Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

KRISTAQ F. SHABANI     "Poetika, peshë meridianësh" kushtuar Dritëro Agollit,  në përvjetorin e ditëlindjes  Empty KRISTAQ F. SHABANI "Poetika, peshë meridianësh" kushtuar Dritëro Agollit, në përvjetorin e ditëlindjes

13th October 2017, 00:58
KRISTAQ F. SHABANI
 
Poetika, peshë meridianësh
 
1.
Dy Arushat
përkundrejt njëra- tjetrës,
Me yllësitë rekuizuar
 me simbolikë,
Dancojnë pistës
së Qiellit të vjetër,
Pema kreative
dritëron midis…
 
2.
Spërkat me fishekzjarrë
kapriadat,
Në një klasike
tërëmend burrërore,
Ku shenjëzohen
me sy zanat,
Ardhur ngjyrosjes
 tej baltërore…
 
3.
Shtrirë rrënjëzimet
 tokës  thellë …
Mbështetur
mbretëri Korabesh,
Devoll, Devoll,
 lumi i sertë,
Ledhatimin ta falin
  vetë sorkadhet!…
4.
Shndrit e fanit
vargu vetëtimë,
Në formë
e trajtë gjeometrike,
Tri dukuri, tre nocione
 poezisë “Dritë”…
Eh, trinom  i dëlirë,
shprehje algjebrike!
5.
Mëngjes pastoral
për Nënën,
Nënë emërmadhe –
 Shqiponjë,
Muza trokon
hapësirë pentagramesh…
Si Naimi , s’të pashë
 një herë Zonjë!…
 
6.
Penelaton valëzuar
 llavë e zjarrtë,
Në poetikën e natyrës
së gdhendur ,
Shfaqet i shndritshëm 
ylberi i artë,
Ndërmjet tyre,
 ngushtësisht i endur …
 
7.
Eh, kjo poetika,
peshë meridianësh!
Oh, ç’fluide,
spirale, ç’emfazë,
Dallgë e egërsuar
 oqeanesh,
“Gishton”
natyra në unazë!…
 
8.
Eh, ky shpirti
 i zbrazur lirik,
Përflak e çelnon
Baba Tomorrin,  
Vargu i Poetit
 mbi Jon e Adriatik
Vullkanizon
e gazmon Eposin…
9.
Një shikim
i  ëmbël syri, 
Një shtrëngimi
i  fortë  dore ,
Një qafim
i ngrohtë Ylli,
Ndjenjë shpirti,
 puhizë  në pore…
 
10.
I qeshur, i sertë,
 kërkestar Poeti,
I pabindur kurrë
 për çdo ecje,
Me dallgë  tërbim,
 si deti,
S’e njohu kurrë
gjendjen : Stepje…
 
11.
Ndrit dhe kur i “fikur”
qenka shpirti,
Shkëlqen me lakoniken
 e tij legjendë,
Ngrihet, si shtatore,
i blertë miti,
Me thesarin kreativ
 ndriçon të tjerë…
 
12.
Eh, ç’po pasthirrmon
agmisë Poeti,
Skeptër krijues dafinor
  i vendos Kombi,
Teksa mbi truall
 blerojnë rreze Dielli…
Mbi reliev 
hedh firmë Dritëro Agolli
Shkurt  2017
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi