarin ish i burgosur politik.
Asllan R. Reshiti, profesor Gëzim Sulejmani, analistin Bardhyl Zajmi, Prof. mr. Alirami Dauti,Prof. Fatmir Pirecin, gazetarët Refik Kasi,znj. Valentina Oroshi, Sahit Kokolli. Drejtoreshën e Tv “Koha” , znj. Xhemile Abdiu – Bozovca; pedagogët: Nejazi Bexheti,Syrja Etemi, Prof. Shpresim Kamberimësuesen Shpresa Sinani, drejtorin Shefajet Ramadani,drejtorin Rexhep Halili, drejtorin Harun Rexhepi, drejtorin Zeqir Memeti,drejtorin Arsim Fazlija, drejtorin Nexhbedin Haliti  i ECO – Natyrës, Bujar Luma Drejtor Center for Balkan Cooperation ‘’LOJA’’;
Fotografin e mirënjohur,  Syri Ramadani, nga Prizreni, gazetarin Demir Reshitin, drejtorin Berat Batiu, drejtorin, Enver Osmani i N.P.SH. “ OSMANI” në Mushtisht, artistin e mirënjohur, Agron Biba, nga Ohri, poetin Abaz Çengaj, Osman Bojaxhiu kryetar i klubit “Luigj Gurakuqi” në Dragash, drejtorin Ibrahim Skenderin, Prof. Jeton RamadaniProf. Samedin Dauti, drejtorin e Radio Sharrit, Beqir Beqaj, Profesor Fatmir Pirecin, drejtorin Ilam Berisha, gazetarin Refik Kasi, prof. Jetmir Rexhepin– këngëtar, bilbilat e Malësisë së Sharrit vëllezërit Jashar dhe Idajet Sejdiu, këngëtaren e mirënjohur Besjana Mehmeti,moderatoren Lira Bojku, Kryetarin e Grupit të valltarëve  ‘’Opoja’’, profesorin Nuredin Kuteli, bashkë me valltarët, përshëndetim studentët nga Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, përshëndes përfaqësuesin Avni Zenelin bashkë me anëtarët e A.K.V “EMIN DURAKU” nga Shkupi, drejtorin Burhan  Saliu bashkë me antarët A.K.V ‘’Karshiaka’’ nga Shkupi,  drejtorin Jeton Pustina dhe koreografin dhe valltarin e spikatur Remzi Matoshi bashkë me antarët e SHoqërisë Kulturore Artistike“ XHELADIN ZEQIRI” nga Tetova, Drejtorin Zani Memeti  bashkë me antarët e SH.K.A. ‘’Jahi Hasani’’ nga  Çegrani - Gostivar, pershëndetim Burrat e Kombit që i shërbejnë atdheut – Grupi i Burrave fshatit, Gradec: udhëheqësin Harun Bajramin, bashkë me anëtarët e grupit.
 Përshëndes karnavalistët nga katundi Novosellë me udhëheqësin mësuesin, Rizvan Islami, karnavalistët nga katundi Shipkovicë me udhëheqësin, pedagogun Sherif Seferin, karnavalistët nga katundi Veshallë me udhëheqësin Zulqufli Murati, karnavalistët e katundit Bozovcë.
Përshëndes tri vajzat që u teleisën – ngjyrosën: Marigona Remzi Matoshi,Enisa Aziri nga Tetova dhe e treta nga Presheva , studente nga Universiteti i Prishtinës.
Humanistët: Bekim Matrançinnga Pollatica, Jusuf Baftiri nga Pollatica, Skender H. Azizi nga Bozovca,mjeshtrin e  gurit dekorativ Naim Vata, Kompanin Vezë Sharri në Trebosh, Iam Ëater dhe të gjithë ju të pranishëm anë e mbanë trojeve shqiptare.
 
Zonja dhe zotërinj, mirëdita dhe mirë se keni ardhë, në këtë manifestim tradicional “Karnavalet Ilire’’ të Malësisë së Sharrit, që mbahen në Katundin Bozovcë të Tetovës. Malësia e Sharrit dhe vendbanimet tjera gjithandej, janë të pasura me vlera të pashterrshme burimore dhe të kultivuara me shumë sakrifica shumë të mëdha, deri në ditët e sotme, pra udhëtimet tona kanë qenë shumë të vështira e herë-herë të papërballueshme, sepse i kanë ngjarë një tuneli të ngushtë, ku rreth e përqark është me gjemba; merrni me mend se si do bëhej udhëtimi, përgjatë këtij tuneli të errët, për ne e të parët tanë…e me shumë pengesa.
Falë të parëve tanë: stërgjyshërve, gjyshërve, prindërve dhe rinisë sonë të  mrekullueshme dhe këtij terreni kaqë të thellë e të pakapërcyeshëm në të gjitha kohërat, arritëm t’ u bëjmë ballë të gjithë stuhive të pamëshirshme nga armiqtë e shumtë ndër shekuj, që kishin po edhe kanë si synim: shkatërrimin, dëbimin, asimilimin, shpëlarjen e trurit nëpërmjet shumë mekanizmave të ndryshëm që janë të shumtë e nga të gjitha drejtimet; nga strukturat shtetërore, që edhe sot e kësaj dite bëjnë luftë për të na mohuar: kulturën, traditën, rritet, festat, historinë, heronjtë, gjuhën, toponimet e të tjera, sepse  na qenkan të mallkuar nga vet zoti dhe mite të sajuara, këta armiqë të përbetuar ndaj kombit tonë bashkë me albanofobët  bëjnë luftë të paparë dhe janë në një valle, atëherë shtrohet pyetja:  “Çfarë është e shenjtë për ne!?” Sipas tyre, ne duhet të mohojmë dhe të heqim dorë më parë nga gjuha, nga përshëndetjet shumë të bukura që në na i mësuan nënat tona që në djep, në pagëzimin e emrave me emra të tjerë, që janë mollësherri për vetë kombin në përgjithësi, (sepse emërtimi apo pagëzimi i fëmijëve është e drejtë prindore për të zgjedhur emrin më të mirë e më të bukur ashtu si ia do zemra e shpirti e jo me imponime).  Pra, për të mohuar historinë, kulturën, heronjtë, ritete, zakonet e traditat, festat e mrekullueshme, bujarinë e mikpritjen – virtytet e kombit.Pastaj do të mësojmë histori të re, rite të reja, festa të reja , adete të reja, heronj të rinj, pra edhe emra të rinj, si shqiptarët e Sanxhakut..! Mos qoftë e thënë!
Këtë s’ do ta arrijnë kurrën e kurrës këta armiqtë dhe albanofobët, sepse të rinjtë e të rejat vërshojnë drejtë shkollave të mesme e universiteteve, ashtu si vërshojnë lumenjtë drejt shtratit të tyre, përgjat shekujve…
Për fat të mirë ikën ato kohëra, ku fëmijët tanë, e në veçanti të gjinisë mashkullore, që në moshën njëmbëdhjetëvjeçare  shiteshin si skllevër për gashtë muaj për një kuintal drithë e si shtrat kishin grazhdin e kafshëve e janë shfrytëzuar sikur të ishin të mëdhenj…, ndërsa gjinia femrore që në moshën e njomë izoloheshin brenda katër mureve, sikur të ishin nëpër qeli, në burgun  shtëpiak.
Pra, nëpërmjet festave të motmtit, riteve të ndryshme, nënat tona, edhe pse të paarsimuara arritën që të krijojnë dashurinë për familjen, për njëri -tjetrin, kafshët, shpezët, bimët, punën, solidarizimin dhe sakrificën,... Pikërisht, nëpërmjet këtij manifestimi të Karnavaleve Ilire gjejmë të gjitha këto elemente të lartpërmendura, sepse e keqja më e madhe popullit i vjen nga mungesa e shkollimit ,  punësimit dhe zhdukja e aktiviteteve të ndryshme kulturore.
Të dashur vëllezër e motra, ambasadorë,  akademikë e punonjës të institutive, muzeumeve, studiuesë shkencor,  profesorë universitarë e të shkollave të mesme, biznesmenë, drejtorë në instuticione të ndryshme, të ansambleve, të shoqatave kulturore,aktorë, këngëtarë, valltarë, instrumentistë, gazetarë të mediumeve, mësuesë, mysafirë dhe ju bashkëfshatarë, që keni ardhur anembanë trojeve shqiptare, kjo tregon se s’jemi jetimë e pa mbështetje. Kjo është mbështetja dhe përkrahja më e madhe që e ka ky manifestim kulturor tradicional ‘’KARNAVALET ILIRE’’, gjatë gjithë historisë, sepse këtë kulturë të moçme që është aq e vjetër, aq sa është I lashtë populi shqiptar, pra qysh nga antitekti Iliro – pellazg.
Të dashur pjesëmarrës, ky vit është vit jubilar,  vit i ngjarjeve të mëdha, vit i kryeheroit tonë legjendar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, pra 550 vjetori, 50 vjetori i demonstratave shqiptare në Maqedoni dhe sot, të dashur vëllezër e motra, bëhen dhjetë vite të rifillimit apo të ringjalljes së Karnavaleve Ilire, pra është viti jubilar në këtë përvjetor të vlerave të mëdha kombëtare.
Themi të ringjalljes, sepse Karnavalet janë organizuar rregullisht pa ndërprerje, përgjatë gjithë shekujve, që askush si mban mend se sa të vjetra janë. Lirisht mund të themi se janë mijëravjeçare, janë Iliro - pellazge dhe janë organizuar, jo vetëm në katundin Bozovcë, por edhe në katundet tjera: në Veshallë, Brodec, Vicë, Shipkovicë, Lisecë, Gajre, Sellcë, dhe gjithandej trojeve shqiptare rrëzë Malit Sharr, Korabit e andej nga treva e Lumës, Opojës, Prizrenit e me rrethinë e deri në Gjilan dhe gjithandej trojeve shqiptare. ( Në katundin Sellcë janë mbajtur  deri në vitet 1950-60-ta), ndërsa në katundin  Novoselë janë bërë deri  në vitin 1962 – 1963, në katundin Odër deri në vitet 1970, në katundin Sellcë e Keqe deri në vitin 1965...   Për të fundit herë në Veshallë janë organizuar në vitin 1978-79, ndërsa në Bozovcë janë organizuar për të fundit here më 03 Janar 1980, ka patur një ndërprerje 28 vjeçare. Pra, në vitin 2009, janë riorganizuar apo janë ringjallur në fund të javës së parë të muajit shkurt. Merita të veçanta për këtë riorganizim kanë prindërit (pleqtë) dhe rinia e këtij katundi bashkë me studentët, mësues e profesorë, që pandërprerje promovojnë vlera të lashta dhe janë dashamirës shumë të mëdhenj të kulturës sonë. Ndërsa një ndër përkrahësit dhe mbështetësit më të mëdhenj ka qenë i ndjeri Prof. dr. Fadil Sulejmani, deri sa ishte gjallë, pastaj komuna e Tetovës me mjete financiare ka filluar të na ndihmojë nga viti 2011, me ish Kryetarin, z.Sadi Bexhetin, dhe vazhdon me kryetaren, znj.Teuta Arifin. Në vitin 2015 na kanë mbështetur përpos Komunës së Tetovës me mjete financiare dhe vazhdon të na përkrahë edhe Kompania “Ecolog” me pronar Lazim Destanin. Na kanë përkrahur dhe mbështetur Instituti i Trashigimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, dekanë e Profesorë nga Universiteti i Tetovës, nga Instituti i folklorit  Shkup, , na kanë përkrahur e mbeshtetur  edhe profesorë nga UT – ës dhe Kosova e Shqipëria.
Në vitin 2016, krahas Karnavaleve Ilire, kemi mbajtur edhe Tribunë Shkencore, ku bashkëorganizatorë kanë qenë ITSHKSH – Shkup dhe Këshilli Organizativ i Karnavaleve Ilire. Në Tribunën shkencore me temë: “Karnavalet Ilire”, morën pjesë studiues nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia  Viti 2017 ishte një ndër vitet më me pjesëmarrje më masive dhe me përkrahje më të madhe nga mediumet. Në këtë vit u promovua edicioni i (katërmbëdhjetë ) “Karnavaleve ilire” të Bozovcës.
Të dashur vëllezër e motra, këto maska të ndryshme, të cilat i shihni sot në fytyrat e këtyre djemve të rinj, e vajzave të reja s’ janë importim, apo huazuar nga popujt e tjerë, s’janë as të rrezikshme e të dëmshme për askënd, as nuk i bëjnë keq askujt, as popujve të tjerë e aq më pakfesë, sepse janë maska e veshmbathje nga e kaluara  jonë dhe veshmbathjet tona kombëtare dhe, nëpërmjet tyre, shpalosin kulturën tonë, lashtësinë tonë, humorin dhe ritet tona, që sot e kësaj dite i gjen gjithandej trojeve tona, pikërisht nëpër dasma e ahengje e në veçanti natën e kënasë – vajzat që përgatiten për nusëri: Pra vajzat e djemtë vishen dhe maskohen për të imituar vjehrrin, vjehrrën, kunetërit, hallat apo tezet e vajzës që shkon nuse.
Ne kemi të drejtë të frikësohemi prej maskave  të ndryshme që janë vrastare, kemi maska të hajdutëve, kriminelëve që i kemi përjetuar shumë shpesh e kemi shumë plagë të pashëruara gjithandej trojeve tona, po sa e sa maska të tjera kemi parë, edhe mjekra e kryekryminelit Radovan Karaxhiçit ishte maskim, e për këta heshtin e shtiren se asgjë ska ndodhur, kurse për këto maska të djemve e të vajzave tona, që janë pjesë e pandashme kulturore e trashigimi së sonë shpirtërore, ulërijnë si ujqit në mal, kundër kësaj trashëgimie të lashtë, çfarë trishtimi, çfarë degjenerimi, mohojnë edhe historinë, bashkë me të edhe heronjtë, pikërisht edhe Skënderbeun.
Ju shihni te këta të rinj strajcat e mbushura me hi dhe shkopin në duart e tyre, janë dy mjete luftarake të kohës,…Hiri është mjet shumë i fuqishëm për pastrim dhe dezinfektim. Më vjen keq që s’ mund të shihni sot kalin e improvizuar nga Neshati i Miles dhe Beteshi i Demes në Bozovcë dhe Rakipi Harunit e Resia Limës në katundin Veshallë. Këto improvizime i kanë bërë para tetëdhjetë vitesh.Nuk mund të shihni as brirët e qeve (kijeve), deshërve e të cjepërve, sepse  për t’ i improvizuar duhen mjete finaciare,… e këto brirë hala i gjejmë nëpër çardakë të shtëpive.
Të dashur vëllezër e motra, ju këtë vit, për herë të parë, shihni nuse të ngjyrosura, ne në Malësinë e Sharrit në çdo dasmë jemi mësuar t’i shohim palë për muri sikur sot. Në këtë mënyrë bëhet një lloj gare se cila nuse do t’ ua vëjë këmbën nuseve të tjera. Këtë vlerësim e kanë bërë të pranishmit në dasmë, kryesisht gjinia femërore. Përveç nuses më të bukur kanë vlerësuar teleisjen apo grimin më të bukur, veshmbathjen, floririn në qafë e kraharor, gërshetat,  lirisht mund të krenohemi me këto vlerësime të bukurisë që i kanë bërë  dhe i bëjnë ende. Pra kjo është një pasuri shumë e madhe  e jona kulturore e etnografike me vlera mbarëkombëtare e trashëguar nga lashtësia, deri në ditët e sotme. Lirisht, themi se femrat që zgjidhen mis Shqipëria apo mis Kosova , s’ janë imitim apo marrje hua, pikërisht janë trashëgimi e jonakulturore e  autoktone, por të  modernizuara, ju shihni te këto nuse edhe një grim të veçantë që te ne e quajmë “teleisje”.
Edhe këto tri nuse që i shihni janë të maskuara, ne s’ i kemi huazuar, po i gjetëm kështu, siç i  shihni, na i lanë të parët tanë, jo vetëm në Malësinë e Sharrit, por edhe më gjërë, pra për fat të keq kjo ngjyrosje – teleisje, gati dy dekada, më s’ praktikohet,
Të nderuar vëllezër e motra, kështu e teleisur ka ardhur bashkëshortja ime, nëna ime, lokja ime, pra, me një fjalë, të gjithë gratë e malësisë e gjithandej trojeve shqiptare, kështu janë teleisur nga telakja (grua që e njite mire këtë zanat, teleisjen e nuseve).Për fat të keq teleisja sot nuk praktikohet, po ta analizojmë ngjyrat e tyre, kanë një domethënie shumë të madhe që të çojnë te të parët tanë iliro – pellazgët.
Teleisja apo ngjyrosja praktikohet në tri forma të ndryshme vajza, kur shkon nuse ditën e parë, për të parën herë apo për sëpariherë dhe tre netët. Ditën e parë të nusërisë telehiset e tërë fytyra me ngjyrë të bardhë. Mbi të bardhën në dy faqet vendoset nga një rreth i kuq i mbështjellur me rrathë të verdhë nga këtu shpërndahen rreze simetrike,...të lidhura njëra me tjetrën me ngjyrë të verdhë e të shndritshme. Pra në formën e diellit, rreze që shpërndahen në hapësirë, por në këtë hapësirë dielli nuk ngroh njëlloj dhe rrezet e diellit nuk shpërndahen njëjtë, sepse brenda njëzetë e katër orësh dielli në dukje lind dhe perëndon, por në realitet ai gjithnjë lind,rrezet e diellit tokën s’ e ngrohin njëjtë, pra ku më shumë e ku më pak. Që do të thotë se nusja e re duhet të lindë fëmijë e të lë trashëgimtarë, për përtirje dhe shtim të familjes dhe mbarë shoqërisë, sikur dielli – drita që është kusht jetësor për qeniet e gjalla dhe zhvillimin e tyre .Pra edhe nusja është rrënjësore për pjellshmërinë dhe përtëritjen e familjes dhe kombit në përgjithësi. Në brendësi të këtij dielli të pikturuar mbizotëron vetëm ngjyra e kuqe që nënkupton zjarrin. Zjarri shpreh gjallërinë, jetën në vazhdimësi, begatinë, dhe pjellshmërinë e femrës shqiptare, pra aty, ku sheh zjarr në një shtëpi, aty ka jetë, aty ka gjallëri, punë dhe mbarësi. Kurse ngjyra e bardhë tregon pastërtinë  e  femrës shqiptare, nënës shqiptare dhe të kombit shqiptar.
Kalofshi çaste të këndshme!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi