Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net
07032008
Ledja Tusha, bukuroshja shqiptare që pretendon “Miss Universin” për Kanadanë
Ledja Tusha, bukuroshja shqiptare që pretendon “Miss Univers 12005610Media elektronike shqiptare dhe forumet virtuale i kanë kushtuar vëmendje të madhe bukuroshes shqiptare në Kanada. Duke iu referuar atyre mësojmë se Ledja Tusha, modelja më e bukur e sfilatës kanadeze, është 24 vjeç dhe ka lindur në Tiranë.

Ndryshimet demokratike në Shqipëri e përfshinë edhe 24-vjeçaren shqiptare, e cila së bashku me familjen e saj në moshën 19-vjeçare mori rrugën e mërgimit dhe u vendos në Ontario-Toronto, aty ku ajo sot është studente në Universitetin Ryeson. Tusha studion në degën e Mjekësisë dhe atë të Manaxhimit të Turizmit. Ledja, momentalisht, është e punësuar në kompaninë bankare"TD Canada Trust". Nga suksesi që ka pasur, ajo mori një vit të drejtë shkollimi për të pasur eksperiencë në Industri Financë. Pikësynimi i Ledjas është që të zotërojë dhe të manaxhojë një aktivitet në tregun e Boutique Hotel. Duke ardhur në Kanada dhe duke lënë pas kujtimet e fëmijërisë, shoqërinë dhe të afërmit, për Tushën gjithçka ka qënë një kalim i vështirë. Por, shumë shpejt u vu re se gjërat do të shkonin për mirë, ashtu ndoshta dhe si ajo e kishte menduar.
Ledja Tusha, bukuroshja shqiptare që pretendon “Miss Univers Ledja-10
Ledja Tusha

Ledja ka thënë për mediat kanadeze se nëna e saj ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe ka lënë pas karrierën për t'i dhënë Ledjas mundësinë për një të ardhme më të mirë drejt realizimit të ëndrrave që ka pasur. Ledja i beson shumë thënies së artë kanadese: "Mëso të japësh atë çfarë t'i kërkon". Ajo e ndjen që duke fituar titullin “Miss Universi” me përfaqësimin e Kanadasë, do të ketë një mundësi dhe fuqi të plotë për të ndihmuar organizatat bamirëse. Ledja gjithashtu e ndjen se do të ketë përpara një nivel të ndryshëm konkurrimi ndërkombëtar, duke përfaqësuar një shtet të madh e të fuqishëm si Kanadaja. Ajo do të dëshironte që të rriste të ardhurat për fëmijët e varfër dhe jetimë, ndihmat humanitare, si dhe për katastrofat natyrale. Ledja vullnetarisht ka punuar për fondacionin “Terry Fox", në Toronto, si dhe ka qenë shumë afër me shqiptarët në forumin virtual Lidhja Shqiptaro-Kanadeze. Ende ajo vazhdon të përfshihet në rritjen e fondit për fëmijët e sëmurë me sëmundjet e rënda. Kohën e lirë Ledja pëlqen ta kalojë më shumë me aktivitetet e jashtme sportive, siç janë tenisi e volejbolli, por kjo nuk do të thotë se bukuroshja shqiptare nuk shpenzon kohë edhe duke lexuar. Ndërkaq, një tjetër pjesë të mirë të kohës së saj ajo e kalon pranë familjes. Ledja Tusha nga sondazhi i publikut ishte fituesja ndër shtatë kandidate për Miss Universi - Kanada 2008. Votimet momentalisht janë mbyllur, por do të rihapen përsëri në prill të 2008-s. Shqiptarët në Kanada thonë se ndihen krenarë që njëra nga anëtaret e Lidhjes Shqiptare Kanadeze është kandidate për "Miss Universe 2008" duke përfaqësuar Kanadanë. Siç thamë dhe më lart, Ledja ka lindur në Shqipëri dhe ka emigruar në Toronto me familjen e saj kur ishte 19 vjeçe.
Share this post on:reddit

Komentet

No Comment.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi