Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 738
Points : 1445
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

 "Konceptim për lëvrimin real të skicës dhe esesë letrare" Empty "Konceptim për lëvrimin real të skicës dhe esesë letrare"

25th August 2024, 01:52

Konceptim për lëvrimin real të skicës

dhe esesë letrare

 

Përsiatje për librin “Njeriu lind si një ditë e bukur”

i autores Vjollca Aliaj

 

Nga Prof. Kristaq F. Shabani

 
 

Kjo gjini kërkon intelekt, kërkon fantazi të mbiepërme.

 

                                                                                                                                                                                                                        Skica letrare, nga pikëpamja klasifikuese,  është  gjini e veçansisë  letrare, është një krijim , i cili kërkon talent, aftësi komplekse  të shprehësisë  në një shkallë gradualiteti  poetik, pra një përzgjedhje  fjalish, frazazh  të nivelit kualitativ mendimor dhe stilistik. Skica  është lloji më i besueshëm i letërsisë narrative, epike, që pasqyron fakte nga jeta reale. Ajo konsiderohet një gjini fine, e karakterit klas, e cila kërkon fjalëbukurinë, dinamizmin kreativ  e delikatesë. Kërkojnë  të gjithë të provojnë e të riprovojnë të shkruajnë skicën, pasi e konsiderojnë në përmasë apo kontur prozë të vogël, por duhet të theksojnë se,    lëvruesit e skicës letrare janë më të pakët në numër. Kjo e ka rrjedhojën se, kjo gjini kërkon intelekt, kërkon fantazi të mbiepërme, kërkon botë pasurore shpirtërore, por nga ana tjetër kërkon  edhe lëvrim kualitativ të ndjenjës; kërkon një  zemër ndjenjësore, kërkon një elitarizëm  të teknikës ligjëruese, një gjuhë të pasur poetike  si dhe një ngjyrim shumëngjyrës të fjalës të përdoruar me një aftësi mjeshtërore artistike. Libri i titulluar “Njeriu lind si një ditë e bukur” i autores Vjollca Aliaj  është një sprovë e guximshme  në këtë gjini dhe një sipërmarrje e rëndësishme e saj.  Duhet theksuar që, në fillim se, ky libër ka prezencë të  larmisë tematike, reale e aktuale  dhe vërehet në tërësi  një racionlizim realizues befasues. Kryesorja është se, autorja  shquhet në koncizitetin realizues të shumicës së skicave të përmbledhura në këtë libër. Në këtë përmbledhje, ku predominojnë skicat,  ka dhe prezencë më të pakët të eseve,  sipërmarrje të guximshme të disa  gjykimeve  dhe vlerësimeve letrare për disa vëllime, sipas këndvështrimit të saj. Po kështu, përmbledhja ka dhe prezencë të një interviste dhe  fillesa portretizimesh... Duhet theksuar se, duke e parë librin nga këndvështrimi i anëskompozicionale të skicës, duket të theksojnë: praninë e një kompozicioni individual, prezencë e një  forcë shprehëse të lirshme, por edhe të koduar, ku ka ritëm energjik të frazës, sidomos të asaj të shkurtër ... Skicat  e këtij vëllimi, në përgjithësi,  kanë harmoni brendësore, pasi autorja është përpjekur që ta “mbrujë” frazën, ta gatuajë atë, në magjen kreative, duke shpërndarë mesazhin kuptimplot. Edhe për librin e parë poetik, unë jam shprehur me ndërgjegjësi letrare , por shoh një ecuri, sidomos në aftësinë përshkruese dhe në depertimin në thelb të proceseve dhe fenomeneve me një logjizëm admirues.. Pra,  përshkrimi është në ngritje, po kështu edhe  paraqitja e lidhësisë me thelbin dhe argumentin bindës, duke kryenxjerrë në pah mesazhin përcaktues për studiuesin profesional, por edhe   për lexuesin e  gjerë.  

 

Kërkimi i vërtetësisë sjell “flakërimin”, shpërndarje xixëllonja ndjenjash dhe përdorim të kontrasteve.

 

Skicat  marrin një formatim, në shumë raste shumë tërheqëse, madje, të ilustrura me skica pikturore të skicuara nga vetë autorja, duke nxjerrë në pah dhe talentin e saj në këtë fushë fantaste dhe të natyruar. Skicimi shpreh,  në  të shumtën e rasteve edhe binjakëzimin e  idesë së skicës në harmonizim idulgjent, apo në disa raste shpreh diçka gjerësore  karakter  ilustrativ nga substrati, ose  një kontrast intrigues. 

Fjala e autores është guxim, guxim qytetar, pa frikë dhe pa mëdyshje. Prezenca e një gjuha poetike moderne, e cila të shtyn në mendimin ogurmirë, senë veprate ardhshme të autores Vjollca Aliaj do të shfaqen  më gjerësisht, do të jetë më prezente letrarizmi dinamik bashkëkohor, kjo e përcaktuar e  duke u nisur nga ajo  që prezanton në këtë libër të saj të dytë .

Në këtë libër  këndvështrojmë, sipas mënyrës sonë analitike, drejtimin e thelluar  drejt një gjuhë moderne poetike, madje në libër ka dhe mjaft fjalëformime, përçapjeneologjike, të cilat hijeshojnë librin. Fjalëformime, të cilat formohen nga pjesët e ligjëratës: emër+ emër, emër+ mbiemër, emër+ folje, parafjalë + emër, mbiemër+ mbiemër, lidhëse + emër etjerë. Mund ta ilustrojmë këtë me disa fjalë të tilla,  të cilat i japin ngjyrim më tëbukur fjalëve në fjali dhe fjalitë nëfraza:Faqeshënuesi, bardhëverdhësinë, ngjyrëthyer,dallgëkujtimet, rrenjëlëkundëse, petalshkëlqyese, borëpashkrirë,zgjimdite, fillimdite e tjera. Duhet që autorja në të ardhmen të kërkoj në gjetjen efjalëformimeve të reja , sepse i ka mundësitë  për sjellje të tyre.

Autorja përdor dialogimin, monologimin, fjalën   përshkruese të  autores, përshkrimin e tjera duke i dhënë librit format të asaj që ne kemi kërkuar për letërsinë e mirëfilltë gjithëgjinish... Vërejmë edhe një përdorim deri në saktikë të shenjave ortografike , të cilat, në disa raste  kanë shprehësinë e tyre dhe përdoret leximi kodik.

Duhet të theksojmë se ka një harmonizim midis strukturës, formës dhe substratittëligjërimit .

 

Lëvrimi i  prozës së” vogël”

 
Për nga mënyra  e konstruktivitetit  dhe nga tonaliteti i të shprehurit,  nga forca e ritmit energjik të  frazës, këtu  në këtë substrat   ka skica, të cilat  kanë harmoninë e brendshme të një proze poetike në një ambient të krijuar e të lulëzuar poetik. Ky është një ogur i mirë e shpresëdhënës, që përvijon një thellësi të pjekur mendimi... Si rrjedhojë, kjo tregon temperament ecurie dhe jetë energjike letrare...Nga pikëpamja vlerore e përmbajtjes dhe e mesazheve , mënyrën e shprehjes së mendimit, te  krijuesja Vjollca Aliaj ndjejmë  dhe shijojmë  një gjuhë poetike moderne, sikundërse  e theksuam më lart, ku ndihet  në shkallinë bashkëveprimi midis formës dhe përmbajtjes, timbri, melodia e tjerë… Në skicat letrare të autores  duket qartë se, jo vetëm faktet reale për të cilat shkruan kanë vlerëshmërinë e tyre të padiskutueshme dhe peshë të “rëndë”, po efekti, afektet, “produktet”  psikologjike, që ato nënproduktojnë në vetvete dhe që transmetohen me aftësi teraupike te lexuesit është akoma më me vlerë.
Skicat e autores Vjollca Aliaj janë të shkurtra, ku në substratin e tyre gjen figurën stilistikore deri në simbolizëm prezent, të pakërkuar me “kandil”, por me prurje spontaneiteti.
Në këtë “vërshim” skicash ndesh pasthirmat, inversionin, metaforat, krahasimet, similitudat, shkallëzimin artistik, pyetja retorike, “përsëritjet” e mbi të gjitha epitetet. I pranishëm është ligjërimi tipik, madje vetjak. Shpeshherë, ndesh një ndërthurje dinamike të fjalisë së gjatë me të të shkurtër, duke ruajtur semantikën.
Në këtë “alfabet” ngjyrimesh  frazimesh  ndesh përjetimin,  dashurinë, ngazëllimin, kënaqësinë, tiparin,  prezencën e mendimit filozofik dhe estetik, madje vërehet, dhe tendenca etike eleksionuar.Duke u nisur nga përfundimet,që theksuam më lart duhet të deklamojmë se,  të shkruash skicë letrare, e cila, sikundërse theksuam, si gjini i përket prozës së vogël, kërkohet  “kalibrim” letrar, mendim i thellë, i sinkronizuar me ndjenjën; do botë të pasur shpirtërore, madje, tendecioze për të bukurën, kërkon teknikë ligjërimi dhe pasuri mjetesh stilistike, duke qenë shumë kërkuese; do ngjyrim të pasdiskutueshëm të fjalëssë përdorur mjeshtërisht e saktësisht, por do dhe përçapje të formimit të gjetjeve frazeologjike dhe prurje të reja. Pra, për të shkruar skica, kërkohet një mjeshtëri  e madhe artistike. Nga vetë natyra, duke u nisur edhe nga objektivi i skicës letrare, si dhe  ngaqë skica është shkallë e lartë kreative, kërkohet përzgjedhje dhe larmishmëri tematike e trajtëse reale dhe bindëse plot tharm, duke i trajtuar skicat me realizëm për t’i dhënë frymëmarrjen e nevojshme.
 
I bukur “konturohet” realiteti përballë natyrës magjepsëse.
Skicat letrare  të autores kanë edhe ndikim  në formimin shpirtëror të njeriut. Aurorja qe shkruan skica ka “dhimbje “ koke për strukturën dhe në staturën e saj.
Tematika prezente dhënë parësi: Bukurisë natyrore kushtuar vendlindjes dhe shpirtit, relievit, motit, klimës natyrore dhe shpirtërore... Në këtë kontekst Vjollca është “shumëprofesionale dhe shumëplanshe”.
Me pak fjalësi: Ky libër është i veçantë në llojin e tij, është një pikturë me fjalë të magjishme, ku përshkruhet gjithë ndjesi romantike adhurimi i natyrës sa lirike, aq dhe madhështore e Atdheut. Ajo që vlen të vihet re, në skicat letrare të Vjollca Aliaj, eshtë fakti se ky lloj mesazhi, i cili  i përket këtij realiteti është vjelur i frytëzuar, si një mësim i përvojës së saj shumëplanshe, mohuar prej vitesh,  shije të hollë në përshkrime, në prakticitetin e saj si krijuese, duke u ndihmuar nga koinciziteti individual.
Pra, ka shije të hollë në përshkrime të rrjedhura nga “mbujtja” plot nerv në “magjen” kreative.
Eseja letrare është dhe  përllogaritet si një nga gjinitë  kryesore në letërsi.
Në librin e shkrimtares Vjollca Aliaj ndeshesh dhe me prezencën e esesë letrare. Sipas përcaktimit teorik, eseja  ndodhet krahas dramaturgjisë, narrativës dhe poezisë, ndonëse ka një nuancë ngjyrim më didaktik. Eseja është një tekst i shkurtër i shkruar në prozë, ku autori apo autorja  analizon, shqyrton ose interpreton një temë në mënyrë subjektive, por të dokumentuar. Qëllimi: Argumentim i një teme specifike. Duhet theksuar  se tematikat për esenë janë po aq të ndryshme sa vetë jeta, pra në sfera e fusha të ndryshme. Në këtë kontekst duhet të theksohet përqasja argumentuese, e cila bazën, apo themelin  e ka  në arsyen e nevojës autorialepër të shprehur “faqe botës” mendimin për një qëndrim individual, për një diçka që duhet thënë për avancim. Por, në synimin kryesor është që, kjo “platforma” argumentuese të justifikohet tërësisht nëpërmjet  aftësisë kërkuese eksploruese, pa u marrë me teknicizma. Pra, eseja është një ekspozitë e shkurtër dhe e lirë e një cilësie shkencore, e cila synon një audiencë të gjerë. Që të sigurohet kjo audiencë masive duhet përdoruar një gjuhë e kuptueshme, e zgjedhur për një numër të madh njerëzish.
Autorja e këtij libri e ka patur thellësisht të qartë se Eseja kërkon burimin stilistik dhe vërshimin poetik, ligjërimin plot nerv, patjetër. Kjo prezencë siguron gjallërimin edhe të argumentit dhe të kuptesës së audiencës. Dhe kjo prezencë është patur mirë parasysh.
Në esetë e Vjollca Aliaj janë të kategorizuara dhe të përfshira disa karakteristika. Tematika e eseve në këtë libër është predominuese se, autorja i prezanton temat në këndvështrimin e saj. Vërejmë kënaqshëm se strukturat e brendshme janë sa analitike dhe deduktive, sa sintetizuese aq dhe induktive.Në këtë substrat paraqitës i është dhënë rëndësi dhe peizazhit artistik dhe natyror. Madje, kombinimi i prozës së “vogël” me poetikën. Një risi kompozicionale e autores, e cila duhet përgëzuar. Të gjitha këto që pasqyruam në lart mbështeten te skicat, apo esestë e titulluara: “Sy mësy me vetveten”, “Lule narçizi”, “Jeta është Ajёr”, “S’mund të jetoj pa libra!”, “Çast”, “Aromë kujtimesh”, “Lumturia”, “Sonata e trëndafilave”, “Lulet e shiut”, “Kush është deti”, Kush jam unë...”, “Dhimbje”, “Ninulla e përkundjes”, “Kënga e dashurisë”, “Njeriu lind si një ditë e bukur”, “Ndarja”, “Me Bukowskin”, “Një foto që më prek”, “Çdo këngë ka Homerin e saj”, “Muzg”, “Arsye” e tjera. Në këto skica, ese vërehet shumëplanësia e ideve, argumentimi, deduksioni logjik dhe kombinacioni përshkrues.
 
Në këtë libër rëndësi i është dhënë dhe poetikës, ku autorja nxjerr në pah dhe rritjen e saj graduale dhe në poezi. Shprehësi e kësaj është dhe poezia e mëposhtme, e cila është përfaqësuese e këtij mendimi të shprehur:
 
Kënga e gruas së detarit
 
Kjo është kënga e gruas së detarit
Me tinguj sirenash muzg e agim përflakur.
Si Penelopë end rrjetat e pritjes,
Ajo qenie e bukur me shikim të lagur.
 
Trëndafili i erës çel shtigjet e nisjes,
Legjenda urbane qëndron në direk si velë.
Kështu shuhen diejt para portit
Me këngën e gruas së detarit mbi skelë.
 
Stuhi të vetmisë bëjnë pakt me yjet.
Apokalipse të rremë si në përrallë.
Por, kënga e gruas së detarit në buzë,
Odisetëikthentëgjallë.
 
 
Përfundesë:
 
Kemi, pra, tëbëjmë me njëlibërndryshenëstrukturëdhekomponentëpërbërës. Një maturim letrar i autores si dhe sprovë në tregimin, analitikën dhe intervistimin...
“Postulata” thirrore e pranishme dhe depërtuese në shpirtin njerëzor: “Një jetë që të thirret “JETË”, i ka rrënjët dhe ushqehet me DASHURI”.
 
Gjirokastër, maj 2024
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi