Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"PUSHOI SË KËNDUARI BILBILI" nga Ëngjëll Shametaj Empty "PUSHOI SË KËNDUARI BILBILI" nga Ëngjëll Shametaj

20th February 2021, 23:08
Ëngjëll Shametaj
 
PUSHOI SË KËNDUARI BILBILI
Kushtuar poetit popullor LEFTER ÇIPA
1.
Në këtë ditë Shkurti të akullt,
Në këtë vitin e trishtë,
Pushoi së kënduari bilbili,
S’priti sa të vijë Prilli .
 
Unë këtë s’ e besova ,
Gjithë Bregun e kërkova ,
Nëpër male , nëpër dete ,
E në katër vilajete .
 
Herë zgalem, përmbi val’ ,
herë shqiponjë, nëpër mal .
Dikush thotë: “Është në Himarë !”
“Në Pilur,” - thotë Bejkë e Bardhë .
 
Atje, në malin e sertë ,
Atje, ku mëkohen retë,
Përmbi male përmbi dete,
Qëndron histori më vete .
 
Atje te lisi nën hije,
Thur vargje dashurie ,
E me grupin Piluriot ,
Këngës lapçe seç ia thot’ .
 
E gjen dhe në Himarë,
Në një kodër, përmbi det ,
Poshtë guri, lart flamuri ,
Aty rri lartësohet burri! 
 
Aty, ku qëndron poeti ,
Ulërin e gjëmon deti ,
Te sheg’ e blertë, nën hije ,
Shkruan vargje elegjie.
 
Sipër në odën e rëndë ,
Cicëron, qëndron në këmbë ,
Ligjëron për Historinë,
Pa harruar Lashtësinë.
 
Për kapedanët e Bregut,
Të këngës dhe të dyfekut ,
Bashkë me grupin Piluriot ,
Ndrijnë si Hëna e plot’.
 
 Përmbi ta qëndron Lefteri,
Mbushur me  ngjyrat  ylberi,
Në podiume , festivale ,
Marrin këngë e hedhin valle .
 
Plot me stimuj, dekorata,
Në Atdhe dhe nëpër  Botë ,
Krenari e Kombit tënë,
Si Ante qëndron në këmbë!
 
Sa herë që do të vijë Prilli,
Do vete, ku rri bilbili,
Në Pilur dhe në Himarë ,
Ta takoj, të shuaj mallë !
 

            Fier, më 18. 02 . 2021 
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi