17 Shkurti dita qe u realizua endrra e nje kombi.
26th February 2008, 21:02
17 Shkurti dita qe u realizua endrra e nje kombi.
Te nderuar forumist tashme eshte realitet, Kosova eshte e pavarur dhe shtet.
Kerkoj nga bashkombasit tane nga kosova te na e pershkruajne ate dite ketu.
Te nderuar forumist tashme eshte realitet, Kosova eshte e pavarur dhe shtet.
Kerkoj nga bashkombasit tane nga kosova te na e pershkruajne ate dite ketu.
- AnaaAnëtar i mirënjohur
- Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Re: 17 Shkurti dita qe u realizua endrra e nje kombi.
1st March 2008, 02:33
data 17 shkurti eshte e paershkruer dhe ishte nji dite me plot emocione qe po te fillosh dhe te besh pershkrimin e kesaj feste apo te ngathnjimit qe ben shqiptaret ne histori mbi pushuesin serrb mungojn fjalet ,mungon edhe teksti ,ishte nji dite ku ne ter trojet shqiptare valvitej flamuri kuq e zi ,ishte flamuri jon i ngritur sa per momnetin do te thoje edhe kaltersija e qiellit eshte e mbuluar me flamurin kuq e zi ,ne ate shesh kujtoja une ne vitin 1981 ku ishin protestat e stundentev ne kunder serrbis dhe pa barazis ,po ne ate shesh me daten 17 shkurt kishte gezim keng ,brohoritje per pavrsin ,shikoje shqiptret te bashkuar me njeri tjetrin dikush edhe me lot gezimi ,por dikush edhe me mungesen e antarve te familjes qe than per ket dite qe mbetn heroj te pavdekur ,dhe nji fjal e madhe u tha ajo ishte u krye bac kjo ju drejtue legjendarit Adem jashari .
- AlbiniAnëtar i vjetër
- Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Re: 17 Shkurti dita qe u realizua endrra e nje kombi.
1st March 2008, 02:38
Pa koment!!!
17 shkurti 2008 ishte dita e
Gezimit,
Lotëve,
Lirisë dhe
fitores kunder armiqëve!
ne fund bota filloj te permiresoj gabimet qe kishte bere kunder shqiptareve me parë!
17 shkurti 2008 ishte dita e
Gezimit,
Lotëve,
Lirisë dhe
fitores kunder armiqëve!
ne fund bota filloj te permiresoj gabimet qe kishte bere kunder shqiptareve me parë!
Re: 17 Shkurti dita qe u realizua endrra e nje kombi.
1st March 2008, 02:45
Dy dit pas shpalljes se pavarsise se Kosoves kam qene ne greqi, dhe kur kam hyre ne nje dyqan gazetari per te blere dicka jam habitur me ate cka ndesha aty!. I gjithe shtypi grek dhe ai i huaj ne faqe te para te gazetave dhe te revisteve kishin flamurin kuq e zi. Ka qene nje ndjenje ne ato momente qe me ka pushtuar qe s'pershkruhet me fjale, ku ne shtetin helen te shikoja ate qe pashe me sy e te mije te kishte vetem flamurin kuq e zi gje qe skishte ndodhur ndonje here.
Ato momente vec ky mendim me pushtoj, se ky shekull eshte shekulli i Shqiponjave.
Ato momente vec ky mendim me pushtoj, se ky shekull eshte shekulli i Shqiponjave.
- AnaaAnëtar i mirënjohur
- Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Re: 17 Shkurti dita qe u realizua endrra e nje kombi.
1st March 2008, 02:51
17 shkurti ishte ajo dite qe ne na beri me miqe dhe serrbin mbolli armiqe ,une dij dy fjal te thom shqiptaret bashkuan zemrat dhe shirtat ku do qe ishin ne cdo cep te botes e jo vetem ne trojet shqiptare ishte nji dite lirije nji dite gezmi ishte nji dite Gadhnjimi ,qe eshte skalitur me gjakun e mijra shqiptarve ishte kjo dite qe solli kuroren e pavrsis qe kombi jone me ne fund shporri nga toka qizmen e rende te pushtuesit serrbe ,por nji caste nuk mund te mos kujtoje edhe shqipatret e kosoves lindore se si do te behet halli i tyre une ne ate moment mendja me shkoj edhe tek ata te cilet ne anen demografike gjinden nen shtetin serrb ,
ende ska mabrue cdo gje deri kur edhe ata te jen te lire me flamuer dhe me tera te drejtat qe duhet ti ket nji kombe ,mendoj dhe qendroj
se aletrnative e vetme mbet bashkimi i shqiptarve ne nji shtet ne te ardhmen .
ende ska mabrue cdo gje deri kur edhe ata te jen te lire me flamuer dhe me tera te drejtat qe duhet ti ket nji kombe ,mendoj dhe qendroj
se aletrnative e vetme mbet bashkimi i shqiptarve ne nji shtet ne te ardhmen .
- AnaaAnëtar i mirënjohur
- Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Re: 17 Shkurti dita qe u realizua endrra e nje kombi.
1st March 2008, 03:00
Nga Jeton Kelmendi, Bruksel
Nga Jeton Kelmendi, Bruksel
Qasje
Republika e Kosovës apo shteti i Ahtoisarit
Jeton Kelmendi, Bruksel
Shtatëmbëdhjetë shkurti solli gëzim të madh tek shqiptaret e Kosovës. Nga ajo ditë po bëhen dy javë dhe Kosova duket njësoj si edhe para kësaj date, për nga funksionaliteti. Në fakt gjërat kanë ndërruar, por shtrohet pyetja sa kanë ndërruar dhe sa është funksional shteti që ka vu ne kontradikta Lindjen dhe perëndimin. Ndonëse e njohur si shtet i pavarur nga mbi njëzet vende duke përfshirë edhe ato më me ndikim në botë, SHBA, Franca, Anglia, Gjermania etj, Kosova vazhdon të administrohet nga UNMIK-u. I zoti i shtëpisë vazhdon të mbetët Joakim Ryker.
Sekretari i përgjithshëm i OKB Ban Ki Mun, deklaroj se rezoluta 1244 akoma është në funksion dhe Kosova është nën administrimin e UNMIK-ut. Kjo edhe u pa me vizitën e Ministrit Serb Sllobodan Samarxhiç, të cilin e lejoj të hyj në Kosovë shefi i UNMIK-ut. Natyrisht po të ishte shtet, si çdo shtet tjetër i pavarur, do të duhej që institucionet e vendit ta lejonin ose jo ardhjen e tij, e jo i dërguari i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm. E çuditshme por e vërtet, në Kosovë janë shkelur rregullat, ligjet ndërkombëtare dhe vullneti i qytetarëve për liri dhe të drejta, tash e sa herë. Arsye gjenim, nuk jemi shtet, por çka ti thuhet tash vetës kur po themi se jemi shtet.
Legalisht dhe praktikisht Kosova është shtet, nëse shikojmë nga një aspekt.
Nga aspekti legal, me vet faktin se SHBA-të dhe aleatet tjera e kanë njohur Republikën e Kosovës dhe haptazi vendet perëndimore mbështesin vullnetin e popullit shumicë do të thotë se çështja është duke shkuar përpara. Praktikisht, Prishtinë ka funksionuar disi sikur një gjysmë shteti që nga përfundimi i luftës, përafërsish si funksionon edhe tash. Janë mbajtur disa parë zgjedhje demokratike, nga të cilat kanë funksionuar institucionet që bëjnë shtetin: presidenti, qeveria, parlamenti që janë institucionet më të larta shtetërore.
Si do qe të jetë qytetarët e Kosovës që dy javë, zyrtarisht janë qytetarë të Republikës së Kosovës. Ketë s’mund ta mohoj askush, madje as Rusia e as Serbia. Dikur do ta njohin dhe natyrisht se Kosova do të njihet si shteti i pavarur që nga shtatëmbëdhjetë shkurti.
E gjithë kjo është një hap drejt përmirësimit të gabimeve që u banë ndaj shqiptarëve njëqind vjet më parë, por ti kthehemi pak realitetit në terren. Politika në Prishtinë, fatkeqësisht jo e nivelit kombëtar, bëri që shqiptaret që përbëjnë nëntëdhjetë për qind të qytetarëve të Kosovës, të kenë një flamur pa asnjë element kombëtar, thjeshtë diçka artificiale, ku në mënyrë jo demokratike e bë publik flamurin, ditën e Pavarësisë. Për të mos shkaktuar reagime dhe pakënaqësi, politika kosovare me unitet të plotë u pajtua që të hiqet dorë nga simbolet kombëtare. A thua për ketë flamur dhanë jetën mira e mira dëshmorë të atdheut. Kjo pyetje do të ishte mirë tu binte në mend çdo ditë kokëmëdhenjve politik, që tani shkojnë tek varrezat e tyre dhe mbajnë kokën lartë sikur ne e bëmë shtetin.
“Haj medet për ta kënd kanë lënë pas”.
Për fat të keq deshmorët nuk zgjohen nga varrezat e tyre, sepse do ti pështynin këta lider qe po i vizitojnë për këto dy javë sa jemi shtet i Ahtisarit.
Përndryshe radikalët shkurtëpamës, dogjën flamurin e propozuar nge Ibrahim Rugova, i cili kishte në vete identitetin tonë kombëtar dhe atë shtetëror, nuk patën dijen, as që ta kuptojnë se shteti i pavarur duhet ti ketë simbolet e veta shtetërore, tek tani ju ka ra ndërmend. Zyrtar të lartë politikë, me vet dëshirë propozuan që në flamur duhet të jenë përfaqësuar edhe minoritetet, madje edhe ato që nuk bëjnë as një përqind të popullatës së përgjithshme. Tani ky është flamuri i tyre me gjashtë yje të barabartë që përfaqëson të gjashtë komunitetet që jetojnë në Kosovë, pesë që së bashku bëjënë dhjetë përqind dhe shqipetarët që bëjnë nëntëdhjet përqind.
“Me ja dhanë gurin budasllës ta qanë kokën”, e thotë populli, politikanët që morën pak besimin (38%) na e humben identitetin dhe këta folklorist sa të padijshëm dalin dhe deklarojnë se ky është veç flamur shtetëror kurse flamuri kombëtar do të mbetët Kombëtar. Flamuri kombëtar ose aj kuq e zi me shqiponje në mes, në fakt ka mbetur vetëm për muze, ngase përdorimi i tij nuk do të bëhet zyrtarisht më në Kosovë. Së fundi është përdorur në festën e pavarësisë që na e solli ketë tjetrin flamur që kurrgjë nuk kanë të përbashkët. Pas një kohe edhe gjeneratat e reja do të mësohen me ketë flamur multietnik dhe ky do jetë simboli që do ta duan. Le të kthehemi pak mbrapa dhe të kujtojmë gëzimin e madh që kishte populli i Kosovës, kur në vend hynë trupat e NATO-s dhe u larguan trupat ushtarake serbe, vërtet ishte gëzim tepër i madh, ose më i madhi gazim deri atëherë. Mirëpo pas disa kohe nisën probleme tjera dhe qytetarët filluan të zhgënjehen me realitetin që ishte prezent. Edhe pas gëzimit të pavarësisë, nuk do shkoj larg dhe populli do të jetë i pakënaqur për gabimet e tashme dhe tjera gjera. Manifestimi i shqiptarëve ku do që jetojnë ishte dinjitoz dhe dëshmoj se populli shqiptar ka një kulturë të lartë. Të gjithë festuam për pak pavarësi, sepse pavarësi të plotë nuk na lanë miqtë ndërkombëtar.
Nga një aspekt tjetër plani i Marti Ahtisarit, për tetë vjet parasheh privilegje të mëdha për minoritetin Serb. Kjo prishë rregullat dhe ligjet që ka shteti. Plani i Ahtisarit kishte dështuar, pasi qe negociatat vazhduan me tjetër ndërmjetësues.
Thjeshtë, ku të prekësh në çështje ekonomike, të rrymës e mekanizma tjerë, probleme ka shoqëria kosovare, por këto janë dy javë shtet i Ahtisarit.
Duhet shtuar se për këto ditë qytetarët presin se kush po e njeh dhe numërojnë sa shtete u bënë që e njohën pavarësinë dhe sa kanë për ta njohur.
Posted by Rugovapress at 21:36 | Permanent

1st March 2008, 03:15
Beteja e Koshares
- AnaaAnëtar i mirënjohur
- Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Re: 17 Shkurti dita qe u realizua endrra e nje kombi.
1st March 2008, 03:21
- AnaaAnëtar i mirënjohur
- Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Re: 17 Shkurti dita qe u realizua endrra e nje kombi.
1st March 2008, 03:22
Beteja e Koshares
- AnaaAnëtar i mirënjohur
- Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Re: 17 Shkurti dita qe u realizua endrra e nje kombi.
1st March 2008, 04:00
Written by Fehmi AJVAZI | |
Tuesday, 26 February 2008 | |
Pas 17 shkurtit, dita kur u realizua akti legjitim i shpalljes së pavarësisë së Kosovës si rezultat i vullnetit të njohur të popullit, Serbia është në konfuzion të thellë. E ndodhur para aktiti të kryer ( shoqëria serbe ka hyrë edhe në shek. XXI me pikëpamjet e pariparuara të politikës nacional - hegjemoniste të ndjekura gjatë gjithë shekullit që lamë pas ), Serbia po zhvillon një kampanjë me elemente të frustruara politiko - diplomatike dhe, me veprime provokative – agresive. Gjithçka në Beograd, kumbon paradoksalisht brenda një formule të njohur në histori: asaj makiaveliane. Por pafuqia aktuale serbe në sfidimin të Kosovës, implikon sërish zingjirin e njohur serb të shfrytëzimit të gjeopolitikave dhe gjeostrategjive lindje – perëndim për të nxjerrë favore kryesisht territoriale. Kjo praktikë e vazhdueshme serbe, ka pas vete edhe disa shoqëri dhe vende që historikisht e kanë parë me simpati politikën serbe, edhe pse kjo politik është në kundërshtim me parimet ndërkombëtare të lirisë, shtetit, demokracisë etj. Në trajtat barbare të etno – psikologjisë, politika serbe e pushtimit dhe hegjemonizmit riciklohen sërish, veçse tash e xhveshura bukur shumë prej teknologjisë së gënjeshtrave, viktimizimit, shfajësimit etj. Tek ka luajtur rolin e shpifur për dekada me rradhë të stacionit - vendit gjoja strategjik lindje – perëndim, Serbia sot nuk mund të shfaqet si e mistershme: si një vend që i rrëmbehen tokat nga e gjithë bota, që i prishet lumturia nga joserbët ballkanas dhe, nuk mund të shfaqet si një shoqëri e mirë demokratike, si një vend – mburojë e krishtërimit, si një popull evropian me tradita të lashta euro – perëndimore etj. Ruajtja e mënyrës së kultivimit të politikave hegjemoniste Çoroditja serbe në Beograd ( kjo pas 17 shkurtit ), shprehet ashpër me faktin mospajtues që Kosova jo vetëm e ka shpallur pavarësinë por pas vetëm pak ditësh, ajo është njohur nga dhjetëra shtete. Dhe këto shtete, pak a shumë janë shtetet që kanë qenë për shekuj me rradhë dhe janë edhe sot themeli i botës së civilizuar, themeli i botës së përparuar demokratike - moderne, ekonomike, kulturo – fetare etj. Pra, etno – gjenetika e çakorduar serbe bëhet edhe më aktive ( më e pabesë ), pse Kosovën veq tjerash e kanë njohur SHBA -të, Franca, Shqipëria, Britania, Gjermania, Finlanda, Estonia, Turqia, etj. Dhe maratona e njohjes globale të pavarësisë së Kosovës nga shtetet e ndryshme, me gjasë do të jetë në ditët në vijim një reflektim i vërtetë dhe supreme, i gjithë asaj që tashmë dihet: reflektim i realitetit që kishte qenë dje dhe që është krijuar sot, në Kosovë. Pra Serbia është frustruar për shumë arsye por dy, janë arsyet kryesore: 1. Që asaj po i xhvishet masaka nacional - hegjemoniste dhe se më nuk mund ta gënjejë botën. 2. Që, Serbia nuk simbolizon më shtetin me prestigj në skenën ndërkombëtare, shtetin e fortë dhe me plotë aleatë. Prestigji serb që ishte ndërtuar përmes politikave makiaveliane, kishte në bërthamë sistemin e koncepteve të ndryshme ideologjike dhe politike, një rrugë e gjatë maskimi me tekinka të konvertuara sipas nevojave të caktuara serbe. Sot, shoqëria e rezignuar serbe dhe filozofia nacional -hegjemoniste nuk përshtatet brenda rendit të ri botërorë dhe sidomos, nuk e pranon gjunjëzimin pendues përpara historisë së djeshme serbe që është një histori e mbërthyer me ligje barbare veprimi, me turpe të pafundëta dhe, krime. Në ngjarjet e 21 shkurtit në Beograd, u dëshmua linja e çoroditur e veprimit të lidershipit serb ( nxitja e masës për dhunë e krime ), u dëshmua teknika barbare – mesjetare e veprimit të shoqërisë serbe pavarësisht nga moshat ( djegjet, plaçkitjet, zjarrvënjet, thyerjet ), u dëshmua urrejtja ( rrahja e gazetarëve të huaj ), u dëshmua etno - psikologjia e një shoqërie që është larg lirisë moderne dhe demokracisë së përparuar. Ç’lidhje ka kjo shoqëri dhe ky vend me konceptetet e organizuara të shtetit, të kulturës politike, arsimore, fetare, të kulturës demokratike…? Ç’lidhje ka kjo shoqëri dhe ky vend me ndërtimin e të drejtave të njeriut, të shoqërisë civile, të komuniteteve…? Shoqëria e rezignuar serbe dhe filozofia politike nacional - hegjemoniste e popullit dhe shtetit serb, nuk mundet ta akceptoj faktin që Kosova është shkëputur dhe s’do të jetë më kurrë, nën tutelën dhe sovranitetin serb. Për të krahasuar filozofinë dhe politikën irracionale serbe, ja një shembull krejt i freskët: një djalosh i ri serb ( anëtar i OBRAZ -it ), thoshte në një emision të televizionit B92 të shtunën më 23 shkurt se, “do të shkonte me knaqësi në Dubrovnikun serb…!”. Prandaj dalldisjet, çmenduritë dhe mëdyshjet që shpërthejnë në mënyrë ciklike nëpër Serbi, janë orgjia e një tradite politike serbe të gatuara me dekada e shekuj që ndjekin konfrontimet me të gjithë, sidomos kur preken intereset serbe ose kur stopohen së realizuari intereset serbe qofshin këto interse krejtësisht të paligjshme. Sfidimet ndaj realitetit të krijuar në Kosovë, aktet vandaliste dhe zjarrëvënjet neroniste më 21 shkurt në Beograd, vendosja e bombave dhe kalljet e postave kufitare të Kosovës, protestat e dhunshme pasqyrojnë si asnjëherë në histori, një shoqëri dhe një popull që tërë bazamentin e organizuar institucional – shtetërorë e ka të vendosur mbi doktrina të falcifikuara etno – kulturore, fetare, arsimore, historike, politike etj. Për më keq, ky bazament përbëhet edhe nga filozofia e gënjeshtrave, nga teknikat e dhunës, të terrorit etj. Kosova: busulla e kultivimit të politikave hegjemoniste serbe Vlimi serb ndaj Kosovës sot, apsolutisht nuk ka të bëj me nacionalizëm të mirëfillt – patriotik dhe as me sovranitet të faktizuar mbi Kosovën por, ka të bëj me faktin që Serbia dhe serbët pasi që kanë zhvilluar shumë luftëra, këto luftëra edhe i kanë humbur dhe pasojat e humbjeve janë të mëdha për serbët. Serbia, ka humbur shumë hapësira gjeopolitike dhe gjeostratiegjike, ka humbur territore të cilat s’ishin të saj por Beogradi, i shfrytëzonte me mjeshtri për intereset e veta. Sot, serbët dhe Serbia e ndjejnë në palcë të kaluarën e kriminalizuar të tyre, dhe të ardhmen e krizave të pashmangshme vetserbe. Serbia dhe serbët, më nuk kanë kah t’ia mbajn: ose duhet t’u rikthehen sërish përmes luftës vatrave të tyre të dikurshme ( në Kroaci, në Bosnje, në Kosovë ), ose duhet të nisin vatra të reja lufte ( me Malin e Zi, me Hungarinë, Rumaninë, Bullgarinë, Maqedoninë ). Në të kundërtën, do të detyrohen të jetojnë më ngusht se holandezët nga pikëpamja gjeo – urbane. Kurse serbët, nuk janë mësuar të jetojnë si holandezët. Serbët, kanë jetuar mirë në të kaluarën. Ata kanë shfrytëzuar toka të huaja, pasuri të huaja, fuqi të lirë punëtore të huaj, kanë shfrytëzuar aparatin e dhunës, ekonominë, administratën etj. Prandaj ndryshe nga holandezët, vlimi serb shpërthen edhe si pasojë e zhytjes së serbëve dhe Serbisë, në krime të mëdha me dekada e shekuj. Në shëprthimin më të fundit serb, ka një qasje të theksuar ideologjike: prirja serbe kah fashizmi. Ka kohë që në Serbi shkruhen parulla, rrahen romët, bëhen protesta të grupeve me prirje fashiste – hitleriane prandaj, edhe gjatë manifestimit të 21 shkurtit u pa qartë lehtësia e padurueshmërisë serbe ndaj lirisë, racave, identiteteve, kulturave, shoqërive të organizuara dhe të shtetëzuara etj. Irracionaliteti serb sot, është teknologjia që e qonë drejt fatalitet jo individin dhe grupin, por një shoqëri të tërë ! Në atë që sot njihet si Serbi, vërehet përsëri filozofia e një hegjemonizmi të kulluar serb ndaj Kosovës pavarësisht të drejtës dhe fakteve dhe ky hegjemonizëm, ka krijuar dhe përvetësuar historikisht deformimet më të thella të ideologjive dhe politikave të dhunës, të terrorit, të sundimit në shkallë botërore. Në këtë drejtim, politika hegjemone serbe ka prirje për përvetësimi të ideologjive pushtuese, për adoptim dhe asimilim - serbizim të njerëzve, kulturave e terriroreve etj. Është paradoksale, por kombi serb është i një përbërjeje heterogjene nga më të tmerrshmet. Shoqëria e organizuar serbe, shteti, mekanizmat e ndryshëm serb janë të inkriminuar në mënyrë permanente dhe të bazuar në logjikën dhe politikën e luftës për territor, për zgjërim duke mos zgjedhur mjetet. Serbët dhe Serbia, qoftë përmes luftës por qoftë edhe përmes paqës zhvillimin e vet të përgjithshëm si shoqëri dhe si shtet, e kanë të bazuar në doktrinën e pushtimit përmes gjeopolitikave dhe gjeostrategjive sa perfide, po kaq edhe të maskuara. Duke pasë në vazhdimësi përkrahjen e Rusisë, është shfrytëzuar jo pak edhe doktrina ortodokse e botës sllave, doktrina e politikeve të ideologjive si ajo fashiste, komuniste, socialiste etj. Është hapur moti “Kutia e Pandorës” që e mbante të mbyllur të vërtetën për Kosovën Që nga 17 shkurti, Serbia ngrihet në këmb dhe proteston dhunshëm, gjithandej. Yshtjet dhe provokimet, akuzat, kalljet me tendencat për të marrë gjithë botën drejt ferrit nuk janë asgjë tjetër, veçse shpërthime barbare të fashistizuara, shpërthime militare e paramilitare të njohura gjithandej, në histori. Qeveria serbe dhe diplomacia serbe po derdhin lot krokodilli për Kosovën lidhur me atë se, “po cënohet e drejta ndërkombëtare dhe se Serbisë po i merret me forcë territori i saj!” Gjithashtu, sipas skenarëve që bëhen në Moskë dhe në Beograd, logjika e çoroditur serbe përpiqet të tërheqë pas vetës shoqëri dhe shtete, institucione ndërkombëtare, organizata të cilat ka mundësi që për intereset e tyre të ndryshme, e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës. Por kërcënimet si të Putinit dhe të putinëve të tjerë, janë pak a shumë në trend me intereset serbe, dhe intereset serbe është parë se cilat janë. Sido qoftë, jemi dëshmitarë të shpërthimit të “hidhërimit” të maskuar serb ndaj njohjes së Kosovës mirëpo, Serbia duhet të veproj me kujdes dhe në mënyrë racionale. Populli serb, duhet t’i bëjn vend më shumë se që kërkohet koshiencës kolektive, arsyes dhe jo dhunës e krimit, logjikës hegjemoniste etj. Ka ardhur koha që të mësohet e vërteta në Serbi dhe kudo, të thuhet e vërteta në Serbi dhe kudo se Kosova ka qenë gjithandej vend i pushtuar nga serbët, ka qenë vend i idealizuar politikisht dhe i mitizuar fetartisht në mënyrë sistematike. Madje, jo vetëm kjo Kosovë që është por edhe pjesë të tjera të territorit të sotshëm të shtetit serb në të gjitha anët ( jug- veri- lindje- perëndim ), janë pak a shumë copëra të pushtuara dhe të aneksuara. Serbia, ka zhvilluar shumë luftëra gjatë shekullit të kaluar ( me kroatët, sllovenët, bullgarët, austriakët etj.), për territore. Luftërat e fundshekullit XX-të, janë dëshmia më e mirë. Sa i përketë Kosovës, ky vend as në vitin 1389 nuk ka qenë i banuar me shumicë serbe. Me humbjen e Kosovës, padyshim që Serbia e ka humbur pjesën më të vlefshme të territorit të pushtuar që ka pasur sepse, Kosova është një teritor me resurse të ndryshme mbitokësore dhe nëntokësore, territor me pozitë të rëndësishme gjeostrategjike. Jo vetëm kaq: Serbia, përfundimisht humb jo imazhin përvëlues të ëndërres për të zbritur në Adriatik (në fushat dhe plazhet hyjnore shqiptare ) por, edhe rolin e shtetit dominues në Ballkan. Me humbjen përfundimtare të Kosovës, Serbia humb rolin e fuqisë politike dhe ekonomike, ushtarake, kulturore në rajon duke qenë se kurrë më s’do të ketë qasjen e shtetit të deridjeshëm të priviligjuar në Ballkan, dhe në Evropën Juglindore. Toeria e klithmave dhe e vajit serb se Kosova është territor serb, është djepi kulturo – fetar serb, është zemra dhe shpirti serb, s’kanë asgjë me realitetin. Solana, e di më mirë se z. Vuk Jeremiq që Kosova ka qenë vend i pushtuar dhe i aneksuar gjatë shek. XX-të. Papa Benedikti, e di më mirë se Peshkopi Artemie se, kultura dhe krishtërimi serb në Kosovë u zhvilluan dhe u ndërtuan mbi politikat e përvetësimit, serbizimit, adoptimit, falcifikimit etj. Shtajnmajer dhe Rice, e kanë mësuar dhe kuptuar që “zemra dhe shpirti serb”, nuk kanë rrahur dhe as s’kanë jetuar kurrë në Kosovë, po diku tjetër. Mbi logjikën e qartë historike, mbi fakte dhe dokumente, mbi realitete konkrete sot ka ardhur koha që serbëve dhe Serbisë t’u përplaset në fytyrë, e vërteta për Kosovën. Nuk duhet lejuar që pafund të kamuflohet në Beograd, në Moskë dhe gjetiu kjo e vërtetë, madje edhe të improvizohet, të mitizohet, të instrumentalizohet për qëllime hegjemoniste si këto serbe. Pra, s’duhet lejuar që të luhet me këtë të vëretetë deri në Kinën e largët, ta zëmë ! “Kutia e Pandorës”, e përmbanë të vërtetën për Kosovën. Këtë kuti, deri dje e kanë mbajtur të mbyllur politikat hegjemoniste, si kjo serbe. M’u këto politika, po përpiqen ta mbajn të mbyllur edhe më tutje, këtë kuti. ( Autori është politolog dhe Sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës |
- AnaaAnëtar i mirënjohur
- Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Re: 17 Shkurti dita qe u realizua endrra e nje kombi.
2nd March 2008, 03:21
Hulusi Hako, 78-vjecari nga Tirana është zemra e grupit të të rinjve që festojnë me kosovarët dhe këndojnë labce në "Grand"...
Nga Prishtina : E.Janina& A.Bogdani
PRISHTINË-Është më energjiku, mes një grupi të rinjsh që për disa minuta ngrejnë "peshë" me këngë labe hollin e tejmbushur të hotel "Grandit". Mban 78 vite mbi shpinë, por udhëtimi 15 orësh nga Tirana në Prishtinë i është dukur vetëm 15 minuta. Kur e pyesin se cdo të pijë, kërkon qumësht dallëndysheje, pasi për Hulusi Hakon, sot gjithcka është e mundur.
"Një komb është Shqipëria, nga Kosova tek Camëria" është motoja e shoqatës që drejtohet prej tij në Tiranë, e që ka mbledhur rreth vetes të rinj nga Vlora, Delvina, Fieri e qytete të tjera të vendit. Së bashku kanë ardhur në Prishtinë, e kujdesen shumë që theksi i tyre jugor dhe shpirti patriotik të mos humbasin mes zhurmës mbytëse dhe amullisë që ka pushtuar "Grandin". Hulusi Hako shkëputet me keqardhje për pak caste nga kori që këndon "Jam një djalë nga Labëria", për të rrëfyer për "Shekullin" si po e përjeton shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Zoti Hako, si po e përjetoni këtë ditë historike në Prishtinë? Kemi udhëtuar të gjithë së bashku nga Tirana në Prishtinë për 15 orë, por koha kaloi aq shpejt sa nuk e ndjemë fare. Sot po më duket vetja si një djalosh. Ishim shumë të motivuar, pasi dita e sotme pritej prej 130 vjetësh nga të gjithë shqiptarët, që prej Lidhjes së Prizrenit. Mesazhi i kësaj ngjarjeje historike ishte zgjidhja një herë e mirë e cështjes shqiptare në Ballkan dhe sot u realizua. Nuk kishim si ta humbnim këtë ditë, ndaj edhe jemi këtu, të festojmë dhe gëzojmë të gjithë së bashku.
Cfarë sjell për ju pavarësia e Kosovës? Padrejtësia më shumë se shekullore në kurriz të shqiptarëve u vu sot në vend. Ajo vonoi, por u realizua. Ne kemi ardhur nga Tirana për të përshëndetur me gjithë shpirt këtë ditë të madhe, për të gjithë shqiptarët, për të qënë pjesë e kësaj ngjarjeje historike. Sot,haku shkoi tek i zoti dhe unë munda ta prek personalisht. Pavarësia e shumëpritur u shpall, por c'mbetet të bëhet më tej, sipas jush? Unë mendoj se ka ardhur koha që politikat zyrtare në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup duhet të punojnë tani e tutje me frymë të unifikuar.
Ekziston një servilizëm dhe bindje e madhe tek ta ndaj ndërkombëtare, por vullneti i popullit shqiptar sot është shumë i dukshëm;bashkimi i të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen dhe ky vullnet duhet respektuar nga politikanët. Kemi marrë shumë reagime në Prishtinë, për qëndrimin që duhet mbajtur tani e tutje me minoritetin serb, shumë prej të cilave bien ndesh me qëndrimin zyrtar të Prishtinës për bashkëjetesë ndëretike. Si e komentoni ju këtëcështje, si një activist i identitetit kombëtar? Po të kthehemi pas në histori, do të kuptojmë se tolerance ndërfetare dhe ndëretnike janë vlera të qëndrueshme të shqiptarëve. Ne kemi respektuar të drejtat e pakicave sllave në Shkodër, të vllehëve në juglindje dhe të grekëve në jug. Ne kemi mbrojtur dhe shpëtuar italianët, pas kapitullimit të tyre, kemi mbajtur në shtëpitë tona hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Besoj se e njëta gjë do të ndodhë me serbët, këtu në Kosovë. Ne kemi treguar vazhdimisht se nuk jemi si shkjau që vriste foshnjat në barkun e nënës, ndaj edhe kam shumë besim se kosovarët do dinë t'i trajtojnë si fqinjë serbët që jetojnë në Kosovë. Jam shumë i karikuar nga gjithë ky entuziazëm dhe jam shumë i lumtur që munda ta prek personalisht. Idriz Sinani nga Kumanova: Sot, dita më e lumtur e jetës sime "Pavarësia do t'i hapë rrugën bashkimit të shqiptarëve" PRISHTINA-Është nisur dy ditë më parë nga Kumanova e Maqedonisë për të marrë pjesë në festimin e madh të pavarësisë. I veshur me flamurin kombëtar nuk resht së shëtituri rrugëve të Prishtinës. "Po marrim pjesë në një ngjarje historike sic është shpallja e pavarëssë së Kosovës. Kam udhëtuar nga Maqedonia vetëm për këtë rast. Sot është dita më e lumtur e jetës sime",- thotë Idriz Sinani. Ai shpjegon se ky evenimnet do i hapë rrugë një ngjarjeje tjetër edhe më të madhe, bashkimit të trojeve shqiptare.
"Ne në Maqedoni po e ndjekim me shumë interese këtë proces pasi edhe ndihemi si Kosova. Shqiptarët e Maqedonisë duhet të bashkohen dhe të gjithë dhe të arrijmë qëllimin madhor të pavarësisë. Besoj se brenda pak kohësh Kosova do të bashkohet me Shqipërinë e më pas do të vijë rradha jonë. Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia do të bëhen një shtet i integruan në bashkimin europian. Shteti maqedonas është duke e penguar këtë gjë duke bërë provokime si vendosja e vizave me Shqipërinë, por këto nuk do të funksionojnë",- përfundon ai. Lazaratasit në Prishtinë: Lidhja jonë me Kosovën PRISHTINË- 65 lazaratas kanë festuar dje në Prishtinë ditën e pavarësisë, ndërsa në fshatin e tyreishin planifikuar festa e koncerte.
Po c'e lidh kaq ngushtë komunën e shumëpërfolur të Gjirokastrës me Kosovën?
"Patriotizmi"-përgjigjet kryetari Dashnor Aliko, duke u përpjekur të transmetojë një tjetër dimension tëbanorëve të fshatit të tij, të ndryshëm nga ai për të cilin njihen në Shqipëri. Ai shpjegon se në kohën e luftës, kosovarëve u ishte thënë të mos gjenin strehë në Lazarat, por sipas tij, lazaratasit kishin shkuar me makinat e tyre në Kukës dhe kishin marrë në shtëpitë e tyre 247 kosovarë. "që prej asaj kohe mbajmë lidhje dhe vizitojmë njëri-tjetrin"-shton Aliko për "Shekullin". Grupi i lazaratasve shprehet se dita e djeshme nuk do të përsëritet më në jetët e tyre, përsa i përket gëzimit të përjetuar.
Shekulli

2nd March 2008, 14:42
te nderuar forumistë, ju pergezoj edhe per titullin qe e keni perpiluar sa une isha duke festuar pavaresine e kosoves ne PR, por realiteti eshte i hidhur dhe nuk mendoj se eshte realizu nje enderr permes ketij akti.
Pra titulli nuk i perngjan realitetit qe mua se paku me flenë ne shpirt!
ju pershendes te gjitheve ndersa e them me zemer qe
Zoti t'i bekoj shqiptaret !
"nuk eshte enderr e realizuar e shqiptareve te cileve u mohohet e drejta per bashkim kombetar"
"nuk eshte enderr e realizuar e shqiptareve perderi sa ata jetojne ne 5 shtete te ballkanit"
!realiteti flet vet!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi